
Postuar më parë nga
gjirfabe
Zotni,
Une nuk bera replike me njeri as me ty, por ç'faqa mendimin tim, i cili ne kete rast takoi qe eshte i kundert. Per mua eshte diçka normale.
Une nuk e njof Josefinen personalisht, biles as ka takuar ndonjehere rasti deri me sot ta degjoj qofte edhe ne televizor, por per deklaraten qe beri ( une jo pa qellim e citova sipas shtypit ne ligjerate te drejte) une e vleresoj sjelljen e saj si nje fisnike e vertete shqiptare.
Asnjehere ne postimet e mia nuk kam folur ne menyre denigruse per jugor dhe verior per fushore dhe malore, por per te mire dhe te liq, te kulturuar dhe injorante, ne qytetare dhe fshatare (fshatare ne kuptimin e mentalitetit dhe jo vendbanimit).
Zotni une bej dallime ne njerez fisnike dhe zuzare, gjera qe nuk i fiton dot ne jete edhe pse munde te kesh mbaruar disa fakultete dhe te dish disa gjuhe.
Po te veje ne nje kamp perqendrimi, fjala vjen ne Saver te Lushnjes gjeje njerez te drobitur nga puna e rende ne fushe apo ne ndertim po ta kishte fatin te punonte ndonje, por ne bisede mund te shifje se te recitonin Iljaden, Homerin apo Lahuta e Malsise, komplet ne origjinal. Per mua ata "fshatare" ishin dhe jane Qytetare edhe pse femijet e tyre nuk i linin te mbaronin as gjimnazin. Po kulturen familjare nuk ja shkulte dot sistemi.
Ne te njejten kohe ne Kavalishence, ne plazhin e Duresit kishe njerez funksionare te larte me diplloma domosdo, por qe ne rere i shifje me thonjet e kembeve te pa prera. Ata kishin dhe kane kulture komuniste. Si eterit dhe bijte duan shume kohe te dalin nga zuzaria e tyre.
Besoj i ke degjuar shprehjet: "Ai ka mbaruar universitetin e Burelit", "Ajo eshte bere per te dale ne Çete". Jane shprehje te ngulitura nga populli per fakte dhe situata te caktuara qe vazhdojne te influencojne ne jeten shqiptare, qe ne kam pershtypjen i perceptojme ndryshe.
Une jam nga jugu qe si kudo ka gangstere, por nuk ka race ganksteresh.
Une nuk di nge je ti dhe nuk me intereson ta di, por besoj se je shqiptar qe si dhe une i do te miren atij vendi.
Sa per postimin tim te me parshem une fola per te dy, per Jozin dhe Boashtinari, duke dhene mendimin tim sipas kendveshtrimit tim.
Citim:
E di si me duket ky "kryqezimi i Boshtinarit"? Si ajo plaka e keqe katunare qe i duket zotesi kur e mbyt me llafe nje njeri te qyteteruar dhe kur ai nuk flet po largohet i tmerruar kete e quan "triumf"!
E shoh shume me vend deklaraten e Jozefines ne mbledhjen ne Bruksel ne prani te parlamentareve te gjithe vendeve pjesmarese aty, duke ja thene sy me sy Boshtinarut, qe indirekt i drejtohet dhe ndonje tjetri, dhe jo koridoreve dhe skutave te Brukselit apo Tiranes. Boshtinaru po te qe "zotni" replikonte me fakte ne vend dhe nuk kerkonte te laje "m*tin me sh*re" me letrat e hapura qe i drejton popullit shqiptar nepermjet fletushkes Shekulli, nje praktike qe komunistet e kishin shuume per zemer por qe i ka dale boja prej kohesh.
Krijoni Kontakt