Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 127
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Dell
    Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti duket se kanë të njëjtën formulë

    Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?

    Ambasadori Dell:
    Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
    Me plot te drejt Ambasadori Amerikan Dell thot se Albini-Tadiqi-Daqiqi
    punoin per ndarjen e Kosoves

    Serbia e do ndarjen e Kosovës me Shqipërinë

    Publikuar: Sot, më 01 qershor 2011

    Beograd, 1 qershor – Kemi bërë përpjekje që me luftë ta mbrojmë Kosovën, por nuk ia dolëm. Prandaj flas për ndarje, derisa të mos bëhet vonë. E ndarje do të thotë ndreqje kufijsh ndërmjet dy shteteve fqinje – Serbisë dhe Shqipërisë, ka deklaruar për numrin më të ri të përjavshmes serbe, NIN, Ivaca Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Serbisë,
    Daçiq konsideron se Serbia ka gabuar meqë për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë dhe se, ka thënë ai, është e nevojshme që Kosova të ndahet ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.
    “Është i nevojshëm caktimi i kufijve ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ky është opsioni i vetëm real. Serbia nuk është dashur të pranonte asnjë negociator tjetër, pos Shqipërisë. A jemi vërtet aq naivë e të mendojmë se Kosova në të vërtetë do të mbetet si shtet në vete dhe i pavarur”, ka thënë ai.
    Daçiq ka shfaqur supozimin se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, siç do të bënte edhe Republika Serbska me Serbinë.
    “Shikoni ju lutem, nëse nesër Republika Serbska me referendum merr vendimin për shkëputje, çfarë do të jetë ajo? Shtet i pavarur, apo do të marrë vendimin për bashkim dhe jetët ë përbashkët me Serbinë? Është normale, pasi që është i njëjti popull. E çfarë tani të thuhet për Prishtinën e Tiranën se jetojnë shqiptarë të ndryshëm? Ata tani na flasin për Kosovën multietnike?! Popullit tonë nuk i nevojiten përrallat për jetën multietnike”, është shprehur Daçiq.
    Në pyetjen pse mendon se është më lehtë të ndahet Kosova ndërmjet Serbisë e Shqipërisë sesa ndërmjet Serbisë e Kosovë, Daçiq thotë se shqiptarët në Kosovë janë minoritet kombëtar i Shqipërisë.
    “Dikush mund të thotë se këto janë ide të shekullit XIX. Ndoshta edhe janë, por këto ide i kanë zbatuar sllovenët e kroatët, e në fund të fundit edhe malazezët. Me këtë që flas nuk mund të fitoj poena politike e as që i kërkoj. Por, populli ynë duhet të vërë pikën në problemet që janë plagë kanceri. Fundja, nuk mund të lidhemi më me të kaluarën. E nëse ekziston vetëm e kaluara, ne nuk kemi të ardhme”, tha Daçiq.
    Ai në këtë intervistë ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk do të zgjidhë çështjet esenciale, për shkak të qëndrimit të vendeve të BE-së e SHBA dhe se e arritura më e madhe e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri”.
    http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,24,60990

    -----------------------------------

    Qosiq: Ndarja e Kosovës zgjidhja e vetme

    Beograd, 29.05.2011 11:55

    Ish-kryetari i RSJ-së dhe shkrimtari i njohur serb, Dobrica Qosiq, ka vlerësuar se “antagonizmat shekullorë” të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mund të tejkalohen vetëm me ndarjen e përhershme. Sipas agjencisë serbe Beta, ai ka thënë se Sllobodan Millosheviqi asnjëherë nuk e ka pranuar një propozim të këtillë, i cili ka ardhur nga SHBA, transmeton ‘Koha”.

    “Për Kosovën kot flas dhe shkruaj katër decenie, duke propozuar zgjidhje demokratike të drejta të kompromisit dhe ndarje të përhershme. Kjo është mënyra e vetme që të tejkalohen antagonizmat shekullorë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Qosiq.

    Sipas tij, ndarja do të “parandalonte ekspansionin shqiptaro-madh dhe do të krijonte kushte për jetë normale të dy popujve”.

    Sipas “Koha”, Qosiq ka thënë se politika ndaj Kosovës duhet të ndryshohet, në mënyrë që problemi i Kosovës mos të mbetet afatgjatë dhe i rrezikshëm.

    “Nëse të gjithë përgjegjësit e tragjedisë së Kosovës nuk ndryshojnë qëndrimet e politikës së vet ndaj këtij vendi të helmuar me radioaktivitet, ku ende nuk mbretëron toleranca e kuptueshme, çështja e Kosovës do të mbetet problem afatgjatë dhe i rrezikshëm i Ballkanit dhe Evropës”, ka theksuar Qosiq.

    Ai ka thënë se shumë herë ka biseduar me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, për Kosovën, por asnjëherë nuk janë pajtuar.

    “Së pari më 1991 ia kam përcjell propozimin amerikan për ndarjen e Kosovës, sipas të cilit, Serbisë do t’i takonte 1/3 e Kosovës, por Millosheviq nuk hoqi dorë nga mjegullnajat serbe deri në kapitullimin e Kumanovës në luftën e vogël botërore kundër Serbisë”, tha Qosiq.

    “Ky politikan i vetëkënaqur është krijues i paradoksit më të pakuptimtë në historinë serbe: Ai humbjen e Kosovës e ka kremtuar si fitore, e cila shpejt u mohua në gjykatoren e Hagës”, ka thënë Qosiq.

    Ai tha se “e mendon të gabuar politikën shtetërore serbe ndaj Kosovës që nga Nikolla Pashiqi e deri te Boris Tadiqi”, dhe ka shtuar se në “këtë politikë të gabuar njëkahëshe dhe humbëse” kanë participuar shumë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe inteligjenca patriotike e Serbisë.

    Qosiq ka thënë se shtetet e Perëndimit karshi Serbisë nuk e kanë lëshuar politikën e presionit dhe shantazhimit të filluar në fund të shekullit të kaluar.

    “Historia po na shkruhet në gjykatoren e Hagës. Sot na gëzojnë vetëm sukseset e sportistëve”, tha ai.
    http://knninfo.com/?page=1,2,25860

    ------------------------------------------------------

    Tadiq: Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme

    Beograd, 21 maj 2011 (13.00)
    Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin publik serb.
    Tadic ka thënë se të gjitha idetë për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës janë të mirëseardhur. Sipas tij, është nevojshme që të gjendet zgjidhja e pranueshme për të palët e dhe për faktorët ndërkombëtare.
    “Puna jonë është të ndryshojmë realitetin në terren dhe ta lëvizim atë në favorin tonë por edhe ta respektojmë popullin shqiptar. Këtu nuk ka farë politike sekrete dheas netojë për tituj bombastikë, çdo ide është e mirëseardhur dhe nuk duhet bërë spektakle që i dëgjojmë tash e 50 vjet”, ka thënë Tadiq, njoftoi Tanjug.
    Si njërën nga zgjedhjet Tadic ka përmendur edhe konceptin e “dy Gjermanive” që nuk vetëkupton detyrimin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por që lë hapësirë të zgjidhen shumë probleme jetësore që rëndojnë mbi dy popujt.
    “Është jorealiste që tani të merremi me parashikime se si do të rrjedhë dialogu, sepse ai tani po fokusohet para së gjithash në çështjet teknike. Serbi është e gatshme që në dialog të marrë pjesë me çdo mënyrë dhe të zgjidhë konfliktin historik të popullit serbe shqiptar”, ka thënë Tadic.
    Sipas tij, asnjë zgjidhje nuk është reale përderisa nuk hyhet në fazën e re të dialogut ose përderisa dialogu të mos shndërrohet në bisedime.
    “Për këtë arsye duhet të ekzistojnë rrethanat e volitshme ndërkombëtare dhe nuk është vetëm dëshira e Serbisë dhe e shqiptarëve të Kosovës që të vendosin për këtë çështje, por ajo është edhe çështje e gjitha faktorit ndërkombëtar”, ka thënë presidenti serb. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kërkesat mund të jenë më të mëdha se pavarësia
    Postuar: 14:37 / 1.06.2011
    Kryeministri, Hashim Thaçi duke iu kundërpërgjigjur kërkesave të zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës kërkoi nga ata që t’i stopojnë këto deklarime, pasi në të kundërtën sipas tij, kërkesat e Kosovës mund të jenë më të mëdha se të tyre.

    Kryeministri këto komente i bëri të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast i garantoi qytetarët se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndryshim kufijsh apo cenim të integritetit.

    Ai u bëri me dije ithtarëve të ideve antihistorike, se pavarësia e Kosovës është minimumi i arritjeve dhe nëse sipas tij “Prishtina hapë tema të tilla atëherë Beogradi nuk do të mund t’i mbyllë kurrë”.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri thirrje Beogradit që t’i tregojë qytetarëve të veriut të Mitrovicës se Kosova është vend i tyre dhe Prishtina kryeqytet i tyre.

    Ndryshe, zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, duke ripotencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Si rregull ne forum, kushdo qe futet ne forum per te propaganduar, e jo per te shprehur ate qe mendon, perjashtohet nga forumi.(Albo)

    Albo, permbaju rregullave qe vet i ke vendos.
    Ketu kemi nje copy-paste, propagandues, pa mendime te veta.
    Une e dij qe deri sa nuk e prek Saliun, juve nuk ju behet vone, mirepo kjo nenkupton qe keto jane rregulla leshi.. dhe respektohen vetem kur juve ju konvenon.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Vetvendosja sot prin ne opozit

    zgjedhjet e ardhshme do prij ne kosove

    e shum shpejt Albin Kurti me Vetendosjen do i prijn shqipnis etnike
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Si rregull ne forum, kushdo qe futet ne forum per te propaganduar, e jo per te shprehur ate qe mendon, perjashtohet nga forumi.(Albo)

    Albo, permbaju rregullave qe vet i ke vendos.
    Ketu kemi nje copy-paste, propagandues, pa mendime te veta.
    Une e dij qe deri sa nuk e prek Saliun, juve nuk ju behet vone, mirepo kjo nenkupton qe keto jane rregulla leshi.. dhe respektohen vetem kur juve ju konvenon.
    bravo se pisi i pisave eshte albi,qka pret prej tij ku perpara deklarohet sllavogrekoortodoks se shqiptar

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    0000000000
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Opozita mund të kritikojë, por jo edhe të fyejë

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë kërkoi nga partitë opozitare që të ofrojnë alternativa para se te fyejnë.

    Kuçi ka thënë se opozita edhe mund të kritikojë, por jo edhe ta fyejë Qeverinë.

    Duke iu kundërpërgjigjur kërkesës së Ardian Gjinit për dorëheqje të ekzekutivit dhe kritikave të Isa Mustafës për 100 ditëshin, Kuçi ka thënë të shtunën se alternativat e opozitës janë shumë me të dobëta se atë cfarë po bënë Qeveria.

    Duke folur për deklarimet rreth ndarjes që po bëhen kohëve të fundit, Kuçi ka thënë se Kosova nuk do t’i kontribuojë proceseve destabilizuese në rajon.

    Këto komente Kuçi i bëri gjatë një konferencë për media ku foli për 100 ditëshin e punës së tij si ministër, duke e vlerësuar të mirë, por përmendi edhe sfida. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88

    Ore Hajredin Kuci - Fyesit me te medhenje te ketij populli, fyesit me te medhenje te Kosoves eshte qeveria qe udheheqet nga shefi juaj Hashim Thaci.

    Fyerje me e madhe se bisedimet me Serbine pa i dhene asnje kusht te vetem nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Vjedhja e Votave te Lira te Qytetarve te Kosoves nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Shitja e Pasurive Shteterore te Kosoves dhe Popullit te saj nuk ka.

    Fyerje me e madhe se per te genjyer Arsmitaret, Profesoret, Mjeket, Policet kinse per rritje te pagava ne 50 % nga Janari i ketij viti nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Hajnit qe i bene kjo qeveri Thaci 1 dhe 2 nuk ka.

    Ju lumtem mos na tregoni se cka jane fyerjet - kur je jeni vete ata qe i beni fyerje te perdishme Shqiptareve dhe intelegjences se tyre.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ore Hajredin Kuci - Fyesit me te medhenje te ketij populli, fyesit me te medhenje te Kosoves eshte qeveria qe udheheqet nga shefi juaj Hashim Thaci.

    Fyerje me e madhe se bisedimet me Serbine pa i dhene asnje kusht te vetem nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Vjedhja e Votave te Lira te Qytetarve te Kosoves nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Shitja e Pasurive Shteterore te Kosoves dhe Popullit te saj nuk ka.

    Fyerje me e madhe se per te genjyer Arsmitaret, Profesoret, Mjeket, Policet kinse per rritje te pagava ne 50 % nga Janari i ketij viti nuk ka.

    Fyerje me e madhe se Hajnit qe i bene kjo qeveri Thaci 1 dhe 2 nuk ka.

    Ju lumtem mos na tregoni se cka jane fyerjet - kur je jeni vete ata qe i beni fyerje te perdishme Shqiptareve dhe intelegjences se tyre.
    qyp qyp qyp te veni ne kolib
    se mos po e kafshoni ken byth.ve si ini qart
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #90
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    qyp qyp qyp te veni ne kolib
    Ju ore i gjore qe jeni nga mendja qe keni, ju gje tjeter s'dini perpos fyerjve, sharjeve dhe propagandave - Sllavo - Titiste. Ju me fakte nuk mund te ballafaqoheni sepse nuk keni fakte dhe nuk keni kapacitet te duhur.

    Qarte shifet se kush e ka Hashim Thacin idol - njerzit te nivelit te te tij.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •