Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 84
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    ...
    Vetem ai qe nuk ka qene ne kete shtet ka fjale dhembshurie per te.
    Une e kam sqaruar perse e kam fjalen me siper. Nuk flitet per dhembshuri por per nje realitet qe prek shqiptaret, si emigrantet dhe ata ne Shqiperi.

    Pastaj une s'kam permend gje nese kam qene ndonjehere ne Greqi a jo. Pra ju s'mund te supozoni ne kete drejtim.

    Nje tjeter faktor per t'u marre parasysh eshte dhe mjekesia. Ka shume shqiptare qe drejtohen per kurim/vizita mjekesore ne Greqi, sidomos nga jugu i Shqiperise. Nuk eshte e fshehte qe spitalet rajonale ne Shqiperi jane ne nje gjendje te tille qe s'mund te trajtojne shume prej problemeve mjekesore qe paraqiten. Duke u perkeqesuar gjendja ne Greqi dhe hapesirat per keta te semure zvogelohen per shkak te ngushtesive ekonomike, sidomos per ata pa dokumente te perhershme greke.

    Kavir: po mire pra, quaje shtet fashist, nuk ka shume rendesi emertimi per aq kohe sa po flasim per te njejten gje (mgjths personalisht s'do isha dakord).

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Pa eufori ,kurva e vjeter mund edhe te shpetoj edhe per keto arsyee te shpetohet projekti UE dhe te disiplinohen anetaret e semur si Spanja,Portugalija,Irlanda.Fondi stabilizues i UE prej 750 miliard euro eshte "blanket" garance e borxheve te te gjitha qeverive te UE.
    Arsyeja tjeter eshte interesi Gjermanuqia e eksportit gjerman bazohet ne mase te madhe nga kerkesa per prodhimet e saja nga "periferia europiane" si Greqia,Spanja,Portugalija .Ne tregtin bilaterale me keto vende Gjermanija realizon bilancin me pozitiv .Per vitin e kaluar bilanci tregtar ishte 169 miliard euro ne dobi te Gjermanise .
    Ata te cilet kishin argumentin per anetaresimin e pamerituar te Greqise "Si te ndertojm Europen pa Aristotelin dhe Platonin" tani me parat e veta le ta shpetojn,e kjo vlen per Francen dhe Gjermanine te cilet nuk kishin dijeni qe jo Aristotela apo Platona thirreshin ne gjiun e vete por Karamanlisa ,papulasa,karaxhaferista apo cigo te tjere.....
    I ke rene pikes:
    http://www.bild.de/politik/2010/poli...2666.bild.html
    klm

  3. #53
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Që Greqia do dalë nga gropa, kjo nuk diskutohet. Puna është si do dalë nga kjo gropë Greqia?
    Çështja shtrohet çfarë politike do mbështesë Gjermania në Greqi? Do vazhdojë traditën amerikane të tolerimit të ekstremizmit shovinist grek, politikën angleze të përkrahjes së fuqishme të lobit shovinist? Apo do ua ulë puplat dhe do e fusë në "rrugën e drejtë të hyqymetit" siç thoshte toger Shazivari.

    Unë hamendësoj që Gjermania synon të vendosë rregulla të forta kundër gërci-vërceve ballkanike. Grekëve do u mbyllet haleja për voriolesha e homoseksogjena....por edhe ne "ta harrojmë" kthimin e pronave çame.

    Çështja çame mos gaboj është juridikisht (jo moralisht) e ngajshme me pronat e gjermanëve në Poloni. Në mos gaboj Polonia vuri një klauzolë në Traktatin e Lisbonës pikërisht për këtë çështje.

    P.S. Të jesh fashist nuk është e nevojshme të vishesh me të zeza dhe të nderosh alla-romana. Mjafton të sillesh si fashist.
    -

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Jam shume dakort. Hisotri perseriet per te1000-en here: falimentim, mbarojne leket, trazira, kaos, puc ushtarak, lufte, shkaterrim, emigrim amssiv, rinisje nga zeroja. PO mire tju behet se me hater i kane mbajtur gjithmone.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  5. #55
    Konfindustria: Kapitalet financiare po ekspertohen në mënyrë të paligjshme

    Konfindustria u kërkoi institucioneve shtetërore të dielën që të ndalin me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.

    “Kusht i rëndësishëm, është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror”, tha në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

    Sipas tij, “i gjithë shqetësimi ka marrë shkas nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011 si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e saj”.

    Duhen ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë”, nënvizoi Buxhuku.

    Konfindustria mendon “se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitojë ndjeshëm në afatgjatë nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë”./Telegrafi/

    Gazeta Tema

  6. #56
    Der Spiegel: Greqia në prag të kolapsit total

    ATHINE- Kriza financiare në Greqi mund të jetë shumë më e thellë nga sa është menduar.

    Greqia nuk e ka realizuar deri tani anjë prej qëllimeve për të cilat ka rënë dakord me institucionet ndërkombëtare, shkruan gazeta gjermane "Der Spiegel". Deficiti shtetëror është më i lartë se sa që është premtuar, shkruan gazeta duke iu refereuar raportit të ekspertëve të Komisionit të BE-së, Bankës Evropiane dhe FMN-së. Për këtë shkak edhe të ardhurat fiskale janë më të ulëta se sa që është planifikuar. Për shkak të mungesës së tempos së reformave, në BE dhe në isntitucionet financiare janë vënë në pyetje ndihmat e planifikuara financiare.

    Menjëherë ka reaguar ministri grek i Financave i cili ka hedhur poshtë raportimin në të përjavshmen gjermane. “Negociatat po vazhdojnë dhe do të përmbyllen brenda pak ditësh. Kemi cdo arsye për të besuar se raporti do të jetë pozitiv për vendin tone u shpreh ministri Papakostandinou për një televizion vendas.

    Greqia duhet të kursejë në katër vitet e ardhshme 78 miliardë euro. Gjendjen e vështirëson edhe më shumë fakti që prej mesit të qershorit Greqia pa ndihma nga jashtë nuk do të ketë mundësi të paguajë obligimet e saj financiare ndërkombëtare. Nuk do të ketë mundësi të paguajë as rrogat dhe pensionet për qytetarët e vet, shkruan gazeta.
    (s.g/NEWS24/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #57

    Dështon samiti për kursimet në Athinë

    Ballkani | 29.05.2011

    Dështon samiti për kursimet në Athinë

    Samiti i krizës në Athinë duhej të ishte një kthesë për arritjen e një qendrimi të përbashkët të të gjitha partive greke, ndaj masave të reja të kursimeve.

    Shpresat nuk u përmbushën.


    Trysnia e butë e presidentit grek Karolos Papoulias, nuk pati sukses të premten (27.05.2011): pothuajse të gjitha partitë opozitare në parlamentin grek, e refuzuan kursin e kursimeve të qeverisë socialiste të kryeministrit Jorgos Papandreu. Por kjo nuk ishte e papritur, pasi masat e planifikuara të kursimeve janë të kontestuara edhe në radhët e partisë në pushtet.

    Papandreu deklaroi se do të përpiqej edhe më tej për arritjen e një konsensusi me partitë opozitare. Në një fjalë një televizion pas takimit të krizës, kryeministri grek u shpreh se për këtë ka shumë pika mbështetjeje. Megjithatë është e nevojshme që partitë të shohin përtej interesave vetjake. Në situatën aktuale janë të nevojshme vendime të guximshme, tha më tej Papandreu.

    As konservatorët nuk janë pa faj

    Pas dështimit të samitit të krizës u bë e qartë se drama e borxheve në Greqi perceptohet gjithnjë e më shumë edhe si një problem politik. Për programin aktual të kursimeve do të kishte qenë i dëshirueshëm në radhë të parë miratimi i liderit konservator të opozitës Antonis Samaras. Në fund të fundit, partia e tij mban një pjesë të përgjegjësisë për mjerimin financiar të vendit, pasi borxhi shtetëror grek u dyfishua brenda pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje të kryeministrit të fundit konservator Kostas Karamanlis (2004-2009).

    Kryetari i partisë koservatore "Nea Dimokratia", Antonis Samaras, ka sinjalizuar se do të pranojë shitjen e pasurive shtetërore. Por nuk pranon të tjera masa të qeverisë Papandreu dhe u premton grekëve ulje të taksave në rast të fitores në zgjedhje. Samaras i cilësoi "shantazh" kërcënimet e fundit të ministrit holandez të Financave Jan Kees de Jager, se nuk do të pranonte dhënien e ndihmave të tjera për Greqinë nëse konservatorët grekë nuk do të miratonin paketën e shpëtimit.

    Refuzim në mbrojtje të interesave të Greqisë

    Samaras deklaroi se partia e tij nuk mund të mbështesë një politikë, e cila po e përçan shoqërinë greke, po i merr frymën ekonomisë dhe për më tepër nuk arrin të përmbushë objektivat e vëna nga Evropa. Veç kësaj nuk do të pranohet asnjë shantazh, i cili nuk pajtohet me vlerat bazë të demokracisë, deklaroi Samaras. Për kryetarin e konservatorëve grekë ka vetëm një rrugë për daljen nga kriza: negociata të reja me BE-në dhe FMN-në për ndihmat financiare.

    Mesa duket Samaras e sheh zellin e tij të tepruar si një hakmarrje të vonuar ndaj populizmit të ish-liderit të opozitës Papandreu, i cili në vitin 2009 kundërshtoi me forcë privatizimin e portit të Pireut dhe kompanisë hekurudhore TRENOSE, pra pikërisht të atyre firmave shtetërore, të cilat kërkon t'i privatizojë tani. Por megjithë mirëkuptimin që mund të tregohet për taktikën e tij partiake, Samaras me qëndrimin e tij po rrezikon shumë me humbjen e simpatisë në Athinë por edhe në Bruksel.

    Ky qëndrim do të dëmtojë marrëdhëniet e konservatorëve grekë me partitë simotra në Evropë, mendon gazetarja athinase Elli Triantafillu. Që tani politikanë të nivelit të lartë të këtyre partive janë disa prej kritikëve më të ashpër të Greqisë.

    Të nxirren mësime nga historia e Greqisë

    Populisti i djathtë grek Jorgos Karaxhaferis, shfrytëzon momentin e përshtatshëm. Ai kërkon konsensus të gjerë për një politikë të vazhdueshme kursimesh dhe kritikon qëndrimin bllokues të partive të tjera. Pas samitit të krizës ai iu referua shembujve nga historia greke dhe e krahasoi situatën aktuale të Greqisë me shkatërrimin që i kanosej Athinës nga persët në shekullin e 5-të para Krishtit. Shkatërrimi mundi të shmangej pasi trupat rivale greke arritën të merreshin vesh përpara betejës vendimtare detare para brigjeve të Salamisit. "Nëse Themistokleu dhe Eurybiades nuk do të ishin marrë vesh atëherë, ata nuk do të kishin hyrë në histori, por për disa karriget e veta janë më të rëndësishme se vendi", kritikon Karaxhaferis qëndrimin e kolegëve politikanë.

    Ndërkohë Athina është përfshirë nga një valë e re protestash sipas shembullit spanjoll. Protestat drejtohen kundër politikës së kursimeve të qeverisë, por edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit në politikë. Mijëra njerëz vërshojnë çdo mbrëmje në sheshin qendror Syntagma para parlamentit dhe demonstrojnë paqësisht, pa flamuj partiakë.

    Autor: Jannis Papadimitriou / E.Xhani

    Redaktoi: V. Filaj-Ballvora

    DW

  8. #58
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    [QUOTE=Sofi _;3101879]Nuk eshte aspak ceshtje lotesh. E kam sqaruar argumentimin tim me siper.

    Greqia eshte anetare e BEse, nuk ka shanse te jete shtet i mirefillte fashist (nese fashizmin e kuptojme njesoj), sic po akuzoni.

    Nese fjalet tuaja i drejtohen ndonje rrethi/qarku te vecante brenda Greqise atehere per hir te argumentit do te ishte mire te saktesonit per cfare e keni fjalen.[/QUOTE]

    Sofi nuk te akuzoj per asgje por per disa fenomene nuk mbyllen syte ,ja rrethe qe edhe zyrtarisht deklarohen si neofashiste(lexo fashiste) .

    Partia ultra populiste e djathte LA.O.S -7.3 % ne zgjedhjet europiane dhe 5.6 % ne zgjedhjet ne Greqi.Tani ata jane ne gjendje te luajne rolin determinues ne formimin e qeverive sidomos ne problemet me imigranet fjala e tyre do te ndegjohet .LA.O.S ka arritur te influencoj ne shoqerin Greke dhe tani publikisht promovon ide dhe qendrime rasiste.

    Duhet permendur edhe organizaten naciste "Chrisi Avgi" (mengjesi i arte) e cila qendron mbrapa shumices se sulmeve ndaj te huajve ne Greqi dhe ka marr diku afer 1% te votave te Grekeve.

    Dhe ajo cka eshte me interesante qe qeveria Greke e djathte apo e majte shfrytezon keto rrethe ksenofobe per ti arritur disa qellime qe nuk guxon ti permende publikisht.
    Fashizmi i Duces dhe Hitlerit nuk eshte me ai ka evuluar...
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    lereni greqine e merruni me shqiperin e kosoven ,..... ju garantoj 100% se jetojne shum me mire se ne ne cdo pikpamje .....le te shikojme shtepine tone me 100 euro pension e 50 euro fatura dritash ...kur te rregullojm veten tone le te merremi me greqin e italin e serbine

  10. #60
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    lereni greqine e merruni me shqiperin e kosoven ,..... ju garantoj 100% se jetojne shum me mire se ne ne cdo pikpamje .....le te shikojme shtepine tone me 100 euro pension e 50 euro fatura dritash ...kur te rregullojm veten tone le te merremi me greqin e italin e serbine
    Po ore mardo ,po. Pse humb kohen ne internet duhesh pergatit revulucionin.Si shkojn punet koktej molotov,gure,shkopinj apo ombrella ala Socijalista ,cka do perdorni te merrni Bastilen ?
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •