Kurr po permendet shoku Enver,antishqipet po kallen
O kalavesh,ata qe nuk e don sillen ne forumet shqiptare,prej forumit ne forum 0000.00001%
Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmėn e dy agjentėve jugosllavė: Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, tė cilėt ishin dėrguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) pėr tė organizuar komunistėt shqiptarė qė ishin tė pėrēarė nė disa grupthe tė vegjėl. Pjesėmarrjen e tyre nė themelimin e PKSH-sė komunistėt shqiptarė nuk e kanė mohuar kurrė, por deri se nė cfarė pike ata vareshin nga shokėt jugosllavė tė cilėt i adhuronin si perėndi, e tregon mė qartė korrespondenca e mėposhtėme e botuar nė librin "Gjaku i tradhėtuar" (botuar nga vetė jugosllavėt pas prishjes me komunistėt shqiptarė). Duke lexuar kėtė korrespondencė kuptohet fare qartė pėrse u prish marrėveshja e Mukjes e cila caktonte si objektiv Shqipėrinė Etnike.
1. Letėr e Enver Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
Tash jam mė i fortė nga atė ditė qė u ndamė po malli ėshtė kurdoherė i madh. Aliu qėnkėsh mė i fortė nga ne, sidoqė sigurisht e marr me mėnd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por tė gjithė ishin tė prekur. Dr. Nishani zuri tė qarėt duke thėnė ?kujtoj poshtėrsitė qė ka thėnė armiku pėr Dushanė e Alinė pėr kėta dy shokė, aq tė mirė, tė vendosur, qė kanė lėnė familjet, vendin e tyre dhe erdhėn tė na ndihmojnė ne, tė luftojnė tok me ne?.
Por tė flasim pėr punė pak. Kėtu kanė ardh gati tė gjithė Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanė ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike pėr mbi aksionet e Brigadės, qėndrimin e partizanėve etj.. Do tė fillojmė dhe njė kurs tė vogėl, ne kemi konferenca me kėto tema.
Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftė e drejtė dhe e padrejtė.
Partia nė Ushtri.
Organizimi i pushtetit.
Lufta Nacional-ēlirimtare.
Do tė organizojmė edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk ėshtė shumė i kėnaqur nga Mehmeti (mos e merr se po tė shkruaj apostafat pėr kėtė gjė dhe me tendencė). Por Tuku na priste dhe thotė se qėkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, pėrpara mbledhjes sė brigadės ka nėnvleftėsuar aksionin kundėr Haki Blloshmit dhe atė tė ¤¤¤. Urdhėra tė ēuditshme dhe jo shoqėrore i ka dhėnė Tukut e mjaft gjėra tė tjera. Tė gjitha kėto, mos ki frikė se do t'i shohim me gjakftohtėsi, pa paragjykime dhe do tė veprojmė ashtu si vendosėm.
Zgjedhjet nė Korēė po bėhen me sukses nė zonat e lira, por kemi frikė se do tė na vinė shumė pak nga zonat e okupuara. Do tė tė lajmėrojmė pėr zhvillimin e gjėrave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherė.
Tė pėrqafoj me shumė mall
Taras
2. Letėr e Nexhmije Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
I dashur shoku Dushan.
Me keqardhje tė madhe mora vesht largimin tėnd nga Shqipnija. Veēanėrisht mė erdhi keq qė nuk mundėm tė takohemi para se t'iknje. Me gjithė se kemi ndenjur pak kohė bashkė e ndjej mungesėn t'ėnde nė mes t'onė ashtu si edhe shokėt mė t'afėrt.
Sigurisht do tė kujtojsh jo vetėm shokėt qė jetove dhe bashkėpunove gjatė kėtyre dy vjetėve e mā, por sigurisht do tė marrė malli dhe pėr malet e fushat e Shqipėrisė qė i lave me djersė dhe qė u pive dhallėn. A po jo ?
Jo vetėm ne, por gjithė populli Shqiptar do tė ketė njė mik tė dashur tė tij e sigurisht kur tė sjellė rasti tė kthehesh ndonjė herė nė vendin t'onė, do tė shohėsh se me punė do tė tė shpėrblejė atė qė ke bėrė pėr shpėtimin dhe naltėsimin e tij.
Sigurojmė me bindje tė plotė qė do tė shtojmė gjithnjė hovin e punės qė tė forcojmė e tė naltėsojmė Partinė t'onė dhe ti sigurojmė dhe popullit t'onė pushtetin e tij. Se vetėm kėshtu do tė shpėrblejmė dhe ndihmėn t'uaj tė vlefshme.
Dushan, thuaju shokėve tė Jugosllavisė, se shokėt Shqiptarė ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kėrkojnė emra qė tė ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju qė gjithė populli Shqiptar ndjenė pėr popujt e Jugosllavisė dhe pėr luftėn e tyre njė dashuri tė madhe. Tė gjithėve tė fala shoqėrore. Mos na harro. Po tė mundėsh na kujto dhe me ndonjė cop letėr. Udhė e mbarė dhe u pjekshim pėr sė shpejti nė botėn e lirė. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?.
Tė fala shoqėrore Nexhmija
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Krijoni Kontakt