Ky paragraf eshte permbledhje e tere historise se shqiptareve ne mijevjecarin e fundit.Postuar më parë nga Hyllien
Ky paragraf eshte permbledhje e tere historise se shqiptareve ne mijevjecarin e fundit.Postuar më parë nga Hyllien
Paskal Milo (ish Minister i Jashtem i R.Shqiperise) ne lidhje me takimin( 7 maj 1999 ora 23:15) qe pati ne Rome me Ibrahim Rugoven deklarone: "Ibrahim Rugova shume i dyshimte pas takimit me MIlosheviçin"...Ai, me tha: Miloshevici eshte njeri si ti dhe si une.Milo ne rrefimin e tij (ditar) vazhdone..."Me habiti kur me tha se Millosheviçi,Millutinoviçi e Shaninoviçi ishin realiste,se e kishin kuptuar situaten dhe nevojen e arritjes se nje marreveshje se edhe keta njerez jane,njerez qe mendojne e kerkojne nje zgjidhje,cka do te thote se pikerisht me keta jo vetem duhet te bisedohet,por edhe te bashkejetohet.
Madje edhe per largimin e tij nga Prishtina
me tha: " U thashe serbeve qe te me leshojne se nuk kam se cfare te beje ne Prishtine,se po te jem jashte do te jem me i dobishem dhe do te punoj edhe per juve qe te arrihet nje marreveshje"....!!!!!!!!!!
KU ISHTE IBRAHIM RRUGOVA DHE ÇFARË KA BËRË DERI SA GJAKONTE KOSOVA? Millosheviçi për “kryetarin” tonë Rugovën siguroi aeroplan që të shpie në Romë, ndërsa për Kokën tonë politike, intelektuale dhe vulën më të ndritshme të njerëzimit shqiptar, Fehmi Aganin, siguroi vetëm plumba dhe vdekjen.
Nuk duhet bërë analiza, sepse hapësira që e ndan skajshmërinë e shpëtimit të njërit me aeroplan, dhe vrasjen barbare të Fehmi Aganit, fsheh në vetvete një të vërtetë të dhembshme e cila e shpjegon barbarin, mirëpo, e shpalos edhe një pjesë të fytyrës tonë: shqiptarëve shpesh herë armiku u ka treguar se cilët i kanë vlera të vërteta!
Dhe atë në mënyrën më tragjike dhe më të dhembshme: duke i lënë të pakokë, pikërisht atëherë kur më së shumti u nevojitej truri i shëndoshë dhe i kthjellët.
Ndër të tjera, do të duhet të përgjigjemi se si ndodhi që të dehemi nga “gandizmi” duke harruar se nuk kemi kundërshtar anglezët, por një konstrukt mental i cili mund të bëjë aheng mbi kufomat e masakruara.
Pse kampet me të dëbuarit kosovarë i vizitojnë kryetarë të ndryshëm botërorë, por jo edhe ai të cilin kosovarët e zgjodhën ta kenë pranë në të mirë dhe të keqe.
Pse kryetari i Kosovës nga Roma nuk shkoi në Tiranë, ku do të qante hallin me ata që e zgjodhën, ku, në mos tjetër, do të rrëfehej se vallë gjatë qëndrimit në Prishtinë, me çka e ka shërbyer Millosheviçi– me çaj, apo me shlivovicë.
Ku do t’i shihte vuajtjet e popullit të vet, të dëbuarit që do të kishin rastin t’i shtronin pyetje të rënda, por të cilave herdo-kurdo do të duhet t’u përgjigjet.
Ndonse tradhetite e hapura, vrasjet dhe arstimet gjate periudhes se pare te qeverisjes se PD kishin mare fund, kosovaret nuk mund te besonin me,” sepse “ Nano takoi Miloshevicin ne Krete, nje gabim i madh politik ne trajtimin e ceshtjes kombetare. DORA E ATHINËS PAGOI ME FLORI POLITIKANËT E TIRANËS PËR TË TRADHËTUAR KOSOVËN
Nano deklaroi se Kosova eshte nje ceshtje qe i perket Beogradit dhe Prishtines. Tradhtine e Tiranes, ne Kosove nuk arinin ta kuptonin. Perse Tirana kishte perparesi te tjera krahas ceshtjes kombetare? Shqiptaret e Kosoves kishin bindjen se Tirana drejtohej nga Greqia . Nanon mbeshteste qe Nato te vinte ne kufi, kundra UCK .
Tirana nuk e perzje plotesisht ne luften e Kosves se kishte ndikim grek. Ajo me 1998 ishte per nje Republike te trete, per autonomi, duke u pozicionuar ne rolin e tradhtarit te Kombit.
Berisha ishte i dobishem per jugosllavet si nje faktor destabilizues ne Shqiperi Qeveria Shqiptare nuk kishte politike te vecante per Kosoven, vec asaj qe donte te behet Kosova nje Republike e trete kushtetuese si Mali i Zi.
Tradhtia e Rugoves dhe Bukoshit dalin nga veprimet e FARK-ut qe kishin nje angazhim te dyshimte ne luften kunder serbeve, ku dukej se ishte i kenaqur me nje autonomi te zgjeruar, se sa me pavaresine e plote te Kosoves.
Forcat e FARK lozen rol te rendesishm ne rebelimin e armatosur duke shkuar ne Vlore dhe jug. Berisha kishte besim se me anen e Farku, me 400 burra, do te merte me zor pushtetin. Po pse medoemos, keshtu e donte Serbia apo vete Shqiperia?
Paskal Milo deklaron ne Danimarke vjeshte 1998 se te gjithe jemi duke punuar me UCK per ti bindur ata se nuk eshte koha per te kerkuar Pavaresine e Kosoves.
Nano dhe Milo, ne vijim te tradhetise, ngulmonin ne etiketimin e UCK si nje force ekstreme qe bente thireje per Pavaresi UCK hapi zyre ne Rogner… Per Tiranen ata ishin vazhdues te natyrshem te kacakeve te viteve 1920.
Në pranveren e vitit 2000 ministri i jashtem Paskal Milo, bëri një vizitë zyrtare në Itali, ku gazetat shqiptare bënin bujë se kishte ardhur për të ndihmuar emigrantët, në të vertete kishte bërë kërkesë zyrtare që të mos pranohej rregullimi me dokumenta për rreth 7 mijë shqiptare, që ishin në pritje te lejeve te qendrimit...
Jane aq shume marreveshje kriminale, sa nuk llogariten...pra po të hapen kartat dalin në dritë MARVESHJET E FSHEHTA ANTISHQIPTARE që vërtetojnë tradhëtitë e tyre në seri...
Ti zotëri paraqitesh këtu si një shtetar i zoti, ose të paktën si i vetmi që merr vesh nga krijimi i një shteti, duke qëne se po sipas këndvështrimit tuaj, Enver Hoxha ishte pak a shumë messiah e Shqipërisë dhe i vetmi njëri që krijoi shtet. Un nuk të kërkova carcafe se kjo temë qënka nga më të parat dhe këto pistat e kafes dhe cajtoreve janë rrahur disa herë saqë dynjaja u lodh. Ti kërkon Fehmiun, dikush kërkon Ademin dikush më shumë të drejtë(edhe përse këta janë cuditërisht pakicë) kërkon Ukshin Hotin. Ti mu përgjigj pikave sipër atë më thuaj jo teori fantastikoshkencore se avjoni për në Vatikan i qënkërka paguar nga Milloshevici. Rugova u kthye në Katolik nga vetë dora e Papës dhe mesazhi i tij qe i qartë, që Kosova ështe pjesë integrale e civilizimit Perëndimor, dhe se identiteti i saj para-Kosovar(para-Serb) është Dardan, pra Katolik përsa i përket periudhës Kristiane dhe pagan nën rrjedhat e klasicizmit përsa i përket para-Krishtërimit.
Problemi i autonomive nuk fillon vetëm me Kosovën, aq më tepër me Rugovën por qysh në kohën e vilajeteve. Ai është problem që akoma nuk është zgjidhur sic duhet dhe analizuar sic duhet, dhe po nuk u analizua kurrë nuk do bëhemi njerëz. Dikush thotë që bëm mirë që kërkuam autonomi se na zhdukte Serbi(këta ishin krahu i bejlerëve dhe musulmanëve), dikush thotë që ata që ishin në ato takime ishin antikombëtarë(pa të drejtë, se edhe ky është ekstrem më vete), dikush thotë përse ne Prizren kishte vetëm 4 delegatë të krishterë etj. Pra feja mplekset me historinë, mplekset me interesat personale politike dhe nuk kemi një platformë largpamëse për asgjë.
E ke lexuar apo jo Kushtetutën e Kosovës ? Të lutem më jep përgjigje sipër për pikat e këtij shteti të ri.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
valla or etniki bolsheviki... kejt bota e pau ne ekran percjelljen qe populli i kosoves (ai shqiptar) i beri rugoves se urte.
ishte minus 24 grad at dite te acarte ..por nuk mbet ne dyshek asnji plak fisnik i kosoves pa dal ne rrug..
i erdh dhe kejt bota aty..
dhe krejt qe erdhen erdhen se nuk kishin tut pi rugoves e miqve tijna..
erdhen vet me deshiren e tyne ma te paster ..ma te sinqerte..
sepse e kishin njohur te ngratin..se gjithmon u a kisht dasht te miren atij populli..
kurse lahperat..ata qe ja ndersuen ushtrin tigrane ujkane e krokodiliane-arkane te mjerit popull ne shpin.. plasen pi marazi kur u mush prishtina ne plisa te bardh si bora.. me percjell anmikun e lahperave.. qe kishin 20 vjet e kusur qe perpiqeshin me e pa at popull te perzan..te shkelun e perdhunar.. me ja ba qejfin do mu.tave ne tiran.. e akademikve serb ne beligrad..
sado te prodhoni mjeshterisht akuza e shpifje per te madhin ibrahim rugoven.. kurre skini me mujt me ja prish vepren madhore te tijen..
lidhjen e kosoves me NATO..
e kjo Nato erdh nji dit dhe e shpetoj at popull ... kurse ju..
ju e dni.. se ju njeh mire personeli kamariero-fukso-guzhiniero-gardist.. i rognerit e i 15 katshave e vilave te klos enver- mejdanit..
..
..
Lexo ketu realitetin mos nxito po lexo nje kancerogjen qe kure se permendi emrin Shqiperi dhe asnj deshmore nuk nderoj ai popul ne varim qe shkoj shkoj per ti thane ne RS qelbesires se kishin frike se po cohet vampiri lexo me poshte dhe meso halabako
- U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhëheqës trim e i guximshëm...” ,ndërsa mbahet në mend, si politikan, që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat e çuditshme, se : “ Serbia është e fortë...”, ”se nuk mund të luftohet me Serbinë..”, ”se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë...”, ”se , do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull...“ etj
- U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovës“…, ndërsa veprimet e tija politike s´kishin asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste. Derisa Gandi ka bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez në çdo fushë të jetës, me bojkotimin e çdo gjëje që ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lëshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovës“ nuk lëvizte nga vendi për ta kundërshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin të tjerët protesta( studentët, sindikalistët…) kundër regjimit, Rugova i pengonte në forma të ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur përballjes me regjimin serb, pëlqente rezistencën pasive, krejt pasive (vetëm me fjalë gjatë konferencave të të premteve me gazetarë), pra pëlqente mosveprimin aktiv. Duke qenë i tillë ai s´i bojkotonte produktet serbe, madje ai s´i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse të gjitha udhëtimet, me karakter „kombëtar“ jashtë vendit i bënte me pasaportën serbe. Bile kur i dilte afati shkonte vet në sportelet e UDB-së për ta vazhduar këtë dokument udhëtimi. (Për këtë fakt lexo më tepër te libri „Pa protokoll“ Bisedë me Adnan Merovcin, „Zëri“, Prishtinë 2003 , faqe.37. Adnan Merovci për dhjetë vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim Rugova .
- U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan që kultivonte unitetin…“, ndërsa veprimet e tija politike dëshmonin në vazhdimësi të kundërtën e unitetit. Rugova, deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri në mushkëri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë e institucional shqiptar, për ta kultivuar këtë unitet, ndërsa njihej si prijës autokrat, duke mos i përfillur këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë. Për më keq, edhe kur ftohej në ndonjë takim me karakter uniteti nga partitë tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesë, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshëm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kështu të tjerët, nuk hezitonte të shkonte në takime me partitë shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja në Prishtinë.
- U tha se Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshëm përballë regjimit serb të Millosheviqit“, ndërsa nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë: Marrëveshja për arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzëqeshjet e tij me Millosheviqin më 15 maj 1998 dhe të gjitha takimet me këtë kriminel, gjatë muajve prill-maj 1999, të zhvilluara në Beograd.
- U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj.”, “luftëtar i denj i lirisë…“..., ndërsa dihej botërisht se asnjëherë nuk i kishte zënë në gojë tri shkronjat e arta UÇK, dhe luftëtarët e vërtet të lirisë, s´e ka vizituar asnjë familje të dëshmorëve. Për më tepër ky „luftëtarë i denj i lirisë“ s´e kishte vizituar asnjëherë Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri që i thoshte vetes president nuk ishte përkulur as njëherë para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari (edhe pse disa herë ka gënjyer duke thënë se së shpejti do të shkonte në Prekaz), ndërsa përpara varrit të Adem Jasharit dhe të dhjetra varreve të familjes Jashari shkuan dhe me respekt u përkulën, shumë burrështetas, diplomatë dhe ushtarakë të huaj.
- Në të gjitha ato ceremoni përkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte: ”Ndërtues i strukturave të qëndrueshme të shtetit të Kosovës”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovës“, “profet i shqiptarëve“, “Skënderbe i dytë“, “burrështetas i madh dhe arkitet i pavarësisë së Kosovës“, “politikan, që i ndërroi rrjedhat e historisë“, “…shpëtues i substancës shqiptare nga shkatërrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarëve“, “Engjëll i Kosovës”, “forcë e ndryshimit”, “udhëheqës shpirtëror i një populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve në Ballkan“, “vizionar i rrallë…“, “…mishërim i aspiratave kombëtare…“…. e për më tepër u theksua se “Rugova është pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj” - citat i marrë nga monografia "Presidenti Rugova“, që u botua me rastin e një vjetorit të vdekjes së Rugovës, nën përkudesjen e mikut të tij Sabri Hamiti, e shumë e shumë epitete tjera mbersëlënëse !
Pra, për Ibrahim Rugovën u tha e çka s´u tha se ishte, edhe për ato veti që kurrë në jetë, s´i kishte...!
Prandaj, në vijim në analizën time politike-historike, do të përpiqem të shpërfaq në mënyrë të argumentuar, realpolitikën e Ibrahim Rugovës, ndryshe nga ç´kemi lexuar e dëgjuar nga pasardhësit e tij.
Komplimentet per Rugoven ne fjalimet permortore kane qene ekzagjerime te sterfryera si behen per xhenazet kudo.Per ata qe nuk kane vepra dhe merita per se gjalli , shfrytezohet percjellja dhe fjalimet mortore .Pyesin njerzit allahile a dual fare xhenazje? A ju ba fare e pamje filanit? He po burri si a kan?!Fjalimet mortore jane lavderime te qastit njesoj si kjo rrena jote per temperaturen e atyre diteve ne Prishtine ku ti e fryne gati dyfish.Ne keto raste ata qe flasin vetem lavderojne ,ata qe mendojne ndryshe heshtin.Thone tre shkojne me pa e kater me sha, e populli vertete shkoi per te treguar percaktimin per Kosoven dhe jo per Rugoven ,por po te mos ishte transmetimi i drejteperdrejte televiziv qebesa as gjysa nuk kishin shku.Ata qe i kam pyetur me kane thane kane shkluar per tedale ne TV.
Brari, populli nuk e zgjodhi Rugoven per me i dashte te miren por per ti pri ne luften per liri deri ne fitore,por ai ne momentin me te rendesishem iku , ia theri per Beograd nga ku Millosheviqi ati me familje i siguroi ikje te rehatshme ne perendim ku rrezitej bregdetit italian derisa populli therej e digjej ne menyren me te eger nga egersirat e Millosheviqit.Por ti ke te drejte se askush nuk e tha realitetin ne ceremonine mortore por mos harro se ka pase ceremoni edhe me te medha dhe shum me madheshtore te diktatoreve ku po ai popull qe i percillte me aq "merzi" e hijeshi per ate bote ,pa kaluar shume vite ua ka shembe varret.Tri here me impozant dhe madheshtor ka qene varrimi i Titos te cilin sot serbet duan ta nxjerrin nga varri e kroatet nuk duan ti marrin mbetjet mortore.
Historia e vertete shkruhet se paku 50 vjete pas ngjarjeve.
Sa per Rugoven edhe sot e kesaj dite Kosova do te ishte nen tytelen e Serbise.Prandaj Millosheviqi kurre nuk e nguci ,madje policia serbe e priste e percjellte duke e ruajtur si syte kudo shkonte.
Ndryshuar për herë të fundit nga kapidani 9 : 25-08-2010 më 14:29
Bota e ka njohur Kosovën në kohën e Ibrahim Rugovës vetëm si pjesë të Serbisë. A mos këtë e konsideroni ju sukses të Rugovës. Ibrahim Rugova ka nënshkruar marrëveshje kapitulluese me kryekriminelin Milosheviq. Vetëm të përkujtojmë marrëveshjen për arsimin që u bë në vitin 1996 në mes të kryekriminelit Milosheviq dhe Ibrahim Rugovës. Bashkësia ndërkombëtare kishte përgatitur sanksionet shtesë kundër Serbisë, mirëpo ishte kjo marrëveshje e cila e shtyu për disa vjet vendimin e pritur për ta sanksionuar edhe më shumë Serbinë. Vetëm dy ditë para mbajtjes së Grupit të Kontaktit në Bon të Gjermanisë, në të cilën ishte paraparë që sërish Serbisë t’i shtoheshin sanksionet, u nënshkrua aneks-marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për arsimin. Edhe kjo shkoi në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare mezi priste që të bëhej ndonjë hap sado formal në kuadër të ndonjë marrëveshje qoftë edhe formale, për t’i dhënë shans Serbisë dhe për ta shpëtuar nga sanksionet. Prandaj nuk është e vërtetë aspak se bota e njohu Kosovën përmes Rugovës. Bota e ka njohur Kosovën përmes Rugovës vetëm si epokën më të errët, më kapitulluese dhe më qyqare që ka përjetuar ndonjëherë populli shqiptar. Siç dihet, në kohën e “udhëheqjes” së Ibrahim Rugovës, dy policë serbë e torturonin gjithë Prishtinën, duke e plaçkitur, rrahur, maltretuar e çka jo tjetër. Sepse ishte Ibrahim Rugova i cili përditë lehte duke thënë se Serbia për 24 orë do të na shkatërrojë, prandaj duhet të durojmë! Ndërsa në anën tjetër Rugova deklaronte se “Kosova është vendi më demokratik në Evropën Juglindore!” Kjo ka qenë qesharake. Pas fillimit të aksioneve të armatosura të UÇK-së kundër forcave policore serbe në Kosovë, Rugova deklaronte se UÇK-ja është pjellë e Serbisë! Janë të njohura marrëveshjet dhe takimet e Rugovës me kryekriminelin Millosheviq në Beograd, të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën dhe pasojat e të cilave ende po i vuajmë. Prandaj nuk është aspak e vërtetë se Kosovën bota e njohu përmes Rugovës. Nuk duhet harruar se në kohën kur Ibrahim Rugova ishte në Komitetin Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, ishin të burgosurit politikë, në krye me legjendarin e gjallë Adem Demaçin, që e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës. Sepse bota e kishte të qartë përse Demaçi po vuante dënimin me burg të rëndë. Ishin demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981, të vitit 1989, 1990, 1997, dhe sidomos lufta heroike e UÇK-së. Shi për këtë Kongresi Amerikan në vitin 1986 (kur Ibrahim Rugova angazhohej për vëllazërim-bashkimin titoist, sepse kështu e mësonte partia e tij Lidhja e Komunistave), aprovoi një rezolutë përmes të cilën kërkonte që Kosovës t’i njihej statusi i Republikës. Për të mos e zgjatur më shumë, sepse ka shumë e shumë argumente që me shifra e fakte flasin se Ibrahim Rugova vetëm dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe popullit shqiptar, po e përfundoj me kaq, duke shtuar në fund se meritat më të mëdha i kanë mijëra e mijëra dëshmorë të rënë për liri, pavarësi të plotë të Kosovës dhe ribashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Shqipërinë, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, duke mbetur me shpresë dhe me ndihmën e Zotit të Madh se amaneti i dëshmorëve do të sendërtohet në vepër me ribashkimin e të gjitha trojeve në një shtet shqiptar. Në shtetin e përbashkët shqiptar do të respektohen edhe pakicat kombëtare.
Me t'mira
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Krijoni Kontakt