Greqia eshte vend anetar i BE dhe si i tille ai nuk mund te lihet ne meshire te fatit, sepse perndryshe do te kishim nisjen e rrenimit te themeleve te hedhura sa e sa dekada nga baballaret e BE.
Mirepo shteti grek nga ana e tij eshte i detyruar qe te zbatoje masa drastike ekonomike dhe kjo detyrimisht do te çoje dhe ne kriza sociale.
I gjithe ky operacion do te duhej te çonte ne nje ndryshim rrenjesor te mentalitetit te te gjithe shoqerise greke e ne veçanti te klases se saj politike.
Kjo sepse Greqia eshte ne menyre te vazhdueshme "delja e zeze" e BE ne te gjitha drejtimet.
Fale ekzistences se Luftes se Ftohte, qeverite perendimore e mbyllnin njerin sy kur ishte fjala per ta integruar shtetin grek ne NATO, ne TPE (dikur) dhe ne BE.
Mirepo vjen nje kohe qe askush me nuk i mbyll syte para megakorrupsionit ekonomik, para nje administrate lokale dhe qendrore te paafte dhe te tejkorruptuar (bazuar ne standartet europerendimore) etj dhe kete here zilet kane rene fort per Greqine.
Qeveria e sotme greke eshte e pazonja qe ti pergjigjet sfidave te tilla, sepse eshte politika e tyre e papergjegjshme dhe megallomane (qeveria Simitis) qe e ka sterngarkuar defiçitin grek ne nivela te tilla sa duket se nga momenti ne moment mund te ndodhe nje apokalips ekonomik, social dhe politik.
Krijoni Kontakt