Close
Faqja 149 prej 206 FillimFillim ... 4999139147148149150151159199 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,481 deri 1,490 prej 2056
  1. #1481
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Të fillojë ndërtimi i Memorialit të Dr. Ibrahim Rugovës
    Publikuar më 30.04.2011


    http://www.botasot.info/img/1Varri-i-rugoves-(2).jpg


    Shoqata ''Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës'' apelon
    Dr. Ibrahim Rugova ka hyrë në historinë më të re shqiptare si kryetar i parë e historik i Kosovës-shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Ibrahim Rugova, me shokë, si Fehmi Agani, Mark Krasniqi etj., po edhe Lufta Çlirimtare e Kosovës, prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj., e afirmuan Kosovën në përmasa botërore. Në saje të meritave të këtyre dy personaliteteve që i përmendëm, në radhë të parë, po edhe ndihmës së miqve tanë, në radhë të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova u çlirua nga Serbia. Për ta përkujtuar gjithmonë, brez pas brezi, veprën dhe shëmbëlltyrën e Dr. Ibrahim Rugovës, e edhe më tepër, për hir të brezave të ardhëm, të cilët do të kishin çfarë të mësonin nga vepra e këtij kolosi, Shoqata "Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës", kërkon publikisht nga institucionet kompetente të Kosovës, nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, si dhe nga miqtë tanë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të na ndihmojnë ta ndërtojmë Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij në Velani. “Po të kishte vullnet Qeveria e Kosovës kjo punë do të bëhej, përkundrazi disa përpjekje që u patën bërë në disa organe të Kuvendit të Kosovës, para ca vitesh, nuk patëm gjetur përkrahje. Ne si Shoqatë nuk kemi pretendime të bëhemi bartës të këtyre punëve, pasi nuk kemi mundësi as kapacitete, por besojmë shumë se po nuk mungoi vullneti dhe gatishmëria për ndihmë, bartësi do të gjendej. Shoqata, po të kishte përkrahje materiale, do ta organizonte nënshkrimin e një peticioni gjithëpopullor për të bërë trysni tek organet kompetente, do të mund ta shpallte konkursin për hartimin e projektit për ndërtimin e Memorialit, gjithnjë në marrëveshje me institucionet relevante, etj”, thuhet në kërkesën e Shoqatës, të nënshkruar nga Gani Zagragja, kryetar. Ata që duan ta përkrahin nismën për realizimin e këtij projekti madhor mjetet mund t'i dërgojnë në nr. e xhirollogarisë 1115000364000189, Pro Credit Bank, Prishtinë, në emër të Shoqatës "Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës". Drejtues të Shoqatës, “Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës" këtë kërkesë do ta dërgojnë zyrtarisht në të gjitha subjekteve relevante në Kosovë, si dhe disa ambasadave të miqve perëndimorë.( b.s.)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #1482
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    kush asht kunder dr.rugoves. ai asht kunder historis se re te kosoves,historija e re e kosoves nuk mund te ndertohet pa dr.rugoven e bill klintonin.
    High Voltage , Power Supply

  3. #1483
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Libër për Rugovën - Engjëll Koliqi: Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re
    E Hene, 23-05-2011, 07:58pm (GMT+1)

    http://www.zemrashqiptare.net/images.../u1_Rugova.JPG

    Libër për Rugovën

    Përveç i vlerësuar si president historik i Kosovës, Ibrahim Rugova mbetet një nga penat më të mprehta të kritikës dhe të studimit të letërsisë, nga e cila fushë ai ka botuar disa libra të veçantë, në të cilët autori dhe studiuesi zbatoi një metodologji moderne

    Nga Ragip Sylaj

    Prishtinë. Në shenjë nderimi e respekti për presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova (1944 –2006), autori Engjëll Koliqi ka përgatitur dhe ka botuar librin me titull “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”. Librit i prin fjala e autorit, ndërsa në vazhdim sillet jetëshkrimi i protagonistit të librit, për t’u përmbushur me materiale të tjera, si nga Rrustem Rugova, i cili sjell kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e dr. Ibrahim Rugovës. Më tej sillen vlerësimet e disa personaliteteve ndërkombëtare dhe shqiptare për figurën e përmendur, por edhe disa nga reagimet e shumta të shtypit botëror, lidhur me vdekjen e tij.

    Librin e përmbushin edhe disa tekste të presidentit të ndjerë Rugova. Por edhe tekste në nderim të kujtimit të tij, nga ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe kryetar i Prishtinës Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ish-kryeministri britanik, Toni Bler.
    Faqet e librit pasurohen edhe me vargjet nga pena e Ibrahim Rugovës, vargje që ai i kishte shkruar në rininë e hershme. Për figurën e presidentit Rugova janë thurur edhe vargje nga poetë të ndryshëm, por edhe tekste të ndryshme të këngëve që interpretohen nga këngëtarët tanë, e që sillen edhe në këtë libër. Një profil të protagonistit të përmendur nga këndvështrimi i tij e përvijon edhe kleriku dhe studiuesi dr. dom Lush Gjergji.

    Libri është i ilustruar edhe me fotograf të shumta dhe si i tillë ofron material të konsiderueshëm për studiuesit e pasionuar që figurës së presidentit të ndjerë t’i qasen nga disa këndvështrime.

    Përveç i vlerësuar si president historik i Kosovës, Ibrahim Rugova mbetet një nga penat më të mprehta të kritikës dhe të studimit të letërsisë, nga e cila fushë ai ka botuar disa libra të veçantë, në të cilët autori dhe studiuesi Koliqi zbatoi një metodologji moderne. Ndër to janë: “Prekje lirike” (1971), “Kah teoria” (1978), “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (1986), “Refuzimi estetik”, (1987) etj. Ndërsa libra monografikë të karakterit studimor për personalitetin dhe veprën e Ibrahim Rugovës kanë botuar studiuesit e letërsisë: akademik Sabri Hamiti, Kujtim M. Shala, Vehbi Miftari etj. Librin “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”, në fund të të cilit sillet edhe bibliografia, e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2011 dhe ka 397 faqe.

    CITAT: Libri është i ilustruar edhe me fotografi të shumta dhe si i tillë ofron material të konsiderueshëm për studiuesit e pasionuar që figurës së presidentit të ndjerë t’i qasen nga disa këndvështrime
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #1484
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Te kishte qene "gjalle" kushtetuta e Kosoves atehere do ta kishin shkarkuar dhe Rugoven kur u takua me Miloshevicin ose e keqa me e vogel levizja vetvendosje do ti kishte gjuatur me domate dhe veze.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #1485
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    kur ta permendim rugoven dihet mu qu ne maje te gishtav dhe me lah gojen me sapun, kur them me sapun du me than mu mendu mir se mos po gabojm naj sen, RUGOVA ishte arkitekti i pavarsis gandi kosovar kemal ataturku kosovar, ai madje edhe nen trysnin ma te madhe kurr nuk hoqi dor nga pavarsia ai ne qdo takim ne qdo konferenc kerkonte pavarsin e ks edhe nese aj takim edhe simbolik past qen ai kerkoi pavarsi, politika rugoviane tashme eshte ber ideologji dhe kjo eshte mir keshtu, rugova kishte rreth vetes njerzit me t5e mir te ks si jusuf bugjovi te ndjerin fehmi agani te ndjerin enver malokun te ndjerin xhavit ahmetin te ndjerin xhemajl mustafen etj rugova edhe ateher kur kosova nuk ishte ende shtet me rugoven ne krye de fakto ishte shtet sepse ai sillej si burrshteti te huajt detyroheshin ta respektonin rugoven e duke respektuar rugoven de fakto respektonin indipendencen kosovare duke respektuar rugoven ata respektonin kosoven thjesht kosova identifikohej me rugoven i pa zevendesueshen deri me sod
    Rugova eshte nje nga personalitetet e shquara shqiptare,por krahasimi i Rugoves me Gandin dhe Ataturkun eshte krejt i paven,Gandi ishte paqesor,Ataturku udhehoqi dhe krijoi Turqin moderne me lufte,dhe angazhohej per rol te madh te ushtrise ne shtet Ai ishte militarist,Rugova nuk ishte si Ataturku.

  6. #1486
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Rugova eshte nje nga personalitetet e shquara shqiptare,por krahasimi i Rugoves me Gandin dhe Ataturkun eshte krejt i paven,Gandi ishte paqesor,Ataturku udhehoqi dhe krijoi Turqin moderne me lufte,dhe angazhohej per rol te madh te ushtrise ne shtet Ai ishte militarist,Rugova nuk ishte si Ataturku.
    Po pse me cfarë armësh kujton ti u bë lufta në Maqedoni ? Me armët e sllavëve u ngritën Shqiptarët. Kur të mësohet e vërteta e Rugovës kam frikë se do jetë shumë vonë me këto rryma ekstremiste që janë krijuar. Megjithatë nxjerrja e këtyre librave është një shpresë e madhe në këto kohë të një errësire shpirtërore shumë të madhe.

    Bravo Plaku që po e mbron këtë temë nga hajnat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #1487
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    rugova NUK ISHTE PRESIDENT POR LIDER SE PSE SA ISHTE RUGOVA GJALL KOSOVA ISHTE ENDE PA STATUS TE ZGJEDHUR PRA KOSOVA SISHTE SHTET ENDE PRESIDENT MUD TE QUHET NE NERI ICILI KA SHTET TE NJOHUR NDERKOMBTARISHT

  8. #1488
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Une skuptoj pse LDk i ka shpall lufte UCk? Nderkohe qe Rugova ishte mik i madh me priftin Don Anton Kcira.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Shoku Mjekesise"

  9. #1489
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    qfar presidenti allahile?president i kosoves se roberuar a?phiiii na mytet me kto pallavra palidhje..po lene ore kete qorr se kurgjo hajrin sja kem pa as ktij sikur ktyne sot.

  10. #1490
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pse kam pershtypjen qe Rugoven e kane helmuar ne gjak?Shiko sa ka ndryshuar ai ne fund te jetes se tij!

    "Shoku Mjekesise"

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •