Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 139
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Evrope kthena kufinjt, e sa per vizat mbaj per vete.
    Hë mo Ilirian, çfar do thuash me këtë, se më mirë të ngelemi kështu të izoluar në strofullin prej 10.887 km në katrorë?

    Gjithçka me kohë dhe në vend të vet. Shpresojmë t`i vie radha edhe rikthimit të kufijve, por jo të mbetemi pa viza. Përfaqësuesit politik shqiptarë po deklarohen se bashkimi do të ndodhë në Bruksel. Kështu kërkon edhe rendi evropian në të cilin mëtojmë të jemi pjesë edhe ne.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    haha, titulli i temes m'bon me kesh..kishi ka fol Kosova dhe tash Evropa meniher gaditun po rrin lol..po doni me i hek vizat e tani me lon mamush Kosoven that ju aa?? e qe hiq s'kan mi hek, plasni qaty ho ...ni dit s'kan qare pa ja hek edhe Ks po mos u merzitni..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Hë mo Ilirian, çfar do thuash me këtë, se më mirë të ngelemi kështu të izoluar në strofullin prej 10.887 km në katrorë?

    Gjithçka me kohë dhe në vend të vet. Shpresojmë t`i vie radha edhe rikthimit të kufijve, por jo të mbetemi pa viza. Përfaqësuesit politik shqiptarë po deklarohen se bashkimi do të ndodhë në Bruksel. Kështu kërkon edhe rendi evropian në të cilin mëtojmë të jemi pjesë edhe ne.
    Jo eshte mir qe te hapen kufinjt, por para kesaj, duhet definuar se ku i kemi keta kufinje !
    Tani qe Kosova do te hyj ne BE,.. un po behem garant i keti premtimi ! Po qe ekonomia e vendit do te lulezoi si eshte me mir vetem pse kem hyr ne evrope,.. ketu nuk duhet fort mbajtur shpresa.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Evropa si gjithe here kuder dhe e pa bese ne gjdo vendim te sajna bije viktim e gabelev te rumunit,grekut,,spanjes etjrev,,dhe per kete kosova nuk futet ne libralizimin evizav,,,

    Kur edhe tjetra everopa tallet me kosovaret se po bejen hajni,,,kushe e mbi kqyre ketu ne kosova ligjin dhe drejtesin,,,,Euleksi...
    si nuk ju vije fije turpi evropes kur per gjdo dite zinen duke kontrabanduar vete sende me dogan pa dogan ne gjithe kosoven vete zyrtaret e euleksit dhe disa pjestare te kforit me qka u dokumentua me transportimin e derviatve pa dogan ne kompanit private ne kosove gjoja per kforin keto..
    Po keta jane shkelsite me te mdhej te ligjit dhe drejtsis ne europ....
    Evropa si i jap libralizim te vizave bosnjes kur e shkel marrveshjen me ceftan ne rastin ekosoves,,a nuk eshte kjo shkelje per evropen aa evropa kuder ishte dhe do te mbetet edhe per ku me dite se saaaaaaa
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 10-11-2010 më 03:08

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Jo eshte mir qe te hapen kufinjt, por para kesaj, duhet definuar se ku i kemi keta kufinje !
    Tani qe Kosova do te hyj ne BE,.. un po behem garant i keti premtimi ! Po qe ekonomia e vendit do te lulezoi si eshte me mir vetem pse kem hyr ne evrope,.. ketu nuk duhet fort mbajtur shpresa.
    E ke fjalën për kufij shtetërorë, apo për kufij në aspektin kombëtar?

    Kufijet shtetërorë të Republikës së Kosovës janë të definuar dhe njohur ndërkombëtarisht nga mëse 70 shtete. Sa i takon kufijve që vën në spikamë kujtesën historike, apo kombëtare, ajo është diçka tjetër.

    Pa dyshim zhvillimi ekonomik është garantë e një stabiliteti dhe funksionimi të shtetit që pretendon integrim në struktura euro-atlantike.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Rrezoni Enverin se ai ju ka izolu , po doni te keni viza ! ha...ha...ha...

    Ja na shikoni neve te Shqiperise ! Sa rrezuam Enverin , menjehere e hoqem izolimin ku ai na futi !
    Vetem se u detyruam me ble gomone per me kalu detin , apo openga per me kalu malin !

    Europa e morri vesh 20 vjet me vonese qe Enveri kishte vdeke ! Nuk eshte faji i saj qe ne jemi te izolum !!!!!

    Kur vijne mendte , nuk t'i hane as qente !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lunacek: Kosova do të nisë dialogun për viza brenda javësh

    Vienë, 14 nëntor- “Më vjen keq ta them, por ende nuk ka ndodhur fillimi i dialogut për vizat me Kosovën, por shpresojë se do të fillojë së shpejti”. Kështu është shprehur në një intervistë të shkurtër për “Zhurnal”, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin e Evropës.

    Madje sipas saj, ky dialog nuk do të thotë se do të nisë këtë javë, por është shprehur se kjo pritet të ndodhë brenda disa javësh.

    E pyetur nëse vendi i ka përmbushur kushtet për nisjen e këtij dialogu,Ulrike Lunacek tha se është e bindur se Kosova i ka arritur ato standarde. Megjithatë, ajo nuk deshi të japë përgjigje të prerë nëse zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Kosovë, do të jenë pengesë për të nisur dialogun e shpejtë për liberalizim të vizave.

    “Shikoni, ka disa që thonë që le të presim përfundimin e zgjedhjeve, sepse po ta bëjmë tash, i ndihmon disa parti e nuk i ndihmon të tjerat, por unë nuk shpresoj në këtë variant, por megjithatë nuk e di”, tha ajo. (Koha ditore)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Malstrom: Nuk e kemi harruar Kosovën

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ka thënë se Kosova nuk është e harruar në procesin e liberalizimit të vizave.

    Në një intervistë për ‘DW’ , Malmstrom ka thënë se janë disa kushte, të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare. “Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë shpejt ne do të nisim dialogun me ta për procesin e liberalizmit të vizave”, ka thënë Malmstrom. Ajo tha se Shqipëria i plotësoi të gjitha për t’u marrë vendimi për liberalizimin e vizave. “Autoritetet në Shqipëri kanë nisur me kohë një fushatë sensibilizuese për qytetarët. Ne jemi duke e monitoruar edhe këtë proces dhe kemi marrë garancitë se mesazhet po përcillen qartë tek popullata”, tha ajo. (Kosova sot)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    Sa here duhet Europa tjua heqi vizat Shqiptareve ? Merni ore pashaportat Shqiptare se jeni Shqiptar dhe ja ku mbaroj cdo gje Skeni pse ja shtrini doren atyre
    Revolution 1848

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kushtet për liberalizmin e vizave

    Një paraqitje e shkurtër e disa kushteve të cilat kërkohet të plotësohen nga Republika e Kosovës, në mënyrë që ajo të fitojë mbi liberalizmin e vizave.

    Ndër këto karakteristika kryesore dhe nevoja të domosdoshme që Republika e Kosovës dikton të kalojë dhe gjendja reale në të cilën ndodhet ajo, mësojmë mëposhtë, kushte këto që BE i kërkon.

    Lufta kundër krimit të organizuar. Krim i organizuar është edhe privatizimi i segmenteve jetike të shtetit. Përdorimi i tyre për të përfituar miliona euro. Fenomene me të cilët politika në Republikën e Kosovës është tejet e lidhur. Në të dytën, korrupsioni, i cili nuk ka ndonjë ndryshim nga krimi i organizuar, ka vërshuar tashmë në çdo qelizë të jetës. Nuk ka institucion të rëndësishëm apo edhe më pak të rëndësishëm të këtij vendi, që nuk është përfshirë në akuza për korrupsion.

    Presioni mbi gjyqësorin, një tjetër sëmundje e demokracisë në rritje në këtë vend.

    Shtetasit e Republikës së Kosovës duhet të pajisen me pasaportën biometrike e me kartat e identitet, ku me këto të fundit tashmë janë të pajisur. Pra, Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike që kërkohen nga BE-ja për liberalizimin e vizave si dhe kushte të tjera.

    Pasi që Komisioni Evropian të gjykojë se situata është e kënaqshme, do të vendosë për të nisur një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën, nga i cili dialog do të hartohet një strategji. Ky dokument do të përcaktojë hapat e nevojshëm dhe standardet të cilat Kosova duhet t’i përmbushë për të ecur më tej.

    Dialogu do të bazohet në takime të ekspertëve dhe të misioneve të vendeve anëtare, duke përfshirë edhe ekspertë për të mbledhur informata mbi përmbushjen e standardeve.

    Fushat ku mund të vendosen kushtet janë: migrimi ilegal dhe rikthimi, që përfshin menaxhimin e kufijve, përgjegjësinë e transportuesit, politikën e azilit, si dhe menaxhimin e migracionit; rendi publik dhe siguria, që përfshin parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit; bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e të dhënave; marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore, që përfshin lirinë e lëvizjes, kushtet dhe procedurat për lëshimin e dokumenteve të identitetit, të drejtat qytetarëve dhe mbrojtjen e pakicave.

    Pjesa tjetër i takon rendit dhe ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, luftimi i krimit të organizuar dhe siguria kombëtare janë fusha ku Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë përparim të madh. Në fakt me disa zhvillime që po ndodhin tani, si miratimi i ligjeve që kanë lidhje me gjyqësorin dhe prokurorinë, procesi i riemërimit të gjykatësve dhe riorganizimi i policisë, duke shtuar këtu edhe mungesën e vullnetit të mjaftueshëm politik për t`i forcuar këto institucione, nuk priten zhvillime shumë pozitive në një periudhë të afërt.

    Edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën po ashtu do të jetë vendim politik, por për faktin se misionet e BE-së këtu në Kosovë janë në rolin e monitoruesit dhe të referuesit, Kosova do të kalojë në një numër më të madh filtrash se vendet e rajonit. Prandaj ndryshimet duhet bërë të dukshme në terren për t`u siguruar që liberalizimi të arrihet në një periudhë 3-4-vjeçare.

    Në një analizë të saj Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka vlerësuar se Kosova është vendi më i izoluar në botë, pas Afganistanit. Qytetarët e shtetit afgan mund të udhëtojnë pa viza në 22 vende të ndryshme, ndërkaq kosovarët, me pasaportën e re të shtetit të Kosovës, pa viza mund të udhëtojnë vetëm në pesë vende: Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Turqi dhe Haiti.

    Përmbledhur nga lexime dhe hulumtime të ndryshme.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •