Çitaku: Jemi duke vendosur themelet e procesit të anëtarsimit në BE
Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, priti në takim delegacionin e kryesuar nga Shefi i Njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Lawrence Meredith dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë z. Samuel Žbogar.
Ky edhe është takimi i parë si pjes e misionit vlerësues në nivel ekspertësh të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Associim me Kosovën. Misioni fakt-mbledhës do të qëndroj gjatë kësaj jave në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim.
Ministrja Çitaku tha: “Viti 2012 karakterizohet me intensifikimin e agjendës Evropiane. Kemi shënuar progres në avancimin e marrëdhenieve zyrtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Kemi pranuar udhërrefyesin për liberalizimin e vizave. Kemi avancuar dialogun tonë në fushën e sundimit të ligjit. Tani presim që në bazë të përgjigjeve të dorëzuara dhe rezultatit të misionit fakt-mbledhës, Komisioni Evropian të përfundojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi në vjeshtë të këtij viti. Ajo do të jetë themel i avancimit të më tutjeshëm të agjendes Evropiane”.
Nga ana e tij, z. Lawrence Meredith, tha: “Dëshiroj të falendëroj institucionet e Kosovës për punën e tyre voluminoze gjatë përgatitjtes së përgjigjeve në Pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit. Gjatës kësaj javes, Komisioni Evropian ka ndërmarr hapin e radhës në kontekst të përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit, gjegjsisht zbarkimin e misionit fakt-mbledhës të Komisionit Evropian në Kosovë me qëllim të vlerësimit të secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim. Ky është misioni ynë më i madh që ndonjëherë ka vizituar Kosovën dhe jemi të kënaqur që të gjitha përgatitjet janë duke rrjedhur si duhet.”
Ndërsa, z. Samuel Žbogar, nënvizoj: “Publikimi i Studimit të Fizibiliteti dhe dorëzimi i udhërrefyesit për liberalizimin e vizave janë dëshmitë konkrete për vullnetin e Bashkimit Evropian për avancimin e marrëdhenieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Me anë të këtyre proceseve, perspektiva Evropiane merr formën e saj konkrete për qytetarët e Kosovës.”
Krijoni Kontakt