Close
Faqja 126 prej 148 FillimFillim ... 2676116124125126127128136 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,251 deri 1,260 prej 1475
  1. #1251
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga strider Lexo Postimin
    Ti e kupton dot diferencen e perralles nga miti!!!e pra nuk jane e njejta gje......me anen e mitit idealizohet nje dicka reale,e vertete...perralla eshte puro invencion....


    kemi dy pellumba,njeri ne Delfi tjetri ne Dodone(sanktuare qe kane egzistuar realisht)
    Delfin e dime DODONA akoma eshte mit ,nuk dihet ku eshte.Po them per te paren jo per ata tempuj qe u ngriten me vone.Ne qofte se dikush ka mundesi te me sqaroje ÇESHTE DODONA ME KE TA KRAHASOJME,PER CFARE PERJUDHE FLASIM DHE CFAR PERFAQESONE AJO NE KETE GJITHESI PERENDISHE NE CILEN SHKALLE QENDRON E SATA ESHTE NE RADHE?
    Sa per tempujt ose sic u thoni ju sanktuare ka shume brenda keti teritori te pa zbuluar.Mendoj qe kur flitet per DODONEN flitet per dijen.
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  2. #1252
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Pasaportë e Krenarisë së Kombit MBITITULL “Tomorri dhe Dodona pellazgjike” me autor

    TITULL

    Pasaportë e Krenarisë së Kombit

    Perikli Ikonomi



    Nga Lirim Muhaj



    Një libërth a libër i ribotuar është dëshmi e faktit se duhet të jetë bërë i nevojshëm për lexuesin. Por libri për të cilin do flasim është i domosdoshëm për të gjithë shqip folësit ne hapësirën ku ajo flitet. Edhe pse i vogël në vëllim, gjithsej 75 faqe me format mesatar, kemi të drejte ta quajmë kryelibër për vlerat që mbart për informacionin që ndryn dhe qëllimin për te cilin u shkrua. Këto javët e fundit nga dhjetori i vitit 2008 ridoli libri “Tomorri dhe Dodona pellazgjike” Autori “Mësues i Merituar” Perikli Ikonomi. Edhe pse emrin e tij e mban një nga gjimnazet e rinj të qytetit të Fierit ai është nga e tërë Shqipëria. Me origjine të vjetër mbi 200 vjeçare nga rrënja e Çaush Prift Hormoves ne kohen dhe ne bëmat e Aliut, është lindur në Vokopole të Beratit në 25 Nëntor 1892.

    Nxënës i Babe Dud Karbunares, shok njohjeje me Ismail Qemalin dhe gjimnazist tek e famshmja Zosimeja e Janinës.. Një jete e pasur si ne fushën pedagogjike, ne atë arkeologjike me francezin Leon Rei ne Apoloni, ne fushën e studimit te gjuhëve te huaja gjithsej 6, frëngjisht, anglisht, italisht, latinisht, greqisht e vjetër dhe e re. Një shpirt atdhetar qe gjuhet nuk i vari si zbukurim gjoksi por i shërbyen për fushën e pedagogjisë ku botoi: “Atdheshkronja praktike” – 1926, Atdheshkronja e plote – 1932, Mineralogjia dhe mësime kimike – 1933, Historiku i qytetit te Fierit – 1957, Historiku i rrethit te Fierit – 1957, dhe ajo qe mund te quhet shpirti atdhetar i plakut arbër, “Historia e Tomorrit, Dodona pellazgjike dhe Tomorri zot i tyre – 1934”.

    Kisha mundur ta gjeja ne forme broshure me flete te shkëputura te fotokopjuara keq dhe e ndjeja veten ngrohte qe e kisha ne bibliotekën time. Ja propozova mikut tim N. Kule ta ribotonim me sponsorizim dhe ta shpërndanin falas ne çdo shkolle, biblioteke e librari te Shqipërisë etnike, por nuk u be e mundur. Me gëzim mora ne dore botimin e ri, realizuar për fat te mire nga nipi i autorit Teodor Dhoska, por për fat te keq vetëm 300 kopje kur dhe 30000 do te ishin pak.

    Brezi im, tashme pensionist, edhe nëse se mësuam shenjtërinë e Tomorrit ne librat e shkollës ateiste e plotësuam këtë koncept nga betimet e gjysheve tona nga çdo krahine e vendit. Betimi “Per Baba Tomorr” ishte i rende sa mali i Tomorrit për karakterin, sinqeritetin e atij qe e zinte ne goje këtë mal, ishte dëshmi ndershmërie dhe bese. Por brezi i ri i sotëm qe ka marre përsipër, - siç thote Pellumb Kulla, - te na mesoj ne brezit te vjeter sesi “lumi buron nga deti derdhet ne mal”, - eshte nen bresherine e kozmopolizmit kallam e gjoja kundër nacionalizmit arkaik. Ne mungese te fese patriotike agresive te tipit greko – serb, kur na mungon akademia me karakter kombetar, kur nuk kemi qeveri kombëtarë te rinjtë tanë përherë e me shume do te dine se kur e me ke u mbars X artiste e Hollivudit e me pak per Dodonet e Tomorrit. Por mali i Tomorrit tempulli i Dodones nuk eshte i ri dhe vlera, fama eshte me permasa kohore 2 – 3 mije vjet para eres se re dhe permasa gjeografike shtrihet nga Palestina ne Skoci. Ja dy kuriozitete:

    Miku im ekonomisti S. Gishti me banim tashme ne Tirane tregon:

    Nje dite, ne vitet e fundit, ne Tirane nje skocez gjendej midis miqsh nga zona Korce-Skrapar-Berat. Biseda e solli qe te zihet ne goje emri i malit te Tomorrit. Skocezi pyeti: Ceshte ky, Tomorri qe degjova? Ju shpjegua se ishte mal i larte ne qender te Shqiperis se sotme, prane ..........

    Po Skocezi këmbënguli sikur te ishte shqiptar. A mund te shkojmë atje ne, Tomorr? Te nesërmen fuoristrada u ngjit ne mal e i huaj u prit sic presin shqiptaret me mish te pjekur panorame mahnitëse dhe raki Skrapari.

    Dhe çudinë e tha skocezi.. “Kete vizite ja kushtoi gjyshes sime”. Ajo betohej shpesh me fjalët “ Për Baba Tomorr”. Unë e vizitova këtë vend te shenjte!

    Kam ne dore nje liber te shkruar nga dy sllav Kovalev dhe Kubllanov “ “Zbulime ne shkretëtirën e Judes”. Pavarësisht nga qëllimi perse eshte shkruajtur, kur, ku, ne liber me kane terhequr vëmendjen pika takimi te onomastikes, etnografise, toponimise, legjislacionit, deri dhe ne veshjen e banoreve te Judës, dy a me shume shek para Krishtit qe ngjajnë si pika ujë me korrespodentët e tyre te kombi yne. Midis emrave qe shpjegohen me ane te shqipes do te shënojë Kumeran=kum+rere, Mirdite, Hirkan, Avakum, Tora, si doktrine por qe vjen nga fjala shqipe tjerr, thure, Besa e Re. Por ne faqen 15 te librit takoj fisin Beduin qe duhet te jete me orgjinë Palestinezo-Shqiptare, fisin, Ta-amire. Një studiues gjerman thotë: Po te gërvishtesh token e Palestinës, emrat e vendeve ( dhe te njerëzve do te shtoja unë, LM do te dalin ne gjuhen shqipe).

    Kur dime kete s mund te jemi indiferent per emrin Ta-amira aq me teper qe nga lashtesia greko-romake dhe autore modern e dime se me kete emër quheshin priftereshat e Orakullit te Dodones, fatethenat, prej nga vjen dhe emri Te mirat, Tomorr. Libri i Perikli Konomit eshte frut i njohjes se autoreve te lashtesis greko-romake. Ai mbeshtet ne 60 citime nga historian, gjeograf, shpjegon 29mikrotoponime rreth malit e tempullit, ka mbledhur 24 gojedhena per Tomorrin dhe 7 per Shpiragun. Ne pak faqe te librit dendesia e informacionit eshte e jashtezakonshme.Ribotuesit e kane sjell ne normat e gjuhes letrare shqipe dhe plotesuar me shenime qe dalin nga botime e 20 viteve te fundit. Po s kane bere mire qe kane cunguar botimin e dyte duke i hequr poezine e vete Ikonomit, me 14 strofa. Eshte nje kendveshtrim poetik i studiuesit plak e patriot. Botimi i ketij libri na ve perpara detyres te sjell ne vemendje te lexuesit debatin: Ku ka qene Dodona.? A eshte i lashte, a eshte ne Tomorrin e Beratit apo ne ate te Camerise. Eshte nje apo jane dy Dodona e dy Tomorra? Edhe ne këtë ceshtje ndeshen mendime te kundërta. Brenda referencave te Ikonomit takojmë dhe Dodonën dimër keqe dhe atë te Dushkut. E para mendohet ne Tomorrin e Beratit dhe asaj i kushtohet libri i Ikonomit, por autoret e lashte kane pamje te dyjezuar dhe për Tomorrin e Janinës. Madje ky dyjzim shkon deri tek Homeri. Po thërras ne ndhime për teshpjeguar këtë dukuri arkeologun angleze NGHAMMOND, autori i librit “ Epirri” botim i vitit 2004. Ka mare nga Homeri 2 fragmente si përfaqësues te dy qëndrimeve lidhur me vendodhjen e tempullit te Dodones. Ne te parin citon lutjen e Akilit

    “Zot, mbret i Pellazgeve nga Dodona qe ndodhet larg,

    Dhe mbretëron ne Dodonën e acarte, dhe se llojet fat thënës janë pranë......................”

    Mbiemri, epiteti i acarte, dimër keqe nuk mund te shkëputet nga Tomori i Beratit. Te gjithë autoret qe mbrojne kete teze, dhe P.Ikonomi, përmendin si fakte dimrin, deboren e përjetshme, burimet e shumta, mikrotoponimin qe rrethon kete mal. Por nuk jane te pakte dhe autoret qe mbështesin tezen se Dodna e vërtetë eshte vetem ajo qe eshte ndërtuar dhe prishur ne Camerin tone dhe sot gerrmadhat e saj gjenden 14 km ne jug – perëndim te Janinës. Mbiemri qe shoqeron shenjterin e Thesprotise se lashte eshte .....e dushkut, apo Dodona e lisit..

    Nese do ti mbetemi ketij mbiemri ai perjashton mundesine e Tomorrit te Beratit sepse ne kete mal ka shume here me pak lisa e dushk sesa tek tomorrica e Thesprotise. Homeri e quan Zeun perendi te Tomorrit dimer keq e te larget. Por ne pjesen e bisedes midis Circes dhe Odises ajo e adreson tek tempulli i Janinës. I thote: “Pasi te pershkosh oqeanin me anijen tende dhe te dalësh ne bregdetin ku vendi eshte me lym (rreth kenetes se Arkeruzit LM) do te shohësh korien e Bersefones ....” ... atje do te besh nje grope nje pashe te thelle e si kushtim per te paret e tu do te cosh mjalt te tretur, vere te embel dhe uje, shpernda dhe elb te bardhe.

    Kerkues te viteve 1930 kane gjetur keto elemente mijera vjecare te tradites, te cuara nga banoret deri ne vitin 1930. Kete Dodone te tomorrices se Janines e zbuloi plaku i madh Ismail Qemali bashke me arkeologun Karapano. Po Hammondi dhe e viziton dhe e ve ne dyshim ekzistencen e saj ne veprën e cituar faqe 105 – 106. Jep aq material arkeologjik sa te cudit dhe ska si te mos ngresh supet nga habia, ku studiues te kalibrit te tij shohin pemet por nuk shohin pyllin. Eshte po ky autor qe jep pa dashje celesin e zgjidhjes se ketij dyzimi, te ketij debati mijera vjecare. Ne librin e tij qe Perikli Ikonomi natyrisht nuk e kishte lexuar na jepet historikisht por dhe me gjeografi dyndjet e doreve dhe e fiseve te veriut te Greqise se sotme, domethene te Shqiperise etnike drejt tokave te jugut te Ballkanit shume here dhe shume shekuj para dhe pas Homerit. Dhe zgjidhja eshte si veza e Kolombit. Por Hammondi e shume te huaj te tjere qe jane perfshire ne kete debat te vendbanimit te perendive pellazge nuk njohin nje nga vecorite psikoligjike pellazgo – iliro – shqiptare. Ky gen mijera vjecar terheq neper shekuj si kermilli guacken, nderimin per paraardhesin dhe vendlindjen. Eshte nje gje krejt e zakonshme, madje e kthyer ne kod qe ne rast shpernguljesh te nje fisi a te nje fshati ne nje ngujim tjeter vendit te ri i japin emrin e fshatit nga kane dale. Ndaj sot harta e Shqiperise se vertete ka pese fshatra Mazreke, 5 fshtra Kolonje, 4 Golem, 4 Kuc .... dhe per nje njohes se gjuhes shqipe, per njohes te korpusit shpirtëror, zakonor e filozofik te genit shqiptar nuk eshte aspak e veshtire te konfirmoje mendimin se kane egzistuar dy Dodona, dy tempuj te Zeut pellazgjik. I pari me i vjetri datohet 2000 – 2500 vjet para Krishtit tek Tomorri i Beratit. Por ne kushtet kur Doret dhe fiset e tjere ilire u zhvendosen drejt jugut para shekullit te VIII para eres se re nuk mund ti kryenin ritet pagane ne Tomorrin e Beratit ndaj ndertuan nje tempull orakull tjeter te Zeut ne mes te ahishteve te Thespotis, ne mes te Lopsit te pasur me gjelberim e bageti te trasha e te imta, ne mes te natyres magjepese te ullishteve te Camerise ndaj toka Arberore dhe sot e gjithe diten mban dy Dodona per nje popull pellazgo – iliro – shqiptar, Dodona e Tomorrit eshte tempulli me i lashte ne Ballkan.. Delfi, Delosi, Nikena jane tempuj pagane pellazgo – ilir ne zanafillen e ndertimit te tyre dhe me emrat qe na flasin shqip. Nuk dime nese betohen sot greket per tempujt e tyre por jam i sigurte si plaku Ikonomi qe neper shekuj deri sot shqiptari betohet Per Baba Tomorrin.

    Ideja e egzistences se dy Dodoneve na perforcohet kur mesojme dhe nje fakt tjeter te ngjashem me te, eshte teper larg ne kohe dhe ne hapesire per te qene kopetente se kush dhe kur eshte ngritur tempulli i Amonit, te cilit i falen me lutjen Aman, Amon, Amen, Amin sipas besimeve fetare. Por iliro – maqedonasi Aleksandri i Madh iu fal rrenojave te tij kur pushtoi Libanin e atehershem rreth vitit 324 para Krishtit, e rindertoi ne nder te paraardhesve te tij por nuk mesoi kurre se ishte dhe nje tjeter i Amonit 200 kilometra nga Delta e Nilit ne drejtim te burimit te tij. Libri i fisnikut Perikli Ikonomi nuk hyn dot ne cdo biblioteke, ne cdo shkolle si cdonte autori i Dodones. Nuk hyn se qeverite e ketyre 20 viteve te fundit nuk jane shqiptare. Ato japin 300.000 mije euro per nje ndeshje futbolli te kombetares por nuk japin fonde per tu botuar enciklopedia e Ilirise hartuar nga Papa Klementi i XI (1702) qe ndryn 4500 faqe dhe u vret syte, cdo gje qe bie ere e gjak shqiptari, sepse nuk jane shqiptare. Nuk e besoni? Ju betohem: Per Baba Tomorr.http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=12634
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 27-10-2009 më 04:52

  3. #1253
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga gjergani Lexo Postimin
    Delfin e dime DODONA akoma eshte mit ,nuk dihet ku eshte.Po them per te paren jo per ata tempuj qe u ngriten me vone.Ne qofte se dikush ka mundesi te me sqaroje ÇESHTE DODONA ME KE TA KRAHASOJME,PER CFARE PERJUDHE FLASIM DHE CFAR PERFAQESONE AJO NE KETE GJITHESI PERENDISHE NE CILEN SHKALLE QENDRON E SATA ESHTE NE RADHE?
    Sa per tempujt ose sic u thoni ju sanktuare ka shume brenda keti teritori te pa zbuluar.Mendoj qe kur flitet per DODONEN flitet per dijen.
    Duke lexuar nje tekst mbi letrat e Ciceronit, shekullit te pare para eres, hasa edeh ne nje citim te tijin ku Ciceroni permend Dodonen por nje Dodon tjeter, diku afer Thesalonikut, se edhe Thesaloniku dikur quhej ndryshe, me duket Terma, mirepo kur ushtria e Filipit te dyte fiton luften kunder thesalise i ve emrin vajzes se tij Thesalonike, pra sipas emrit te motres se Aleksandrit te Madh..;mirepo me intereson te dij se ku eshte kjo Dodona tjeter qe e permend poeti Ciceroni ?
    Ai thote se eshte ne nje fshat te quajtur Dodona afer Selanikut, di ndonjeri per kete, ndoshta edhe ska rendesi por dua ta dij pse dhe si ky fshat mban emrin Dodona.
    flm
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #1254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Ne Apolloni Gjeologu Virlet d'Aoust, M. (Pierre Théodore), 1800-1894

    Po ngjis faqet 205 - 206 nga libri i Dott. Giuseppe Bianconi ...
    ku ai flet per viziten e gjeologut Virlet d'Aoust, M. (Pierre Théodore)
    ne Apoloni tek Nimfeu.

    Kerkoj per liber nga Virlet por gjej vetem tituj dhe nuk munda te lexoj gje.

    Pyetje: Cfare thote Virlet per Apollonine ?


    ------------------------------- Libri_ BIANCONI -------------------------------------
    Title Storia naturale dei terreni ardenti, dei vulcani fangosi,
    delle sorgenti infiammabili dei pozzi idropirict e di altri fenomeni
    geologici operati dal gas idrogene e della origine di esso gas,
    del Dott. Giuseppe Bianconi ...

    Author Giovanni Ciuseppe Bianconi
    Publisher J. Marsigli, 1840

    Original from the University of Michigan
    Digitized 8 Nov 2005
    Length 214 pages
    -----------------------------------------------------------------------
    http://books.google.ca/books?id=qZj6...gbs_navlinks_s

    --------------------------------------------------------------------------------------

    ============== Libri_Virlet ====================

    NAME(S):*Virlet d'Aoust, M. (Pierre Théodore), 1800-1894
    YA Pamphlet Collection (Library of Congress)
    TITLE(S): Histoire des Kaïmênis / par M. Virlet d'Aoust
    PUBLISHER: Clichy : Maurice Loignon et cie, [1866]
    DESCRIPTION: 21 p., [1] leaf of plates : 1 map ; 24 cm.

    NUMBERS: LCCN: 97104703
    CLASSIFICATION: LC Call no.: YA 22887

    SUBJECTS: Volcanoes--Greece
    Islands--Greece
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #1255
    Newman: Gjuha e Dodonës ka qenë gjuha e Pellazgëve - shqiptari modern... përfaqësuesi ynë më i mirë i gjuhës së lashtë pellazge


    Para se Helenizmi të bëhej mbizotërues në Greqi dhe tempulli i Apolonit në Delfi (ose Pytho) orakulli kryesor, tempulli tejet i njohur i Dodonës ishte vendi kryesor i shenjtë dhe atje adhurohej një krye-hyjni pellazge, edhe pse Herodoti nuk dinte ndonjë emër pellazg për të. Primâ facie [Duket që me pamje të parë], se gjuha e Dodonës ka qenë gjuha e Pellazgëve. Prandaj shqiptari modern (Arnaut ose Skipetari) mua më ngjan përfaqësuesi ynë më i mirë i gjuhës së lashtë pellazge. – Tukididi dëshmon se gjuha e Kaonëve ishte barbare për Helenët dhe ne nuk kemi arsye të dyshojmë se Kaonia, Mollosia dhe në të vërtetë i gjithë Epiri, flisnin gjuhën e Dodonës. Kjo është përafërsisht hapësira e shqiptarëve.

    [faqe 20]

    Comments on the text of Æschylus (1884)

    Autor: Newman, Francis William, 1805-1897

    Publikues: London, Trübner & Co.







    Newman, Francis William, 1805-1897

    Professor Newman was a polymath. Whereas his vocation was that of a classicist and historian, his writings—religious, philosophical, philanthropic, political, historical, philological, orthographic, mathematical, economical, and dietary—reflect the diversity of his intellectual concerns and the breadth of his knowledge.

    Emri:  148674_177768825569946_151427651537397_653824_3178884_n.jpg

Shikime: 1434

Madhësia:  13.6 KB
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #1256
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Kam lexuar diku se ka egzistuar nje urdher kaloresish templare qe quhej Kaloresit Templare te TOMAR-it, ose thjesht templaret e TOMAR. Aty rreth shekullit te 12 ata u vendosen ne Portugali ku ndertuan edhe nje qyteze me kete emer, TOMAR. Aty ata vendosen seline e tyre.
    Nuk dihet se c sekret ruante ky grup kaloresish, por ajo qe me habit me teper eshte emri qe ata kishin i cili eshte gati gati emri i malit Tomor ose Tomarus.
    Mendohet se templaret kane qene ne zoterim te njohurive okulte.
    Ja c'kane kerkuar kaloresit templare te Tomarus ! shpellen ku ka qene orakulli i Dodones !

    The Oracles of the classical world were often associated with groves; the Grove of Dodona at the foot of Mount Tomarus was dedicated to Zeus and based around an ancient evergreen oak (Ilex), the priestesses of this grove were believed to receive their oracular messages from the birds inhabiting the tree, and were thus called the pleiades ('doves'). Sounds like possible Bohemian Grove activity. Grovers out in the woods receiving oracular messages from the owls?....bohemian grove(shpella bohemiane) lidhet pak a shume simbolikisht me washington dc dhe scottish rite lodge.



    Plejadat e ketij orakulli, ne gjuhen e lashte epirote(shqipe) ne fakt eshte dykuptimshe, pellumbesha dhe plaka, lidhja etimologjike eshte e lehte.

    pleiades=pellumbeshat-plakat

    Herodotus: A sketch of the life of Herodotus. Chio. Euterpe. v. 2. Euterpe ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 04-05-2011 më 08:10
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #1257
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    mali Tomor dhe mount Tomarus jane praktikisht e njejta gje....
    nga ana tjeter kemi deshmine e Dionisit te Halikarnasit(Ant.Rom.1.31) i cili thote qe Dodona eshte larg nga Buthrotum(Butrinti) 2 dite udhetim( ne kembe), ekzaktesisht nga Butrinti ne Tomor duhen dy dite me kembe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 04-05-2011 më 09:03
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #1258
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Aq me interesant me duket ky postim qe eshte nga te paret para se te perjashtohesha pergjithmone si Troy III 28-08-2006, 21:41
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Ne fund te fundit jam i mendimit se akili do te na dale se eshte emer i nje perendiu minor me kuptimin e ujit shume te ftohte dhe te rrepirshem qe ne fakt ishte lum.

    Ngjashem me heroin trojan Skamandrin i cili po qe se eshte shkruar ne origjinal me nje simbol i cili ka mundur te lexohet edhe "ksi" edhe "ski" ka qene lum i shterrueshem gjate veres. Emri origjinal i te cilit kishte qene Xanthos, kjo perpos qe do te thote se Akili dhe Skamandri i takonin te njejtit rang, na tregon edhe nje gje se simboli qe e permendem "ksi" ose "ski" ishte vertete nje varian i simbolit X "iks" dhe qe mund te eliminohet nga simboli "H".

    Se ky simbol X ka mundur te lexohet edhe ski edhe ksi na ndihmon edhe shprehja hije, shqip qe mendohet te kete rrjedhur ose te kete dicka te perbashket me shprehjen skia latinisht dhe si sic kam cekur (nese e kam cekur?), eliminuesit X,H, permbajne semantiken e zhdukjes edhe kur jane te vetmuar dhe nese nuk i takojne asnje fjale.
    Ekziston një lumë/përrua në Shqipëri me emrin IXOR i cili i plotëson këto kritere.
    Rrjedh nga një burim karstik, nga thyerja tektonike e zonës.

  9. #1259
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    mali Tomor dhe mount Tomarus jane praktikisht e njejta gje....
    nga ana tjeter kemi deshmine e Dionisit te Halikarnasit(Ant.Rom.1.31) i cili thote qe Dodona eshte larg nga Buthrotum(Butrinti) 2 dite udhetim( ne kembe), ekzaktesisht nga Butrinti ne Tomor duhen dy dite me kembe.
    dy dite rruge por ne cilin drejtim??!!!! sepse kemi edhe ne drejtim te jugut janinen qe greket pretendojn se aty ndodhet dodona. ndoshta eshte e vertet kjo teoria e janines por per shqiptaret nuk ndryshon gje gjithsesi. thesprotia(cameria) shqiptare eshte panvaresisht se tashme brenda shtetit grek.

  10. #1260
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Duhet te kemi parasysh edhe nje gjë shume te rendesishme; te gjitha perendit, hyjnit si dhe mitet i perhapi te ne ne ballkane Homeri pas vizites qe i beri Egjiptit, deri atehere njihej tek egjiptasit se popujt atje iu luteshin orakulit pelazgjikë, nuk kishte as emer Dodona...me siguri eshte emruar nga Homeri per nevojat e epikes se tij ku ndoshta edhe e kane ruajtur ne gjuhen Ioniane te Homerit kete emer Dodona qe do thote falltore qe duhet te kuptojmi se behet fjale per nje orakle...se kur e vrejmi edhe me tej gjejmi edhe dy a tri emra tjere te falltoreve qe quhen Do do na= ate çka njeriu e don=lutje apo plotesim deshirash tek besimtaret ?...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •