Kėrkoj tė falur nga autori dhe nga lexuesit nėse shkrimi del me tė meta teknike, sepse kėtė shkrim po e postoj nga biblioteka e qytetit.
Kėrkoj tė falur nga autori dhe nga lexuesit nėse shkrimi del me tė meta teknike, sepse kėtė shkrim po e postoj nga biblioteka e qytetit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 30-04-2011 mė 06:28
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
Fadil LUSHI
BUTAFORITĖ MASHTRUESE TĖ PSEUDOINTELEKTUALĖVE
Nė opinionin tim tė radhės, tė nderuar lexues, do bėj pėrpjekje tė hetoj rolin, autoritetin dhe vendin e intelektualėve nė shoqėrinė qė kalon njė tranzicion tė bezdisshėm dhe tė stėrzgjatur. Frrok Ēupi, njė analist nga Shqipėria, kohė mė parė nė njė shkrim tė tij, pos tė tjerash, kishte thėnė: Ka rrezik qė njė ditė tė dalim e tė pėrulemi para xhahilėve dhe tė kėrkojmė ndjesė pse lexojmė libra dhe pse dimė shkrim e kėndim! Nėse e gjithė kjo filozofi e tij, pėrkthehet nė gjuhėn e pėrditshmėrisė sonė tė njėtrajtshme dhe tė katandisur, atėherė tė lė pėrshtypjen se kinse bėhet fjalė pėr njė mllef tė akumuluar dhe njė kundėrshti e tij ndaj njerėzve tė cilėt pėr hesap tė antivlerave mėtojnė me ēdo kusht tė nėnshtrojnė dhe tė nėnēmojnė institucionet me vlera morale e shoqėrore.
Dikur nė njė kasaba tė Shqipėrisė sė vaktit tė Ahmet Zogollit ca qytetarė intelektualė, nė shenjė nderi e mirėnjohjeje, i kishin ndėrtuar njė lapidar njė bashkėvendėsi tė tyre. Ata kishin hequr tė zitė e ullirit derisa e kishin vendosur nė njė cep tė sheshit tė kasabasė. Pas njė kohe tė gjatė, disa xhahilė a edhe emigrantė tė ardhur nga provinca (xhahilė, tė cilėt asnjėherė nuk u shėruan nga kompleksi i Edipit) kishin vėrejtur se ai lapidar, lėre qė frymonte, por edhe fliste dhe reflektonte vlerat dhe moralin e shoqėrisė!? Prandaj, duke mos e duruar praninė e lapidarit dhe duke e shikuar realitetin nė pasqyrė tė berberit tė mėhallės sė tyre, kishin vendosur ta zhvendosnin dhe ta dėrgonin nė hapėsirat e vendlindjes sė tij, me arsyetimin se atij intelektuali shehėrli i paskėsh munguar edukata komuniste dhe trashėgimia e emancipimit kulturor dhe shkencor, kinse paskėsh qenė njė intelektual i dėshtuar dhe me retrospektivė tė shėmtuar!??
Nė vend tė tij kishin ndėrtuar njė tjetėr lapidar, dedikuar bashkėmendimtarėve a mė mirė pseudointelektualėve anonimė, pėrkatėsisht butaforėve mashtrues. Thonė se ishte njė lapidar qė u kushtohej njerėzve tė padėgjuar, njerėzve qė kurrėn e kurrės nuk kishin kontribuar nė fushėn e shkencės, artit a historisė. Ishte njė lapidar qė pėrjetėsonte dhe reflektonte gjymtime, njė lapidar i sajuar, i paragjykuar i dyshuar, i hatėruar, hileqar, po edhe fare pak i sajdisur. Ky lapidar nė krahasim me tė parin, lėre qė nuk frymonte e as fliste, por nė instancė tė fundit reflektonte antivlerat e pėrditshmėrisė sė tyre dhe vaktit kur ata kishin jetuar.
Dhe sot e gjithė ditėn e Perėndisė, intelektualėt e mirėfilltė nga tė gjitha trevat shqiptare, mėtojnė ta kundėrshtojnė mendimin e lartpėrmendur tė Frrokut (jo pse nė atė thėnie nuk e gjejnė vetveten), jo pse nuk duan tė identifikohen me lapidarin e xhahilėve, por pse nė vijimėsi u denigrohet identiteti dhe autoriteti intelektual, u kufizohet hapėsira e tė vepruarit autonom, si dhe u klandestohet dhe kontrabandohet prania nė institucionet ku punojnė dhe veprojnė (aq sa munden) me takatin e tyre mental. Andaj po kėta intelektualė, pėr kėto dhe arsye tė tjera, asnjėherė nuk e ngritėn zėrin e tyre kundėr kėsaj rrėmuje dhe kėtij pėshtjellimi tė madh, sa politik po aq edhe katundaresk. Nuk e bėnė kėtė sepse mbajtėn parasysh atė fjalėn e menēur e Leonardo da Vinēit: Aty ku ngrihet zėri, nuk ka dije tė vėrtetė!
Ata nuk do tė kėrkojnė qė tu ndėrtohen lapidarė, sepse nuk kanė nevojė pėr gjėra tė tilla, sepse puna dhe ndihmesa e tyre nė logun e shkencės, artit dhe kulturės ėshtė njė lapidar mė vete, gjithsesi, jo njė kontribut nė kornizė. Pėrkundrazi, do tė kėrkojnė qė tė mos anashkalohet, madje as tė abuzohet intelektualizmi dhe devotshmėria e tyre e lartė ndaj shkencės. Ata do tė kėmbėngulin qė tė mbrohet institucionalisht pozita dhe autoriteti e tyre nė shoqėri. Reagimet e artistėve, tė shkencėtarėve, tė tė arsimuarve, ose edhe toptan tė intelektualėve, sa u pėrket gjymtimeve e nėnvlerėsimeve qė hetohen nė tė gjitha veprimtaritė shoqėrore (nė veēanti nė veprimtarinė shkencore, letrare, artistike e tjerė), sot janė bėrė ritual i pėrditshėm i tyre! Nė kuadėr tė kėtyre reagimeve nuk hetohet ajo parulla e dikurshme idiote dhe komuniste: ju njerėz tė rėndomtė, ju njerėz tė paarsimuar, ju katundarė tė paaftė dhe tė paarsyeshėm, ejani me ne, pėr tė na brohoritur dhe duartrokitur pėr bėmat tona tė lavdishme!? Kėrkesa e vetme e tyre, sot do tė konceptohet kėsisoj: Ju lusim, na lini tė punojmė rehat, sepse ne kemi hallin e shkencės, kulturės, artit, historisė, hallin e vendit tė punės e jo mė hallin e politikės konfliktore, po edhe antivlerave! Ata, prej mashtruesve dhe prej pseudointelektualėve provincialistė, do tė kėrkojnė qė tė mos u bastiset, zaptohet dhe tė mos u shėmtohet piramida e institucioneve tė tyre, siē janė: Shkolla e nxėnėsve, Universitetet e studentėve dhe pedagogėve, a edhe Akademia kombėtare.
Kjo bastisje aktuale ėshtė njė imitim i bastisjeve tė vaktit tė njėmendjesisė, tė vaktit kur tė gjithė ne toptan jetonim politikisht dhe materialisht mė keq sesa sot, kur kishim njė arsimim tė mesėm dhe universitar mjaft tė kufizuar (por ama ndoshta mė cilėsor se sot), me gjithė faktin se sot kemi arsim tė mesėm tė detyrueshėm dhe me kushedi sa universitete publike e private (universitete ku mungojnė standardet ndėrkombėtare) , tė cilėve sot e gjithė ditėn, kushdo qoftė njohės i shkėlqyeshėm i kėsaj politike tė arsimit, nuk e ka teserėn tu bėjė ndonjė klasifikim cilėsor!??..., kur mėsuesit dhe intelektualėt tanė u nėnshtroheshin fletarresteve tė papara piramidale, kur mėsuesit pėrjashtoheshin nga institucionet arsimore e mandej burgoseshin pėr njė fjalė goje, pėr shovinizėm dhe irredentizėm. Ishin tė dhembshme ato pėrjashtime, por ama jo mė shumė tė dhembshme se kėto bastisje demokratike shqiptare, qofshin kėto tė ngjara nė Maqedoni, Shqipėri a edhe nė Kosovė.
Intelektualėt edhe sot vazhdojnė tė kėrkojnė vend dhe kohė qė ta inatosin atė xhahilizmin kolektiv, tė xhahilėve (jo pak) qė kanė marrė poste (drejtuese) jomeritore, qoftė nė institucionin e artit, kulturės, nė atė tė shkencės, politikėbėrjes vendore a edhe qendrore, po dhe nė institucione tė tjera. Kėtė pėshtjellim politik a ndoshta edhe tė ndonjė fare tjetėr, intelektualėt do ta lexojnė e do ta gjykojnė nga kėndvėshtrimi i tyre profesional, me sy kritik, apolitik, filozofik, sociologjik, me sy asnjanėsie dhe jo verbėrisht. Nė instancė tė fundit, i gjithė ky reagim i tyre do tė mbėshtetet nė profesionalizėm, intelektualizėm dhe nė higjienėn e mendjes sė tyre.
Sė fundi (mos) zgjidhja e gjithė kėsaj katrahure nuk ėshtė pjellė e frikės, a e dembelisė sė tyre intelektuale e as e njė intelektualizmi tė pamirėfilltė, pėrkundrazi ėshtė rezultat ngatėrrimi mendimesh, detyrash dhe kompetencash. Pas gjithė kėsaj rrėmujės sonė kolektive, nuk na lejohet qė tė kėrkojmė gjymtimet tona nė avllinė e kundėrshtarėve tanė shekullorė, nuk kemi tė drejtė qė prej papėrgjegjshmėrisė sonė tė vazhdojmė tė sajojmė fajtorė tė paqenė. Dhe, qė hė pėr hė tė vrapojmė pėr tė gjetur hapėsira ku do tė duhet njėherė e pėrgjithmonė ti korrigjojmė apo edhe ti kornizojmė gabimet dhe jo pishmanllėkun tonė, e jo ta shfryjmė dufin tonė ndaj padrejtėsive qė na bėhen (hapėsira qė frekuentohen vetėm nga shqiptarė). A mos vallė duhet edhe mė tej tė shtiremi sikur nuk dėgjojmė dhe nuk shohim gjė..., apo mos vallė jemi tė paaftė pėr tė bėrė diē mė tepėr e mė mirė..., ose sė fundi, nuk ka njeri qė do tė na detyrojė tė ndėrrojmė mendje dhe adete!
Ndėrkaq, sot tė mėtosh intelektualėve tua katandisėsh institucionin, punėn mendore dhe shpirtin krijues, ėshtė njėsoj sikur fėmijės sė porsalindur tia marrėsh nga goja qumėshtin amnor! Ata qė njohin demokracinė e avancuar tė shteteve perėndimore do tė thonė se qytetarėt e tyre asnjėherė nuk u duartrokasin pseudointelektualėve, pseudoreformatorėve, pseudodemokratėve, pseudoshkrimtarėve a pseudopolitikanėve, pėrkundrazi ata duartrokitjet e tyre ua japin vetėm akademikėve, shkencėtarėve dhe artistėve tė mirėfilltė, pavarėsisht se nga janė dhe nga vijnė, qofshin ata tė krishterė, myslimanė, me ngjyrė, tė bardhė..., nga Evropa, Afrika e gjetiu.
Po ne, deri kur do tė veprojmė jerm, apo edhe gjatė kohė duhet tė luajmė mbyllasyza me vetveten??!! Kushedi.
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
PO TĖ GJESH DIĒ MĖ MIRĖ ATJE KU DO SHKOSH, MĖ FTO EDHE MUA
Nga, Fadil Lushi
*Sot udhėheqėsit e partive politike shqiptare kėtė filozofi tė prindėrve tanė dhe tė tyre po e zbatojnė pjesėrisht. Ata thonė se nuk kanė nevojė pėr ta bėrė kėtė. Nėse lidershipėt tanė kanė hise nė kėtė filozofi, atėherė e kanė pėr obligim (sė paku moral) qė rebelėve (tė ashtuquajtur politikė) gjegjėsisht atyre qė braktisėn partinė me bishtin ndėr shalė, tua thonė fjalinė: Ti, mor vėllaēko, ti batakēi, qaraman e cinik, ti qė nuk deshe tė qėndrosh nė stolin e lojtarėve rezervė, nėse do tė ikėsh a edhe nė do braktisėsh partinė, tė lusim mos na shaj e mos na denonco pėr aktivitete abuzive, skandaloze, korruptuese a edhe kriminale. Ti ishe ai qė pa dijeninė tonė, i nėpėrkėmbe vlerat e institucionit ku punoje. Ti vėllaēko, nė do ikėsh nga partia, na i kthe kollaren dhe kostumin partiak, ēorapet e bardha mbaji, nuk na duhen...nderin qė ta bamė mos na e kthe me...!?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 18-05-2011 mė 16:09
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
PO TĖ GJESH DIĒ MĖ MIRĖ ATJE KU DO SHKOSH, MĖ FTO EDHE MUA
Nga, Fadil Lushi
Dikur pjesa dėrrmuese e prindėrve tanė ishin tė paarsimuar, por ama kishin filozofinė e tyre tė veēantė. Fatkeqėsisht sot kjo filozofi lėre qė nuk hetohet mė atypari, por edhe nuk bėhet as njė e vetme pėrpjekje sė paku (fare pak) tė lexohet, tė pėrsėritet e tė rikujtohet. Unė, njė opinionbėrės i vockėl, mbaj mend vitet e gjashtėdhjeta kur komunistėt mė burgosėn dhe mė pėrjashtuan (tok me shokėt e klasės) nga gjimnazi i Tetovės. U detyrova vullnetshėm tė arratisem nga familja. Para se ta realizoja kėtė ide djaloshare, nėna mė tha: Ti, biri im, po tė gjesh diē mė mirė atje ku do shkosh, mė fto edhe mua! Unė dhe ata tė brezit tim qė jetonim dhe pėrjetonim shovinizmin e skajshėm tė njėmendjesisė, ishim aq axhami saqė nuk e kuptonim kėtė filozofi tė tyre popullore. Kėtė mendje femėr e kuptova kur degdisa nė vendin ku nuk kishte hapėsirė (politike) pėr jabanxhinjtė, ku nuk kishte rehati familjare dhe ku mungonte dashuria dhe kujdesi prindėror. Vonė e kuptova kėtė filozofi tė nėnės sime dhe brezit tė saj!?
Kėtė shprehje morale a edhe proverbiale sot e gjithė ditėn nuk duan ta kuptojnė disa njerėz qė mėtojnė tė merren me politikė. Ku ta dijė njeriu pse nuk e bėjnė kėtė. Ndoshta gabimisht e konceptojnė kėtė realitet ose madje frymojnė jashtė tij.
Sot udhėheqėsit e partive politike shqiptare kėtė filozofi tė prindėrve tanė dhe tė tyre po e zbatojnė pjesėrisht. Ata thonė se nuk kanė nevojė pėr ta bėrė kėtė. Nėse lidershipėt tanė kanė hise nė kėtė filozofi, atėherė e kanė pėr obligim (sė paku moral) qė rebelėve (tė ashtuquajtur politikė) gjegjėsisht atyre qė braktisėn partinė me bishtin ndėr shalė, tua thonė fjalinė: Ti, mor vėllaēko, ti batakēi, qaraman e cinik, ti qė nuk deshe tė qėndrosh nė stolin e lojtarėve rezervė, nėse do tė ikėsh a edhe nė do braktisėsh partinė, tė lusim mos na shaj e mos na denonco pėr aktivitete abuzive, skandaloze, korruptuese a edhe kriminale. Ti ishe ai qė pa dijeninė tonė, i nėpėrkėmbe vlerat e institucionit ku punoje. Ti vėllaēko, nė do ikėsh nga partia, na i kthe kollaren dhe kostumin partiak, ēorapet e bardha mbaji, nuk na duhen...nderin qė ta bamė mos na e kthe me...!?
Me kėtė filozofi, vite mė parė ishte ballafaquar njė kryekuzhinier i njė restoranti prestigjioz kėtupari nė qytetin... (nuk do tia pėrmend emrin). Ky kryekuzhinier kishte hequr tė zitė e ullirit sa herė qė e kishin paralajmėruar se nė restorantin e tij do tė vinte kryepari i partisė politike shqiptare. Jo rrallė vihej nė siklet. Pėr kėtė dhe shkaqe tė tjera, ai bėnte kujdes tej mase se ēka do ti pėrgatiste kryetarit N.N.!???
Dhe ja, njė ditė kryetari i partisė u duk te restoranti i tij i preferuar. Ēuditėrisht, kryetari kėsaj radhe kishte kėrkuar pilaf pak tė vajosur, me pak salcė, me djathė dhe pa kripė fare. Kryekuzhinieri mendjendritur dhe njohės i shkėlqyeshėm i kuzhinės orientale tė sulltanit, e dinte fare mirė se pilafi si ushqim brumi servohet i fundit! Nuk kishte bėrė zė. Por para se ta pėrgatiste pilafin disa herė e kishte larė dhe shpėrlarė. Si pėr inat kryepari i partisė pa e provuar pilafin brenda kishte gjetur ca krimba me ngjyrė jeshile!? E kishte lėnė mėnjanė pjatėn. Nuk e kishte denoncuar ustain e kuzhinės pėr pakujdesinė e tij, pėrkundrazi e kishte falėnderuar dhe pėrgėzuar pėr besueshmėrinė dhe ndershmėrinė e tij! (tė nderuar lexues, paragrafin qė llafos kėtė vaki do ta pėrmbyll nė fund tė kėtij shkrimi).
Sot e gjithė ditėn, spektri politik nė Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi, Luginė dhe nė Shqipėri ballafaqohet me fenomenin a edhe me shembullin e trishtuar tė disa politikanėve, tė cilėt duke qenė tė pakėnaqur me statusin e tyre nė piramidėn e partisė politike, do ti ngjiten varkės pa timon pėr tė lundruar nė detin e trazuar..., njėherazi do tė mėtojnė ta braktisin partinė, si ajo pela e egėrsuar dhe e pabindur. (Nuk i ka fajet pela. Fajet i ka pronari i cili sa herė qė e kishte ushqyer ia kishte pėrkėdhelur vithet e saj tė njoma!?.) Ikja e tyre do tė karakterizohet si ikje demokratike e mbėshtetur nė njė sėrė provash dhe argumentesh tė njohura vetėm pėr ta. Kėta politikanė qaramanė me buzėqeshje pėrēmuese, megalomanė, zhurmues dhe transmetues gėnjeshtrash nė emėr tė plurimendimit tė tyre, nuk lanė gjė pa thėnė pėr ish lidershipėt e tyre, nuk i lanė pa i akuzuar pėr korrupsion dhe mostolerancė. Kinse tė gjitha partitė politike shqiptare udhėhiqeshkan nga bajraktarė, kapedanė e diktatorė!?? I gjithė ky zhgėnjim a edhe rebelizėm politik i tyre gjeti shprehje nė momentin kur hetuan tė vėrtetėn se partia e tyre e kishte humbur hapėsirėn e sė drejtės pėr tė drejtuar instancat legjislative, respektivisht qendrore tė shtetit dhe ato vendore. Zhgėnjimi i tyre do tė kulmojė nė momentin kur ata nuk do ta gjejnė identitetin nė listėn e tė pėrzgjedhurve pėr deputetė, nė vaktin kur kryepari i partisė do tua thyejė pasqyrėn e ndėrgjegjes sė tyre politike, nė momentin kur toptan do tė nėpėrkėmben dhe anashkalohen deri nė stadin e fundit tė mospėrfilljes!
Asnjeri, po as lidershipi, nuk i ka fajet pse kėta ikanakė janė shndėrruar kėmbė e krye nė kambanare manastiresh dhe nė tellallė haberesh sensacionale: O milet, pas dasmės sė minjve, polli miu...,o milet dėgjuat a nuk dėgjuat, keni nė dijeni se partitė (e tjera) politike shqiptare kanė nevojė pėr ne, ikanakėt!? Nuk kanė faj lidershipėt, pse kėta tė arratisur, qė nė fillim politikėn e konceptuan si antipolitikė, antiqeverisje, si ēėshtje jopublike, ēėshtje biznesi, si ēėshtje private, si dhe si ēėshtje antidialektike, nė vend qė ta ...kuptonin vetėm si art qeverisjeje: si ēėshtje publike: si dialektikė kompromisi dhe konsensusi, apo si fuqi pėr shpėrndarje burimesh, siē e shpjegon teoria e filozofisė politike!
Ata qė e njohin mirė historinė e partive politike shqiptare, do tė thonė se ikja e tyre nuk i ka rrėnjėt nė partinė politike nga edhe ikėn, pėrkundrazi, kjo ikje lidhet ngushtė me partinė paraprake dhe me kryeparin e saj, tė cilit kėta klandestinė asnjėherė nuk arritėn tia bėjnė fjalėn dy. Tė gjithė kėta rebelė, karrierėn e tyre politike e nisėn me atė thjeshtėsinė popullore, pėr ta pėrfunduar me pakėnaqėsi, me mosdurim, me arrogancė tė paparė dhe me humbje tė cilėn sot e kėsaj dite nuk e kapėrdijnė dot kollaj. Tekembramja, mėnyra e largimit a e braktisjes sė partisė politike, ishte mė shumė adoleshente, sesa pjellė e njė pjekurie politike, mė shumė intime dhe provinciale. Nė instancė tė fundit, kėto rebelime politike mund tė konceptohen vetėm si episode tragjike, komike dhe tė papėrfillshme politike, sidomos tani nė vigjilje tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare dhe kurrgjė tjetėr, sepse tė gjithė tragjikomikėt qė u shkėputen nga identiteti ose edhe nga partia amė gjithmonė e kanė hėngėr kokėn e tyre politike (jo pak shembuj tė tillė u hetuan, tė nderuar lexues, kohė mė parė nė tė gjitha trevat politike shqiptare).
Parashtrohet pyetja se pse kėta politikanė kohė mė parė ndanė mendjen pėr ta braktisur partinė. A mos vallė ishin tė pakėnaqur me vendin e tyre nė piramidėn e partisė, apo bėhej fjalė pėr diēka tjetėr. Ajo diēka tjetėr ka tė bėjė fillimisht me konvertimin jonatyral, pėr tė kėrkuar rrugė tė reja pėr tė ruajtur kokėn politike, andaj formimi i partisė sė re politike ėshtė i vetmi shpėtim i tyre!??. Nuk do mend se formimi i partive tė reja politike nuk ėshtė nė interes tė shqiptarėve, aq mė tepėr kur dihet se vota deliberative shqiptare do tė shkapėrderdhet.
Shqiptarėt e Maqedonisė, tė Luginės dhe tė Malit tė Zi, (pėrjashto Kosovėn dhe Shqipėrinė) nuk kanė tė drejtė qė vetvetes ti lejojnė luks tė tillė politik sa i pėrket formimit tė partive tė reja politike. Shihni shembullin e kurdėve tė Republikės sė Turqisė, tė cilėt pėr tė realizuar tė drejtat e tyre kushtetuese, kohė mė parė formuan njė tė vetmen parti politike. (nė kėtė shkrim nuk dua tė bėj paralelizma me partitė politike kurde dhe ato shqiptare).
Paragrafin (e lartpėrmendur) do ta pėrfundoj me fjalėt: ikja e kėtyre politikanėve tej mase i pėrmalloi dhe i pikėlloi lidershipėt??..., tė cilėt sot me gjithė seriozitet do ta qortojnė rrobaqepėsin e partisė!? Arsyeja! Rrobaqepėsi ua kishte qepur gabimisht kostumet brigadierėve tė bojaxhinjve !???
Rebelėt politikė tė mbarė trevave shqiptare gjithmonė kishin mėtuar tė veprojnė nė pajtim me thėnien e filozofit Ukshin Hoti - Bėje ose vdis. Kėtė veprim e bėnė pėr kushedi sa herė dhe, ēuditėrisht, nuk vdiqėn, por ama u bėnė horr.
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
SHESHI SHKUPI 2014 - TRAFIK LAPIDARĖSH
Pėrmendoret e vendosura (dhe ato qė sė shpejti do tė vendosen) nė sheshin e kryeqytetit tė Maqedonisė kanė krijuar thjesht njė pėshtjellim tė madh nė komunikimin diplomatik nė relacion Shkup-Athinė! Nuk mund tė thuash se figurat qė u vendosėn nė atė shesh nuk janė njė realitet i njė irealiteti, nuk mund tė thuash se kishin njė selektim apo ndonjė pėrzgjedhje (jo) cilėsore, si nė aspektin historik, kulturor, po edhe politik, pėrkundrazi, gjymtimi i vetėm i kėsaj pėrzgjedhjeje konsiston nė faktin se disa prej tyre nuk janė pjellė a pjesė e trashėgimisė shpirtėrore dhe shkencore tė vetė maqedonasve tė Republikės sė Maqedonisė. E gjithė kjo katrahurė, tek historianėt e vendit, po edhe te diplomatėt e huaj, pa dyshim se krijon pėrshtypjen se ideatorėve tė kėtij projekti tė ēmendur, madje edhe megaloman (nė aspekt financiar), ose u kanė munguar informacionet rreth ekzistencės sė figurave vendore maqedonase, qofshin ato nga lėmi i shkencės, kulturės dhe historisė ose qėllimisht e kanė favorizuar institucionin e plagjiaturės, respektivisht pėrvetėsimit tė palejueshėm tė pronės sė huaj shpirtėrore, nė kėtė rast tė pronės greke a edhe bullgare. Tekefundit, disa lapidarė qė u dedikohen figurave antike e qė u vendosėn nė sheshin e kryeqytetit, as pėr sė afėrmi nuk mund tė jenė tė barasvlershėm me ato tė vendosura nė hapėsirat greke. Unė, kėtė nuk mund ta di, por edhe nuk mė takon ta di. Kėtė mund ta dinė vetėm historianėt qė e studiojnė pa tarafe periudhėn antike.
Njerėzit, gjegjėsisht politikanėt qė nuk janė mėsuar tė jetojnė pa telashe dhe pa turbullira politike, sot do tė thonė se grekėt me gjithė problemet ekonomike me tė cilat ballafaqohen, edhe kėsaj radhe nuk do ta heshtin kėtė nėnēmim tė sė kaluarės sė tyre dhe pėr kėtė dhe shumė arsye tė tjera, nuk do heqin dorė kollaj nga vazhdimi i ndėrtimit tė kėshtjellės sė qortimit diplomatik. Sot Maqedonia dhe maqedonasit (mos dhėntė Zoti tu bashkėngjiten edhe bashkėqytetarėt e tyre, shqiptarėt), nuk mund ta bėjnė historinė e tyre me vendosje lapidarėsh nė Sheshin Shkupi 2014 dhe njėkohėsisht tė lumturohen me ta, nė veēanti me asi lapidarėsh qė pa dyshim pėrcjellin mesazhe, po qofshin ato tė jenė edhe miqėsore!?
Me vendosjen dhe riatdhesimin e lapidarit Kalorėsi mbi kalė gjegjėsisht Aleksandrit tė Madh, maqedonasit as qė e kanė ndėrmend fare tė ēajnė kokėn se ēdo jetė perspektiva e reputacionit tė politikės sė tyre tė jashtme, nuk e kanė ndėrmend tė sikletosen ndaj pavendosmėrisė lidhur me pėrcaktimin e tyre politik pėr zgjidhjen e kontekstit rreth emrit dhe, sa herė qė nuk do tė sikletosen, aq herė do tė vendosin nga njė lapidar tė ri!?... dhe prapė, sa herė qė do tė shtrohet pyetja rreth vazhdimit tė bisedimeve (negociatave edhe ashtu tė stėrgjata dhe tė bezdisshme, pavarėsisht se ato negociata ishin ose edhe do tė jenė jopublike, sė paku pėr qytetarėt e rėndomtė tė Maqedonisė), po aq herė do tė vendosin njė tjetėr kalė!?..., sa herė qė do prolongohen (shtyhen) bisedimet, aq herė fajėsinė do ta kėrkojnė nė avllinė e diplomacisė djallėzore dhe inatēore greke. Sė fundi, ata nuk do bėjnė as njė tė vetme pėrpjekje sa i pėrket ndėrgjegjėsimit tė tyre se kėshtu si veprojnė nuk mund ta fisnikėrojnė dhe humanizojnė politikėn e tyre, nė veēanti atė tė jashtmen.
Sheshi Shkupi 2014 me gjithė atė trafik tė stėrngarkuar me lapidarė i ngjan asaj meseleje me Gomarin e Buridanit, i cili duke qenė tej mase i uritur, kishte ngordhur midis dy togjeve tė barabarta me sanė, sepse nuk vendoste dot cilėn tė fillonte tė hante. Ky gomar (jo kali) nė politikė dhe nė psikologji merret si shembull i konfliktit tė trefishtė: atij emocional, historik dhe gjeopolitik, gjegjėsisht i njė ambivalence (ndasie) patologjike e paradoksale qė zakonisht gjen shprehje te popujt me histori tė inatosur, tė varfėr dhe ty, lexues i nderuar, tė jepet e drejta tė thuash edhe histori e sajuar!
Analistėt gojėkėqij, sot e gjithė ditėn e Perėndisė, me tė drejtė parashtrojnė dilemėn: a mos vallė kėta lapidarė, kėshtu siē janė vendosur, njė ditė do tė ngelin pa histori dhe pa identitet. Tė gjithė ata qė sot do tė mėtojnė tė mėsojnė diē mė shumė pėr kėtė trafik lapidarėsh, me gjithė qasjen e tyre neutrale, nuk do tė dinė se cilės histori ti besojnė: asaj greke, bullgare ose maqedonase. Do tė parashtrohet edhe njė pyetje se cili ėshtė thelbi a qėllimi i vendosjes sė Aleksandrit tė Madh nė sheshin e kryeqytetit si dhe babait tė tij, Filipit tė Dytė, nė qytetin e Alfabetit shqip!? A mos vallė ėshtė njė (ri) rrėmbim i radhės i njė pjese tė historisė greke, bullgare dhe asaj shqiptare, ose ėshtė edhe romantizėm, sentimentalizėm, ideologji, shovinizėm provincial, irredentizėm, a nė instancė tė fundit mos vallė ėshtė njė projekt provokues ndaj faktit se kur flitet pėr maqedonasit e Maqedonisė (pėrjashto tė tjerėt qė jetojnė nė Gadishullin Ilirik), atėherė, sipas tyre, vetėm ata kanė tė drejtė pėr kėtė histori edhe ashtu tė ngatėrruar!?? Tekefundit, nuk ėshtė me rėndėsi se si do tė duket nesėr ai shesh apo ai trafik lapidarėsh, pėr maqedonasit me relevancė do tė jetė se ai shesh, duhet tė pasqyrohet si njė KĖRTHIZĖ e DYNJASĖ rreth sė cilės do vėrtitet koncepti ndaj njė vendi biblik dhe njė kombi (me histori tė sajuar) njė hapėsirė ku kanė lindur historitė tė cilat mė vonė janė sajuar, janė kėmbyer, kontrabanduar dhe janė bėrė si ai leshi i arapit, njė hapėsirė ku edhe kanė lindur religjionet, hapėsirė ku kanė lindur alfabetet si ai latin dhe cirilik e tė tjera alfabete!???
Pas gjithė kėsaj katrahure dhe pėshtjellimi ideologjik (kolektiv), ideatorėve tė Projektit tė ēmendur dhe megaloman Shkupi 2014, tashti (sot, nesėr, pasnesėr apo ndoshta edhe asnjėherė) nuk u ngelet kurrgjė tjetėr pos tė vendosin pėrmendoret dedikuar figurave shqiptare, qofshin ato historike, politike a edhe kulturore. (nėse nuk gaboj, bėhet fjalė pėr tri tė tilla) Ėshtė e drejtė e tyre ta bėjnė kėtė!?..., por ama jo ti vendosin ato mbi kalė!? Nuk i shkon Pjetėr Bogdanit kali, po as Nexhat Agollit nuk i ngjan ti ngjitet njė kafshe shtėpiake!? Pėr kėtė dhe njė mijė e njė arsye tjera, nėse shqiptarėt dikur nuk e kishin forcėn qė ta pengonin gjallėrimin e projektit nacional maqedonas Shkupi 2014, atėherė atyre sot u ngel i vetmi shpjegim: nuk duhet tė pajtohen qė hisja e tyre (nė atė trafik) tė shtrembėrohet. Nėse do tė pajtohen, atėherė gjeneratave tė tjera kėta lapidarė do tu duken tmerrėsisht tė bezdisshme dhe tė mėrzitshme, hajt tė mos themi si ajo pėrmendorja e Skėnderbeut nė Dibėr!??
Ky shesh, me gjithė kėtė trafik tė ngarkuar e tė stėrngarkuar (me lloj-lloj lapidarėsh) nuk mund tė jetė njė preferencė e qėndrueshme dhe politikisht e qartė nė zgjedhjen e rrugėve mė tė pėrshtatshme, rrugė kėto qė tė degdisin drejt vendit nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Tė gjithė ata qė mėtojnė ti referohen kėsaj rruge gjithsesi duhet ta kenė parasysh faktin se Harta rrugore e evrointegrimeve, nuk ėshtė nė duart e ballkanasve (pėrjashto turqit, grekėt dhe shqiptarėt e Shqipėrisė politike, aludoj nė pjesėmarrjen e tyre nė NATO), por nė duart e fuqive tė mėdha respektivisht nė pronėsi tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės! Tė gjithė ata qė do tė mėtojnė tė bėjnė histori, me kėsi sheshesh (me shumė lapidarė), me kėsi grafikėsh dhe parodish politike dhe me kėsi standardesh dhe nivelesh (tė ulėta) ekonomike, tė mos pandehin se ashtu lehtė do tė marrin udhė Evrope, sepse po ta bėjnė edhe njė hap tė vockėl le ta dinė se do ngelin nė mes tė rrugės sė madhe!?
Askujt nuk i jepet e drejta qė tė anashkalojė, tė nėpėrkėmbė dhe tė cenojė tė vėrtetat historike tė njė populli tjetėr, pavarėsisht sa ėshtė e afėrt ajo me atė histori. Nėse njė popull bėn pėrpjekje qė tė ndėrtojė lapidarė pėr kalorės, po qoftė ai dedikuar Lekės sė Madh, atėherė vaj halli pėr atė popull.
Reformat ekonomike, ndryshimi i filozofisė sė politikėbėrjes, politika parimore, qoftė e brendshme a e jashtme, janė tė vetmet rrugė qė tė ēojnė drejt nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Vetėm atje mund ta gjejnė dhe ta rigjejnė dhe mė pastaj ta ndėrtojnė identitetin politik dhe atė shpirtėror. As ėshtė parė e as ėshtė dėgjuar hem evropianizėm, hem antievropianizėm njėkohėsisht. Pra, pikėrisht sipas logjikės sė asaj urtie latine Principium exclusi tertii sive medii!
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
Fadil LUSHI
MEMORIALISTĖT E PĖRGJUMUR SHQIPTARĖ!
Njė mik imi, ditė mė parė, duke qenė i mahnitur nga njė prezantim i kryetarit tė Aleancės KUQ e ZI, z. Kreshnik Spahiu, mu drejtua ashtu ndėr buzė e ndėr dhėmbė dhe sikur donte tė mė sugjeronte tė shkruaja diē mė mirė e mė bukur pėr Festėn Kombėtare tė Shqipėrisė sė cunguar, gjegjėsisht pėr Ditėn e Flamurit, 28 Nėntorin. Pyetjen e kishte paksa tė gjymtuar dhe tė amulluar. Sigurisht se harroi tė pėrmendė se pėr cilin Nėntor duhet tė shkarravis, pėr atė tė vitit 1912 apo pėr kėtė tė 2011-s. Ky miku im aq shumė ishte i paragjykuar sa tė mendonte po edhe tė besonte se unė, si njė ēirak i zhanrit tė gazetarisė gjurmuese, kinse mund tė bėja njė gjė tė tillė. Mu duk se po kėrkonte tė bėj njė shkrim me porosi!? Po edhe sikur ta bėja njė gjė tė tillė, gjithsesi se do mė dilte ashiqare me anim gjegjėsisht me taraf, i nakatosur, nė mos si ai mullari me dushk tė pangjeshur mirė.
Po, pra, kur njė opinion, njė vėshtrim a edhe njė shkrim gazetaresk do tė shkruhej me anim, atėherė nuk do ta ndėrronte vėmendjen dhe dinjitetin e gjithsecilit lexues, po njėkohėsisht edhe politikėn redaktuese tė mediumit (tė cilit ia poston) qoftė ai tė jetė i shkruar a edhe elektronik. Pėr kėtė dhe pėr arsye tė tjera, unė do tė shkruaj pėr miqtė, sidomos pėr ata qė gėzojnė tė drejtėn e pakontestueshme pėr tė pėrzgjedhur shkrimin qė kanė pėr ta lexuar. Tekefundit, lexuesin nuk mund ta detyrosh tė lexojė gjithfarė shkarravinash.
Shkrimet e porositura lėre qė nuk janė humane dhe emancipuese, por edhe shpesh shkojnė nė dėm tė mbamendjes sonė kolektive respektivisht nė dėm tė lexuesve qė janė tė etshėm pėr korrektėsinė dhe paanshmėrinė supreme. Kush do qoftė opinionbėrės i padėgjueshėm, sado qė do tė mėtojė tė shtrojė tė vėrtetat, ose sado qė tė jetė i paanshėm dhe pa tarafe, megjithatė vėshtrimi do ti dalė i gjymtuar. Zakonisht kėto shkrime kontestohen dhe konceptohen shkrime subjektive dhe, nė instancė tė fundit, nuk mund tė ndėrthuren as me realitetin objektiv, as me moralin e gazetės, po edhe me etikėn e porositėsit. Edhe lexuesit mė tė shkathėt nuk do tė mund ti deshifrojnė mesazhet qė pėrcillen nė to, pavarėsisht se ato do tė jenė shkrime ankimore, denoncuese, manipuluese, memorialiste, tė rreme a edhe shtrembėruese. Edhe iluzionistėt po edhe interesaxhinjtė mė tė mėdhenj nuk arrijnė dot qė prej gėnjeshtrės tė ndėrtojnė sė paku edhe njė tė vėrtetė a edhe njė fakt sado tė jetė i vockėl.. Moralistėt e mirėfilltė asnjėherė nuk do tė lejojnė qė tė shkojnė pėrtej mundėsive tė tyre pėr tė bėrė shkrime a opinione me porosi. Njerėzve qė u mungon ndjesia e nėnshtrimit, sidomos tė inatosurve do tua hanė kokėn. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, tė tillėt ka kohė qė nuk duken mė atypari faqeve tė medieve tė shkruara, me gjithė autoritetin mediatik qė zotėrojnė.
Tė gjithė ata qė do tė vėrdallosen derė mė derė a edhe kapixhikėve tė gazetave tė kontrolluara dhe qė do tė pajtohen tė bėjnė shkrime me porosi, duhet tė kenė parasysh se fare lehtė do tė ngatėrrohen nė rrjetin e agjitatorėve, gjegjėsisht tė atyre qė propagandojnė shpifjen dhe gėnjeshtrėn e ndyrė, aq mė tepėr kur dihet se nė kėtė rrjetė janė tė pėrjashtuara normat a parimet nė sjelljen e tė shkruarit, njė rrjetė qė nuk tė mundėson tė jesh i mėvetėsishėm, i pandikuar, njė rrjetė ku tė gjitha shkrimet nė fjalė gjithmonė janė tė kontrolluara dhe tė censuruara, shkrime kėto qė janė karakteristike vetėm pėr gazetarinė totalitare. Shkrimet me tarafe mund tė jenė me cilėsi tė lartė, por pėr lexuesit janė gjithmonė dėshpėruese, sepse janė tė shkruara me njė logjikė tė mbrapshtė, tė egėr dhe tė verbėr. Ata qė mėtojnė tė bėjnė shkrime tė porositura nuk ėshtė e thėnė tė jenė profesionistė pėr njė ēėshtje, me rėndėsi ėshtė qė tu mungojė uni, apo edhe ..., nervi kombėtar, moral dhe ai intelektual..., thjeshtė duhet tė vėsh nė lėvizje atė oreksin oral pėr ta servirur atė servilitetin tėnd sa i pėrket mbrojtjes sė gėnjeshtrės, siē do tė thoshte Agron Tufa.
Kėtij miku tim i thash se do bėj pėrpjekje (aq sa mė mundėson takati mental) tė ndėrtoj opinionin e radhės, ama jo pėr qejfin e tij me kusht nėse do mė lejohet qė ti referohem njė mendimi tė tė madhit Faik Konica, i cili nė njė vepėr tė tij, pos tė tjerash, thotė: Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi dhe njė gjuhe tė pashkruar qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo njeriu. Nuk janė kujtime goditjesh kundėr fqinjėve, nuk janė kujtime lakmish dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėri tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurmė te tė gjithė popujt e qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt.
Nuk kam ndėrmend qė tė shkarravis historinė e flamurit, pėrkundrazi do tė shkruaj vetėm pėr vendndodhjet e organizimit tė manifestimeve dedikuar asaj embleme kombėtare. Do tė shkruaj pėr atė Ditė tė 28 Nėntorit..., qė u politizua skajshėm dhe tmerrėsisht nga politikanėt. Pėr atė manifestim tė pėrgjysmuar, dedikuar historisė sė flamurit tė ndaluar. Njė manifestim qė kinse i takonte vetėm njė principate shqiptare, kinse ishte pronė e njė partie politike, kinse ishte tapi e njė qeverie, kryeministri a presidenti tė shtetit, kinse i takonte vetėm njė mėhalle, province, kryeqyteti a edhe ndonjė fshati tė harruar nga qeveritarėt! Unė nuk do tė anashkaloj anėn e ndritur tė kėtij manifestimi qė ishte sa human, kombėtar, historik, po aq edhe emancipues. Unė nuk do ta vė nė peshore kėtė organizim karshi ditės sė Flamurit, pėrkundrazi do tė mundohem ta qartėsoj atė fenomenin tonė denigrues, siē ėshtė fakti kur politikanėt dhe partitė politike edhe nė prag tė 100-vjetorit tė mėvetėsisė sė Shqipėrisė, kėtė ditė tė shenjtė e festuan ndaras, ashtu me shikimin e tyre mėnjanė. Thjeshtė, ky manifestim nuk duhej tu takonte partive politike. Kjo nuk duhej tu ngarkohej atyre jo pse (nuk) u mungonin provat, lekėt dhe dėshmitė, por pse qė nė fillim dihej se kėtij evenimenti do ti mungonte njė manifestim qendror, dhe lėre qė kjo i mungoi, por edhe u harruan a u anashkaluan vendndodhjet historike. Tė lėsh mėnjanė Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur asaj tia fshish historinė, tė harrosh Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur tė mohosh figurėn emblematike tė Ismail bej Qemalit, tė anashkalosh Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur tė mohosh sakrificat dhe historitė e njerėzve qė ishin pėrkrah Plakut vlonjat. Pėrnjėmend e gjithė kjo nuk e ndėrron historinė e Ismail bej Vlorės, atij i cili na e dhuroi flamurin qė ta pėrdorim e ta gėzojmė brez pas brezi, me naze e pa naze, me inat e me pėrēarje, me zemėr, me mburrje e me tė keqe.
Ta harrosh dhe ta lėsh mėnjanė Prizrenin (tok me Lidhjen e Parė dhe tė Dytė) ėshtė njėsoj sikur foshnjės sė posalindur tia marrėsh qumėshtin nga gjiri i nėnės biologjike. Tė harrosh Prizrenin, ėshtė njėsoj sikur tia kontestosh trashėgiminė kulturore, historike, kombėtare..., ėshtė njėsoj sikur tė thuash se nė Lidhjen e Prizrenit, sikur kurrėn e kurrės nuk ishin dukur atypari: Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sheh Mustafa Tetova, Ali bej Gusia, Jashar bej Shkupi, Iljaz pashė Dibra, Sulejman Vokshi e shumė tė tjerė atdhetarė. Ta harrosh dhe ta lėsh mėnjanė qytetin e Manastirit, ėshtė njėsoj sikur tia vėsh flakėn Kėshtjellės sė Alfabetit..., ėshtė njėsoj sikur tė shkelėsh mbi mbamendjen kolektive shqiptare, njė mbamendje qė nė vijimėsi llafos pėrēarjet e shqiptarėve. A mos vallė e gjithė kjo ishte njė broēkull e radhės qė flet pėr bėmat e politikanėve tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit..., hiq mėnjanė ata tė Luginės dhe tė Malit tė Zi. Dhėntė Zoti qė kjo pėrēarje tė mos pėrsėritet edhe nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė politike!??
Se a ishte ky shkrim i porositur ose me tarafe, le ta gjykojė vetė lexuesi qė e ka tė drejtėn pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
Pershendetje te nderuar lexues..
Nga, Fadil LUSHI
HISTORIA JONĖ AUTISTE
Nė brendinė e kėtij shkrimi lexuesi ndoshta do tė hetojė njė bėrthamė mospajtim mendimesh! Nė kėtė opinion do tė mundohem tė pėrjashtoj ēdo paralelizėm a krahasim historik dhe do tė heq mėnjanė njėherazi edhe ēdo butafori mashtruese, ēdo informacion tė rremė a shtrembėrues.
Po filloj me njė parantezė, gjegjėsisht me fjalitė qė do ta plotėsonin e do ta sqaronin pėrmbajtjen e mendimit nė vijim. Thonė se Edipi (njė figurė mitologjike) ishte i biri i Lait, mbretit tė Tebės dhe gruas sė tij Jokastės. Pasi lindi ai, me urdhėr tė babait tė tij, do tė hidhet nė mal qė mė pastaj tė adoptohet nga Polibi, mbreti i Korintit (pėr tė cilin thonė se nuk kishte pasur trashėgimtar). Mbreti Polib kėtė fėmijė do ta quajė Edip, pėr shkak se ishte me kėmbė tė enjtura. Shumė kohė mė vonė Edipi do ta vrasė Lain, gjegjėsisht babain e tij dhe do tė martohet me nėnėn e vet, Jokastėn, me tė cilėn pati katėr fėmijė, dy vajza dhe dy djem. Kur Edipi kuptoi se Lai dhe Jokasta kishin qenė prindėrit e tij biologjikė, vetėverbohet nga ndjenja e njė zemėrimi tė madh...!?
Ėshtė edhe njė tjetėr histori paksa tjetėr fare. Ajo ėshtė rrėfyer nga mbamedėsit e Perandorisė Romake. Fjala ėshtė pėr njė mesele qė lidhet me biografinė e Jul Cezarit, i cili ... u vra nga i biri i adoptuar, pėrkatėsisht nga njė bir i jashtėligjshėm qė ishte Bruti, i rritur dhe i edukuar prej tij, i vlerėsuar dhe i besuar kryesor i tij...!?? Se Bruti (nuk) e kishte nė dijeni se Jul Cezari ishte babai i tij, historia romake nuk e shtjellon deri nė fund!?? Pavarėsisht nga kjo, mbetet njė e vėrtetė se Edipi sikundėr edhe Bruti ishin fėmijė tė adoptuar, tė cilėve u ngarkohet fajėsia e tė pandehurve. I pari e bėri vrasjen nga padija, ndėrkaq i dyti bėri vrasje nė besė!??
Historianėt antikė kanė shkruar se edhe ... Agamemnoni (i biri i mbretit tė Mikenės) vritet nė vaskėn e banjės nga bashkėshortja e tij nė bashkėpunim me dashnorin e saj ..., nuk mund tė thuash se kjo vrasje u bė nga pabesia bashkėshortore, por pse Agamemnoni kishte harruar pėr 20 vjet tė kthehej nė shtratin bashkėshortor!?? Tė gjithė ne qė jemi tė vdekshėm duhet ti besojmė kėsaj mitologjie greke!
Pėr tė vazhduar ta ushqej kėtė shkrim me tė tjera paranteza dedikuar ca punėve tona, ca dukurive, do ēėshtjeve, qofshin ato politike, filozofike, sociologjike, shoqėrore a edhe arsimore, do tė pėrpiqem qė kėtė tė mos e bėj meshpjegime alternative a dilematike, thjeshtė do ta bėj ashtu qė vetė lexuesi im i nderuar ta lexojė nga kėndvėshtrimi dhe takati i kulturės sė tij tė leximit.
Fjalėn e kam pėr njerėzit qė edhe sot e kėsaj dite mėtojnė historinė e themelimit tė Universitetit tė Tetovės, nė veēanti historinė e ideatorėve tė kėtij institucioni ta lexojnė bythėpraptas. Pėr njerėzit qė i japin vetes tė drejtė qė sabah nė sabah ta pėrdhunojnė a ēnderojnė kėtė histori, pėr ata tė cilėt nuk kanė haber se si mund tė shkruhet drejt njė fjali e thjeshtė, por edhe lavdėruese dhe aderuese dedikuar emrave qė themeluan KĖSHTJELLĖN e dijes.., ata qė ėndrrat e ardhmėnisė i shndėrruan nė realitet objektiv. Do tė shkruaj pėr ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė a nuk e kanė teserėn qė ta vrasin atė histori tė lavdėruar..., ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė ta vrasin Tetovėn dhe arsimin e saj universitar..., po pėr ata qė nuk u jepet e drejta tia marrin frymėn e kulturės sė saj, po nė daē ajo tė jetė edhe paksa provinciale..., asaj vendndodhjes sė dy universiteteve (njėri publik dhe tjetri privat)..., asaj qė nuk duhet lejuar qė ti ndėrtohet njė histori e zymtė.., asaj qė meriton njė histori krejt ndryshe! Edhe kjo histori nuk guxon tė krahasohet me atė tė Cezarit, Brutit, Edipit dhe Agamemnonit, mbase kjo histori e kėshtjellės sė Universitetit nuk ėshtė histori e birėsuar dhe, nė instancė tė fundit, themeluesit e saj nuk ishin vrasės!
Nėse mė lejohet, unė po vazhdoj tė shkarravis edhe pėr njerėzit pėrtej kufirit administrativ tė ashtuquajtur shqiptaro-shqiptar, tė cilėt edhe sot vazhdojnė ta shkruajnė dhe ta lexojnė historinė e familjes mbretėrore tė Ahmet Zogollit, pėr ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė qė atė histori ta bėjnė me paragjykime..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė atė mbamendje ta vrasin ashtu si tu teket..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė asaj historie tia mbyllin dyert..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė historinė e familjes mbretėrore tė Ahmet Zogollit ta identifikojnė me atė varkėn pa timon e pa busulle politike qė lundron nė detin e trazuar dhe nė katrahurėn shqiptare..., nuk kanė tė drejtė qė mbretin e tyre ta konceptojnė si njė endacak pa vatan..., nuk kanė tė drejtė ta konceptojnė a ta krahasojnė me historinė e Jul Cezarit e tė Brutit, tė Edipit dhe Lait, mbretit tė Tebės..., me historinė e Agamemnonit..., me periudhėn e diktaturės sė Enverit toptan me kėlyshėt, kodoshėt dhe larvat e tij..., me vrasėsit e intelektualėve shqiptarė tė asaj kohe, me historinė postkomuniste gjegjėsisht me demokracinė shqiptare a me vaktin e pluralizmit politik. Ata nuk kanė tė drejtė ta autizojnė apo ta mbyllin nė vetvete historinė qė i dedikohet figurės mbretėrore tė familjes sė Ahmet Zogollit, pa marrė parasysh se atyre u mungon ajo shenjė nderimi a ajo shenjė e mirėnjohjes! Ata nuk kanė tė drejtė qė historinė e tij ta shpjegojnė duke u bazuar nė gojėdhėna..., ata nuk kanė tė drejtė qė pėr figurėn e tij atdhetare dhe politike tė shkruajnė shkrime denoncuese, siē dikur bėhej nga ana e diktaturės sė Enver Hoxhės..,. tė cilin do ta konceptoj si njė vjedhės sė arit shqiptar..., si njė satrap a tregtar qė tregtoi me pronėn e vatanit..., atė histori tė tij nuk kanė tė drejtė ta krahasojnė me atė tė tranzicionit, sidomos me topografėt e urdhėruar shqiptarė, tė cilėt shtetit tė Greqisė i falėn afro 300 kilometra katrorė det Shqipėrie!
Tekefundit, e gjithė kjo qė shkruhet pėr njė figurė tė ndritur shqiptare, nuk bėhet pėr hatėr tė historisė sė tij, nuk bėhet pėr nder tė tij, por thjesht bėhet pėr hir tė sė vėrtetės dhe jo pėr pseudohistorinė..., dhe ata qė mėtojnė ta denigrojnė historinė e Mbretit tė gjithė shqiptarėve, duhet tė dinė se vendi i tij nė historinė kombėtare ėshtė ekskluziv..., apo ėshtė i pazėvendėsueshėm nė mbamendjen kolektive tė shqiptarėve. Kjo histori nuk mund tė vritet sidomos nga ata tė cilėve edhe u dedikohet. Atyre qė e nderojnė kujtimin e mbretit Ahmet Zogolli, sot nuk u intereson se ēfarė ėshtė drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi historik, pėr ata me rėndėsi ėshtė qė atij drejtshqiptimi historik tė mos i shtrembėrohet trashėgimia e mendimit filozofik dhe politik.
Sot e kėsaj dite edhe pas vdekjes sė Ahmet Zogollit dhe tė birit tė tij Leka Zogut, mėtuesit tė fronit mbretėror, do tė lakohen gjithfarė historish tė paqena, tė shtrembėruara dhe aty-kėtu edhe gjysmė tė vėrteta. Gjithsecili historian, kolumnist dhe politikan ka pėr detyrė qė nė mėnyrė tė drejtė dhe shkencore ta shtjellojė historinė e familjes sė mbretit Ahmet Zogolli. Ata qė e respektojnė historinė e mbretit do tė thonė se akuzat qė i ngarkohen atij janė tejet tė ulėta dhe me kėsi shtrembėrimesh tė fakteve vetėm se ndotet hapėsira mediatike dhe ajo historike. Sė fundi, sot Shqipėria politike (myslimane, katolike, ortodokse dhe bektashiane) nuk mund tė gjykohet pa mbret dhe mbretėri. Rrjedhimisht mbreti Ahmet Zogu nuk ishte as pushtues dhe as diktator i vatanit.
Tė vrasėsh njė njeri do tė thotė tė marrėsh njė jetė, tė vrasėsh njė histori do tė thotė tė fshish identitetin e njė kombi.
Rroftė mbreti dhe mbretėria e arsyes sė tij!
"Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!
Te lumte goja, per mendimet qe dhe!
Gjėja mė e vėshtirė ėshtė tė njohėsh vetveten!
Krijoni Kontakt