Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Meta: Vetëm Zogu pati sukses për çamët

    Meta: Vetëm Zogu pati sukses për çamët

    • Datë: Dec 12, 2010


    Ish-drejtori i Muzeut Kombëtar Beqir Meta, në fjalën e mbajtur në konferencën e djeshme për ndërkombëtarizimin e çështjen çame theksoi se ishte vetëm Zogu që arriti suksese, duke hapur shkolla shqipe në Çamëri e duke kërkuar më shumë të drejta për ta. “Me ardhjen në pushtet të komunistëve, u bë pak për çështjen çame. Nga viti 1948 deri në 2010, politika u angazhua fare pak për këtë çështje. Duhet përmendur fakti se politika ishte më aktive në vitet 1992-1995, kur u pa një përpjekje për ta ringritur çështjen çame. Por në shuarjen e kësaj çështjeje ndikoi edhe profili komunist e mendësia e tillë e administratës, si dhe ndjenja kombëtare e saj. Duhet theksuar se politika dhe administrata patën një cilësi të dobët kombëtare të politikës dhe kjo e fundit nuk financoi studimet e çështjes çame”, – tha dje Meta.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Dy deputetë të PD shtynë rezolutën e çamëve”

    “Dy deputetë të PD shtynë rezolutën e çamëve”

    » Dërguar më: 12/12/2010 - 13:46


    Në fjalën e tij në këtë konferencë, studiuesi Bashkim Kuçuku theksoi se çështjen çame nuk e zgjidh dot vetë komuniteti, por duhet angazhimi i gjithë politikës. “Politika qeveritare vazhdon t’i shmanget dhe të heshtë për çështjen çame. Nga viti 1991-1994, të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar e kanë paraqitur çështjen çame dhe në ato vite ajo pati një paraqitje dinjitoze”, - tha dje ai. Më pas shtoi se pas 1993-1994, kjo çështje nuk pati më bujën e mëparshme dhe se nga vitet 1994-2010 është një pasqyrë krejt e ndryshme nga periudha e sipërpërmendur. Ai e quajti të patolerueshëm faktin që në 2003 parlamenti shqiptar nuk arriti të miratonte rezolutën për çështjen çame. “E çuditshme ishte fakti se u ngritën dy deputetë të PD-së, që u shprehën se nuk ishte situata e duhur për të diskutuar këtë çështje, pasi sapo ishte miratuar rezoluta për Kosovën dhe na u premtua që shumë shpejt kjo do të kalojë në parlament. Por që nga 2003 e deri më tani asgjë nuk është bërë”, - theksoi në fjalën e tij, studiuesi Kuçuku. Gjithsesi, sipas tij, e rëndësishme është fakti që tani në skenën politike shqiptare janë dy parti politike që përfaqësojnë komunitetin çam dhe që njëra prej tyre ka dhe deputetë në parlament.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Idrizi: Po negociojmë me britanikët për padi ndaj Greqisë

    Idrizi: Po negociojmë me britanikët për padi ndaj Greqisë

    » Dërguar më: 12/12/2010 - 14:00
    Gilmana Bushati

    Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që është njëkohësisht dhe deputet i parlamentit shqiptar, theksoi dje se dy janë kushtet kryesore të bashkëpunimit të kësaj partie me këtë maxhorancë: e para, miratimi i rezolutës për çamët në parlament, për të cilën dy deputetët do të kushtëzojnë edhe votat, dhe e dyta, ngritja e çështjes çame në diskutimet me palën greke, gjithnjë sipas frymës së Marrëveshjes së Miqësisë, e nënshkruar mes dy vendeve. “Ne jemi parti që do të jemi gjithnjë pranë maxhorancave, pasi janë këto që mundësojnë ngritjen në nivel qeveritar çështjen çame. Në bisedimet tona me maxhorancën në këta dy muaj, si dhe në takimet me kryetarin e saj është rënë dakord për kërkesat tona, megjithëse unë ia kam bërë të ditur atij se edhe kaq sa do të bëjë qeveria, është shumë pak për komunitetin çam”, - u shpreh dje Idrizi në konferencën e katërt shkencore mbi çështjen çame. Ai shtroi për pjesëmarrësit në këtë konferencë edhe diskutimin se si e sheh kjo parti zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Zgjidhjet juridike, që janë njëherazi edhe politike, janë këto: Greqia duhet të shfuqizojë, si në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, të dyja ligjet diskriminuese ndaj popullsisë çame, e cila dikur kishte shtetësinë greke. Një ligj i viteve ‘70 dhe një ligj tjetër i viteve ’80, ua njohën të drejtën e rikthimit në trojet e tyre vetëm atyre ish-shtetasve grekë me origjinë të djathtë apo të majtë, që megjithëse kishin bashkëpunuar me pushtuesit apo me komunistët, kishin mbajtur ‘qëndrim të mirë kombëtar’ pas luftës dhe me kusht që të ishin me kombësi greke”, - tha Idrizi. Sipas tij, për të arritur në një sukses të kësaj çështjeje, shumë shpejt do të kërkohet bashkëpunimi me dy nga komunitetet që kanë pësuar të njëjtin fat si çamët, sllavo-maqedonasit dhe hebrenjtë, që të krijohet një koalicion, i cili të kërkojë vetëm respektimin e të drejtave të tyre në Greqi. Kryetari i PDI-së theksoi se kjo parti është në negociata me një studio ligjore britanike lidhur me ngritjen e çështjes çame në Gjykatën e Lartë të të Drejtave të Njeriut. Një kërkesë tjetër e kësaj partie, si ndaj qeverisë shqiptare, por edhe ndaj asaj greke, është që kjo e fundit duhet të kërkojë “falje dhe të shikojë mundësi shpërblimi për viktimat e genocidit të organizuar nga forcat paramilitare apo të krahut të djathtë, ashtu sikurse duhet të parashikojë edhe kompensim për pronat e çamëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi.”

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çamët: Greqia të kërkoj falje dhe të ndryshoj qëndrimin

    Çamët: Greqia të kërkoj falje dhe të ndryshoj qëndrimin

    12/12/2010

    Fatjona Mejdini


    Zhvillohet konferencë shkencore për çështjen. Shpëtim Idrizi mban fjalën e rastit. Merr pjesë edhe Tahir Muhedini

    Çështja çame duhet të nisë të shikohet në një dritë të re historike dhe juridike nga pala greke dhe po kështu shteti grek duhet të kërkojë falje për sa i përket gjenocidit të ushtruar ndaj çamëve. Këto ishin disa nga konkluzionet kryesore që u nxorën nga konferenca e katërt ndërkombëtare: “Çështja e Çamërisë dhe sfidat e së ardhmes”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Studimeve Albanologjike në Prishtinë, ku morën pjesë edhe drejtuesit e dy partive çame në vend, Shpëtim Idrizi i PDU-së dhe Tahir Muhedini i PDI-së. Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, ku merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe të huaj, kryetari i PDU-së, Idrizi deklaroi se, po bëhen të gjitha përpjekjet që çështja çame të trajtohet me vërtetësi për sa i përket anës historike, me drejtësi për sa i përket anës juridike dhe me vullnetin e mirë të shtetit grek për ta pranuar atë. Në fjalën e tij, Idrizi shprehu një sërë kërkesash për këtë çështje, duke theksuar se Greqia duket të shfuqizojë dy ligje diskriminuese të ndërmarra ndaj popullsisë çame në kundërshtim të plotë të konventave ndërkombëtare. Në këtë pikë, Idrizi theksoi se interesat e popullsisë çame përkonin edhe me ato të sllavo-maqedonasve, dhe madje të hebrenjve. “Duhen shfuqizuar një ligj i viteve ‘70 dhe një ligj tjetër i viteve ‘80, që ja njohu të drejtën e rikthimit në trojet e tyre vetëm atyre ish-shtetasve grekë, të djathtë apo të majtë, që megjithëse kishin bashkëpunuar me pushtuesit apo me komunistët, kishin mbajtur 'qëndrim të mirë kombëtar' pas luftës, dhe me kusht që të ishin me kombësi greke”, - kërkoi Idriz, duke shtuar se kjo kërkesë është një pikë kontakti mes çështjes çame me çështje të tjera të ngjashme të krijuara në territorin grek, si çështja sllavomaqedonase dhe ajo e hebrenjve. Nga ana tjetër, në fjalën e tij, kryetari i PDU-së deklaroi se, Greqia duhet të kërkojë falje për sa i përket gjenocidit dhe diskriminimit që i ka bërë popullsisë çame. “Greqia duhet të kërkojë falje dhe të shikojë mundësi shpërblimi për viktimat e gjenocidit të organizuar nga forcat paramilitare apo të krahut të djathtë, ashtu sikurse duhet të parashikojë edhe kompensim për pronat e çamëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, - theksoi Idrizi në fjalën e tij. Nga ana tjetër, Idrizi, i cili mbajti edhe fjalën e hapjes, kërkoi ballafaqimin e studiuesve grekë me gjenocidin ndaj çamëve, duke theksuar se në vitet 1990 Greqia ka manipuluar opinionin në lidhje me gjenocidin çam. Po kështu, sipas kryetarit të PDU-së, Greqia duhet të njohë të drejtën e pakicës shqiptare ortodokse dhe të afirmojë publikisht identitetin e vet kombëtar. Një tjetër kërkesë ishte edhe ajo e mundësinë që ish-viktima të gjalla të kësaj lufte të mund të kthehen për të parë trojet dhe varret e të parëve të tyre. Sipas Idrizit, të gjitha këto kërkesa janë në përputhje me normat dhe ligjet ndërkombëtare. Po kështu, në këtë konferencë shkencore u fol mbi historinë, situatën politike, ligjore dhe diplomatike, të atëhershme dhe të sotshme, dhe mënyrat se si do të duhet të zgjidhet çështja çame. Në konferencë morën pjesë historianë të shumtë nga Shqipëria, si Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Enver Kushi, Ahmet Mehmeti, Bashkim Kuçuku, si edhe tre historianë nga Turqia dhe lektorja e Universitetit të Oksfordit, Dr. Rudina Jasini. Në konferencë foli edhe kryetari i partisë së minoritetit maqedonas në Greqi, "Ylberi", Pavlo Voskopulos, i cili sqaroi të përbashkëtat e historisë së diskriminimit të çamëve dhe sllavomaqedonasve, nga shteti grek.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhufi: Politika jonë ia ka vështirësuar pozitat çamëve

    Xhufi: Politika jonë ia ka vështirësuar pozitat çamëve
    12/12/2010


    Historianët

    Historiani i mirënjohur, Pëllumb Xhufi kritikoi dje shtetin shqiptar dhe qeveritë gjatë tranzicionit, të cilat sipas tij, kanë ndikuar negativisht për sa i përket qëndrimit të Greqisë ndaj çështjes çame. “Gabimet e rënda të politikës shqiptare, si mbajtja ndezur e një klime konfliktuale politike të brendshme, marrëveshja politike PS-PASOK, promovimi politik bipartizan i përfaqësuesve ekstremistë të minoritetit grek si Dule dhe Bollano, vjedhja e zgjedhjeve të vitit 1996, ‘piramidat’ mashtruese dhe korruptimi galopant i politikanëve, e forcuan aftësinë e Athinës për të ndërhyrë në axhendat e brendshme e të jashtme të shtetit shqiptar”, - theksoi Xhufi në fjalën e tij, të mbajtur në konferencën shkencore për çështjen çame.

    shqip.

    Meta: Greqisë ju dha kisha ortodokse pa asnjë shpërblim

    12/12/2010

    Historianët

    Historiani Beqir Meta u tregua kritik gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, kryesisht me faktin se Shqipëria i dha Greqisë kishën ortodokse pa i kërkuar asgjë në kërkim. Po kështu, i ashpër Meta u tregua edhe me qëndrimin shqiptar ndaj çështjes çame. “Qeveria shqiptare i akordoi të gjitha të drejtat minoritetit grek në Shqipëri, pa kërkuar asnjëherë si këmbim nga qeveria greke plotësimin e një kërkese minimale të shqiptarëve të Çamërisë. U cenua statusi i kishës autoqefale ortodokse pa kërkuar në këmbim asgjë”, - u shpreh Meta.

    shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 12-12-2010 më 15:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pazios: Për çamët nuk kërkojmë ndjesë. Është çështje e mbyllur

    Pazios: Për çamët nuk kërkojmë ndjesë. Është çështje e mbyllur

    12/12/2010
    Matilda Troka


    Ambasadori grek mohoi dje ekzistencën e një marrëveshjeje për piramidat mes PASOK-ut dhe Partisë Socialiste

    Nuk ka falje nga shteti grek. Qëndrimi i Athinës zyrtare për çështjen çame është dhënë. Kështu i është përgjigjur ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Niklaos Pazios pyetjes së gazetës “Shqip” lidhur me deklaratën e kreut të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit, dje është shprehur se: “Greqia duhet të kërkojë falje dhe të shikojë mundësi dëmshpërblimi për viktimat e gjenocidit të organizuar prej forcave parlamentare apo të krahut të djathtë, ashtu siç duhet të parashikojë edhe kompensim për pasuritë dhe pronat çame dhe shqiptare në përgjithësi”. Gjithashtu, Idrizi gjatë një dalje publike me përfaqësuesin tjetër çam, Tahir Muhedini janë shprehur për një marrëveshje të mundshme mes PASOK-ut dhe PS-së në vitin 1996, dyshime të forta për origjinën dhe kontrollin e firmave piramidale si dhe rolin e Athinës në politikën e jashtme vendase. Deklaratën e tij, ambasadori i Greqisë, Pazios e kreu gjatë një vizite të zhvilluar pasditen e së shtunës në qytetin e Fierit. Fillimisht, ambasadori Nikolaos Pazios ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë, Baftjar Zeqaj si dhe një pjesë të ngushtë të stafit të tij. Ai është njohur me pozicionin gjeografik të Fierit si dhe me resurset që mban ky qytet. Ndërsa ka thënë se ka njohur më shumë Tiranën, ka vlerësuar Fierin për zhvillimin ekonomik, industrial, kulturor dhe turistik. Më pas, takimi mes dy përfaqësuesve, shqiptar dhe grek, ka vijuar me dyer të mbyllura. Takimi me dyer të mbyllura ka zgjatur afro 45 minuta. Në fund të takimit, gazeta “Shqip” ka mundur t’i marrë një prononcim të shkurtër ambasadorit grek, Nikolaos Pazios për deklaratën e dhënë pak më herët se vizita e tij në Fier, nga përfaqësuesit e çamëve të vendit. Duke mos ditur se në Fier jeton një komunitet i gjerë çam, ambasadori ka hedhur deklarata të forta se çështja e tyre nuk njihet nga shteti që ai përfaqëson. Ndërsa ka dëgjuar pyetjen dhe deklaratën e Idrizit, tek e cila është mbështetur edhe gazeta për prononcimin që kërkonte, përkthyesja dhe shoqëruesit e kanë orientuar që të mos shprehej. Ata i kanë thënë se duhet shmangur një përgjigje. Nën pretendimin se aktiviteti për të cilin ambasadori kishte ardhur në Fier duhet të kishte filluar, shoqëruesit e ambasadorit kanë kërkuar shmangien e tij. Por, të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy nga përfaqësuesit e Bashkisë së Fierit, pikërisht nënkryetari i porsaemëruar, Florian Muçaj si dhe shefja e kabinetit, Luiza Strati, të cilët në anglisht i janë lutur ambasadorit se duhet që të shkonte në aktivitet. Megjithatë, Nikolaos Pazios i ka dëgjuar pyetjet dhe ka kthyer këto përgjigje. Konkretisht, për marrëveshjen e shumëpërfolur PS-PASOK ambasadori ka thënë se, “nuk ekziston diçka e tillë. Ju siguroj se diçka e tillë nuk ekziston”. Edhe për dyshimet për firmat piramidale, të njëjtën përgjigje ka kthyer. Ndërkohë që për negociata konkrete si dhe angazhimin e qeverisë së Athinës për njohjen dhe zgjidhjen e çështjes çame, ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios është shprehur se: “Ka përgjigje nga më të ndryshme për zgjidhjen e çështjes çame. Përgjigjet janë dhënë, kështu që për të gjitha këto përgjigje që kërkoni, i keni tashmë të dhëna nga Greqia”. Më pasm vizita e ambasadorit ka vijuar me pjesëmarrjen në aktivitetin kulturor ‘Koncert për Poetin e Deteve’, Nikos Kavadhias.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Çeshtja Çame mund te regullohet vetem atehere kur ne Shqipri te vijne nje fuqi qeveri me parime te shndosha kombtare,dhe me greket te bejne polike mbi baza te reciprocitetit, qe do te thote te ia kthej me te njejten monedhe grekve ne shqipri,ashtu si ç,bene grekrit me pakicen shqiptare(çame) ne greqi...ndersa per nje politike te tille duhet paraprakisht te filloje si nje levizje kombtare me nje program ultra-nacionalist qe nuk do te kishte meshire ,ndaj te gjithe atyre qe veprojne ne kundershtim me interesa kombtare kudo qofshin ata....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-03-2011
    Postime
    4
    Ceshtja Came Duhet Ngritur, Duhet Te Perpiqen Te Gjithe Shqiptaret Per Kete Pa Perjashtim!

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ceshtja Came mund te regullohet vetem atehere kur ne Shqiperi largohen "Vllehet" dhe "Greket" nga (poltika) partija Socialsite e sidimos ata qe jane ne krye te asaj partie .

    Deri atehere .

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Ceshtja came tregon se Europa e Perendimi flasin me dy gjuhe!!!

    Po te ishte Perendimi seriozisht i angazhuar per te denuar padrejtesite historike kundrejt popujve te vegjel duhesh t'a fillonte tek rradhet e veta.
    Perendimi duhesh prej kohesh t'i kish bere Jermanise presion qe te njohe Genocidin e saj kundra shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore,dhe te paguaje reparacionet e Luftes per Aktet qe ka kryer kundra popullit shqiptar!!!
    Po keshtu Perendimi para se te shkonte deri tek kufijte lindor te Turqise(nuk jam kunder denimit te Genocidit turk kundra ermeneve,madje pres qe Turqia dhe fqinjet e saj te njohin dhe padrejtesite shekullore kundra kurdeve dhe t'i riparojne ato) duhesh njehere te denonte Aktet e perseritura te Genocidit te kryera nga Greqia si vend anetar i BE dhe i NATO-s.
    Duhet te shohin njehere pislleqet tek oborret e tyre pastaj po te duan te hapin gojen per padrejtesi qe jane bere jashte territoreve europiane.
    Kete model sjelljeje te perendimoreve e shohim edhe kundrejt Kines,te ciles i kane shpallur lufte ne Libi.
    Nga njera ane perendimoret ngrene zerin mbi fatin e nje piktori kinez Ai Weiwei nga ana tjeter perendimoret rruajne me fanatizem irracional statusin e heshtjes absolute mbi Akte Genocidi te kryera ne Europe qe prej dy dekadash kundra intelektualeve te popujve te vegjel!!!
    Nuk jane vetem keto temat ku shihet se perendimoret flasin me dy gjuhe.
    Kjo shihet edhe tek tema e preferuar e perendimoreve: Krimet e komunizmit.
    Nga njera ane ngrene e vene krimet e komunizmit si ngarkesa faji kundra popullatave te vendeve lindore,nga ana tjeter kuadro te larta te hierarkise komuniste,denunciante e bashkpuntore te rregjimit komunist i kane integruar ne instutucionet e tyre perendimore prej dekadash,madje i kane ngritur neper poste!!!



    Ndalu Neno mos ki frike
    Se ke djalne te semur psiqik!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 22-04-2011 më 10:06

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të hyje Shqipëria në BE ?
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 707
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 16:05
  2. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  3. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51
  4. Athina Onassis, adoleshentja bilionere
    Nga StormAngel në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •