Close

Rezultati i Sondazhit: Cili është heroi më i madh i Kombit

Votues
205. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)

    51 24.88%
  • Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

    123 60.00%
  • Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)

    2 0.98%
  • Zahir Pajaziti

    8 3.90%
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi

    1 0.49%
  • Ismet Jashari

    1 0.49%
  • Tahir Sinani

    1 0.49%
  • Mujdin Aliu

    0 0%
  • Agim Ramadani

    1 0.49%
  • Salih Çekaj

    1 0.49%
  • Dikush tjetër

    16 7.80%
Faqja 18 prej 50 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 497
  1. #171
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    E dija qe kishe shume per te na treguar prandaj jam e kenaqur qe te pyeta. Menyren sesi e shpjegove diasporen e Hebrenjve po e kuptoj njeren nga arsyet pse keta jane kaq te mobilizuar dhe po ashtu te pasur nga ana monetare. Bravo ju qofte.

    Per Shqiptaret ceke qe jemi te ndare fetarisht besoj qe e the kete duke patur parasysh Maqedonine, e Kosoven. Per Maqedonine nuk di te flas shume, por per Kosoven ne pergjithesi te them qe jane aq te dhene mbas fese sa ne nga Shqiperia. Nese po kap anen politike te fese ku kane arritur me sharje te ortodokseve shqiptare si greke dhe anasjelltas sharje arabi saudite ndaj myslimanve. Apo shtrembjen e heronjve te kombit si Skenderbeu, Jashari nga myslimanet atehere po bie dakort me ty, po na can derrasat injoranca fetare. Thua qe kemi ardhur ne ate pike ti themi vetes te ndare fetarisht nga njeri tjetri? Nuk dua ta besoj dicka te tille.

    Arbereshet jane vertete per tu admiruar, nese ne ne perendim do jemi te zote te ruajme traditat tona brez pas brezi si Arbereshet do te ishte fantastike. Por largesia dhe hapesia qe ka USA e ben te veshtire te kemi komunitete Shqiptare. Prandaj ti po merr ne shembull Hebrenjte te cilet e kane arritur kete sukses.


    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Megjithate nuk duhet me qenë pesimist(edhe pse kur lexon ca idiotësira këtu të dhemb koka) Ndoshta kjo, pra trifetarizmi, ikja masive e shqiptarëve në një periudhë ku teknologjia lehtëson mbajtjen e identitetit[I](edhe pse ka trysni po aq të mëdha që mundohen ta ndryshojnë), mund të punojë në avantazhin tonë, pasi do na detyroj të gërmojmë më tepër për historinë tonë(dicka që sapo ka filluar sa për dijeni, jemi vec në fazën grumbulluese), dhe të shfaqim dhe rivitalizojmë aspekte të tjera të kulturës tonë. Dëshira për të mësuar dhe tu thelluar në këtë fushë do sjelli dëshira për bashkëpunim dhe vetvetiu mund të krijoj kushtet për një rilindje të dytë, një lloj prelude i një bashkimi shqiptar në të ardhmen.

    PS2: Për temën në fjalë, se edhe kjo ka lidhje, vulat sekrete, simbolistika e heroit tonë kombëtar janë komplet Pellazge. Vula sekrete e Skënderbeut për korrespondencat bankare, vec një shembull, e gjetur nga Dr. Pilika në Pragë në mos gabohem është Leda Pellazgjike, që me anë të Zeusit i dha lindje Dioskurëve. Pra dhe atëhere ka patur një lëvizje të fortë që kushedi se në cfarë drejtimi shkonte(ndoshta jo fort Kishtar), përderisa Vatikani ra dakort me Turqit e na lanë. Venedikasit gjithashtu na luftuan.
    Sa pune na ka prishur Turku dhe E. Hoxha per nxjerrjen ne pah te historise tone si komb.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 22-05-2011 më 10:03

  2. #172
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    E dija qe kishe shume per te na treguar prandaj jam e kenaqur qe te pyeta. Menyren sesi e shpjegove diasporen e Hebrenjve po e kuptoj njeren nga arsyet pse keta jane kaq te mobilizuar dhe po ashtu te pasur nga ana monetare. Bravo ju qofte.

    Per Shqiptaret ceke qe jemi te ndare fetarisht besoj qe e the kete duke patur parasysh Maqedonine, e Kosoven. Per Maqedonine nuk di te flas shume, por per Kosoven ne pergjithesi te them qe jane aq te dhene mbas fese sa ne nga Shqiperia. Nese po kap anen politike te fese ku kane arritur me sharje te ortodokseve shqiptare si greke dhe anasjelltas sharje arabi saudite ndaj myslimanve. Apo shtrembjen e heronjve te kombit si Skenderbeu, Jashari nga myslimanet atehere po bie dakort me ty, po na can derrasat injoranca fetare. Thua qe kemi ardhur ne ate pike ti themi vetes te ndare fetarisht nga njeri tjetri? Nuk dua ta besoj dicka te tille.

    Arbereshet jane vertete per tu admiruar, nese ne ne perendim do jemi te zote te ruajme traditat tona brez pas brezi si Arbereshet do te ishte fantastike. Por largesia dhe hapesia qe ka USA e ben te veshtire te kemi komunitete Shqiptare. Prandaj ti po merr ne shembull Hebrenjte te cilet e kane arritur kete sukses.




    Sa pune na ka prishur Turku dhe E. Hoxha per nxjerrjen ne pah te historise tone si komb.
    Shiko, kjo e fesë është fatkeqsi e madhe, por sic e përmenda sipër, forca që patën Hebrejtë si popull, buron nga rëndësia e madhe që ata i japin interpretimit. Dhe ky interpretim shmang në një farë mënyrë konfrontimet mbi baza dogmatike(që s'është gjë tjetër po ta mendosh vec një KEMBENGULJE mbi një pozicion(pra interpretim) të caktuar), dhe sidomos stagnacionin(lexo: Periudha Errët Mesjetare) që sjellin besime të tilla. Para shumë vitesh kam lexuar mbi një libër të një Rabini që përmendte se diferencat e Hebrejve me Gentiles(Krishterët) është se Hebrejtë interpretojnë librat(Talmudin etj), ndërsa Kristianët jo. Dhe në fakt zhvillimi i madh Europian po ta mendosh erdhi me atë që njihet si Reformacioni që ishte më tepër një lëvizje psikologjike(mund të lexosh mbi këtë më tepër Erich Fromm: Escape from Freedom, Weber etj) se sa fetare. Më pas u zhvillua në Gjermani ajo që njihet si Religiongeschichtiche Schule, pra studimi komparativ i feve duke analizuar ndikimet kulturore që patën popuj të caktuar mbi Biblën si dhe më pas lindja e fenomenologjisë e disa shkollave të tjera që si mbaj mend. Këto rryma të shekullit 19, ishin në një farë mënyrë prekursorë të lëvizjeve globaliste që shofim tani, por patën dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike dhe laicizmit në Europë. Megjithatë këto rryma krijuan dhe kriza shpirtërore në botën perëndimore. Nënë Tereza psh., në në një takim që paska patur në New York me Nanën Mbretëreshë Geraldinë flitet se paska thënë se "Amerika është një vend me varfëri të madhe shpirtërore". Jungu ka thënë tek librat e tij mbi psikoanalizën se shumica e pacientëve të tij në shekullin e XX ishin njerëz që kishin humbur besimin e tyre(ku besimi këtu është dicka që mund të përfshijë disa gjëra, jo thjesht fenë... por humbje gjenerale besimi, vakum). Pra këta ishin njerëzit problematikë të kohës së Jungut, por edhe tani ku ndodhemi sot, ku ka sëmundje psikologjike të lloj llojit, kryesisht të lidhura mendoj me humbjen e besimit në përgjithësi, besimit jo në Krisht a ku di un, por tek njeriu. Hebrejtë sic thashë sidomos rryma hasidike jo vetëm ka rivitalizuar besimin, por ka rivitalizuar praktikën e besimit, anën ritualistike të saj, që për mendimin tim nuk është gjë tjetër vec një dëshirë e madhe për erudicion, pra kjo ritualistikë prodhon erudicion të aplikueshëm në cdo fushë, prandaj dhe i ke të sukesshëm kudo.

    Vijmë tek ne tani. Ne kemi vlera të jashtzakonshme gjuhësore dhe ligjore që na janë trashëguar. Sic thashë, veprat e DeRadës, Naimit, Fishtës, Nolit etj janë të gjitha me referenca të caktuara historike, që në kohën e Enverit nuk u mësuan fare sic duhet, por u interpretuan me metrikën Komuniste si sistem reference. Patëm studime historike, patë kongrese për Ilirinë, por në të njëjtën kohë është i pashpjegueshëm ende fakti se si u futën në burg dhe u pushkatuan intelektualë të kalibrave të ndryshëm. Si mund të futet në burg një njëri si Dhimitër Pilika psh ?! Eshtë absurditet, akt makabër antikombëtar, madje antihuman, pasi ai njëri nuk i përkiste vec Shqipërisë por qe produkt i njerëzimit. Njësoj si Shuflaj që u masakrua nga Serbët psh, dhe që mobilizoi një komunitet të tërë shkencëtarësh, ku spikasin korrespondencat e Albert Einsteinit që dënuan ashpër vrasjen e tij kudo. Veprat e Shufaljt nuk i përkisnin as Shqipërisë as Shuflajt e as dorës gjakatare sllave, por njerëzimit, dhe në vecanti civilizimit Perëndimor.

    Ne akoma nuk kemi interpretuar asgjë nga c'kemi. Ndoshta mund të përmendim punën e madhe të Eqrem Cabejt(që prap është maja e ajsbergut) ,që është thesar në vetvete përsa i përket anës etimologjike të gjuhës tonë, por përsa i përket studimit të letërsisë rilindase ne nuk kemi bërë asnjë hap, ose kemi bërë hapa minimale dhe sic thashë të llogaritura nga Komunizmi. Sot kjo letërsi është e harruar. Nuk po them pastaj të lexojmë Kanunin e Lekës, që nuk është gjë tjetër vec Kanuni i Lekëve, i ligjeve(Lex do të thotë Ligj, etimologjikisht fjalë akoma e dyshimtë me prejardhje). Ja po të jap një shembull dhe këtu të rikonfigurimit dhe rëndëssisë së interpretimit. Sigurisht po marë parasysh që nuk po flas me ndonjë që as e ka minimalisht idenë se cfarë është Kanuni, si vepron etj, por vec rend pas debilave mediatik dhe shkrimtarëve të huaj që mundohen të shkatërrojnë dhe ato vlera që kemi.

    Ke psh konceptin e Gjakut (Nyja e CXXIV deri në CXXXVI), dhe po e mar meqë është më kontroversiali për shkak të injorancës masive që ka tek ne. Këta kapituj dhe nenet e tyre nga 886 deri tek 976 janë thesare ligjore, por ama janë njëkohësisht edhe subjekt interpretimi. Psh, në këto kapituj, neni 886 thotë dicka shumë të bukur "Në kanu të Malevet të Shqypnis gjithsa djelm të lejn, njehen të mirë e nuk vecohen njani prej tjetrit", pra këtu flet për barazinë në terma të thjeshta, që të gjithë lindin njësoj. Ose ka dhe dicka tjetër shumë interesante që gjen aplikim tek ligji i sotshëm sidomos ai Amerikan. Nga neni 910 deri tek neni 915 flet se si në cdo rast kur ti vret, qoftë për vetmbrojtje në cdo lloj situate(edhe pse Kanuni ka provizion shtojc për peshën e fajit) ti je fajtor. Pra edhe në vetmbrotje ti je fajtor nëse vret. Në Amerikë, shtet që lejon armët me kushtetutë, vrasja për vetmbrotje gjithashtu gjykohet, pra nuk je automatikisht i lehtësu nga veprimi. Pra sistemin ligjor ne në rregull e kishim dhe e kemi patur gjithmonë, por interpretimin ne nuk e kemi dokumentuar sepse nuk na është lënë dokumentimi i tij jo vetëm nga sllavët e Turqit por dhe nga vetë Vatikani. Arësyeja është e thjesht, ta përmenda DOGMEN sipër dhe fakti është se Kisha deshte të aplikonte ligjet e veta. Nuk kishte vend për dy standarte. Ne ishim shumë shumë para, ne ishim në hapat e para të laicizmit. Pushtimi Otoman por dhe ardhja sllave më parë ka patur pasoja tragjike ku Kanuni u reduktua në disa fjalë vetëm, besë, burrëri,gjak etj etj, mirëpo këto fjalë mbetën statike, sigurisht arritën ti rezistojnë kohës por ama ndikimet e huaja sollën një lloj rryme interpretimi që nuk ishte në interesat tona të paktën të periudhës historike kur ndodheshim ne. Pra ligji i gjakut, u aplikua psh. lex talonis, dhe kjo gjë ndodhi pikërisht kur filloi dhe kthimi i popullsisë në Shqipëri. U morr një element vendas që ishte i reduktuar a priori në kuptim si pasojë e paditurisë dhe luftrave që patëm dhe për shkak të konvertimit por edhe sepse ishim subjekt politik edhe para konvertimit i një perandorie Islamike, hakmarrja filloi të interpretoheshe vetëm sipas nenit 916 apo 917, duke hequr fare anën kontekstuale të krimit apo duke mënjanuar institucionet që bënin pajtimin, Pleqënia dhe Kisha(kjo e dyta sidomos s'kishte si të bënte pajtim se mezi mbahej në këmbë). Islami, e rivitalizoi lex talonis dhe e inkorporoi madje atë në sheriat dhe kjo pati pasoja dhe tek interpretimi që pati tek ligji ynë(Kanuni pra) që po i vuajmë dhe sot, mirë nga ana që na vriten njerëzit, por që po e luftojmë gabimisht një nga institucionet më të lashta që kemi në trashëgimi. Psh, kjo cmenduri hakmarrje që ndodh sot mund të luftohet fare lehtë me vetë Kanunin, sepse Kanuni në Nenet 867,884,890,898,899,900,909,910,911,912,913,914,91 5 por edhe 916 apo 917 flet qartë për përgjegjësinë maksimale që ka individi që i kryen krimin një personi të caktuar. E që nga kjo pikënisje, me anë të shembujve historikë që ilustrojnë qartë sensin e përgjegjësisë individuale, vetvetiu ky fenomen zhduket nga presioni që krijohet nga ky interpretim. Një gjë tjetër interesante përsa i përket ligjit(lex talonis) edhe pse origjinalisht gjendet në librat Hebraike, nuk i sheh ata të vrasin njëri tjetrin. Arësyet pse janë shumë të gjata dhe kanë të bëjne me interpretimet në Torah, por substancialisht ama kanë të bëjnë me interpretimin e këtij ligji gjatë shekujve dhe sofistikimin e tij. Ata kanë historicizuar në një farë mënyrë historinë e tyre, cka lejon një lidhje midis të lashtës dhe modernes pa e mohuar njërën në favor të tjerës. Kur bota kthehet në barbarizëm, kthehet dhe INTERPRETIMI(por Torah ose Kanuni nuk ndryshojnë jo në sens absolut të paktën) Drakonian nëse mund ta quajmë të tillë mbi bazën e lex talonis në rastin e Hebrejeve apo edhe Kristianëve(që i kemi dhe ne në Kanunin tonë psh nenet 916 apo 917), ndërsa kur bota ndodhet në kohëra zhvillimi e paqeje, kemi interpretimet më të sofistikuara që bazohen më tepër tek përgjegjësia individuale, graviteti i krimit etj etj etj.

    Pra kjo është ajo që duhet të bëjmë ne. Kemi një thesar të jashtzakonshëm nga rilindasit tanë, arbëreshët dhe shkrimet mbi ne, që duhen organizuar logjikisht dhe mësuar paralelisht me mësimin e historisë, shkencave etj. Nuk po përmend fare këtu se cfarë thesari ka vetë gjuha shqipe si gjuhë, vlera të jashtzakonshme njerëzore. Ty kjo mund të duket vepër tepër e madhe për kohën që ndodhemi, por nuk është ashtu, po të ishte ashtu do kishim marë fund dhe nuk do na kishin luftu kaq egër sic po na luftojnë sot me mjete institucionale. Ke raste ku njerëz të vetëm kanë arritur të riorganizojnë një sasi të madhe iderash nën një sistem të caktuar. Psh ke rastin e Hegelit, por edhe rastin e Antonio Gramscit, një erudit i jashtzakonshëm, apo të Ukshin Hotit. Nga ana tjetër në pak kohë që kemi në dispozicion e po hedhim idetë e njohuritë tona në forum, imagjino të kishim qoftë një cop departamenti në universitet që merreshe me këto punë, e jo me budallalliqe që merremi sot kush qe heroi më i madh, kush e kishte mjekrrën më të madhe, a ka vdek bin ladeni, ku ka votuar baimir topi, apo ftesat për zhabat si Oliver Schmitt me shokë që kujtojnë se mund ta përdhosin identitetin e Shqiptarit me një cop libri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    O Sdo Ngelet Gome Makine Me Pa U Djeg Po Se Futet Edhe Ramiun Ne List ,,edvin Ramen

  4. #174
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Hyllien, ti te frymezon me shkrimet qe ke bere ne kete teme. Edhe pse si teme eshte skandale shpresoj qe shtresa e njerezve qe jane pjestare ketu te marrin mundim dhe te lexojne te pakten shkrimin e fundit tendin. Me kohen qe i kushtove ke bere shume, por leximi i dijes tende varet e gjitha nga individi nese ato kane interesin per te mesuar. Te falenderoj.

    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Vijmë tek ne tani.Ne kemi vlera të jashtzakonshme gjuhësore dhe ligjore që na janë trashëguar. Sic thashë, veprat e DeRadës, Naimit, Fishtës, Nolit etj janë të gjitha me referenca të caktuara historike, që në kohën e Enverit nuk u mësuan fare sic duhet, por u interpretuan me metrikën Komuniste si sistem reference. Patëm studime historike, patë kongrese për Ilirinë, por në të njëjtën kohë është i pashpjegueshëm ende fakti se si u futën në burg dhe u pushkatuan intelektualë të kalibrave të ndryshëm. Si mund të futet në burg një njëri si Dhimitër Pilika psh ?! Eshtë absurditet, akt makabër antikombëtar, madje antihuman, pasi ai njëri nuk i përkiste vec Shqipërisë por qe produkt i njerëzimit. Njësoj si Shuflaj që u masakrua nga Serbët psh, dhe që mobilizoi një komunitet të tërë shkencëtarësh, ku spikasin korrespondencat e Albert Einsteinit që dënuan ashpër vrasjen e tij kudo. Veprat e Shufaljt nuk i përkisnin as Shqipërisë as Shuflajt e as dorës gjakatare sllave, por njerëzimit, dhe në vecanti civilizimit Perëndimor.

    Ne akoma nuk kemi interpretuar asgjë nga c'kemi. Ndoshta mund të përmendim punën e madhe të Eqrem Cabejt(që prap është maja e ajsbergut) ,që është thesar në vetvete përsa i përket anës etimologjike të gjuhës tonë, por përsa i përket studimit të letërsisë rilindase ne nuk kemi bërë asnjë hap, ose kemi bërë hapa minimale dhe sic thashë të llogaritura nga Komunizmi. Sot kjo letërsi është e harruar. Nuk po them pastaj të lexojmë Kanunin e Lekës, që nuk është gjë tjetër vec Kanuni i Lekëve, i ligjeve(Lex do të thotë Ligj, etimologjikisht fjalë akoma e dyshimtë me prejardhje). Ja po të jap një shembull dhe këtu të rikonfigurimit dhe rëndëssisë së interpretimit. Sigurisht po marë parasysh që nuk po flas me ndonjë që as e ka minimalisht idenë se cfarë është Kanuni, si vepron etj, por vec rend pas debilave mediatik dhe shkrimtarëve të huaj që mundohen të shkatërrojnë dhe ato vlera që kemi.

    Ke psh konceptin e Gjakut (Nyja e CXXIV deri në CXXXVI), dhe po e mar meqë është më kontroversiali për shkak të injorancës masive që ka tek ne. Këta kapituj dhe nenet e tyre nga 886 deri tek 976 janë thesare ligjore, por ama janë njëkohësisht edhe subjekt interpretimi. Psh, në këto kapituj, neni 886 thotë dicka shumë të bukur "Në kanu të Malevet të Shqypnis gjithsa djelm të lejn, njehen të mirë e nuk vecohen njani prej tjetrit", pra këtu flet për barazinë në terma të thjeshta, që të gjithë lindin njësoj. Ose ka dhe dicka tjetër shumë interesante që gjen aplikim tek ligji i sotshëm sidomos ai Amerikan. Nga neni 910 deri tek neni 915 flet se si në cdo rast kur ti vret, qoftë për vetmbrojtje në cdo lloj situate(edhe pse Kanuni ka provizion shtojc për peshën e fajit) ti je fajtor. Pra edhe në vetmbrotje ti je fajtor nëse vret. Në Amerikë, shtet që lejon armët me kushtetutë, vrasja për vetmbrotje gjithashtu gjykohet, pra nuk je automatikisht i lehtësu nga veprimi. Pra sistemin ligjor ne në rregull e kishim dhe e kemi patur gjithmonë, por interpretimin ne nuk e kemi dokumentuar sepse nuk na është lënë dokumentimi i tij jo vetëm nga sllavët e Turqit por dhe nga vetë Vatikani. Arësyeja është e thjesht, ta përmenda DOGMEN sipër dhe fakti është se Kisha deshte të aplikonte ligjet e veta. Nuk kishte vend për dy standarte. Ne ishim shumë shumë para, ne ishim në hapat e para të laicizmit. Pushtimi Otoman por dhe ardhja sllave më parë ka patur pasoja tragjike ku Kanuni u reduktua në disa fjalë vetëm, besë, burrëri,gjak etj etj, mirëpo këto fjalë mbetën statike, sigurisht arritën ti rezistojnë kohës por ama ndikimet e huaja sollën një lloj rryme interpretimi që nuk ishte në interesat tona të paktën të periudhës historike kur ndodheshim ne. Pra ligji i gjakut, u aplikua psh. lex talonis, dhe kjo gjë ndodhi pikërisht kur filloi dhe kthimi i popullsisë në Shqipëri. U morr një element vendas që ishte i reduktuar a priori në kuptim si pasojë e paditurisë dhe luftrave që patëm dhe për shkak të konvertimit por edhe sepse ishim subjekt politik edhe para konvertimit i një perandorie Islamike, hakmarrja filloi të interpretoheshe vetëm sipas nenit 916 apo 917, duke hequr fare anën kontekstuale të krimit apo duke mënjanuar institucionet që bënin pajtimin, Pleqënia dhe Kisha(kjo e dyta sidomos s'kishte si të bënte pajtim se mezi mbahej në këmbë). Islami, e rivitalizoi lex talonis dhe e inkorporoi madje atë në sheriat dhe kjo pati pasoja dhe tek interpretimi që pati tek ligji ynë(Kanuni pra) që po i vuajmë dhe sot, mirë nga ana që na vriten njerëzit, por që po e luftojmë gabimisht një nga institucionet më të lashta që kemi në trashëgimi. Psh, kjo cmenduri hakmarrje që ndodh sot mund të luftohet fare lehtë me vetë Kanunin, sepse Kanuni në Nenet 867,884,890,898,899,900,909,910,911,912,913,914,91 5 por edhe 916 apo 917 flet qartë për përgjegjësinë maksimale që ka individi që i kryen krimin një personi të caktuar. E që nga kjo pikënisje, me anë të shembujve historikë që ilustrojnë qartë sensin e përgjegjësisë individuale, vetvetiu ky fenomen zhduket nga presioni që krijohet nga ky interpretim. Një gjë tjetër interesante përsa i përket ligjit(lex talonis) edhe pse origjinalisht gjendet në librat Hebraike, nuk i sheh ata të vrasin njëri tjetrin. Arësyet pse janë shumë të gjata dhe kanë të bëjne me interpretimet në Torah, por substancialisht ama kanë të bëjnë me interpretimin e këtij ligji gjatë shekujve dhe sofistikimin e tij. Ata kanë historicizuar në një farë mënyrë historinë e tyre, cka lejon një lidhje midis të lashtës dhe modernes pa e mohuar njërën në favor të tjerës. Kur bota kthehet në barbarizëm, kthehet dhe INTERPRETIMI(por Torah ose Kanuni nuk ndryshojnë jo në sens absolut të paktën) Drakonian nëse mund ta quajmë të tillë mbi bazën e lex talonis në rastin e Hebrejeve apo edhe Kristianëve(që i kemi dhe ne në Kanunin tonë psh nenet 916 apo 917), ndërsa kur bota ndodhet në kohëra zhvillimi e paqeje, kemi interpretimet më të sofistikuara që bazohen më tepër tek përgjegjësia individuale, graviteti i krimit etj etj etj.

    Pra kjo është ajo që duhet të bëjmë ne. Kemi një thesar të jashtzakonshëm nga rilindasit tanë, arbëreshët dhe shkrimet mbi ne, që duhen organizuar logjikisht dhe mësuar paralelisht me mësimin e historisë, shkencave etj. Nuk po përmend fare këtu se cfarë thesari ka vetë gjuha shqipe si gjuhë, vlera të jashtzakonshme njerëzore. Ty kjo mund të duket vepër tepër e madhe për kohën që ndodhemi, por nuk është ashtu, po të ishte ashtu do kishim marë fund dhe nuk do na kishin luftu kaq egër sic po na luftojnë sot me mjete institucionale. Ke raste ku njerëz të vetëm kanë arritur të riorganizojnë një sasi të madhe iderash nën një sistem të caktuar. Psh ke rastin e Hegelit, por edhe rastin e Antonio Gramscit, një erudit i jashtzakonshëm, apo të Ukshin Hotit. Nga ana tjetër në pak kohë që kemi në dispozicion e po hedhim idetë e njohuritë tona në forum, imagjino të kishim qoftë një cop departamenti në universitet që merreshe me këto punë, e jo me budallalliqe që merremi sot kush qe heroi më i madh, kush e kishte mjekrrën më të madhe, a ka vdek bin ladeni, ku ka votuar baimir topi, apo ftesat për zhabat si Oliver Schmitt me shokë që kujtojnë se mund ta përdhosin identitetin e Shqiptarit me një cop libri.

  5. #175
    Nga na dolen Iliret Pellaz, ose ne nga dolem Pellaz? Perralla me mbret?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  6. #176
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ...eshte ai pra, ai me i madhi nga te tjeret

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pellazgu ma i vjeter se Hena

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Letër per Skënderbeun nga princi Tarantos!

    Pershtatur per ju që fati ju kishte derguar në luftë me armiqtë e fesë se krishtere të cilet nganjëherë ju kishin detyruar të luftoni, pastaj duke e lënë atë fushë keni ardhur në Itali te drejtoni ushtrine tuaj kundër të krishterëve. Çfarë arsye keni ju kunder meje? Çfarë kam bërë une kundër teje? Çfarë kundërshtimesh kemi mes nesh? Ju keni shkelur dhe shkateruar territoret e mia dhe me inat jepni urdhera kundër subjective te mia. Duke parë, ju keni levizur regullat e luftes qe propozova. Ju mburreni se jeni një luftëtar i madhe i fese se krishterë dhe paster fare ju përndiqni kete portë qe për çdo arsye është quajtur krishterim. Ju keni kthyer shpaten tuaj kundër frengjeve të Mbreterise së Siçilise. Ndoshta ju keni menduar se me ushtrine qe luftone kunder femrave turke që ju jeni mesuar ti plagosni nga mbrapa, do të na mposhtni, por ketu do te gjeni të tjere burra, të cilet, të gjithe, do ta thyejn pamjen tuaj krenare dhe askush nuk do të shmangë fytyren tuaj. Ushtarët tanë italianë do t’ju sfidojne shumë mirë dhe nuk kanë frikë nga Shqiptaret. Ne tashmë i njohim parardhesit tuaj dhe i respektoim Shqiptaret si dele, dhe është fyese të kemi njerëz të tillë frikacak për armiqë; Do të kishit hyrë ju në një biznes të tillë në qoftë se do te mbeteshit per tu ndeshur në shtëpinë tuaj?.Ju keni shmangur sulmin e turqve dhe nuk keni fuqi të mbroni shtëpin tuaj, tani keni menduar dhe per të pushtuar popuj te tjere.
    Ju jeni mashtrues. Në vend të një shtëpie të re, ju kërkoni varrin tuaj.
    Mirupafshim ...... Ó


    Giorgio (Gjergji), njeri i nderuar i Shqipërisë, për Giovanni Antonio, Princin e Tarantos, Përshëndetje.

    Duke bërë një armëpushim me armikun e fesë sime, unë nuk kam dashur që miku im të mbetet i mashtruar nga ndihma time. (I trashe) Dikur, Alfonso, babai i Ferrante me ka ardhur ne ndihme, ndërsa unë zhvilloja luftë kundër turqve. Prandaj do të jetë shumë i pakëndshëm në qoftë se unë nuk e ndihmoi por i rezistoi shërbimit të birit të tij. Une e mbaj mende se çfarë bëri mbreti juaj, (nuk ka ndodhur për të parën here), sepse tani është i biri i tij. Ju e deshet babain e tij dhe pse tani bëni përpjekje për të hedhur nga froni djalin e tij. Nga ka ardhur kjo fuqi? Kush ka fuqi për të ngritur mbretin e Sicilise, ju, apo Papa romak? Unë kam ardhur për të ndihmuar Ferrante te birin e mbretit dhe fronin e selise Apostolica. Unë kam ardhur per te kundërshtuar trradhetite dhe pabesite e tua te panumërta e të mëdha në këtë mbretëri. Ju asnjehere nuk do te mbeteni pa u ndëshkuar për dëshmite tuaja te rreme. Kjo është arsyeja e luftës sime kundër teje. Unë e meritëoi kete, jo më pak se kame merituar duke luftuar kundër turqve, as më pak tani per Ju qe nuk jeni me pake turk se vete turqit. Sepse, ka disa qe ju udhezoin ju ne vije te drejte…..sikur te jeni nga ca sekte. Ju, kundërshtarët e mi frëngje dhe emrat e atyre njerëzve dhe ata qe per fenë filluat luftën e madhe. Unë nuk dua të diskutoi çështjet e lashtësise me ju, çështje që ndoshta ishin shumë më pake te rendesishme se ajo që është thënë për ta. Sigurishte që në kohën tonë armtat Aragonese kanë kaluar shpesh detin Egje, kanë plaçkitur brigjet turke, kanë raportuar viktimat e armiqve te tyre: madje edhe sot ushtrite Aragonese kane mbrojtur Trojen nga dhembet e armikut. Pse une duhet tju kujtoi juve gjërat e vjetra dhe të le pjesën e re? Nëse disa ndryshojne kostumet e familjes dhe bujkrobin e mbretërisë dhe mbretëri i bujkroberve kthehet…. (Ne keto fjale gjeni virtytin më të vjetër fisnik.) As nuk mund ta mohoj se ju nuk i perkisni kombit francez te padurushem e të neveritshëm, duke qenë se ju kryesishte keni qene në ndihmë të mbretit Alfonso, ju i keni luftuar frengjit e kësaj mbretërie. Unë nuk e di tani se cfare vyrtiti i ri shkelqen ketu? Ndoshta ky është një yll i ri që keni parë tani midis frëngjish. Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe e krahasuat me “dele Shqiptare” dhe sipas zakonit tuaj mendoni per ne me fyerje. Sic e treguat dhe vete me njohurite tuaja te mangta, ju nuk keni ndonjë njohuri të racës sime. Te paret e mi ishin nga Epiri, nga ishte Pirro, forca e të cilit nuk mundi të mposhtej nga perpjekjet e Romakëve. Ky Pirro, ku Taranto dhe shumë vende të tjera të Italisë e mbeshteten me ushtri. Une nuk duhet të flase për Epirotet. Ata janë burra shume me te forte se Tarantini tuaj, nje lloj specie i lagesht që ka lindur vetem për peshk. Nese ju doni të thoni se Shqiperia eshte pjese e Maqedonise, une do ta pranoje ate se shumë nga paraardhesit tane ishin fisnik që shkuan aq large sa India nen komanden e Aleksandrit të Madh dhe i munden te gjithë ata popuj me vështirësi të jashtëzakonshme. Nga ata burra vijne keta që ju i keni quajtur dele. Por natyra e gjerave nuk ka ndryshuar. Perse burrat tuaj ikin tutje nga fytyrart e deleve ? Ne te kaluaren Shqiptaret kane patur pervoi dhe suksese, pamvarsisht se ushtaret Pugilese ishin të armatosur; Unë jame munduar te gjeje dike që do të kishte qenë në gjendje të aspironte ne natyrën time, por vetem kam vërejtur mire kurizin e shume ushtarëve tuaj qe janë të armatosur mirë, por kurre nuk kame qene ne gjendje te shofe helmetat e tyre, ose fytyrën, përveç atyre që jane bere të burgosurit e mi. Une e shikoi shtepine tende, por me mjaftone imja. Perveç kesaj, ajo eshte e njohur mire, ju shpesh keni shtene kunder fqinjit për pasurine e tyre, si tani qe ju me force doni te largoni mbretin e shtepise tuaj dhe mbreterise suaj.

    Në qofte se une bie në pozicion të vështire, e kame pranuar perpara, do të varrosem si deshironi ju në leter dhe do te ta sjellë mbrapa ti shpirtin tim nga Kancelari i universit te Perëndisë. Jo vetëm qe unë do ta përsos qëllim time, por do të keme planifikuar dhe tentuar edhe disa vepra te shquara.

    Mirupafshim .... Ó

  9. #179
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin

    Per cilen flamur bizantin paskan luftuar Skenderbeu?
    Mos na qaj derrasa ketu, te gjithe e dijne qe flamuri yne ka prejardhje bizantine, jo vetem i yni por edhe i shum vendeve tjera te ballkanit e gjetiu.

    Skenderbeu ne beteja e kishte flamurin biznatin te atehershem, si ky me shqiponje.



    Ja nje komperacion dallues ne mes malit te zi dhe tonit:



    nuk ishte vetem Skenderbeu qe luftoi por e tere populli shqiptar/arber, territori shqiptar gjate kohes se Skenderbeut nuk quhej pjese bizantine por principata e Arberise "pra ishte e panvaruar nga Bizantia dhe Venediku. Dhe kjo eshte fale Skenderbeut
    Na trego territoret ku luftoi skenderbeu?? Pra ishin ca pika malore strategjike(kruj) ku edhe perkufizonin territorin e principates se arberit.

    Te mos harrojm se principatat e atehershme nuk ishin tersisht te etnicitetit shqiptar, por kishte serb, malazez, bulgar etj... sepse ateher skishte ndarje kombesh dhe etnish si sot.

    Nuk thot kush qe skenderbeu luftoi per bizantin, mirpo se konsiderohet atleti i krishtit nga e tere bota kjo nuk diskutohet.

    Skenderbeu kur e cliroi Arberine nga pushtimi turk, nuk ja dorezoj vendin Bizantineve apo Venedikaseve perkundrazi kane luftuar edhe kunder tyre qe tentonin ta ri-pushtonin territorin e Arberise.

    Ku e ka humbur luften Skenderbeu, o njeri pa shtylle kurrizore?, sa ishte gjalle ai, Arberia ishte e lire e nuk eshte pushtuar asnjehere.
    Te thash edhe me pare qe skenderbeu nuk mbante nen posedim territore kush e di sa, kan qen disa vise malore si pika strategjike si ajo e krujes dhe asgje me shume.

    Kur thash fitoi ca beteja dhe humbi luften, mendova se pas vdekjes se tij mbeten edhe problemet, u pushtua edhe ai vend malor edhe si pasoj pastaj u pushtua e tere vendi, rrjedhimisht pasoj pas pasoje edhe kosova u vidh nga okupuesit serb.
    Krejt kjo nga ajo se nuk kishte ndertuar nje fuqi te madhe qe te krijonte nje shtet qe te ishte i fuqishem qe te mbante territoret e saja.

    Po e lem me kaq se kjo teme eshte e ndijshme per shume ke, keshtu qe te mos provokojme me shum, sepse me lart u pa se cilat ishin reagimet.

    Mirpo hidhja syrin ketij emisioni qe ishte mbajtur ne Klan:





    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin

    Giorgio (Gjergji), njeri i nderuar i Shqipërisë, për Giovanni Antonio, Princin e Tarantos, Përshëndetje.

    Duke bërë një armëpushim me armikun e fesë sime, unë nuk kam dashur që miku im të mbetet i mashtruar nga ndihma time. (I trashe) Dikur, Alfonso, babai i Ferrante me ka ardhur ne ndihme, ndërsa unë zhvilloja luftë kundër turqve. Prandaj do të jetë shumë i pakëndshëm në qoftë se unë nuk e ndihmoi por i rezistoi shërbimit të birit të tij. Une e mbaj mende se çfarë bëri mbreti juaj, (nuk ka ndodhur për të parën here), sepse tani është i biri i tij. Ju e deshet babain e tij dhe pse tani bëni përpjekje për të hedhur nga froni djalin e tij. Nga ka ardhur kjo fuqi? Kush ka fuqi për të ngritur mbretin e Sicilise, ju, apo Papa romak? Unë kam ardhur për të ndihmuar Ferrante te birin e mbretit dhe fronin e selise Apostolica. Unë kam ardhur per te kundërshtuar trradhetite dhe pabesite e tua te panumërta e të mëdha në këtë mbretëri. Ju asnjehere nuk do te mbeteni pa u ndëshkuar për dëshmite tuaja te rreme. Kjo është arsyeja e luftës sime kundër teje. Unë e meritëoi kete, jo më pak se kame merituar duke luftuar kundër turqve, as më pak tani per Ju qe nuk jeni me pake turk se vete turqit. Sepse, ka disa qe ju udhezoin ju ne vije te drejte…..sikur te jeni nga ca sekte. Ju, kundërshtarët e mi frëngje dhe emrat e atyre njerëzve dhe ata qe per fenë filluat luftën e madhe. Unë nuk dua të diskutoi çështjet e lashtësise me ju, çështje që ndoshta ishin shumë më pake te rendesishme se ajo që është thënë për ta. Sigurishte që në kohën tonë armtat Aragonese kanë kaluar shpesh detin Egje, kanë plaçkitur brigjet turke, kanë raportuar viktimat e armiqve te tyre: madje edhe sot ushtrite Aragonese kane mbrojtur Trojen nga dhembet e armikut. Pse une duhet tju kujtoi juve gjërat e vjetra dhe të le pjesën e re? Nëse disa ndryshojne kostumet e familjes dhe bujkrobin e mbretërisë dhe mbretëri i bujkroberve kthehet…. (Ne keto fjale gjeni virtytin më të vjetër fisnik.) As nuk mund ta mohoj se ju nuk i perkisni kombit francez te padurushem e të neveritshëm, duke qenë se ju kryesishte keni qene në ndihmë të mbretit Alfonso, ju i keni luftuar frengjit e kësaj mbretërie. Unë nuk e di tani se cfare vyrtiti i ri shkelqen ketu? Ndoshta ky është një yll i ri që keni parë tani midis frëngjish. Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe e krahasuat me “dele Shqiptare” dhe sipas zakonit tuaj mendoni per ne me fyerje. Sic e treguat dhe vete me njohurite tuaja te mangta, ju nuk keni ndonjë njohuri të racës sime. Te paret e mi ishin nga Epiri, nga ishte Pirro, forca e të cilit nuk mundi të mposhtej nga perpjekjet e Romakëve. Ky Pirro, ku Taranto dhe shumë vende të tjera të Italisë e mbeshteten me ushtri. Une nuk duhet të flase për Epirotet. Ata janë burra shume me te forte se Tarantini tuaj, nje lloj specie i lagesht që ka lindur vetem për peshk. Nese ju doni të thoni se Shqiperia eshte pjese e Maqedonise, une do ta pranoje ate se shumë nga paraardhesit tane ishin fisnik që shkuan aq large sa India nen komanden e Aleksandrit të Madh dhe i munden te gjithë ata popuj me vështirësi të jashtëzakonshme. Nga ata burra vijne keta që ju i keni quajtur dele. Por natyra e gjerave nuk ka ndryshuar. Perse burrat tuaj ikin tutje nga fytyrart e deleve ? Ne te kaluaren Shqiptaret kane patur pervoi dhe suksese, pamvarsisht se ushtaret Pugilese ishin të armatosur; Unë jame munduar te gjeje dike që do të kishte qenë në gjendje të aspironte ne natyrën time, por vetem kam vërejtur mire kurizin e shume ushtarëve tuaj qe janë të armatosur mirë, por kurre nuk kame qene ne gjendje te shofe helmetat e tyre, ose fytyrën, përveç atyre që jane bere të burgosurit e mi. Une e shikoi shtepine tende, por me mjaftone imja. Perveç kesaj, ajo eshte e njohur mire, ju shpesh keni shtene kunder fqinjit për pasurine e tyre, si tani qe ju me force doni te largoni mbretin e shtepise tuaj dhe mbreterise suaj.

    Në qofte se une bie në pozicion të vështire, e kame pranuar perpara, do të varrosem si deshironi ju në leter dhe do te ta sjellë mbrapa ti shpirtin tim nga Kancelari i universit te Perëndisë. Jo vetëm qe unë do ta përsos qëllim time, por do të keme planifikuar dhe tentuar edhe disa vepra te shquara.

    Mirupafshim .... Ó

    ahahah
    nuk i paska mungu as sensi i humorit skenderbegut
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 23-05-2011 më 12:28

Faqja 18 prej 50 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •