Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84
  1. #61
    Greqia: Ndërprerja e ndihmave, katastrofë

    Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinou ka paralajmëruar se ndërprerja e ndihmave nga borxhi prej 110 miliardë eurosh do të ishte një katastrofë për Greqinë.

    “Nëse vendi do të lihet pa ndihma, atëherë do të jetë një katastrofë dhe do të ishte një mënyrë për të mbytur ekonominë”, ka deklaruar ministri për një të përditshme finlandeze.

    “Të gjitha palët e përfshira në negociata janë të kujdesshme, por unë kam besim se do të arrijmë një rezultat të mirë”, ka shtuar Papakonstantinou.

    Pak ditë më parë, krerët e shtetit grek, të mbledhur në Athinë, dështuan në arritjen e një marrëveshjeje mbi planin e ri anti-krizë të hartuar nga kryeministri Jorgo Papandreu.

    Ndërkohë që agjencia amerikane e inteligjencës, CIA, parashikonte se për shkak të krizës së rëndë ekonomike Greqia do të përfshihet nga një makth revoltash të përgjakshme.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=212069&ref=fp
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #62
    Kriza greke kthen emigrantët

    Kriza ekonomike që ka mbërthyer prej disa kohësh Greqinë, ka sjell mbyllje të vendeve të punës për shumë emigrantë shqiptarë.

    Kriza ekonomike që ka mbërthyer prej disa kohësh Greqinë, ka sjell mbyllje të vendeve të punës për shumë emigrantë shqiptarë.

    Në këto kushte janë me dhjetra shqiptarë që kane vendosur jo vetëm të rikthehen në vendin e tyre, por të përdorin një pjesë të kursimeve për hapjen e bizneseve të vogla, të orientuara drejt shërbimeve.

    Të dhënat e Dhomës së Industrisë dhe Trëgtisë në Gjirokastër tregojnë se të paktën vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë hapur 40 biznese të vogla në Gjirokaster

    Këto biznese sipas specialistëve duhet të kenë lehtësira fiskale dhe subvencione, në mënyrë që të zhvillohen dhe të rriten, me shpejtësi. Kjo ndihmë nga qeveria do të ndikonte në uljen e numrit të të papunëve.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=212423&ref=fp
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #63
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Sapo mori miliardat e para Greqia, nuk dihet se si i shpenzoi te gjitha, tani nese BE nuk i jep serish dhe 100 miliarde €, atehere Greqia do te gjendet ne buze te gremines!
    S'dihet si do te mbaroje kjo pune, as se si do te zgjidhet kriza ekonomoke qe ka pllakosur Greqine!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    jo leri se keta kane qejf te shohin greqine te falimentuar edhe pse greqia i ka ndihmuar ka mbajtur deri tani shume shqiptare por prape harrojne te mirat mendja iu shkon ne krimet e luftes se dyte boterore

    por harrojne nje fakt qe jemi vendi me i prapambetur dhe si nje njolle e zeze ne ballkan e ne europe vetem nisu nga fakti se c`bejne me votat e lere ne ceshtje financiare nuk jemi te afte as importojme gati 60% e produkteve qe shiten i kemi greke (i konsumojne dhe i pështyjne te njejten kohë) jemi te fundit qe te flasim per kriza boterore pasi qe vendi yne ende nuk ka status ne parlamentin europian qe ska te drejte as te votoje ndonje amandament e lere me te jape ndonje propozim

    Ps ; shpresoj qe kjo krize te jete e kalueshme si gjithe fazat e tjera !

    Goordon freeman fole skat po i re perqark

    Sa per ate punen e emigranteve
    Para disa vjetesh greqi ankohesh per emigrantet shqiptar thoshte se nuk kishte ku ti conte
    Nderhyri Suedia dhe i tha ata emigrant qe kan leje qendrimi ne greqi na i kaloni neve se kemi vende pune bosh dhe na hyjn ne pun se sa te kerkojm krah pune ne afrik dhe azi per ne jan me te pershtatshem keta qe jan te njojtur me kulturen europiane dhe ne nje far menyre jan integruar

    Qe ta dini ju nuk e zgjati me greqia, ketij problemi ju dha ni zgjidhje qe per ta ishte i pa deshirueshem

    Pse re aman po ca mendoni ju se na ben sevap greku ne qe mban emigrantet. sipas ligjeve nderkombetare greku per €3000,- per kok per cdo emigrant qe strehon tani beni pak llogarit sa rog marin emigrantet pa llogaritur qe ate pun qe bejn ata greku nuk e ben ose kerkon me shum lek gje qe ndikon nga ana financiare

  5. #65

    Greqi: Emigrantët e ndjejnë veten të rrezikuar

    E shtunë, 25 Qershor 2011

    Greqi: Emigrantët e ndjejnë veten të rrezikuar


    Ndërkohë që ekonomia greke përpëlitet në prag të falimentimit, një pjesë e zemërimit po drejtohet ndaj dhjetëra mijëra emigrantëve që jetojnë në kryeqytetin, Athinë. Shumë grekë ua hedhin atyre fajin për nivelet e krimit në rritje dhe të papunësisë. Grupet e emigrantëve thonë se autoritetet shpesh lënë në heshtje majde i inkurajojnë sulme raciste kundër tyre. Siç njofton korrespondenti ynë, Henry Ridgwell nga Athina, vrasja e një qytetari grek nga një person i panjohur ka shkaktuar ​​një valë dhune kundër emigrantëve në të gjithë kryeqytetin.

    Emigrantët afganë Hafeez, Muhamedi dhe Sahil janë duke mësuar gjuhën angleze në një shkollë mbrëmjeje të Athinës. Ashtu si qindra të huaj të tjerë që jetojnë në Greqi, Hafeez ishte kohët e fundit në shënjestër të turmave anti-emigrante në rrugët e Athinës. Në syrin e tij të djathtë ende duken plagët.

    "Isha duke u kthyer në shtëpi nga puna. Kur po ecja në rrugë, shikoj 6 ose 7 njerëz që vijnë përballë meje. Më panë dhe nuk folën fare pastaj papritur filluan të më rrahin. Nuk flisnin fare por më qëllonin në fytyrë, në anën e pasme të kokës dhe në të gjithë trupin".

    Greqia është shumë pranë falimentimit. Përballë papunësisë në rritje dhe masave të rrepta shtrënguese, në shoqërinë greke po zjen një valë zemërimi. Të huajt janë mes viktimave të këtij zemërimi. Kjo demonstratë kundër emigrantëve në fillim të këtij viti në Athinë ishte njëra prej shumë të tillave që u shndërruan në dhunë.

    Megjithatë, fluksi i emigrantëve që hyjnë në Greqi nuk ka të ndalur. Deri në 300 njerëz në ditë të përpiqen të kalojnë lumin Evros që ndan Greqinë dhe Turqinë - për të hyrë në Bashkimin Evropian. Qendrat e paraburgimit janë plot e përplot, prandaj shumica e të ardhurve lirohen pas disa ditësh.

    Nasim Lomani, i cili është vetë emigrant afgan, ka ngritur një organizatë në mbështetje të emigrantëve.

    "Ata nuk mund të gjejnë punë, nuk mund të aplikojnë për azil, ata janë pa dokumente, kështu që jetojnë në rrugë. Për të gjitha problemet e grekëve, fajin e kanë emigrantëve dhe janë ata që paguajnë. Kjo është gjendja reale në Greqi".

    Greqia thotë se pjesa tjetër e Evropës duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar atë të përballojë fluksin e të ardhurve. Shumë grekë, si Nicholaos Sofos, thonë se vendi nuk mund të pranojë më emigrantë.

    "Grekët po kalojnë kohë jo të mira. Ata paguajnë taksa, kanë shumë shpenzime. Cilësia e jetës këtu në Greqi ka rënë. Njerëzit që vijnë nga këto vende, nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, janë aq shumë saqë askush nuk mund ta kontrollojë më situatën".

    Sulmet janë intensifikuar pas vrasjes së një shtetasi grek në Athinë në fillim të majit, nga një person i panjohur. Një ditë më pas, bandat e krahut të djathtë filluan sulmet ndaj emigrantëve - të cilët ata i mbajnë përgjegjës për krimin në rritje dhe papunësinë.

    "Një djalë nga Bangladeshi u vra pak ditë më parë në qendër të Athinës. Më shumë se 50 veta janë plagosur. Nga këta 50 persona, rreth 30 qëndruan në spital disa ditë. Gjatë natës ata sulmuan shtëpitë e emigrantëve, thyen dyert dhe dritaret, hynë brenda dhe rrahën njerëzit, madje hodhën bomba molotov në shtëpitë e emigrantëve".

    Zoti Loman akuzon policinë për arrestimin e emigrantëve, ndërsa bën një sy qorr ndaj dhunës që vjen nga bandat e djathta. Hafeez dhe miqtë e tij janë në mesin e 50.000 emigrantët që presin përgjigjen e aplikimeve të tyre për azil. Ai ka 5 vjet që është në pritje.

    "Ne nuk jemi të sigurt, jemi në rrezik. U larguam nga Afganistani për të shpëtuar jetën, për të jetuar të sigurt, por tani shohim se këtu nuk jemi aspak të sigurt, përkundrazi jemi në rrezik dhe mund të vdesin".

    Ndërkohë që qeveria greke përpiqet të bëjë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve, emigrantët janë të shqetësuar se atmosfera armiqësore mund të bëhet edhe më e rrezikshme në muajt e ardhshëm.

    Zëri i Amerikës

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Nuk do jet e leht per ata shqiptar qe jetojn ne Greqi, po nese cmimi eshte shkatrrimi i shtetit kriminel Grek do ja vlente kjo sakrific.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  7. #67
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Personalisht jam kundra krizave financiare, edhe pse ndodh ne Greqi. Jam pro prosperitetit dhe paqes per te gjithe popujt e Ballkanit dhe te botes.

  8. #68
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nuk behet fjale per te shpetuar greqine, se Greqia e ka mare rrugen e m...
    Problemi eshte te shpetohet Euro.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Personalisht jam kundra krizave financiare, edhe pse ndodh ne Greqi. Jam pro prosperitetit dhe paqes per te gjithe popujt e Ballkanit dhe te botes.
    polic trafiku si te dhimbset greku ore?si te dhimset serbi,maqedoni,greku?..ke gjak shqiptari?

  10. #70
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Mua o i nderuari B.C.B me dhimbsen te gjithe ata qe vuajne, pa dallim etnie dhe feje.

    Dhe jam kundra te gjithe atyre qe mbjellin urrejtje. Pasojat te cilat sjell kultivimi i urrejtjes i kemi pare ne Ballkan dhe ne shume vende te botes.

    Urrejtja sjell verberi dhe luftra. Te gjithe popujt do jetonin ne paqe dhe harmoni sikur te mos ishin drejtuesit njerez te prishur dhe te etur per shkaterrime.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •