Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Greqia nuk del dot nga borxhi që ka:

    Ja një ilustrim i shpejtë pse:


    Pra duke marë si benchmark Gjermaninë, shtetin më të shëndetshëm, Greqia ka një diference prej gati 1400 pikësh, që do të thotë 14% premium mbi bonot Gjermane. Greqia që të dalë nga vrima, duhet të lëshoj më shumë bono. Investori për të kompensuar për rriskun që merr përsipër nuk do blej gjë nëse nuk merr përqindjen që kërkon marketi. Rrjedhimisht Greqia është e detyruar të japi bono me këto parametra, që është katastrofë, sepse Greqia nuk ka rritje në GDP pothuajse fare, dhe edhe sikur të kishte nuk do mjaftonte kurrë të paguante këtë përqindje kredie monstruoze.

    Sikur mos mjaftonte kjo, kostoja e sigurimit të një bono Greke, që matet nga Credit Default Swab spread ka hypur gjithashtu jashtmase.



    Kjo tregon sigurimin e kredisë së marë sipër. Praktikisht as nuk ja vlen ti futesh telasheve sepse nëse dikush blen 10,000,000 Euro bono Greke, duhet të paguaj rreth 1,500,000 Euro kompanisë së sigurimit në vit, që të mbrohet nëse Greqia shpall falimentim dhe nuk nderon obligimet me investorët.

    Ajo që mua më vjen cudi, është që në këtë moment historik, Shqipëria mjafton të heqë marshin që e ka në "Retromarsh" dhe ta vendosë në "Neutral"(nuk po them 1, 2, 3, 4, 5, 6), për të rritur peshën e saj gjeostrategjike në rrajon, mirëpo, cuditërisht tek ne ka 3 vjet ngërc politik, pikërisht kur filloi dhe kriza ekonomike filloi dhe ngërci politik Shqiptar. Kjo është një 1997 e "butë" që po ndodh tek ne, ndërkohë që kemi shancin historik të kalojmë përpara fuqishëm dhe të hedhim bazat mbi një peshë më të madhe Shqiptare si faktor stabiliteti në rrajon. Kështu sic po vete puna kriza Greke synon të na kapë edhe ne, pasi jemi të ekpozuar si nga emigrantët që mund të kthehen, si nga fakti që borxhi jonë i brëndshëm po rritet jashtmase. Eshtë e vërtetë që kemi bërë shpenzime kapitale për ndërtim infrastrukture, por gjithsesi se sa kthim në investim(ROI) për ekonominë shqiptare do kenë këto investime marramëndëse si Rruga e Kombit ngelet akoma për tu parë. Mendoj se edhe vetë ndërtimi i pallateve jashtmase në Shqipëri ose është bazuar në numra të gabuar rritje demografike, ose mbase është kryer për të përballuar një kthim masiv Shqiptarësh në rast krize të thelluar Greke. 600,000 - 1,000,000 Shqiptarë në Greqi nuk janë pak. Sikur 20% e tyre të kthehej Shqipëria futej në krizë të thellë sociale, pasi nuk ka përgatitur infrastrukturën sociale për ti mbajtur këta njerëz dhe nuk ka plan pune për ti punësuar këta njerëz.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-06-2011 më 09:39
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Djal Dimali Lexo Postimin
    jo leri se keta kane qejf te shohin greqine te falimentuar edhe pse greqia i ka ndihmuar ka mbajtur deri tani shume shqiptare por prape harrojne te mirat mendja iu shkon ne krimet e luftes se dyte boterore

    por harrojne nje fakt qe jemi vendi me i prapambetur dhe si nje njolle e zeze ne ballkan e ne europe vetem nisu nga fakti se c`bejne me votat e lere ne ceshtje financiare nuk jemi te afte as importojme gati 60% e produkteve qe shiten i kemi greke (i konsumojne dhe i pështyjne te njejten kohë) jemi te fundit qe te flasim per kriza boterore pasi qe vendi yne ende nuk ka status ne parlamentin europian qe ska te drejte as te votoje ndonje amandament e lere me te jape ndonje propozim

    Ps ; shpresoj qe kjo krize te jete e kalueshme si gjithe fazat e tjera !

    Goordon freeman fole skat po i re perqark

    Sa per ate punen e emigranteve
    Para disa vjetesh greqi ankohesh per emigrantet shqiptar thoshte se nuk kishte ku ti conte
    Nderhyri Suedia dhe i tha ata emigrant qe kan leje qendrimi ne greqi na i kaloni neve se kemi vende pune bosh dhe na hyjn ne pun se sa te kerkojm krah pune ne afrik dhe azi per ne jan me te pershtatshem keta qe jan te njojtur me kulturen europiane dhe ne nje far menyre jan integruar

    Qe ta dini ju nuk e zgjati me greqia, ketij problemi ju dha ni zgjidhje qe per ta ishte i pa deshirueshem

    Pse re aman po ca mendoni ju se na ben sevap greku ne qe mban emigrantet. sipas ligjeve nderkombetare greku per €3000,- per kok per cdo emigrant qe strehon tani beni pak llogarit sa rog marin emigrantet pa llogaritur qe ate pun qe bejn ata greku nuk e ben ose kerkon me shum lek gje qe ndikon nga ana financiare
    ti ke te drejt.- greqia nuk i mban emigrantet per te na ndihmuar ne shqipetareve , atyre u leverdis puna qe bejne shqip, une kam dy vellezer ne greqi qe punojne atje jan pa dekumenta edhe frymen ua merr greku 16 ore pune pa genjeshter edhe i paguan 25 euro dita , pse duhet ti shfrytezoj ne maksimum edhe nuk i paguan sa u takon , mire siguracione nuk i paguhen se jam te jasht ligjeshem por edhe i shfrytezon deri ne palce, kur thon qe greku eshte i mire po mban shqipetaret ne pune etj .. te vijne zorret te goja , shqipetaret i marrin ne pune se ate pune qe bejne e bejne sakte edhe nuk eshte nevoja ti kthehen per here te dyte .
    megjithate do ja shohim fundin edhe greqise dalengadal .

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Mendjemadhesia esht nje nga shkaqet qe te ben te deshtosh. E keni ven re sa mendjemedhenj jan?
    Pse mos te jen do thon disa.
    Kur e quan veten vend me standarde civilizim e perparim ateher mos u mat me zimbabve, mos shiko te varferit e dynjas.
    Matu me ate qe ti pretendon se je si ata.
    Me ke mund te matet greku ... franc, gjermani (as qe behet llaf), holland, itali, danimark, suedi.

    Ketej habiten njerezit se greqia ka te ardhura te medhaja nga turizmi duke llogaritur qe kan turizem te shtrenjt nuk jan si spanj egjipt turqi, po i kan shum her me te larta cmimet dhe prap skan lek -> ku e cuan ...?.
    Tatimet nuk i paguajn, paguajn vetem aq sa duan.
    Dalin heret me pension, roga shtes kur viti ka 12 muaj.

    Ka shum shkaqe qe sollen kete kriz po ata nuk duan tja din per kriz dhe jan mesuar qe te roj dhe fshatari si agai.

    Ata nuk duan qe te punojn per te shmangur kete kriz, dhe europa nuk ka asnje garanci qe qreku esht ne qendje ta kaloi kete kriz.

    Sido qe te vej puna, kjo prap ngelet nje situat e veshtir, nese ne shqiptaret perfitojm nga keto rethana do ishte me mir per ne nese nuk perfitojn dhe ne do vuajm pasojat e kesaj krize.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Po ore mardo ,po. Pse humb kohen ne internet duhesh pergatit revulucionin.Si shkojn punet koktej molotov,gure,shkopinj apo ombrella ala Socijalista ,cka do perdorni te merrni Bastilen ?

    cti bej une qe ka shum si puna jote qe na moren ne qaf 50 vjet me enverin e 20 me salen e edin /?????
    cdo njeri ka ne jet ate qe meriton . ashtu edhe shqiptaret qe bejn si trima me njeri tjetrin , po kur vjen momenti te ngrejne zerin kunder politikanve , terhiqen si lepuj

    merruni me greqin se shqiperin e keni ne rregull nk shikoni qe sa merr greku ne muaj ne i marrim ne vit , e cmimet pervec qerase jan pothuajse njesoj e mos them qe jan em shtrenjte ne tirane .....
    greket mgjs jetojn sh her me mire se ne i ke ne rruge perdite ti rri ne forum e shaj greket se shqiperin e ndrite ...... urime

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •