Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 127
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    [QUOTE=beni33;3105448]
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Diktati i Vetëvendosjes

    Aktivisti i Lëvizjes "Vetëvendosje" , Arbëresh Dalipi, kryetar i një pike të këtij subjekti politik në Gjilan, shpreh mospajtime të hapura për politikën e dhunës ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj institucioneve që zbaton lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti. "Është e pamoralshme që në çdo diskutim të fyhet kryeministri. Përkundër të gjitha kundërshtimeve që mund të bëjë jo vetëm VV-ja, por edhe të tjerët, emri i Hashim Thaçit ka mbetur në historinë e Kosovës si figurë pozitive", tha Dalipi, duke konfirmuar se, për shkak të mospajtimeve me krerët e VV-së, e ka ngrirë aktivitetin në këtë subjekt politik
    image


    Musa SABEDINI

    Gjilan, 25 maj 2011 - Për shkak të pakënaqësisë dhe mospajtimit me faktin se Lëvizja "Vetëvendosje" vazhdon me avazin e vjetër të përdorimit të dhunës ndaj Policisë së Kosovës dhe në pamundësi për t'i ndryshuar gjërat, Arbëresh Dalipi ka vendosur ta ngrijë aktivitetin e vet në këtë subjekt politik.

    Dalipi, i cili ishte i zgjedhur edhe kryetar i një pike të Lëvizjes "Vetëvendosje" (VV) në Gjilan, në një bisedë për "Lajm" tregon për arsyet e mospajtimeve që ka ndaj politikës së VV-së, që udhëhiqet nga qendra në Prishtinë. Ai thotë se aktualisht ndodhet në një status-quo, por është i vendosur ta ngrijë aktivitetin e vet politik në Lëvizjen "Vetëvendosje".

    "Kurti dhe lëvizja 'Vetëvendosje' nuk kanë të drejtë ta satanizojnë Policinë e Kosovës dhe ta përdorin atë si mjet politik. Dhuna ndaj policisë e dëmton shumë VV", thotë Dalipi.
    Ai, më tej, thotë se VV-ja i drejton katër komisione parlamentare dhe asnjëherë nuk ka provuar që me mjete politike t'i zgjidhë mospajtimet dhe kundërshtitë, por e ka vazhduar avazin me mjete të dhunës, pa i shterur mjetet politike.

    Dalipi mendon se Lëvizja "Vetëvendosje" i ka 14 deputetë në Kuvend dhe nëse me këta deputetë nuk mund t'i realizojë qëllimet e veta politike - kombëtare, atëherë duhet ta kuptojë se kjo është demokracia.

    Ndërkaq, vandalizmin që ka treguar "Vetëvendosje" gjatë demonstrimit në rrugë, Dalipi e konsideron absurd. "Vetë fakti se ata janë pjesë e institucioneve, ku edhe bëhen ligjet, të dalësh në rrugë dhe të hedhësh gurë mbi ata që i zbatojnë këto ligje, vërtet është e padrejtë dhe absurde", thotë ai.

    Krahas mospajtimeve lidhur me mënyrën e shprehjes së pakënaqësisë në rrugë, Dalipi ka edhe mospajtime me veprimet e tjera politike të VV-së karshi institucioneve, sidomos ndaj institucionit të kryeministrit.

    "Është e moralshme të jesh opozitë konstruktive, të jesh edhe kundër kryeministrit Hashim Thaçi, por është e pamoralshme që në çdo diskutim kryeministri të fyhet me epitete të ndryshme. Përkundër të gjitha kundërshtimeve që mund të bëjë jo vetëm VV-ja, por edhe të tjerët, emri i Thaçit ka mbetur në historinë e Kosovës si figurë pozitive. Kështu, ose ngjashëm, dikur është folur edhe për Ibrahim Rugovën, edhe pse ai, në të vërtetë, nuk kishte elemente të tradhtisë. Pra, është jokorrekte që për qëllime të politikës ditore të rrënohen vlerat historike të liderëve të luftës", tha Dalipi.

    Dalipi ka një porosi për ata që mendojnë se ai i takon ndonjë klani, grupi politik, apo të interesit. "Nuk i takoj asnjë klani. Më vjen shumë rëndë kur dëgjoj fjalë, në momente të caktuara, kur e kundërshtoj Albin Kurtin, dhe ata thonë se jam i paguar nga PDK-ja apo SHIK-u. Jam shumë i pavarur në mendimet e mia, sepse e kam kritikuar ngjashëm edhe Hashim Thaçin, kur nuk ka pasur të drejtë", tha Dalipi.

    Përveç mospajtimeve me veprimet politike të kreut të Lëvizjes, Dalipi ka shprehur mospajtime edhe me ndërhyrjet e drejtuesve të VV-së nga Prishtina, për t'u treguar gjilanasve se kë duhet zgjedhur në krye të këtij subjekti politik në këtë komunë.

    "Në 'Vetëvendosje' janë zgjedhjet e brendshme dhe po vërehet se aty më tepër kemi një legjitimim të kandidatëve të preferuar të Prishtinës sesa përzgjedhje në një garë demokratike. Orientimi këmbëngulës i liderëve të 'Vetëvendosjes' për të preferuarit e tyre në Gjilan është diktat dhe këtë teori do ta kundërshtoj në të gjitha nivelet", tha Dalipi. Duke i komentuar ndërhyrjet e Prishtinës për të zgjedhur të preferuarin e tyre në Gjilan, Dalipi vlerëson se do të dëmtohet VV-ja në këtë komunë. Një sjellje e tillë e kreut të kësaj partie, sipas tij, do t'i detyrojë gjilanasit që të formojnë një parti rajonale.

    http://www.gazetalajm.info/politike/...vendosjes.html[/QUO

    edhe qenka ber kjameti ky zotria qenka i zgjedhur inje pike ska as pak rendesi aj po gjeti memir let ik ka mundesi te jet qe nga fillimi nje parashutist nga pdk ..icili me direktiva te caktiuara ka hyr ne L.VV
    Edhe diq per Dalipin , dalip esht nje njeri shum i rrezikshem per liderin aktual te vv,dalipin, albini nuk e ka dashtur qysh ne fillim ,sepse esht nje lider i ri dhe ka ambicje prendaj Bini e sheh si kandidat per rrembimin e levizjes ,kam ndejt me dalipin dhe kam pa se ka qasje konstruktive per qeshtjet ne qeverin e kosoves ,esht taman lider i moderum .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  2. #72
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    A po na sheh Thaçi me babën

    llapiii...
    kto shko fute dikun te ldk-ja.. ose pdk-ja,
    s'ka lidhje me VETEVENDOSJEN.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #73
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    dijetari:
    kam ndejt me dalipin
    eee..
    ai qe rrin me ty s'ka as s'ka me pas vend kurr ne VETEVENDOSJE.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    dijetari

    Citim Postuar më parë nga dijetariLlapi Lexo Postimin
    A po na sheh Thaçi me babën

    Muharrem Nitaj

    Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pati vlerësime se Hashim Thaçi do ta kishte shumë të vështirë të përballej me opozitën e fortë, e cila sipas disa përllogaritjeve kishte marrë shumicën e votave në këto zgjedhje. Me gjithë kontestimet e shumta të zgjedhjeve, dukej se ato do të duhej të shënonin një fazë të re të funksionimit të pushtetit. Por, doli se Hashim Thaçi këtë herë do ta kishte më të lehtë se kurrë që të përballej me kundërshtarët e tij politikë.

    Dukej se kryeministri i Kosovës, i ndodhur në një situatë jo fort të favorshme politike, kjo edhe për shkak të raportit të Dick Martyt dhe të përplasjeve me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë brenda kampit të vet, por edhe për shkak të krizës me presidentin e përmbysur Pacolli, do të shndërrohej në politikanin më të paqëndrueshëm në Kosovë, por ndodhi e kundërta.

    Duket që Hashim Thaçi do të ketë lindur “natën e madhe”, sepse për të parën herë ndoshta, pushtetin po e ushtron me një komoditet të paparë dhe pa më të voglin kasavet se do të mund t’i rrezikohet ai.

    Ata që e kanë përcjellë nga afër luftën politike në Kosovë, e kanë parë se LDK-ja, gjithmonë në prag të fushatave, ka konkurruar ta marrë votën duke e kundërshtuar fuqishëm Thaçin dhe strukturën e tij politike. Por, menjëherë pas zgjedhjeve, ka ndryshuar gjithçka.

    Në momentet më të paqëndrueshme të pushtetit të tij, i janë gjendur aleatë nga të gjithë krahët, e më së shumti nga LDK-ja. Kjo e fundit sot ka vendosur që ta shohë pushtetin e kryeministrit Thaçi nga hija. Kjo i bie që ta shohë rrushi rrushin e të piqet fiku. Ndoshta LDK kujton se duke vepruar si Thaçi dikur, edhe mund ta marrë pushtetin bash si ai.

    Formalisht janë të paktën tri parti me më shumë se 50 deputetë që janë opozitë e qeverisë, por përmbajtjesisht situata është krejt ndryshe. Në secilën nga këto parti, kryeministri Thaçi tashmë i ka aleatët e tij, dhe ata në shumë raste i janë më besnikë se sa vetë njerëzit e idealit të partisë.

    Njerëzit po flasin se në AAK, e cila e kishte refuzuar koalicionin me Thaçin, tashmë ka një grup që është shumë i pakënaqur pse s’pati mundësi ta shijojë magjinë e pushtetit dhe ata po i flasin njëri-tjetrit “a po na sheh Thaçi me babën”. Edhe brenda LDK-së janë miqtë e deridjeshëm të Thaçit, disa prej të cilëve kanë qenë edhe pjesë e pazareve të pista dhe sot janë me bisht të zënë nën derë.

    Ndoshta pjesa më e pabindur ka mbetur një krah i Vetëvendosjes, të cilët, për shkak të radikalizmit që kanë, ose nuk merren seriozisht, ose kanë zënë të transformohen. E fundit nga e cila do të duhej të “tutej” kryeministri, është shoqëria civile dhe media, të cilat me pak përjashtime kanë shkuar “për lesh”. Janë disa që i harxhojnë paratë e dynjasë dhe flasin ndonjëherë, por sa herë që flasin, asnjëherë s’godasin.

    Njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit, në një kohë thoshte: Gjithmonë kemi pasur telashe për t’i pranuar të gjithë kundërshtarët që na janë ofruar, sepse do të bëheshim tepër në pushtetin e Hashimit. Kjo, sipas tij, sepse nuk kishte hise për të gjithë ata që e donin fuqinë dhe magjinë e tij. Kjo më kujtonte gjithmonë përrallat e plakave të netëve të gjata, ku të gjithë fukarenjtë e dynjasë donin të futeshin nën sqetullën e mbretit. Atëherë nuk i kisha besuar mikut nga Qeveria. Tash po më vjen zor t’i them: “Më fal për injorancën time!”

    Nëse në komshi mund të jetë kohë e horrave, siç po duket të jetë edhe në Shqipëri edhe në Serbi, ndaj të cilave na kanë hapur me ose pahir, në Kosovë po fillon sezoni i pushimeve të verës. Dhe, sa herë që këtu vjen vera, qeveria dhe opozita nisen për në det.

    Këtë herë, kryeministri i Kosovës mund të pushojë sa e si të dojë dhe ku të dojë. Kundërshtarët e tij janë “çartë ndër veti” dhe disa pushtetin kanë filluar ta shohin nga hija e disa të tjerë po presin nëse po i sheh qeveria.

    (Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Zëri”)
    se a e murr shumicen thaqi u pa ne formimin e qeveris menzi e harrnoj nje qeveri me do pacova e do pro ish yougosllav te perbetuar disa tisist po lej kto pallavra nje presetnik te deshtuar te cilin po ky taci e pat propozu hahahah ani shiumicen ne fakt kjo qeveri esht e pakices

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    dijetari

    Citim Postuar më parë nga dijetaridijetari Lexo Postimin
    E para nuk PUSHTOHET KOSOVA,por fitohet besimi i popullit ,prandaj Albini nuk ka munde te fitoj popullin ,sepse diktatoret nuk kan vendin ne kosove.

    Edyta,per te fitua popullin duhet me qen lider i vertet ,lider me kuptim te plote ,lider qe nuk luan me ve me pula dhe me manipulu te femit, duhet qe tmos i hulle ne rruge nxensat, e Albin nuk i ka keto veti keq !!.

    E tret ..... A HALA ESHT LIDER NE OPUZIT AAA!!!?,paska mu plake ne rruge ,sepse te gjith ata qe jan ne opuzit jan ne rruga .
    ahah ju keni logjik te peshkut po ta kujtoj nje ndodhi te hashimit sa vite ishte ne opozit a te kujtohet dhe fal vdekjes se brahim dinarit se ky hashimi ende dote ishte ne opozit o imjer dallimi mes hashimit dhe albinit esht shum i madh hashimi sa ishte ne opozit likfidonte kundershtaret politik kur n se albini thrret per bashkim ik tash shkoh flej

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    eee..
    ai qe rrin me ty s'ka as s'ka me pas vend kurr ne VETEVENDOSJE.
    Ha hahahah ,halla halla qka je ti ?kur Albini me ka kerkue mu, ti halla mine ke qen ne endra, halleee moj halle sa e embel je mjerri ai qe te kane gji mojjjj mojjjj
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    se a e murr shumicen thaqi u pa ne formimin e qeveris menzi e harrnoj nje qeveri me do pacova e do pro ish yougosllav te perbetuar disa
    tisist
    po lej kto pallavra nje presetnik te deshtuar te cilin po ky taci e pat propozu hahahah ani shiumicen ne fakt kjo qeveri esht e pakices
    Benyyy, TITISTE !!!!!!.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ahah ju keni logjik te peshkut po ta kujtoj nje ndodhi te hashimit sa vite ishte ne opozit a te kujtohet dhe fal vdekjes se brahim dinarit se ky hashimi ende dote ishte ne opozit o imjer dallimi mes hashimit dhe albinit esht shum i madh hashimi sa ishte ne opozit likfidonte kundershtaret politik kur n se albini thrret per bashkim ik tash shkoh flej
    Me dhembe zemra kur ti je ne halle ,por qkemi ne faj kur ti je askund !!?po dallimi esht se Albini karrefuzue uniformen e uqekes ,bravo me mesuesin se e ke dit benyyy
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vetvendosja eshte nje degez e lpk-se.. se demaq qose enverizmes se klosit..
    ajo vigjelon se mos u del nga dora hashimi.. strukturave te vjetra sigurimso-enveriste..

    formalisht ne krye te saj jan ca anarkisto-enveruco-erion veli edviniste.. learto mutaviste..

    vv-ja nuk e denon krimin khmer rruzh..
    nuk e pergezon e uron qeverin shqiptare qe beri rrugen e kombit..
    pra ne nji gjiriz eshte me qose edvinet.. e me ningjat veseloiste..

    a ka shkue ndoj her albin ku.rvi me ngushellue nanen e sabahetes..drinit e xhem mustafes?

    ky djali i gillanit ka reague drejt..

    ..

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Letër (imagjinare) Albin Kurtit

    Për gabimet, dështimet. Për paaftësinë, sadizmin e dhunën. Për lakminë, në stilin e skizofrenisë, për t'u bërë heronj në kohë paqeje, mjerisht, disa simpatizues të gjahut të shtrigave janë të prirë të dalin nëpër rrugë e të përgjakin shtetin, lirinë, pavarësinë e popullit të tyre, dhe, pastaj, ta fajësojnë perëndinë, tërë botën, por jo edhe moralin, ndërgjegjen e dinjitetin e vetvetes së tyre!


    Riza GREIÇEVCI

    Zotëri Albin!
    S'e fsheh, bukur shumë ju kam çmuar dhe ju kam vlerësuar si një ekzemplar prej një të riu student kosovar në rrugë të mbarë, syresh që iu deshën dhe qe besa i duhen tepër shumë edhe sot Kosovës. Ja që nuk është hera e parë që shkruaj publikisht për veprën tuaj, për të arriturat dhe për shembullin tuaj, mirëpo uroj të më ketë ndodhur vetëm mua, diçka më pëshpërit në veten time, duke më sinjalizuar se sot për sot nuk jeni as hija që ishit dikur. Kjo s'më gëzon fare, nuk më lë të qetë, së paku nga respekti për një njeri që moti është nisur në rrugëtimin e politikës, mirëpo nëpër shtigje e monopate të errëta, thepore, gërxhe, jopopullore, të habitshme, joserioze, shpesh qesharake. Uroj të mos jetë kështu, siç jua shkruan këtë letër imagjinare baca Riza, sepse më keni zhgënjyer, sepse ju sikur nuk e dini kur është boll me huje, teke e mendjemadhësi; sikur nuk e dinit kur është marre e kur është krenari; sikur s'e dinit se nëse s'je bërë hero gjatë luftës çlirimtare, ja që në paqe, në shtetin e pavarur të Kosovës, në Pavarësi këtë shans e ke pasur në bebëz të syrit, mirëpo ku jeni sot? Mendoj e keni shklasur rrugën e së nesërmes suaj! Me dhunë, gjak e shantazhime ndihmohet ndërtimi i shtetit dhe i demokracisë? Kështu mendoni se nderohet gjaku i dëshmorëve që sollën lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës? Zoti Kurti, kështu siç vepruat dhe vazhdoni të veproni me VV-në tuaj, shpresoni se u ndihmohet njohjeve të shtetit të Kosovës, shtet ky edhe yti? Me gur, dhunë e gjak, shpresoni se do të cimentoheni në shpirtin dhe në zemrën e popullit, demokracisë evropiane e perëndimore, ju, edhe si Lëvizjeje, edhe si personalitet Publik? Paj, nëse shelgjishtet bëjnë rrush...!

    Gjahu i shtrigave - shkel votën e lirë të popullit!


    Gjahu i shtrigave votën e popullit, besimin e tij, i përdoron për favore (përftime) partiake e parlamentare, për sensacione e akrobaci palaçosh cirkusiade, por edhe për punë të padobishme, qesharake, bajate, banale të dënuara për dështim. Gjahu i shtrigave e mjel, si delen, fjalën publike në foltore të Parlamentit. E shtrydh, e ndrydh. E sikur nuk e di (s'beson, sic!), ky gjahu i shtrigave: Fjala pjell foshnjë sherri. Fjala lind viganë. Fjala lind fëlliqanë. Dikush-dikush, ata, nga gjahu i shtrigave, e vrasin fjalën, e vrasin moralin dhe etikën prej rodit të njeriut. E vrasin shpirtin, dinjitetin dhe moralin e popullit të tyre. E shkelin në foltore të Parlamentit. Bashkë me fjalën, gjahu i shtrigave ashiqare e ndjek e përndjek, e kap dhe e shtron për tokë hundë e buzë votën e lirë të asaj pjese të popullit që u besuan se vërtet janë ata që thoshin se ishin, se ai (gjahu i shtrigave) do të përpiqej, do të punonte, do të përkrahte vullnetin e votuesve të tyre. Se gjahu i shtrigave në Parlamentin e Kosovës do të jepte ide dhe nisma të reja të dobishme për shtetin e demokracinë, për sundimin e ligjit, për të mirën e votuesve të tyre, dështoi me turp dhe i vdekur është. Por, mjerisht, gjahu i shtrigave në ballë me njëfarë kallauzin "qinovnik", Florin Krasniqi, para syve të popullit, në foltoren e Parlamentit të Kosovës i lëshon zagarët e urrejtjes, të mërisë, të fyerjeve e sharjeve banale të fëlliqta, iftirteve e përgojimeve, dhe nga foltorja e Parlamentit kërkon kokën dhe lëkurën e luanit! Qeshin votuesit e tij. Qeshin e qajnë fëmijët e tij! Mallkojnë (ia bëjnë haram!) votuesit e tij të mirën që ia bënë me votën e lirë. Irritohen dhe pështyjnë në kulturën, moralin dhe çastin kur ata (votuesit) ia dhanë votën e lirë, sepse nuk e ditën kush ishte ai gjahtar i shtrigave, nga ishte dhe si u bë e me para (biznes, sic!) bleu mundësinë e hyrjes në Parlamentin e Kosovës për t'u bërë gjahtar i shtrigave e jo gjahtar i demokracisë, i ndihmës dhe i kontributit për shtetin dhe për popullin.

    Do t'ia shohë sherrin VV-ja bilmez politikanit, Florin Krasniqi!


    Votuesit e këtij farë bilmez sakat xhygym politikani sot janë të zhgënjyer, gjithsesi të penduar deri në palcë qysh ia dhanë votën e lirë një zhgani që s'di e s'mundet tjetër për të arritur dhe për të bërë gjë të mirë për shtetin dhe Kosovën e lirë, për popullin dhe për hallet e tij, pos të vërrisë me një gjuhë e pamje shtrigash që mbjellë frikë, urrejtje, mëri, ndjell kob, primitivizëm, rebelim, kërkon gijotinën, për të cilat kurrë deri tash, e lëre më sot pati nevojë populli dhe Kosova. Ndofta ky analfabet "politikani" nuk e beson të vërtetën se prania e tij në mesin e partisë së zotit Albin Kurti është fyerja dhe humbja më e madhe që ka pësuar, medet, po pëson dhe do të pësojë patjetër kjo parti opozitare, e cila në mesin e saj sot ka kuadro dhe personalitete të çmuara, emblematike, të dëshmuara, para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare të Kosovës. Ata s'e meritojnë në mesin e VV-së një zhgan kokëbosh dhe i veshur me urrejtje e banalizëm, dhe, siç duket, ky farë "qinovniku" (biznesmen? Si? Kur? Qysh? Pse!) me shkollë të mesme, Florin Krasniqi, para ka me hëngër gjaja, e shpreson se do ta prekë Marsin o Jupiterin. Dhe përderisa në mesin e kësaj partie opozitare ka kësi biçim kukuvajkash që s'dinë tjetër, pos të fyejnë, të vjellin mëri dhe urrejtje, të ndjellin zi e më zi për popullin, për UÇK-në, për lirinë dhe për dëshmorët e kombit, vjell vrer qelbësire ndaj gjithçkajës që është shqiptare, parlamentare, shtetërore, qeveritare, çlirimtare, kombëtare, demokratike, kjo parti opozitare, besoni, o vëllezër të VV-së, partia juaj opozitare do të pësojë, siç pësuan keq e turpshëm: Ora, LDK-ja, LDD-ja, në mesin e të cilave pati, kishte dhe ka edhe sot "mjeshtër" sharjesh e fyerjesh, dezertorësh, minimizues e denigrues të vëllezërisë, demokracisë, luftës çlirimtare, moralit dhe etikës parlamentare, hajgarexhinj mjeranë me shtetin dhe me Qeverinë e Kosovës, e dalë nga vota e lirë e popullit.

    E skuqën shtetin, Pavarësinë, popullin, Kosovën...!

    Dhe, ky biçim i gjahut të shtrigave hidhet fuqishëm në rrugë. Me vete marrin thasë e pako gurësh e tullash. Dhe aty, në rrugë, kërkojnë drejtësinë, demokracinë, aty shpresojnë se do të arrijnë t'i shpallin votuesit e tyre hero! Shpëtimtarë të shtetit dhe të lirisë! Ata dhe Ai (gjahu i shtrigave) e nisin betejën: Shkelin fjalën (betimin!) e dhënë në Parlamentin e shtetit të Kosovës. Mbushin rrugët me gur, tulla e bojëra... I skuqin rrugët e kryeqytetit të Republikës së shtetit të Kosovës me gjakun e të rinjve, të popullit. E gjuajnë shtetin me gur. E gjuajnë Pavarësinë me gur, tulla e me turp. I gjuajnë me gur e tulla varret e dëshmorëve, shkelin gjakun e tyre, pështyjnë amanetin e tyre. E anashkalojnë lirinë, demokracinë, e ndotin dhe me këmbë e shkelin votën e lirë që ua dha populli. E godasin shtetin e pavarur të popullit. Shtetin që me gjak e sakrificë shekullore e fitoi populli i Kosovës.

    Shpresojnë se do të shpallen heronj, shpëtimtarë...!


    Si u bë? Kush ishin ata? A ishin vërtet simpatizues të VV-së? A dolën në rrugë me urdhër të Albin Kurtit? Ajo dhunë që u pa, ai vandalizëm, ai turp dhe humbje imazhi i shtetit dhe i Kosovës, a erdhi nga urdhri i Albin Kurtit, apo...? Kush e udhëhoqi atë vandalizëm?
    Kush e dëmtoi pasurinë, djersën e taksapaguesve të Kosovës me gjithë ato dëme që u bënë? Kush do t'i paguajë ato dëme? Vallë, kështu u dashka të duhet, të nderohet, të ndërtohet shteti, Kosova, demokracia? Një llahtari, zjarr e gjak nëpër rrugët e Prishtinës i pa populli, i panë, haj medet, haj, fëmijët e Kosovës, edhe nënat e të pagjeturve, familjarët e tyre, i panë ndërkombëtarët, Evropa dhe Amerika. Medet, bre, sa iu bë qejfi dhe zemra mal Beogradit! Nxitoi dhe e tha këtë vandalizëm në mbledhjen e KS-së, me zë të lartë.

    E goditën Kosovën e lirë! Me gur e tulla e pështymë dhe e goditën Pavarësinë, amanetin e dëshmorëve dhe të mijëra viktimave, të qindra të pagjeturve, eshtrave në mbi 600 varre masive nga krimi plumbi i kriminelëve serbo-çetnikë. Dhe, pasi nuk ia dolën për ta përgjakur milicinë e Serbisë, për t'i gjuajtur me gur e tulla, nuk arritën as t'i përzinin kriminelët serbo-çetnikë nga Kosova e robëruar, apo sot edhe nga pjesa e veriore e Mitrovicës, Ai (gjahu i shtrigave) e lozi dhunën, zgjodhi mjet e metodë për gjah gurët e tullat e bojërat, zjarrin e urrejtjen ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës! Gjahu i shtrigave dëshmoi në sy bote, medet, bre, para popullit të Kosovës, që sa e sa herë, janë të zotët të rrokullisin dhe të ndezin vetura policësh dhe ndërkombëtarësh, me shpresë për t'i shpallur populli heronj, shpëtimtarë, demokratë, luftëtarë! Ai (gjahu i shtrigave) sikur shpresoi dhe akoma shpreson se do t'ia mbushë mendjen popullit për t'i votuar, për t'i shpallur heronj, trima mbi trima, Gjergj Elez Alia...
    O tempora, o mores!

    Me letra pa nënshkrim, pa vula - u tall populli me to!

    E vërtetë. Nuk e them për xhelozi, as për inat, por me sëmboi në shpirt ky veprim juaji, zoti Kurti: Dolët para botës, para popullit, para elektoratit tuaj, me do letra, pa nënshkrim, pa vula, jozyrtare, dhe u përpoqët t'i shisni opinionit vendës e ndërkombëtar sapun për tortë, dushk për gogla...!Kujt? Popullit të Kosovës, të cilit para ca ditësh me demokraci gurësh e tullash ia përgjakët pasurinë e tij, e dogjët, shkelët mbi djersën e popullit, e përgjakët shtetin, imazhin, shpirtin shqiptar e përgjakët për një "krenari" primitive, për t'u promovuar si "shpëtimtarë" (e çka tjetër?!) për të shpallur veten, por edhe VV-në, si zot për mbi zot në Kosovë, se tjetër zot as njeri nuk paskësh në këto troje të Shqipërisë etnike, pos jush, a?! A vetëm ju qenkëshit shqiptarë, a? Mjerë ne, o Zot i Madh! Besoni, zoti Kurti, popullit i erdhi keq, marre, e përjetoi majëthike në moralin e votës së lirë që ua dha, prandaj, ndofta, këtë shkrim e merrni si kundërshti ndaj jush, ndaj VV-së, (punë juaja, heu!), por ju bëj be e rrëfe (i besoj vetëm Zotit dhe popullit!) se nuk ka mëri një shkrimtar ndaj jush, as VV-së, as zili, as nuk më cyti kush t'ju shkruaj këtë letër imagjinare, pos besimit se jeni shqiptarë, jeni njerëz, mish e gjak, s'jeni pjata fluturuese të ardhura nga kozmosi, ju njohim, jeni tanët, të sofrës e të bukës, të mishit e të gjakut, prandaj shmanguni nga udha, nëpër të cilën jeni nisur, se nesër për ju do të jetë tepër vonë të pendoheni, në mos asnjë kob, do t'ju vrasë për vdekje vota e lirë e popullit! Kjo do të ndodhë! Sepse, ka ndodhur...! Dhe duhet të ndodhë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •