...
Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve
Zgjedhjet për Qeverisjen Vendore 2011
Republika e Shqipërisë
RAPORTI PARAPRAK I PERIUDHES PAS-ZGJEDHORE
10 - 18 maj 2011
20 maj
...
...
Pas përfundimit të numërimit në VNV-të për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj, rezultatet paraprake jozyrtare që KQZ-ja ia dha MVZ-së së OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte 10 vota më shumë se Z. Basha (përkatësisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli menjëherë fitoren, ndërsa Z. Basha tha se do të priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Më pas, zyrtarë të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së të konsideronte si vota të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie (shih më poshtë rubrikën Administrimi i Zgjedhjeve).
...
III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE
...
Pas dërgimit të TPR-ve nga 11 KZAZ-të e Tiranës për zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshill të Tiranës, KQZ-ja kishte 48 orë për të verifikuar dokumentet dhe për të njoftuar rezultatet për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.7 Të gjitha TPR-të mbërritën më 16 maj, ndonëse TPR-ja për KZAZ-në 49 nuk ishte miratuar prej shumicës së anëtarëve (në këtë rast, shumica përbëhej prej partive në qeveri). Kryetari i KZAZ-së 49 pretendoi se në TPR kishte parregullsi (të cilat nuk iu specifikuan MVZ-së së OSBE/ODIHR-it). Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk kishte marrë asnjë vendim për këtë TPR. PS-ja kërkoi që KQZ-ja të merrte një vendim lidhur me TPR-në e KZAZ-së 49 dhe që më pas, KQZ-ja të përcaktonte rezultatin për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Tiranës në bazë të 11 TPR-ve.
Në të njejtën kohë, ndërsa vazhdonte numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet për minibashkitë e Tiranës, zyrtarë të PD-së kërkuan që fletët e votimit për kryetar bashkie të Tiranës që ishin gjetur në këto kuti, të numëroheshin si të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës, me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartë. PS kundërshtoi fuqishëm, duke deklaruar se fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar, ishin konsideruar të pavlefshme deri më sot.
Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë e fletëve të votimit gjetur në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit të zgjedhjes për atë fletë. Ai as nuk parashikon ndonjë procedurë për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Nuk kishte asnjë vendim apo udhëzim nga KQZ-ja për këtë çeshjte përpara ditës së zgjedhjeve, dhe as manuali i miratuar i KQZ-së nuk e trajtonte këtë çeshtje, ndonëse në zgjedhjet e kaluara vendore, fletët e votimit të hedhura gabim përbënë problem. Anëtarët e grupeve të numërimit ishin trainuar për t’i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj.
...
Krijoni Kontakt