Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 139
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin e vizave

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke iu drejtuar Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka kërkuar nga Brukseli që Kosova të mos mbetet një shtet i harruar në zemër të Evropës.

    Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe i është drejtuar me një fjalim Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së, ndërsa ka kërkuar Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me BE-në.

    "Nëse brenda këtij viti ne nuk do të marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ky do të ishte mesazhi më negativ për qytetarët e Kosovës. Ne jemi qytetarët e vetëm në rajon që nuk kemi të drejtën e lëvizjes pa viza në Evropë. Do të ishte shumë keq nëse përçohet mesazhi se kosovarët janë popull i harruar. Prandaj, ne kërkojmë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në mënyrë që të vazhdojmë përmbushjen e standardeve evropiane”, ka thënë Hoxhaj, gjatë fjalimit para eurodeputetëve, duke kërkuar po ashtu që Kosova të ketë marrëdhënie kontraktuale, marrëdhënie tregtare me Bashkimin Evropian.

    Ndërkaq, në takimin me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek është diskutuar për mënyrat e përmbushjes sa më të shpejtë të kritereve për liberalizimin e vizave, duke u pajtuar se Kosova duhet të marrë gjatë këtij viti, udhërrëfyesin dhe të vendos marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

    Hoxhaj gjatë ditës është takuar edhe me kryesuesin e delegacionit të PE-së në marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, Eduard Kukan.

    Me këtë rast, Kukan ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane, duke shtuar se Kosova duhet të ketë trajtimin e njëjtë me shtete tjera të rajonit edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

    “Pajtohem që qytetarët e Kosovës nuk po trajtohen njëjtë si qytetarët e tjerë të Ballkanit, sa i takon procesit të liberalizimit të vizave. Në këtë aspekt, BE-ja duhet të bëjë më shumë. I bëjmë thirrje Komisionit Evropian që mos të humbas kohë, por të fillojë dialogun për procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe të jap udhërrëfyesin për këtë proces”, tha Kukan.

    Hoxhaj ka pasur një drekë punë edhe me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në KE, gjatë të cilës është diskutuar për çështje konkrete që lidhen me proceset integruese të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ata shqiptar ne kosove qe i besuan hashim polarit kur deklaroi se shqiptaret e kosoves dote mund te levizin pa viza mbrenda 15 muajve u zhgenjyan keq kosova duhet te pret edhe shum vitte deri ti hiqen vizat nje shtet qe nuk ka sovranitet te plot ka shum problem liberalizimin e vizave

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ata shqiptar ne kosove qe i besuan hashim polarit kur deklaroi se shqiptaret e kosoves dote mund te levizin pa viza mbrenda 15 muajve u zhgenjyan keq kosova duhet te pret edhe shum vitte deri ti hiqen vizat nje shtet qe nuk ka sovranitet te plot ka shum problem liberalizimin e vizave
    nuk ka faj hasha kane faj populli qe i ha foret e tij,
    kish pas te drejte nje mbret serb kur kish pas thane per popullin e vet "moj narod moj stoka".

  4. #64
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Per nje koloni te amerikes si qe eshte Kosova, nuk do te heqen vizat asnjehere .

    Amerika eshte shaktere qe Kosoves ende nuk i heqen vizat .

    Amerika dhe evropa edhe shume shqipetare luftetare do ti denojne ne Hage, per tja bere qefin rusise dhe serbise dhe mandej do te shofim se ka do te shkoje Kosova .

    Politika e amerikes kohen e fundit ka filluare te jete e rrezikshem per gjithe shqipetaret jo vetem per Kosoven.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Na lodhët me këtë liberalizimin e vizave,nuk duhet parë si "shpëtim"liberalizimin e vizave,pasi thënë të drejten nuk i kemi plotësuar kushtet për liberalizimin e tyre,ku edhe e zëmë sikur të liberalizoheshin atëherë çfarë?Ku do shkonim?Si do ndikonte positivisht?
    -Njerëzit që kanë nevoja dhe mjete financiare lëvizin lirshëm dhe pa probleme,kurse pjesa tjetër kërkon të drejten e lëvizjes dhe mandej do shohim një eksod ose me gjasë nuk kane para as per bileta!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Për vizat flasim në shtator!



    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në përmbylljen e vizitës së tij treditore në Bruksel, është pritur të premten nga komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Stefan Fule. Ky i fundit ka vlerësuar se vërehet një angazhim i Kosovës në çështje të integrimeve evropiane dhe gatishmëri për kontakte me të ngjeshura për këtë proces.

    Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar komisionarin Fule me angazhimet dhe përkushtimin e institucioneve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave dhe integrim në BE, si dhe për nevojën e Kosovës për marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

    Nga ana e tij, komisionari Fule ka thënë se në fillim të shtatorit në Kosovë do të qëndrojë një komision për të shikuar progresin e arritur në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave. Ai po ashtu ka shprehur kënaqësinë që kohën e fundit vërehet një angazhim i Kosovës në çështje të integrimeve evropiane dhe gatishmëri për kontakte me të ngjeshura për këtë proces.

    Në takim u bisedua edhe për dialogun Kosovë–Serbi, ku zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar se ky dialog nuk duhet të dëmtojë statusin e Kosovës, por duhet të ndihmojë konsolidimin e raporteve në rajon dhe procesin e integrimeve evropiane. Po ashtu u bisedua për nevojën e integrimit të plotë të veriut në institucionet e Kosovës dhe për Raportin e Progresit, i cili sipas Kuçit, paraqet një vlerësim të punës institucionale nga BE-ja, por edhe nga qytetarët e Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Kuçi të premten takoi edhe Jonas Jonsson, udhëheqës i Njësisë për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të BE-së dhe Ana Maria Boura, zyrtare e lartë në Njësinë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e BE-së, me të cilët bisedoi për progresin e arritur në ndërtimin e rendit dhe ligjit në Kosovës, si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sa më parë të filloj dialogu për liberalizim



    Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave, e ka mbajtur të hënën takimin e njëmbëdhjetë me radhë, në të cilin janë prezantuar të arriturat e fundit të institucioneve të vendit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Në këtë rast, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe ai i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi vlerësuar të hënën se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të fituar nga procesi i liberalizimit të vizave.

    “Unë mund të them me përgjegjësi të plotë që institucionet e Republikës së Kosovës në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë kanë përmbushur të gjitha detyrimet të cilat i dalin Kosovës karshi procesit të liberalizimit të vizave”, tha ministrja Çitaku.

    Çitaku bëri të ditur se me datën 1 korrik ka përfunduar raundi i takimeve të dialogut të procesit të stabilizim-asociimit dhe pas matjeve e vlerësimeve që do të bëhen nga zyrtarët e BE-së duhet të filloj edhe zyrtarisht dialogu për procesin e liberalizmit të vizave.

    “Ne presim me padurim që pas ftesës që i ka bërë ministri Rexhepi komisioneres Sesilja Malmstrom të kemi sa më parë në Kosovë një mision vlerësues nga ana e Komisionit Evropian për matjen e progresit të shënuar në Kosovë dhe mandej sa më parë që të jetë e mundur të fillojmë edhe zyrtarisht dialogun për liberalizimin e vizave dhe marrjen e udhërrëfyesit të procesit për liberalizimin e vizave”, është shprehur Çitaku.

    Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është shprehur optimist në këtë drejtim, duke thënë se institucionet e Kosovës janë duke i përmbushur kushtet themelore për fillimin e procesit të liberalizmit të vizave. Ndryshe është bërë e ditur se asistenca e BE-së për vitet 2011-2013 do të jetë 70 milionë euro dhe se 30 për qind e asistencës së përgjithshme do të fokusohet në asistencën për zbatimin e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova nuk i përmbush kushtet për liberalizim

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të jenë të përgatitur profesionalisht, si dhe të ofrojnë të gjithë informatat e kërkuara nga misioni vlerësues i Komisionit Evropian dhe shteteve anëtarë të BE-së, i cili pritet të arrijë në Kosovë në shtator.

    Në takimin e tretë me radhë të nivelit më të lartë politik me kryetarët e komunave, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, kryeministri Thaçi tha se misioni në fjalë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë vlerësimit të përmbushjes së obligimeve që dalin nga procesi i riintegrimit në nivelin komunal përmes vizitave të paparalajmëruara. Ai me ketë rast u bëri thirrje kryetarëve të komunave që ata dhe i tërë stafi i tyre relevant të jenë të përgatitur profesionalisht, si dhe të jenë të gatshëm të ofrojnë të gjitha informatat e kërkuara në fusha tashmë të njohura që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve publike.

    Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për udhërrëfyesin, por jo edhe për liberalizimin e vizave.“Për liberalizim ende nuk i kemi plotësuar kushtet. Jemi në rrugë të mirë, në shumë fusha kemi arritur progres të konsiderueshëm me udhërrëfyesin vetjak, por ende nuk i kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim”, theksoi Rexhepi. Ai kërkoi nga mediet që të transmetojnë qartë këtë çështje. “Shpeshherë po përzihet dialogu ose udhërrëfyesi me liberalizimin. Udhërrëfyesi është marrëdhënie kontraktuale. Të gjitha kushtet për liberalizim nuk i kemi plotësuar”, ka thënë Rexhepi.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës, çështje imediate e kohës

    Shkruan: MA. Sc. Ilir MAQASTENA, sociolog

    Pse krijimi i Bashkimit Evropian! Për shumë arsye, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Evropa doli e shkatërruar thuajse në çdo segment shoqëror. Mirëpo, jo vetëm kaq, kishte edhe një mori ngjarjesh të pakëndshme për gjatë historisë Evropiane.

    Idetë e plasuara nga mendimtarë të kohës për krijimin e Bashkimit Evropian nuk konsistonin vetëm në ide politike, ato shtriheshin edhe në vendosjen e paqes, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e mirëqenies sociale për shoqëritë evropiane etj. Pas konstituimit të BE-së, në vazhdimësi vëreheshin ndryshime dhe plotësime, si institucionale, organizuese etj. Dita-ditës BE-ja merrte anatominë përfundimtare prej shumë të arriturave të BE-së, vlerësohet krijimi i zonës së Shengenit, zonë e cila krijon mundësinë për lëvizje të lirë qytetarëve në hapësirën evropiane. Në Ballkanin Perëndimor Republika e Kosovës është shteti i vetëm i cili nuk është përfshirë në liberalizimin e vizave.

    Kosova, shteti i ri Evropian, me dinamizëm duhet të gjendet në zonën e Shengenit, pra të përfshihet në liberalizimin e vizave, dhe një gjë e tillë është çështje imediate e kohës, e hapësirës gjeografike ku jetojmë dhe veprojmë dhe e rrethanave të reja të krijuara nga bota moderne. Kosovës, sa më parë ti jepen të gjitha mundësitë për komunikime të llojeve të ndryshme me shoqëritë evropiane. Bashkimi Evropian, duke filluar dialogun, dhe duke ofruar udhërrëfyesin dhe përfundimisht duke e lejuar liberalizimin e vizave, do të thotë, përveç një ofrimi të më tejmë mes BE-së dhe Kosovës, si i tillë do të jetë sinjal pozitiv për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. Kriteret e përcaktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave janë bukur komplekse, të cilat klasifikohen si kritere: juridike, politike, teknike. Plotësimi i këtyre kritereve është sfidë për Kosovën.

    Në kuadër të proceseve integruese, institucionet e Republikës së Kosovës tani më me shpejtësi duhet të tregojnë efikasitet, përveç tjerash të punojnë për kryerjen e detyrave që dalin nga ky proces bukur i ndërlikuar. Më ekskluzivisht mbarimi i detyrave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Aktualisht, mungesa e pasaportave biometrikë konsiderohet sfidë për liberalizimin. Prodhimi i pasaportave biometrikë është kriter i vendosur nga BE-ja, për përfshirje në liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës, edhe me këtë rast, janë në qendër të vëmendjes nga BE-ja, për zgjidhjen e këtij problemi. Raportet të cilat dalin nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht organet përkatëse të BE-së, për nga përmbajtja e tyre, kanë karakter të evidentimit të disa problemeve të cilat ende nuk janë zgjidhur, apo janë në zgjidhje e sipër. Por, në thelb, pse është i rëndësishëm, fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, në kuadrin efekteve të prodhimit faktik-praktik, dialogu nuk kalon pa efekte sociale dhe psikologjike. Qytetarët do të ndihen më optimistë, njëherësh, është sinjal i fuqishëm, i vërejtur, ku jep shpresë se Kosova po avancon drejt familjes së madhe evropiane. Institucionet e Republikës së Kosovës do të ndiheshin më të relaksuara, organizmat e ndryshëm shtetërorë do të shpejtonin edhe më shumë veprimet për t’ju gjetur zgjidhje problemeve që presin për t’i zgjidhur më pastaj fillimi i dialogut do të prodhonte situata pozitive në fushën e ekonomisë, tek investitorët e huaj do të krijohet siguri për investime, por jo vetëm kaq, ka edhe një mori efektesh pozitive.

    Liberalizimi i vizave është një proces, i cili deri në finalizimin e tij është bukur kompleks, si i tillë ka kostot e veta, por më gjerësisht ja cilat do të ishin të mirat që do t’i sjellë liberalizimi i vizave: në radhë të parë do të rregulloheshin një sërë problemesh si: kontrollimi i integruar i kufijve, regjistrat civilë, riintegrimi i shtetasve të riatdhesuar, plotësimi i kritereve politike, ekonomike, juridike etj., nxjerrja e ligjeve të shumta, ligje këto të fushave të ndryshme, të cilat do të ishin në funksion të normimit të fushave të ndryshme shoqërore. Pastaj, mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë, kontakte dhe njohje me vlerat, kulturat dhe traditat evropiane nga qytetarët e Kosovës me ata të Evropës, shkëmbimi i ideve si në tipat e projekteve shkencore, ekonomike, biznesore, teknologjike, etj., janë vetëm disa nga elementet pozitive të liberalizimit. Por, sikur edhe ana e kundërt, çka nëse nuk ka liberalizim të vizave?

    Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, pa dyshim, sjell efekte jo të pranueshme, mund të kujtohet tragjedia e lumit “Tisa”, ku disa qytetarë të Kosovës humbën jetën. Po të ishte Kosova me liberalizim të vizave, nuk do të ndodhte kjo tragjedi. Mosliberalizimi i vizave edhe më tutje krijon hapësira për trafikim me qeniet njerëzore, tentim për dalje ilegale në hapësirën evropiane, mundësi për krim të organizuar, dhe një seri të fenomeneve negative që janë në dëm të shtetit të Kosovës. Por, në mes shumë angazhimeve, si Qeveria e Kosovës, Kuvendet Komunale, institucioneve të tjera relevante, koordinimi dhe harmonizimi i punëve në terren do të sjellë rezultate të konkretizuar, në këtë proces.

    Bashkimi Evropian ka instrumentet e posaçme të asistencës, kështu që Komisioni Evropian, në kuadër të instrumentit të paraanëtarësimit, për vitin 2012 do ndihmojë procesin integrues të Kosovës me një vlerë prej 70 milionë euro, ndërkaq për periudhën 2011-2013 me 203 milion euro. Fondet e alokuara, në kuadrin e instrumentit të paraanëtarësimit, gjithsesi krijojnë kushte më të volitshme për liberalizimin e vizave dhe në fund integrimin e plotë në BE.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2011
    Postime
    50
    Me ate % te islamit ne Kosove, harrojeni.

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •