Shqiperia eshte nje shqiponje e lidhur, qe hahet, konsumohet, nga sorrat e uritura .
Shqiperia eshte nje shqiponje e lidhur, qe hahet, konsumohet, nga sorrat e uritura .
Ndryshuar për herë të fundit nga Viola.V : 22-05-2011 më 09:01
$ € ₭ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫
Ne pamje te pare, dhe mendoj jo vetem une, por gjithkush e ka lexuar kete leter, per momentin, ka arsyetuar fare shkurt. "Edi Rama" ka paguar Ismail Kadarene, etj etj etj.
Pasi e lexova dhe e rilexova disa here kete leter, fillova dhe une te arsyetoj pak. Nuk mendoj se Kadareja do perlyhej ne te tilla pazare. Nuk besoj se do ishte e ndershme per te dhe nuk besoj se perfitimi financiar do kompensonte humbjen ne aspektin moral e profesional te nje shkrimtari qe tashme nuk mund te quhet vetem Shqiptar, por i gjithe botes.
Une jam nje nga perkrahesit e Bashes, mos te them deri ne militantizem. Jam perkrahes i te gjitha ideve qe ai ka shpalosur perpara elektoratit dhe i vizionit te tij per nje qytet modern e europian.
Por, pasi lexova ate mesazh qe Kadareja i ka nisur Bashes, iu bashkangjita dhe une mendimit te tij. Nqs Basha terhiqet nga gara, nuk do te thote aspak se ka humbur. Madje, siç thote dhe shkrimtari, do ta nderonte dhe do ta bente fituesin moral te ketyre zgjedhjeve. Shqiptaret votuan dhe te gjithe tashme e dine qe Basha fitoi, qe theu mendimin e te gjitheve, qe Rama eshte i parrezueshem. Ai e rrezoi ate moralisht. Per mua fitimi i karriges ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe Basha, pas gjithe asaj furtune ndaj tij, i tregoi te gjitheve se eshte i afte te perballoje çdo lloj situate dhe se ne te ardhmen e afert eshte i afte qe te mare dhe frenat e te gjithe vendit ne dore, te punoje e gjykoje me gjakftohtesi, cilesi keto per nje lider te vertete. Dhe kjo e con ate ne avantazh me kundershtarin e tij, i cili nuk i zoteron asnje nga keto cilesi, dhe qe keto do ta pengojne qe te jete drejtues shteti.
Me te vertete Tiranes do ti mungojne vizionet, disa nga ju thone do mare fund. Por tashme Tirana ka mare fund. Tirana nuk eshte nje qytet qe te fal kenaqesi. Tirana tashme eshte kthyer si nje ndermarrje, ku njerez te ndryshem, perzihen, punojne bashke dhe pastaj ikin e flene. Pervec PUB-eve te bllokut dhe Parkut Rinia, nuk eshte se ne Tirane gjen ndonje hapesire tjeter argetimi. Ah po, harrova dhe liqenin, i cili besoj do betonizohet ne kte 4 vjeçar sepse eshte kthyer ne lakmine e shume hienave.
Me te vertete u pastrua lumi i Lanes nga Kioskat e derrasave, por tashme, te gjithe ne qe jetojme ne Tirane, e shikojme me syte tane betonizimin qe i eshte bere çdo lagjeje te ketij qyteti. Aq shume, saqe kane dale dhe shprehjet e famshme: "Ne Tirane, me pultin tend mund te fikesh televizorin e komshiut te pallati perball", "Mund te besh sex me komshien ne pallatin perballe nepermjet dritares se banjos", etj etj.
Keto shumkateshe, larg qofte, vetem ndonje termet a tcunam po i shembi, njerezit nuk i shembin dot me.
Pra, le t'ia lere dhe keto 4 vite, ose me mire ti bejne nje hipoteke me emrin Edvin Kristaq Rama bashkise se Tiranes, sepse ky qytet e ka pothuajse te pamundur te behet me i kenaqshem per te jetuar.
Do i kuptoja shume drejt edhe militantet te cilet do te zhgenjeheshin nqs Basha do te bente kte akt, por te jene te sigurte, qe do te afroheshin prane Partise Demokratike mjaft intelektuale, njerez te paparti, njerez qe nuk dine ku te besojne.
Gjithashtu, do u tregonim te gjithe atyre qe urrejne Shqiptaret, se ne jemi popull jo siç mendojne ata, por largpames dhe europiane te lashte. Shteteve anetare te BE-se do u percillnim nje mesazh te forte, qe ne, interesat e vendit i veme mbi interesat personale.
Edhe nese Basha nuk e ben kete, nuk do te thote qe çfare thashe me lart bien poshte, por nese do ta bente, do perforecoheshin me shume keto mendime.
Se fundi, Basha nuk do te humbte asnje gje nga kjo doreheqje, pasi ne prag jane zgjedhje e pergjithshme, dhe nje njeri aq pragmatik sa Rama, do ta kishte te pamundur ti fitonte ato. Pra, per hir te te gjith vendit, madje akoma me larg, te te gjith kombit, le te behet ky akt historik.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Basha letër drejtuar Ismail Kadaresë. Vijon si më poshtë;
E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar. Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje. Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie. Çdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar. Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve. Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë. Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.
SOT
Basha është figura e politikanit shqiptar i dalur në skenën politike në momentin dhe vendin e gabuar. Kjo është fatkeqësia e tij personale dhe e gjithë politikës shqiptare që e ka tepër të vështirë të lëvrojë individë me një kulturë politike të nivelit të Bashës.
relata refero
Duket sheshit qe Kadare e ka vlersuar Lulin se perndryshe i kish nisur leter rames qe te ndale djegien e gomave dhe ti drejtohet institucioneve.
Zgjidhja qe mendon ai per situaten nuk me duket optimale.
Ne nje barazim mendoj qe vlersimi me i drejte eshte perseritja e ndeshjes.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Kadareja mendoj pikerisht se e e vlereson Bashen i kerkon te terhiqet se e kupton qe ai s'ka te beje fare me ate c'po ndodh. Ai po perdoret si kukull per interesat e Saliut. Po humbi Pd-ja dhe Tiranen merr fund dhe Saliu. Per kete behet gjithe kjo katrahure.
Se kuptoj pse vazhdon akoma numerimi i votave. Shume qesharake gjithcka c'po ndodh. Dihet me qe KQZ-ja do shpall fitues Bashen. GJithe keto vota te pavlefshme per Bashen?!
Po sikur ne fillim gjate numerimit po thoshit qe shumica e fleteve te votimit qe ishin nxjerr te pavlefshme ishin per ps-ne apo jo?
Une do isha per perseritje te votimit ne Tirane..Te caktohet qe ne fillim si do merren keto vota te pavlefshme apo jo, dhe jo kur ti interesoje KQZ.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 22-05-2011 më 10:19
Feelings change - memories don't.
Pershendetje.Lexova letren e Kadarese dhe kalimthi pergjigjen e Bashes, pasi e ndjeja se cfar do te thoshte.Pyetja eshte, a ka gabuar Kadare?Nje pyetje tjeter eshte ,bazuar nga cfra lexova me siper dhe nga qendrimi i tij per 21 janarin,a eshte Kadare pale me pinjollet e bllokut komunist?
Le ta analizojme.Letra e Kadarese ka nje mesazh te qarte "Hapi rruge te ligjeve"Pra ne kete mesazh duhet qe dhe pinjolli i te ligjeve te pergjigjet nga fyerja qe indirekt i eshte bere.Ne kete kendveshtrim letra ka nje funksion pozitiv.Kadare nuk eshte politikan , por si nje idealist analizon me vertetesi situatat politike kostot e tyre ne angazhimin e synimit per te qene pjese e nje bashkesie europiane te munguar prej shekujsh.Kadare e din me mire se kushdo nga ne CV e shqiptareve ne vendin ame por dhe me gjere.Ai ka analizuar qendrimin e tyre te gabuar ne te shkuaren (lidhjen e prizrenit, 44, me komunizmin, Rambujene,e me pas qendrimin e shqiptareve ish komuniste e mekatare te cilet nuk zgjodhen rrugen e ndryshimit dhe te braktisjes se pinjolleve te bllokut diktatorial, por perkundrazi konsoliduan lidhjen mes tyre).Te gjitha keto shkrimtari i madh i dine dhe ka dhene shembullin e tij, qe eshte kunder.Ceshtja eshte se ai, ne kete leter jep nje mesazh te dyte.Ai mendon se shqiptaret jane nje popull qe nuk ka ne inisiative te ndryshojne vetveten per tu bere te pershteshem ne kerkesat e civilizimit modern, ku integrohen vlerat dhe interesat.Per me keq ai shprehet se "shqiptaret jame nje populli i pa penduar ndaj se shkuares komuniste".Shqiptaret kane kohe qe i kane harruar vlerat dhe jane udhehequr nga interesat, duke e mbushur shpirtin me urrejtje e ligesi per njeri-tjetrin, si brenda familjes, fisit e me tej.Letra kupton gjykimin e tij se te punposh me shqiptaret nuk mjafton kjo jete per ti futur ato ne europe.Per kete Shqkrimtari ben thirrje per vetsakrifikim, per nje vetvrasje si e Jesusit, per te marre mbi vete mekatin e te tjereve, dhe me kete akt te sheptoje popullin e tij.Keto shembuj jane dhene ne historine njerezore dhe gjenden sot ne bibel.Por a e ka lexuar Basha Biblen?Kjo eshte nje pyetje qe mund ti drejtohesh atij.Une mendoj se jo.Megjithate dhe une mendoj si Basha, per te pranuar duelin per te mundur te keqen.Mundet te deshtojme por dhe mundet qe te fitojme e nese kjo e fundit realizohet jam i sigurte se shpejt do te kapim kohen e humbur.Fundja dhe vet Kadare ka qene kunder vetsakrifikimit, ai deklaruar hapur per kete.
Pra nga sa thashe me siper i kam dhene pergjigje dhe pyetjes se dyte, ai nuk eshte pjese e klanit mekatar.
__________________
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
sa trishtuese
shiqoje edvin kristaqin dhe njeriu mund te kuptoi se qfar bishe e eger eshte,a ka me turp qe nje deputet te grushtohet me polic,te thrras ne kryngritje militantet evet,vetem per te ber te pa mundur humbjen e edvin kristaqit.
edhe nje her po tregohet se shqiptaret nuk dijn te udheheqin shtetin,e njeta eshte edhe ne kosove,por ketu ne kosove na rrin me dajak permbi ,edhe ne maqedoni e njejta gje me partit politike shqiptare.
pyetja eshte a jemi njerz normal apo diqka ne gjakun ton kemi qe te tjeret nuk e kan. turp
89 vota para eshte zoti Basha.
kadare e nuhat.. se e njoftojne dhe shefat e tij ne seli roze..se.. vazhdimi i numerimit nxjerr bashen mbi mikun e tij edvin ruc qose gjolek shullaz aldo bar orik shyt perleken.. dhe kurdis letren..
mirpo basha nuk e ha kte **** ulliri..
tani besoj kadare do xheshi shpaten nga parisi e do leshoj hushta te helmatisura ne drejtim te berish bashes..
kuptohet ne tirane dokle toci e ruc doshi.. do intensifikojne terrorin..
kurse qose shullazi e tjere polpotista do hedhin granata tip 97-ta..
pra kemi nje loje te mir organizuar te se keqes ndaj te mires..
dhe e mira eshte cka eshte e mire..
dhe e mire eshte kur nje nene e baba qe skan miq neper ambasada neper blloqe e gjykata.. si edvini e kadare sh.kerdhata.. vete ne rinas tak e fak pa u shkokerdhuar rrugve aspak.. ne avion direkt si zonje.. shkon te e bija ne bolonjë..
e mir tjater eshte rruga.. ku kuksiani e prizrenasi.. shkojn ne tiran.. per 40 minuta..
pra e mira eshte basha..
basha eshte integrimi.. e edvini izolimi..
ja ku tcoj o Il inati..
tash me ty do qeshet fshati..
'
..
Krijoni Kontakt