Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 139
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    BE: Pa premtime për Kosovën për viza, ky është dialog teknik

    Bashkimi Evropian nuk i jep premtime Kosovës për fillimin e dialogut për heqjen e vizave, pasi ky është “dialog teknik”, deklaroi sot në Bruksel, Mikele Çerkone, zëdhënës i Komisionit Evropian. Por, sipas tij, Bashkimi Evropian po e analizon përmbushjen e kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës për nisjen e dialogut për heqjen e vizave.
    Nga ana tjetër, duke u shprehur për zgjedhjet në Kosovë, Angela Filote, zëdhënëse e komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se BE-ja “shpreson se zgjedhjet në Kosovë do të jenë të lira dhe të ndershme”.

    Mëtutje, ajo theksoi se Bashkimi Evropian i inkurajon “të gjithë qytetarët e Kosovës, që me daljen në zgjedhje, ta shfytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, në mënyrë që nëpërmjet të votimeve të realizohet programi evropian.

    Këto komente ajo i bëri e pyetur nga gazetarët lidhur me raportet se Beogradi u ka bërë me dije serbëve në Kosovë se nuk e mbështet daljen e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme në Kosovë, më 12 dhjetor. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #42

    dhe evropa u përgjigj....

    Citim Postuar më parë nga drifilon Lexo Postimin
    Qfare do i thonite evropese sikure te ju vije rasti te ju ndegjoi per mose hekjen e vizave vetem kosoves .

    SHPREHNU IPNE MENDIMIN TUAJE PA DORZA ...
    Hiqni hajnat. Bëni shtet!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liberalizimi i vizave, prioritet i Kosovës

    Synimet dhe pritjet e Republikës së Kosovës janë që sa më shpejt të fillojë procesi i liberalizimit të vizave. Kështu tha sot Ministri në largim për Integrime Evropiane, Besim Beqaj.

    Këto komente ai i bëri në hapje të takimit tre ditorë të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

    Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj tha se gjatë vitit që e lam pas në Kosovë është arritur progres i konsiderueshëm në fushat që i mbulon Nënkomiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri. Ai u përqendrua në masat që janë ndërmarrë në avancimin e kornizës ligjore dhe në politikat e ngritjes institucionale.

    “Me një angazhim maksimial të Ministrisë së Punëve të Brendshme është shënuar progres, sidomos në procesin e ripranimit dhe riintegrimit, përmes kompletimit të kornizës ligjore dhe asaj të politikave dhe forcimit të institucioneve si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal”, tha Beqaj.

    Beqaj tha se Qeveria e Kosovës do t’i intensifikojë edhe më tutje përpjekjet e saj për alokimin e resurseve shtesë për të kryer në kohë obligimet e marra. Ai tha se është obligim i cilësdo Qeveri që vjen që të marr përsipër mbulimin e tërë pjesës financiare për integrimin e personave të kthyer.

    Fushë tjeter prioritare, sipas Beqajt, është siguria e regjistrit civil, menaxhimi i integruar i kufirit, lufta kundër korrupcionit dhe sundimi i ligjit.
    Ndërsa, drejtori Gjeneral për Zgjerim pranë Komisionit Europian, Lukas Holub tha se institucionet e Kosovës duhet angazhohen edhe më tepër në mënyrë që të arrihet progres në fushën e sundimit të ligjit.

    “Në vitin 2010 dialogu për liberalizim të vizave ka ndihmuar Kosovën që të mobilizojë reforma në fushat kyçe të sundimit të ligjit. Dhe, shpresojmë që këtë vit do të arrihen sukse më shumë nga autoritetet kosovare. Duam të theksojmë se arritja e sukseseve të konsiderueshme në këto fusha është thelbsore për Kosovën në rrugën drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Holub.

    Gjatë tre ditëve të ardhshme do të diskutohet për rekomandimet dhe prioritetet për vitin në vijim në fushat më të rëndësishme të sundimit të ligjit.

    (Mejreme Tahirukaj)

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Koalicioni për demokraci”: Edhe Kosova është Evropë

    Disa dhjetëra përfaqësues të organizatave joqeveritare, të bashkuara në "Koalicionin për Demokraci", kanë protestuar në qendër të Prishtinës nën moton "Kundër getoizimit të Kosovës". Marshi protestues ka nisur nga shtatorja e Zahir Pajazitit për të përfunduar pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duke shprehur indinjatën e thellë ndaj bllokadës tregtare që BE-ja i ka bërë Kosovës dhe ndaj mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: "Ne jemi Evropë", "Evropa nuk mund të na diskriminojë", "Duam liri të lëvizjes" dhe "Kosova është Evropë". Protesta ka kaluar në mënyrë paqësore ndërsa për sigurinë janë kujdesur forcat e Policisë së Kosovës.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në BE shtohen kundërshtarët e liberalizimit të vizave për Kosovën

    „E kemi humbur momentin që ta përfshijmë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Siç ndodh gjithmonë kur humb një rast, rrethanat komplikohen. Gjithçka që ka mundur të shkojë keq për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave, ka shkuar keq“, e fillon bisedën për “Kohën Ditore” një diplomat i lartë i BE-së, duke shprehur shqetësim se Kosova nuk do të mund të llogarisë se do të dalë shpejt nga izolimi. Përderisa në Kosovë protestojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile kundër asaj që e quajnë „getoizim të Kosovës“, duke kërkuar liberalizim vizash edhe për shtetasit e shtetit më të ri në botë, që kremton nesër trevjetorin e lindjes, në BE heqja e vizave është gjëja e fundit që u shkon në mend. Madje, krahasuar me disa muaj më parë, është në rritje numri i kundërshtarëve të nisjes së çfarëdo dialogu me Kosovën për liberalizimin e vizave. Burimet diplomatike në BE thonë qartë se lënia anash e Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospajtimeve rreth statusit të Kosovës.

    Varianti zyrtar i BE-së është se „Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për të marrë dokumentin e Strategjisë së dialogut të vizave“, ndërsa jozyrtarisht thuhet se shumë vende të BE-së nuk duan që në këto rrethana ekzistuese të nisë dialogu edhe me Kosovën. Në mesin e këtyre vendeve janë Franca, Holanda, Gjermania, Suedia dhe Belgjika, ndërsa numri i vendeve që kundërshtojnë nisjen e dialogut me Kosovën është po ashtu në rritje në vend që të ndodhë e kundërta. Diplomatë të BE-së thonë se rrethanat aktuale në BE, situata në Kosovë, akuzat për përfshirje të liderëve kosovarë në krim të organizuar, manipulimet gjatë zgjedhjeve sikur edhe valët e azilkërkuesve nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia, janë shkaku pse është rritur kundërshtimi që BE-ja të nisë dialogun e vizave me Kosovën. Disa prej tyre premtimet e mandatarit të Qeverisë së ardhshme, Hashim Thaçit, për „heqje vizash brenda 15 muajsh“ me ironi e quajnë si një „film fantastiko-shkencor“. „Së pari nuk e dimë se kur do të fillojë dialogu. Dhe nëse ai fillon do të zgjasë disa vite me Kosovën“, thotë një diplomat i BE-së. Edhe Ulrike Lunacek, një ndër personat që më së shumti angazhohet për përfshirjen e Kosovës në liberalizim vizash, i kishte quajtur kohë më parë parashikimet e liderit të PDK-së si „joreale“.

    Diplomatët thonë se arsyet pse disa shtete, që janë mike të Kosovës, nuk duan të dëgjojnë tash për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave është numri i madh i azilkërkueseve nga Kosova që vijnë nga këto vende. Kosovarët në disa vende, sipas shifrave mujore, janë azilkërkuesit më të mëdhenj dhe kjo ndikon tek qëndrimet e qeverive të këtyre vendeve. „Duhet të pranojmë se ne që orvatemi të nisim sa më shpejt dialogun me Kosovën për liberalizim vizash jemi viktimë edhe të titujve negativë të gazetave rreth refugjatëve nga Kosova, ndërkaq nuk ndihmojnë as raportet për krimin e organizuar“, pranon një diplomat tjetër. Këta bashkëbisedues të “Kohës Ditore” insistojnë se „dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave“. „Edhe nëse dikush që do të jetë në emër të BE-së i angazhuar për të ndihmuar dialogun premton heqje të shpejtë vizash për Kosovën, ata nuk kanë fuqi që një vendim të tillë ta bëjnë. Vendimet i marrin ministritë e punëve të brendshme të vendeve anëtare dhe ato zakonisht janë shumë më skeptike sesa ministritë e punëve të jashtme“, pranon një diplomat i një vendi të madh të BE-së.

    Zyrtarët në institucione të ndryshme të BE-së që merren me Kosovën, thonë se vazhdojnë përpjekjet e tyre që të bindin vendet anëtare për dobinë që edhe BE-ja do të kishte nga përfshirja e Kosovës në liberalizimin e vizave. „Ata kanë frikë nga vala e azilkërkuesve, por nëse Kosova përfshihet në liberalizim vizash, atëherë ato vende do ta kenë më të lehtë që t'i kthejnë me procedurë të menjëhershme azilkërkuesit e rrejshëm“, thotë ky zyrtar. Tash BE-ja është duke mbledhur të dhëna për numrin e atyre që kanë keqpërdorur heqjen e vizave për vendet e Ballkanit, siç janë Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Që tani disa vende të BE-së janë alarmuar me rritjen e madhe të numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, ndonëse thonë se shumica prej tyre janë shqiptarë dhe romë. Kjo, pranojnë diplomatët në BE, po ashtu nuk shkon në favor të Kosovës.

    Edhe nisja e dialogut të vizave me Turqinë, edhe kriza e shkaktuar me refugjatë nga Tunizia janë po ashtu elemente që psikologjikisht ndikojnë në zyrtarë të vendeve të BE-së kur mendojnë për përfshirjen e Kosovës në liberalizim vizash. Prandaj, shumë prej bashkëbiseduesve të gazetës pranojnë se ndoshta ka qenë gabim pse nuk ishte nisur më herët dialogu edhe me Kosovën dhe parashohin sinqerisht se edhe për një kohë, sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova do të mbetet vend i vetëm jashtë këtij procesi. Një diplomat tjetër madje shkon edhe më larg, duke dhënë edhe parashikime të zeza: „Ndoshta më parë do të rikthehen vizat për disa vende të Ballkanit, për të cilat i kemi hequr, sesa të hiqen për Kosovën“.

    Në BE ka pasur nisma tashmë nga disa vende anëtare që të thjeshtëzohet procedura e suspendimit eventual të liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit, por nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare që vizat vërtet të kthehen.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Kosova ka ngel si dele e vetme e zez ne Europ, krejt pa viza po udhtojn , e Kosova jo.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaçi kërkon ndihmën e Austrisë për viza

    Kryeministri Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Kryeministri Thaçi ka thënë se vizita e dytë në Kosovë e ministrit Spindelegger brenda një periudhe relativisht të shkurtër është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtutjeshëm te bashkëpunimit ne mes dy vendeve tona.

    “Përkrahja e mëtutjeshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme”, ka thënë Thaçi.

    “Është moment mjaft i rëndësishëm që Qeveria e Austrisë të ndikojë që sa më parë Kosovës t'i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe që Kosovës dhe t’i jepet mundësia të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e Integrimeve”, u shpreh Thaçi.

    Ministri Michael Spindelegger ndërkaq, siç thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë, ka përkrahur nisjen e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të tij Austrisë në proceset integruese të Kosovës në BE.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pasaportat biometrike, verës

    Pasaportat biometrike do të fillojnë të lëshohen gjatë verës, ndërsa tash është në fazën e fundit procesi i përzgjedhjes së kompanisë që do të prodhojë pasaportat.

    Edona Baruti, këshilltare e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë për Radio Kosovën se procedurat e tenderit që pati shpallur kjo ministri tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se kompania fituese që do të prodhojë këto pasaporta do të dihet shumë shpejt.

    Në anën tjetër eksperti i çështjeve të integrimit evropian Avni Mazreku vlerëson se me fillimin e dhënies së pasaportave biometrike, institucionet e vendit përmbushin njërin ndër kriteret kryesore të procesit të liberalizimit të vizave.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në fund të vitit të kaluar, pati shprehur zhgënjimin e tij në institucionet evropiane pasi ato bënë të ditur se dorëzimi i udhërrëfyesit nuk do të ndodhë në atë kohë.

    Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian. Megjithatë institucionet e vendit po përmbushin një plan të njëanshëm të kritereve për liberalizimin e vizave.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dita e Evropës, studentët kërkojnë liberalizim

    Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 9 Majit - Ditës së Evropës, para selisë së Komisionit Evropian kanë vendosur një objekt simbolik, me anë të të cilit shprehen pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave duke kërkuar nga institucionet ndërkombëtare e vendore, që të përshpejtohet ky proces.

    Objekti i vendosur të cilin e vendosën përfaqësues të kësaj organizate studentore, kishte hartën e vendeve të rajonit dhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, ndërkaq në mesin e vendeve të rajonit, vetëm Kosova nuk e ka një mundësi të tillë.

    Kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku tha se ky objekt, të cilën e kanë sjellë para selisë së Komisionit Evropian, paraqet gjendjen e shtetit të Kosovës, të cilit i pamundësohet lëvizja e lirë.

    “Ne me këtë akt paraqesim pakënaqësinë tonë për mos lëvizje të lirë dhe kërkojmë nga instancat evropiane, Komisioni Evropian, por edhe nga qeveria jonë, që të përshpejtojnë procedurat e liberalizimit të vizave edhe për ne studentët edhe për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e studentëve, të zhvillohen hulumtime në vende tjera, ku tani është e pa mundur”, ka thënë Daku.

    Ai tha se marr në krahasim gjendjen e shtetit të Kosovës me shtetet në rajon, “nuk jemi edhe aq larg”, bile sipas tij, në disa aspekte në krahasim me shtet tjera “jemi shumë më larg se ta”. Daku tha se për këtë arsye është e pa drejtë që nuk u mundësohet lëvizja e lirë vetëm qytetarëve të Kosovës.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova - në Evropë dhe jashtë saj

    Shkruan: Besnik Tahiri


    Sot, më 9 Maj, në ditën kur vendet e Bashkimit Evropian festojnë arritjet më të mëdha historike të kontinentit të vjetër, Republika e Kosovës është vetëm gjeografikisht pjesë e saj. Për këtë nuk ka faj qytetari i Kosovës, por fajtorë janë të zgjedhurit, ata që e morën votën dhe premtuan të na shpijnë atje.

    Përderisa dje, synimi ynë strategjik ka qenë pavarësia e vendit, sot, synim afatgjatë strategjik duhet të jetë anëtarësimi i plotë i Republikës së Kosovës në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht, po sot vendi ynë, si pjesë e përbërëse e kontinentit të vjetër, më shumë se kurdoherë mbetet prapa arritjeve evropiane, duke mos mundur të përfitojë nga destinacioni i saj historik.

    Për vite me radhë, edhe pse kemi pasur prezencën civile evropiane e, në veçanti, në periudhën pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ne pothuajse jemi duke vendnumëruar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi kombinuar si duhet përkrahjen e drejtpërdrejtë të strukturave euro-atlantike në Kosovë me nevojat dhe arritjet konkrete në terren.

    Tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, ne kemi rrezikuar dhe po rrezikojë që Kosovën ta paraqesim si një vend joserioz, sikurse që kemi rrezikuar që qytetarëve dhe shoqërisë kosovare padrejtësisht t’u vishet imazhi i të mosqenit të denjë për t’u pranuar në familjen evropiane. Kjo nuk po ndodh as për ‘fajet e as mëkatet’ e tyre, pasi që qytetarët e Kosovës, pas më shumë se dhjetë vitesh prezence ndërkombëtare në vend, e shohin vendin e tyre, me të njëjtat nevoja, me të njëjtat objektiva për t’u arritur dhe, fatkeqësisht, me të njëjtat dështime në terren.

    Sot, ne, pa dallim, kemi nevojë për më shumë optimizëm, sot ne kemi nevojë për kurajo dhe përkushtim, por sot mbase do të dëgjojmë të njëjtën ‘melodi të pështjellur’, melodinë e premtimeve, interpretimeve, shpjegimeve apo vështrimeve që e bën kreu kosovar, prezenca ndërkombëtare, për të ardhmen evropiane të Kosovës. Në të përmbledhur, ata do të thonë se “Kosova në këto vite ka ecur dhe po ec, sikurse ata vazhdojnë të thonë Kosova ka ngecur dhe po ngecë’.

    Në krejt këtë konfuzion, qytetarët e Kosovës më së paku e meritojnë ironinë të tanishme politike dhe cinizmin publik, që është produkt i premtimeve dhe deklaratave, në njërën anë, dhe në anën tjetër, i ngecjeve e dështimeve, që vijnë si rrjedhojë e keqqeverisjes aktuale.

    Të kujtojmë këtu se nuk mund të flitet për arritje evropiane të Kosovës, përderisa mbillet dhe përhapet fara e keqpërdorimit të zgjedhjeve të lira e demokratike. Dhe në krejt këtë mes, ne nuk mundemi dhe as që do të duhej të flasim për të ardhmen evropiane, duke pritur se dikush tjetër, nga jashtë, do të vendosë sundimin e ligjit në Kosovë.

    Për t’u ngritur drejt perspektivës së plotë evropiane, klasa aktuale qeverisëse duhet të nxjerrë mësime nga veprimet konkrete dhe puna e madhe që ish-kryeministri Haradinaj e ndërmori në një periudhë rekorde me zbatimin e standardeve, që faktikisht ishin kritere të Kopenhagës. Ai ishte shembulli i vetëm që detyrat nuk na i kryejnë të tjerët, duke treguar kompetencë dhe pronësi të plotë për veprimet qeverisëse. Në historinë e re institucionale të Kosovës ky momentum ka qenë i pari dhe, fatkeqësisht, i vetmi, kur institucionet kanë marrë përgjegjësi mbi procesin dhe kanë dhënë llogari për të.

    Në një gjuhë tjetër, ky ishte “revolucion” në kulturën dhe mentalitetin qeverisës të pasluftës në Kosovë. Ishte mentaliteti i thyerjes së varësisë nga të tjerët. Ishte vendosja e kulturës politike të vërtetë të shteformimit dhe seriozitetit në prag të hapjes së kapitullit të pavarësisë.

    Vullneti i tij politik për të vepruar, nuk ishte vetëm deklarativ, por pragmatik, praktik dhe zbatues. 100 ditët e arta të qeverisë Haradinaj mobilizuan një administratë të tërë, vetëm e vetëm se u pa qartë, nga të gjithë, se synimi i tij ishte fisnik dhe në funksion të avancimit dhe krijimit e të të ardhmen më të mirë për vendin. Fatkeqësisht, ky ritëm i shpresës u ndal padrejtësisht. Megjithatë, jam i bindur se kthimi i tij do ta rimobilizojë sërish administratën shtetërore dhe shoqërinë, në përgjithësi, për ndryshim dhe zhvillim.

    Të kujtojmë se ne privohemi nga e drejta për lëvizje të papenguar në këtë kontinent. Prandaj, them se shpresën duhet mbajtur, edhe pse optimizmin dhe arritjet e dëshiruara po na i cenojnë në secilën ditë.

    Sot, Evropa feston me dinjitet dhe krenari për arritjet, derisa ne përpiqemi të mbesim krenarë. Ne, si vend dhe shoqëri, duhet të ruajmë dinjitetin dhe të përpiqemi të mbesim krenarë, por të mos shpresojmë së koti se me këtë qeverisje ne do të përceptohemi të tillë. Pavarësisht, në frymën dhe orientimin tonë, ne jemi një komb evropian.

    (Autori është anëtar i kryesisë së AAK-së, njëherësh edhe drejtor i Institutit KLGI)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •