ARI-tanjugu
qysh po u shkoin punet juve te vetfundosjes se ALBIN-DAQIQ-TADIQ-QOSIQIT
rreth ndarjes se Kosoves ei
Dell
Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti duket se kanë të njëjtën formulë
Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL
Mentor Shala RTK
-Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?
Ambasadori Dell:
Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
------------------------
Tadiq: Kosovën ta ndajmë me Shqipërinë!
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një nga zgjidhjet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan, me kusht që Serbia të marrë një pjesë të territorit të Kosovës”, ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadiq, për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”
Krijoni Kontakt