Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 148
  1. #1
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Prejardhja linguistike e emrit ATHINA

    Nezir Myrta


    THANA ILIRE - ATHENA - ATHINA




    ETHANA - ETHENNE - ATHENNE

    PREJ MITOLOGJISE DERI TE REALITTI

    APO

    PREJ MITOLOGJISE DERI TEJ DEFORMIZMIT


    Prej mitit deri tek realja, aq sa kane kaluar periudha historike,
    po aq kaluan edhe periudha te deformimeve historiografike, duke shuar si
    zjarret diellore te tokes nje histori te ngrire ilire!

    Thana Ilire ishte perendia e te gjitha te mirave ne jete, si
    personifikim i njeriut me fuqine natyrore - E Thana - Ethana, me fuqine e -
    te thenes, Asaj qe Thote, me fuqine e Thotit- Zotit, te ciles i besuan,
    iliret me te gjitha fiset e tyre ballkanike. Thana eshte Athena - Athina,
    perendia e lashtesise diturore.
    Miti mbi Thanen, mbeti realizim i mirefillte, nga antroponomi ne nje
    toponom qendror - emer gjeografik, ne nje djep te gjuhes, diturise dhe
    kultures antike njerezore.
    Vete Athina me tempullin e saj Akropolin,sipas G.F. Wiliams-it, "heret
    shume perpara ne koherat parahistorike, perpara se Homeri te kete kenduar
    vjershat e perendive dhe te heronjve, perpara se te shkruhej gjuha greke e
    vjeter, gjendej nje popull qe quhej - pellazg (pellgas, shen. aut.). Per kete
    popull shkroi historiani Herodoti, perpara qyteterimit te grekeve", por ne
    kemi pak shkrime te tij historike, lidhur meparaardhesit e illireve te
    lashte, jo qe nuk shkroi ai, por qe u zhduken te gjitha hallkat e keputura,
    qe ishin qe atebote dhe ashtu na mbeten edhe me te keputura derisot,
    historiogafi e humbur apo e tjetersuar ne dy pjese te te kulturave te botes,
    qe krijoi civilizimin dhe rregullimin boteror te sotem. Eshte e cuditshme
    sesi u zhduk gjithe ajo historiografi e vertete, me nje deformizem aqe barbar?
    Mjeshteria e madhe qe duket ne Panteon (Pantheoni panillirian shen. aut),
    vazhdon Williams-i, dhe ne Akropol te Athines, quhet ende
    pellgazgjike.Pellazget (pellgazet) i bene muret e forta dhe te trasha, qe ne
    i quajme , per te cilat profesori Pococke, thote se jane
    bere atehere, kur greket e Homerit nuk ishin ne qenie. Ne ato kohera
    parahistorike, shqiptaret jane te vetmit qe rrojne edhe sot. Vetem ne
    koherat e tashme u provua se pellgazet jane illiret e vjeter, te cilet jane
    dega e pare e indo-evropianeve, perandoria e te cileve shtrihej prej Azise se
    Vogel e deri ne Adriatik e deri ne veri te lumit Danub". Por, studimet
    topografike na shpiejne ne ethymologjine e lumit Iller ne Gjermani, me
    origjine nga Illirishtja, qe difton edhe vet emri, ku fisi i theutoneve
    (teutoneve), te cilet kishin emertimin e prejardhur nga rrenja illire, e qe
    pikerisht edhe ky emer lidhet me Tehutin qe eshte vertet, vet Thoti Skipe,
    "Hermesi i madheshtise se trefishte"(Hermes Trismegist) - edhe larg tej
    Danubit, qe me plot kuptimin e fjales eshte illirizimi evropian, kur Evropa
    ishte e zbaste nga njeriu dhe illiret populluan kete kontinentin e vjeter.
    Gjuha e kultura illire percaktohet ne topografine trekontinentale, me tre
    atllaset gjeolinguistik: Indi, Aleksandria dhe Illeri, te triat keto toponome
    illire. Gurmet antroponmike e toponomastike illre, na shpiejne jovetm ne
    Onomasiologjine europiane, por edhe ne pergjithesi ne Onomasiologjine
    boterore.
    "Illiret, qe u hodhen edhe ne Itali, ne Shqiperi gjenden nen emrin -
    toske dhe ne Itali gjenden me emrin , arbereshet
    tone, qe mbijetuan me gjuhen, kulturen, doket e zakonet e Arberise, neper
    shekuj, ashtu sikur stergjysherit illirian: galabret (Klabret, Kalabrezet),
    Japyget, Mesapet, Venetet... te cilet me gjuhen e kulturen illire, lulezuan
    Apeninet dhe gjithe Evropen Perendimore te sotme.
    Gjuha e kultura illire qyteteroi Evropen de boten!
    Per ta forcuar edhe me shume, theorine ethymologjike te emrit Thana
    (Athina), me Pantheonin illirian, si vazhdimesi historiogafike e
    gjeolinguistike, si Thana illire, vazhdimesia Pantheonike e bashkimit te
    besimeve illire ne nje, qe nga Thoti Skiptar, duhet te nisemi nga vet kuptimi
    i kompozites ne te dy te folmet (dialektet) shqipe: e thanne, e thenne, qe
    lidhen me perendine e lashte - Thotin.
    Thoti e Thana jane antroponome rrenjesisht te nje gjuhe illire-skipe, qe
    ndryshon vetem gjinija, poashtu linguistikisht ndryshojne emertimet e tyre ne
    gjuhet e pergjithshme boterore , ne lidhje me
    ethymologjine e perendive te antikuitit, G.F.Williams-i shton: "Me kot jane
    munduar te dijturit, te nxjerrin ndonje kuptim nga emrat e perendive te
    Greqise, duke pasur per ndihme gjuhen greke. Perkundrazi ne gjuhen shqipe,
    kuptimi i emrave e perendive eshte i plote dhe i kthjellte. Athina (Athena)
    vjen nga fjala shqipe - E THENA, Zeus, vjen nga fjala shqipe - ze, Zot;
    Nemesis, nga fjala - neme, Afrrodita, nga fjalet: afro e dita..."
    Perendia illire - Thana, si falsifikim antroponomik, si emertim i femres
    dardhane-illire dhe topografik, si emertim i qytetit te sotem - Athena edhe
    ne shqipen e sotme cuditerisht thirret - Athina. Pse u be edhe ky ndryshim
    nga emri - Athena, ne shqipen - Athina, ekzistojne sot disa theori, te cilat
    mbeten vetem si mythe a gojedhena, nga goja e popullit, sepse ne linguistike
    ende nuk ka ndonje percaktim shkencor dhe nuk ekziston ende ndonje fakt, qe
    do te na bindi e te jete i plotfuqishem, sikurse vet plotfuqishmeria e Thanes
    e Thotit illirian.
    Mendoj, per te hedhur ne drite disa fakte psiko-linguistike, e qe realisht
    mund te jene fakte filozofike, nisem nga intertoponomet e vet qytetit -
    Athina, qe perbejne emertimet urbane dhe si emra te pjeseve te qyteterimit qe
    dallojne, edhepse ne greqishten, ato kane kuptimin shqip, apo edhe jane krejt
    shqipe. Mund te verejme emertimin e lagjeve te Athines - lagja Plake - edhe
    ne greqishten e vjeter e te rene, qe pemendin edhe arvanitet dijetare, qe
    stergjysherit e tyre, "jane themeluesit e Greqise moderne". - Vet emerimi -
    Plake, qe ne shqipen kjarte eshte emertim moshe, pjekurie, pervoje, e
    topografikisht, emertim lashtesie. -- Fjala shqipe - Plake, mendoj, ne
    kuptimin filozofik: mencurine, diturine e thinjur, (plake e thinme, e thime,
    e thinne, duke kuptuar diturine e thinjur te lashtesise illire edhe eshte
    emertuar - e thinjura, E THINNA, - Athina. Ky alternim morfologjik dhe
    kuptimor ne shqipen, duket sikur iu ka larguar percaktimit te drejte
    linguistik, sepse ajo nuk eshte as Athena, as Athina, por - Thana, si
    vazhdimesi kohore antroponomike e Thotit, si toponom i sotem.
    Domethenia ethymologjike, qe lidhet me shprehjen - e thene, apo shprehja
    e lashte shqipe - e thenne, qe ka kuptimin si - e thenur, qe eshte rrenja
    shqipe - the (ti) apo - e thenna, tha (ajo) e thenura, ajo qe eshte thene, ne
    kuptimin filozofik - ka fuqi spjegimi me te holle (me te mencur) dhe lidhet
    me kuptimin - Thana e Thoti, me shume sesa - e thinna, apo - Athina.
    Pra, rrenja e foljes -the (gege-toske), nga shprehja - e thene, e thenne
    (toske) dhe - e thane, e thanne, e thanme (gege), si alternim - the, ne -
    thii (ne kuptimin - e thine, e thinne, e thime - kur njeriu plaket dhe i
    zbardhen floket, flokethinne, flokethime, e thinjur), eshte bere edhe per tu
    dalluar ajo - Athina shqipe, nga - Athena greke edhe ne kuptimin e mencurise
    me pervoje te lashte, si plaka ballkanike e diturise dhe pervojes historike,
    pasiqe nuk eshte mundur te shprehet e verteta linguistike. Plakonia ishte
    keshilli kombetar illirian per ndarjen e drejtesise ne mes njerezve, si
    emertim juridik i kohes.
    Anroponomet shqipe: Thani, Thana (Fana), Athani, Athanasi, Thanasi,
    Thanora, lidhen me emrin - Thana illire si perendia e te njohures e diturise
    se lashtesise.
    Nistorja e emertimit - A si kundershtim e hijesim psiko-linguistik, per
    te mbetur nen te - THANA, qe nuk ka mbetur - Athana, por Athena, vie si
    kundershtim ndaj toskerishtes shqipe, pasi vet Toskerishtja eshte perflakur
    me perafer, ashtu si gjeopolitikisht, poashtu edhe linguistikisht me
    Greqishten. Kurse, vetem per ndryshim kahjesh hrozonti, Gegenishtja dardhane
    paksa iu ka larguar hallkave historiografike te keputura hilliro-hellene, qe
    hilliret e hellenet e lashte duhet nenkuptuar si eterit e bijte, anipse
    linguistiisht shqipja niset, qe tej Dardhanelleve (Gryka e Dradaneleve)
    dardhane, e nga Dardhanusi i biri i Zeusit, qe eshte vet Zojsi, Zoti -
    emertimi shqip i fuqise mbinatyrore, krijuesit te boterave... Pleqet
    shqiptare ne shqipen e vjeter te folur thone: "Te ndihmofte Zojsi! Te rujtte
    Zojsi! Zojsin e paca (patsha) ndihme! Zojsi para e une mbas Tij!" Dhe
    pikerisht, nga kjo fjale shqipe-illire, u formua edhe emertimi - Zojs, per
    Zeusin gjer. Zeus (gjer. eu=oj), diftongu qe difton nje sinkronizim fonetik
    apo alternim fonologjik.
    Toskerishtja e Gegenishtaja, dy dialektet e shqipes. qendruan te
    perflakura, mu sikur d koka te nje trupi te Shqipes ne flamurin linguistik
    shqiptar. Njera perflakej me greket e tjetra me sllavet, gjithmone
    (embabadem) qe ka kuptimin Adem Baba Adem, lidhet me Ademin, Adamin, Te parin
    e Njerezise! Lashtesia e shprehur ne gjuhen popullore shqipe qe eshte nje
    togfjalesh shqip...
    Poashtu antroponomet shqipe, ne lidhje me fjalen - Thana, sipas vetave e
    zgjedhimeve te foljes - e thene (per te thene), si: Thomi, Thomai,
    Themistokli, Thanai, Thoma, Thomani, Thomas (ger. ang.) etj. poashtu lidhen
    me Thotin e Thanen illire.
    Emertimi - Thana, qe pernga kuptimi filozofik qendron me larg te sotmes,
    sikur nenkupton dicka ne kohet e shkuara, te largeta, qe nenkupton Ate qe
    eshte thene, Ate - qe Tha (Krjiuesi) dhe u be, Ate qe Tha dhe u krijua toka,
    Tha - dhe u krijua njeriu, Tha - dhe u krijua bima, Tha te behet uje - dhe u
    be, Tha te behet zjarr - dhe u be, Tha te behet Dhe - dhe u be! - Ndersa, tek
    emertimi - Thoti, duket sikur eshte dicka me i afert filozofikisht: Thot,
    Thot Thoti, sikur ne kohen e tashme, si krijues i diturise boterore (per ate
    edhe eshte ne mythologjine e gati te te gjithe popujve te botes, nga bota
    ekuatoriale), nga pellgasit, pellgazet, etniteti
    pellgazgjik, si populli i pare i botes. Thoti ka permasa boterore te njohjes
    dhe diturise, e te theologjise edhe sot, por me alternime te ndryshme
    morfologjike ne gjuhet indo-europiane e boterore.
    Rrenja e foljes shqipe-illire - THA, THOT krijoi emertime ne
    linguistiken i.e. duke percaktuar, se kush tha - Tha Ai, Thot Ai - Zoti dhe
    rrodhi veta e pare peremrit vetor - une, ne anglishte, pershkruhet
    linguistikisht - script - I - vijeza vertikale, qe nenkupton veprimin
    vertikal, ngritjen, syqeltesine, zgjimin - Ai qe eshte vertikal, (Ai qe
    s'fle, as s'kotet - zoti),
    qe qendron pip ne kembe, e keto jane shprehje shqipete vjetra me kuptim, -
    Une, Uni, universi, nga kuptimi theologjik, ne kumtimin linguistik shkencor;
    si ngritja e persosja e njeriut dhe zoterimi i botes nga - Une ( I ) ai.
    Njeriu me personifikim linguistiko-filozofik, Ai jam Une per boten ( I ) ai,
    zoterimi i botes nga njeriu, si qenia me e zhvilluar mentalisht!
    Mentt sundojne boten (mendja sundon boten). Mentt - eshte fjale lashte
    gege-shqipe-illire, qe pikerisht nga kjo fjale - mentt, mendt, (mendja,
    mendet) u krijuan fjalet emertuese indo.europiane: men, man - njeriu,
    anglisht - dhe mentsh, (menc) mentsch - njeriu, man - burre, gjermanisht.
    Pra, emertimi per fjalen - n j e r i u ne dy gjuhet e medha te sotme
    boterore, (ang. germ.) rrodhi nga illirishtja e lashte, nga fjala - ment,
    mendja, si perkufizim i dallimit te njeriut ne intelektin, mendjen e tij me
    te zhvilluar nga gjalesat tjera ne natyre!
    Mentt (mendja) sundon boten me diturine e njeriut dhe njeriu u emertua
    nga - mentt illire.
    Poashtu mendoj se, pershendetja anglishte - thank (thank you), si falenderim,
    fjale hyjnore, e shenjte, qe difton respektin dhe edukaten e njeriut,
    miresjelljen, qe duhet te vije si trashegim i falenderimit te Thanes illire
    (thanked = i,e,te falenderuar), - thanket ju dhe Ju ndigjoj, qe eshte
    shprehje e lashte gege-dardhane-illire.
    Gjithashtu, edhe ne gjermanishten, falenderimi i njejte, vetem si alternim
    i nistores, tingullit te pare - Th, ne D, (thank, ang. - danke, gjer.) si dhe
    rrodhi numrori i pare ne gjermanishte, numri - nje (1) ne AIN (ger. Ein). qe
    ka kuptimin Ai eshte Nje, pra nga kuptimi i shprehjes illire - THA AI.
    Poashtu, rrodhen antroponomi, Ajnshtajn (Einstein, A.), Ajnhajt (Einheit -
    Bashkim) etj. Pra, edhe falenderimi ne ang. e gjerm. rrodhi nga respekti per
    Thanen illire, pikerisht sipas kuptimit linguistiko-filozofik te shprehjes
    foljore - thane, e thane, gege-shqipe, si rezultat i mirenjohjes se njeriut
    ndaj njeriut dhe formimit te humanizmit ne shpirt.
    Rrenja e foljes shqipe-illire - THA (ai), THE (ti), ku rrenja - Tha,
    eshte filozofikisht me e larget nga krijimi i botes dhe i njeriut - kurse,
    THE eshte me afer lashtesise, apo femijerise se njeriut, - keta, sikur
    peremra edhe si trajta te shkurtera te peremrave, formuan shume kompozita
    indo-europiane e boterore. Pikerisht, duke bazuar ne emertimet - Thana e
    Thoti. Vet keto rrenjet e Shqipes illire (skipe illire), THA e THE, formuan
    fjaleformime, kompozita e togfjalesha indo-europiane edhe pothuaj ne te
    gjitha gjuhet boterore, qe i percakton Linguistika Gjenerale, si shprehje
    fonologjike e morfologjike, si antroponome e toponome, qe perkufizojne gati
    tere Onomasiologjine boterore, sikurse jane sot, qe nga fjalori fetar e deri
    tek fjalori shkencor kompozitat: THEZE (the+ze); teze, teza - THEMA (teme,
    tema tematika) nga - the+me / THEORIA (teoria, teorik-e, teoriket, teorika,
    teorikisht, teoricient-i-ja-et)/ THEOREMA (teorema), / DIATHEZE (diateze,
    diateza),/ ANTITHEZE (antiteze, antiteza),/ DIOTHEZE (dioteze,
    dioteza-Dioqeza),/ THEATER (teater-i, teatral-e), / AUTHOR (autor-i-ja-et), /
    THEODOR (Teodor-i), / PROMETHEE (Promete-u),/ THEOFIL (Teofil=Teo+fil = djali
    i zotit), /THEO (Theo= Zot), / THEOLOGJI ( Teologji, teolog-u-ja-et), /
    THEOLOGJIKE (teologjike, fetare), / THEOLOGIST (teologist), / THEMIDA
    (Perendia e Drejtesise), / THEOFRASTI / THEOFANI / THEIST (teist=fetar), /
    ATHEIST (ateist-i-ja-et= pafee), / THEBE, THEBA (Tebe, Teba, tebas-i-e-et=
    banoret e Tebes), / THERMI (termi, termat, terminolog,terminologjia), /
    THESPIUS (Tespius-i), / THEUTHRAS / THAUMANT / THALES (Talesi nga Mileti) /
    THALIA (Talia, Muza e komedise), / THEMISI / THESEU (Tezeu), / THESIDA /
    THESPIA / THESPIADA / THESOLANIK (Selaniku), / THOAS / THOANTA / THUQIDIDI /
    THAULLANT (Taulant, taulantet), THEUTA (Teuta), / PARANTHEZE (paranteze,
    paranteza), / METHODA / METHODIKA / (metoda, metodika, metodike), /
    METHODICIENT / BIBLIOTHEKA (biblioteka, qe vie nga dy fjalet shqipe-ilire:
    bibla + the, tha,ne kuptimin bibla thote - biblioteka) / PANTHEONI /
    ORTHOGRAFIA / ORTHOGRAFI / ORTHODOKS / ORTHODOKSAL-E / ORTHODOKSIZMI, /
    ORTHODOKSIZIMI (ortodoks, orodoksizimi...) etj. Ku, ne te gjitha keto
    kompozita indo-europiane e te gjuheve boterore, ekziston rrenja e foljes
    shqipe - THE, ose THA, te cilat gjenden: ne fillim, ne mes, apo ne fund te
    kompozitave te lartepermendura dhe qe te gjitha keto jane me origjine reale
    nga illirishtja e lashte - Ama e Shqipes se sotme.
    Fatkeqesisht, sot edhe ne vet shqipen e shkruar dhe ate letrare edhe ne
    shkencen shqiptare linguistike, ne Albanologjine, te gjitha keto kompozita
    jane deformime fonologjike, apo direktiva te Sllavistikes, qe i ka deformuar
    hegjemonia e tyre. Pse ta humbi shqipja origjinalitetin e vet linguistik, kur
    eshte vetiu historio-fonologjikisht, bija e Illirishtes dhe vet rrenja e
    gjuheve i.e.?
    Faktikisht, per ndryshim te mosmundjes se theksimit qe "nuk ua qet goja"
    sllaveve dhe nuk e kane ne alfabetet e gjuheve sllave dytingullorin TH
    shqip-illrian dhe thohet e shkruhet ne sllavishtet me tingullin T, sikurse:
    teo, teologija,teatar, Teofil, Teodor, Teolog, ortodoks, ortografija,
    ortograf...etj. Sllavet nuk ekane kete te dreje natyrore fonetike te
    theksimit t dytingullorit, TH as ne gjuhet e tyre te folura as te shkruara.
    Tingulli TH eshte tingull krejtesisht natyralisht i huaj.
    Fjala - thana, ne shqipen si botanom, apo emer botanik, bima, pema -
    Thana (Cornus mas L. - Cornaceae), bime natyrore, qe mbine vetiu (poashtu
    edhe mund te mbeltohet e shartohet me Thanen e bute), rritet ne kodra
    gelqerore, mbrone rrenimin e tokes; gjithashtu mbine vetiu e rritet ne vende
    te thata kodrinore, lugina etj. Thana ka fryte te kuqe me shije te tharte
    (thartine), apo ne fjalen e lashte gege-shqipe - tharpte, tharbte,
    tharptine-a, tharbtina, ku gjendet grupi i tokzanoreve - pt- cka karakterizon
    fonologjikisht masen e reaksionit te shpejte, te vrullshem, rrufe, po ashtu
    edhe si acid. Per shqiptaret, Thana eshte bime hyjnore, qe nga lashtesia dhe
    Mythi mbi Thanen eshte percjellur si gojedhene, e tash ka mbetur si myth. (mit
    mitike). Shqiptaret e vjeter, besonin se Thana eshte fuqia hyjnore e te
    folurit, miresise, shenjterise, te te njohures, te diturise, te pjellshmerise,
    rritjes, bymimit (si tek maja, apo tharmi i bukes, fermentet e enzimet),
    hyjnia e gufimit te shendetit te njeriut. Kur kane vonuar femijet te flasin,
    kane vonuar te ecen, apo ishin shendetligj, plakat i conin nen nje Thane dhe
    luteshin asaj, duke menduar se fuqia e Thanes, do t'ua filloje te folurit,
    ecjen, zhvillimin, bymimin e shendetit (me gufe shendeti), si bestytnii - "Oj
    Thane, jepna shendet, fortesi, e pjellore si Ti, tefillona gojen e guhen, oj
    Thane - E Thanna e zotit!"
    Thana, si bionom-botanom shqip-illir, por edhe kuptim theologjik (qe
    fjala - theologji, ndoshta nuk eshte kuptuar si fjale shqipe), te cilen vetem
    shqipja mund ta percaktoje tok me te gjitha ato kompozita i.e. (te paraqitura
    ne kete studim), ku formohen nga rrenjet - tha, the, theo=zot, ku zanorja -
    O, percaktonte diellin, kurse ne kompozite eshte lidhse fonomorfologjike, qe
    i lidhe dy rrenjet: the, e - log (log, logu, prova, studimi, sprovimi i
    diturise e shkathtesise se njeriut), sikurse ne shkencat tjera perkatese.
    Shkenca dhe feja (religjioni), heret nuk ishin aq te ndara perkah
    pikepamjet e tyre ideore e theorike mbi natyren e njeriun dhe nje periudhe te
    gjate kohore mbizoteronte feja, sepse vet shkenca ishte themeluar ne
    predispozita fetare, perderisa, filloi shkenca ta spjegoje realitetin boteror
    dhe nga prizmi theologjik, shpertheu me kibernetiken duke mbijetuar mbi
    theologjine edhe sot, sikur duket, po mbijeton shkenca edhe vet krijuesin e
    saj - njeriun. Ashtu, sikurse ishe shprehja e lashte: deux et machina
    (perendi prej makine). Sot, me pare vjen ne shprehje, - perendi prej makine,
    sesa perendi prej njeriu.
    Thoti ne aspektin global dhe Thana ne ate kontinental gjate antikuitit,
    njihen si perendi te te folurit te njeriut, derisa, e folura (te folurit), u
    kthye ne zo, za, ze, tinguj, per te cileve u formuan alfabetet e gjuheve
    indo-europiane e boterore
    Thana e Thoti - dy emertime me gjini te kunderta dhe me kuptim linguistik
    te njejte, dy fjale te skipes illire (shqipes illire). Nga Thana e tek Thoti
    skipe, ndajne e largojne shume periudha historike, prej formimit te vetedijes
    njerezore, qe vet vetedija e njeriut, ka aso rritje te shumefishta edhe
    poashtu ka renie te shumefishta gjate Historise.
    Thana apo Athana - Athena , nga kuptimi i shprehjes shqipe -a thanna, a
    thenne, ketu edhe si kundershtim foljor ne kuptimin e mendimit - e thashe, a
    thanna, a thenna, a thenne, edhe sikur te jene formuar fjalet ATHANA, ATHENA,
    ATHENNE -sido qe te bie hulumtimin ne studimet shkencore linguistike,
    percaktimi i vet i drejte i emertimit - Athena, eshte direkt nga gjuha
    shqipe-illire dhe eshte edhe athenne illire dhe eshte kjarte nje kompozite
    skipe-illire.
    Ky ekuacion mathematiko-linguistik, ne cfaredi menyre te fillohet te
    shtrohet si zgjidhje fonetike e morfologjike si dhe ne permasat
    fonetiko-historike percaktimi real i emrit Athenna, eshte nga folja shqipe -
    e thene dhe ne cfaredo forme te shtruarjes linguistike - del zgjidhja e
    njejte shqipe-ilire !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 06-06-2006 mė 12:27
    gone with the wind...

  2. #2
    une isha shume i sigurt qe vinte nga emri perendise athina, qe ska lidhje me thanen, kishin dhe nje statuje te florinjte ne hyrje te akropolit,qe shkelqente deri larg, por qe nuk gjendet sot.
    nje fakt interesant eshte per murin rrethues te akroplolit dhe zones qe quhet plaka=plak=i vjeter... kam degjuar qe shqipetaret e atehershem kane ndihmuar ne ndertim(si ditet e sotme per stadiumet) se greket perdornin iliret qe atehere per buqsi etj ose shisnin tokat e tyre (ne greqine e lashte) ilirve.. por qe nuk qene toka aq prodhuse.
    ca bone?

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Mblodhet kaq fjale greke me larte pa hapur nje fjalor? Bile beri ky Neziri edhe emrin Thoma (duhet ta ket kaluar per greqishte) si shqip.

    Shkoni tek 'Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe' ne f. 84 lart, lart dhe atje do gjeni pergjigjen...

  4. #4
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Info per jabanxhinjte anonime (te huajt pa emer) te forumit:

    Prof.Nezir Myrta ka shkruar midis tė tjerash poezi me motivet - atdhedashuria, lirika, satira, erotika - tė cilat janė botuar nė tė gjitha gazetat e revistat shqipe nė Kosovė e deri ne Njujork). Mund tė pėrmendet botimi nė 1996-tėn nė Nju Jork i vėllimit poetik "Poema pėr popullin" qė pėrmban edhe poezinė "Oshėtima e Skėnderbejve"
    Ka qenė aktor (theatri popullor i Gjakovės, protagonist i dramės "Ura e Shenjtė" 87), pedagog (prof. nė Gjakovė, Istog, Prishtinė - mbi 15 vite); publicist (analist politik), zėdhėnės i pavarur i luftės ēlirimtare tė Kosovės (1990 - ?), publicist nė mjetet audio-vizuale shqiptare e tė huaja RTSH 1992... (1994- ?) nė: Njujork, Chicago, Detroit, Cunnetcicut, Florida...

    Linguist albanolog nga 1968 e ne vazhdim...

    Zotėron gjuhėt: angleze, gjermane, franceze, kroate (gjuhė amtare - shqipja), italiane, maqedonase, ruse, latine....

    Kohet e fundit ka ofruar studimet e tij dhe per tu botuar dhe ne Internet dhe keshtu jane botuar te gjitha shkrimet me siper ne revisten Rruzull dhe pjese te tyre jane diskutuar ne forume te ndryshme shqiptaresh

    Disa nga studimet e tij :

     Shqipja - Illirishtja - Pellgasishtja
     Ethymologjia
     Linguistika
     Illiristika dhe Sllavistika
     Shpjegime shqipe onomasiologjike
     Shpjegime shqipe
     Ethymologjia e emrit - Germania
     Ethymologjia e fjalės - Kuniform
     Ethymologjia e emrit - Pellazg
     Origjina reale e emrit - Ilir
     Ethymologjia e emrit - Shqipja
     Ethymologjia e emrit - Albania
     Emri shqip onomasiologjik - Arbėria
     Ballkani - fjalė shqipe
     Makedhonia illire
     Ethymologjia e emrit - Epir-Epiri-Epirot
     Shpjegimi i emrit Ēamėria
     Ethymologjia e emrit - Etruria
     Ethymologjia e emrit - Thrrakia
     Ethymologjia e emrit - Dakia
     Ethymologjia e emrit - Dardania
     Etnonomi Dardhania
     Ethymologjia e emrit - Shkup
     Ethymologjia e emrit - Athina
     Thana illire
     Ethana - Ethenne - Athenne
     Realja e mythit
     Ethymologjia e emrit - Zeus
     Ethymologjia e emrit - Chronus
     Mythi mbi lahutėn

    ps. biografia e mesiperme e prof. Myrtajt eshte marre nga nje postim i vjeter i Henrit ne kete forum vite me pare...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 06-06-2006 mė 13:06
    gone with the wind...

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kjo eshte akoma me keq Nezirin, te jete kaq i studjuar (!) dhe te bej kaq gabime fatale?

    Zotėron gjuhėt: angleze, gjermane, franceze, kroate (gjuhė amtare - shqipja), italiane, maqedonase, ruse, latine....
    Nuk shikoj greqishten. Pra si guxon te na shpjegoje etimologjine e fjaleve greke pa ditur (ne menyre perfekte) greqishten dhe sidomos greqishten e lashte?

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Nordiku1
    Georgis Elezis Alias ( Tano)

    Te falemnerit se po na e mban te "paster" forumin. Po na i lufton te gjithe balozat.

    Gjej kohe e na sjell ndonje argument grek kunder atyre qe u thane me lart. Mos e dridh muhabetin. E di une qe do gjejsh ti ndonje gje dhe jam i interesuar te shoh nje perplasje faktesh per kete teme. Pasi eshte hera e pare qe lexoj nje studim te profesor Nezir Myrtja.

    Hajt tung.
    Ne te vertete ai qe duhet te sjelli argumenta eshte ai qe shkruajti temen, pasi e vetmia qe behet eshte nje etimologji popullore.

    Por edhe keshtu une jam i hapur per nje bisede. Kam derguar nje e-mail tek N. Myrta ku i kerkoj te bejme nje debat te hapur mbi kete teme.

    Atehere do shikojme kush ka argumente apo jo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    vijoni me themen

    siper e keni

    siellni kunderargumente!

    greqishtja e lashte eshte dialekt illirishte


    NDERIME ASH!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 21-02-2009 mė 13:29

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga rrezon Lexo Postimin
    vijoni me themen

    siper e keni

    siellni kunderargumente!

    greqishtja e lashte eshte dialekt illirishte


    NDERIME ASH!...
    Ku e mbeshtet idene ti e greqishtja e lashte eshte dialekt i Ilirishtes? Cilet gjuhetare e kane hedhur kete hipoteze?Do isha kurioz te me thoje qofte edhe nje gjuhetar te vetem qe ta kete pohuar kee hipoteze.
    sa per kete pseudo gjuhetarin Nezir Myrtaj eshte e kote te shpenzosh kohe me te.Ju mund ti beni biografine dhe te na i postoni ketu,por haroni te na thoni se ku i ka kryer studimet ky gjuhetar, po studimet pas universitare? A ka ndonje grade shkencore ne Gjuhesi?
    Toni se ka qene pedagog ne Gjakove.Mesa di une ne Gjakove nuk ka Universitet, pra ai mund te kete qene mesues i ndonje shkolle te mesme, por jo petagog Universiteti.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    mos ia prekni greqishten pseudo bul bel amit

    vijo me themen bul bel ami!!!

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Hmmmm, rrezon degjo mor njeri. Une kam jetuar vetem 10 km larg kufirit me Greqine dhe nje fjale greqisht nuk kam begenisur ta mesoj sepse skam simpati per ate gjuhe.
    Tani nesi ti zotrote ke ndonje gje per temen, hajde le ta shqyrtojme,por kam ndjesine se ti vetem di te besh copy&paste dhe asgje me teper.
    Pres nga ti te na tregosh pak sesa e njeh Greqishten e Lashte dhe Ilirishten.
    Na trego ose cito ndonje gjuhetar qe ti ke studiuar ose lexuar.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-12-2024, 08:56
  2. Rivalet greko-amerikanė botojnė politikėn e tyre mbi Shqiperinė
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 06:19
  3. Athina nis negociatat pėr emrin e Maqedonisė
    Nga Hyllien nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51
  4. Athina Onassis, adoleshentja bilionere
    Nga StormAngel nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •