Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 196
  1. #41
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anėtarėsuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    hahah shife kete me 100 nofka 'cunin' e enverit....!
    Hajt e bovsh naten e mire e mos u merzit..edhe ti ni dite do te jesh pjesetare ne perkujtimoren e shokut Enver

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga soldiers Lexo Postimin
    Hajt e bovsh naten e mire e mos u merzit..edhe ti ni dite do te jesh pjesetare ne perkujtimoren e shokut Enver
    e shof qe nexhmija ta ka treguar te verteten andaj edhe po lakmon hahahh...!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Enver Hoxha jo vetėm diktator, por edhe njė maniak dhe pervers


    Nė nėntorin e vitit 1987 shtypi i huaj, mbushej me deklaratat e emigrantit shqiptar Ilir Bulka rreth tė kaluarės sė Enver Hoxhės. Nė kohėn kur nga vendi mė stalinist i Europės nuk pipėtinte asgjė dhe kur Ramiz Alia po vazhdonte besnikėrisht rrugėn e Hoxhės, njė shqiptar qė njihte shumė gjuhė tė huaja deklaroi arratisjen dhe pranoi tė pėrcillte gjendjen nė Shqipėri ashtu siē e dinte ai. Hoxha njė njeri me jetė jo normale qysh nga vitet ’30, kishte pėrēuar vesin e keq dhe orientimin e gabuar seksual edhe nė vitet e luftės ku nė shtėpi tė Tiranės e mė tutje nė Pezė e vende tė tjera, zhvillonte orgjitė e tij. Nė Tiranė madje njiheshin me emra persona qė kishin hyrė nė marrėdhėnie me Hoxhėn edhe pse ka edhe persona tė tjerė, emra tė cilėt do tė sillnin tronditje pėr cilindo.

    Ilir Bulka ishte arratisur nga Shqipėria mė 26 shtator 1987 gjatė kohės sė ishte duke shoqėruar ekipin e “Vllaznisė” nė rolin e pėrkthyesit. Ekipi i futbollit “Vllaznia” po bėnte paraqitje tė mirė nė kupat e Europės, ndėrsa kjo ngjarje (u arratisėn edhe futbollistėt Hoxha dhe Bėrsheni) do shėnonte edhe shkatėrrimin e kėtij ekipi. Gjatė nėntorit 1987 Ilir Bulka me njė guxim tė admirueshėm do zbėrthente figurėn e Enver Hoxhės, ashtu siē e konceptonte ai nė disa artikuj qė janė botuar nė Greqi dhe Itali. Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė si dhe Komiteti Qendror i PPSH-sė kanė qenė tė alarmuar nga informacionet qė vinin nga pėrfaqėsuesit e tyre. Fillimisht menduan tė internonin familjen e Ilir Bulkės nė Tiranė. kėsisoj Komisioni Qendror i Internim Dėbimeve pranė Kryeministrisė, ėshtė mbledhur me urgjencė pėr tė internuar familjen e Ilir Bulkės. Me vendimin nr.20, datė 16 nėntor 1987 me nėnshkrimet e kryetarit tė komisionit Manush Myftiu, zėvendėskryetarit Hekuran Isai, anėtarėve Aranit Ēela dhe Qemal Lame, ėshtė vendosur qė:

    1-Qako Gaqi Bulka, i vitlindjes 1921, lindur nė fshatin Lena tė Pėrmetit, shtresė e mesme, me arsim tė mesėm, pensionist, i martuar me 3 fėmijė, i padėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

    2-Kaliro Qiriako Bulka, e vitlindjes 1930, lindur nė Korēė e banuese nė Tiranė, e padėnuar, me arsim tė mesėm, kėngėtare, e martuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

    3-Pranvera Qako Bulka, e vitlindjes 1955, lindur e banuese nė Tiranė, farmaciste, beqare, e padėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

    Qėndrimi i familjes gjatė kohės sė Zogut cilėsohej indiferent, ndėrsa gjatė dhe pas luftės, i mirė. Si shkak i internimit pėrmendej arratisja e Ilir Qako Bulkės jashtė shtetit. Familja Bulka internohej kėsisoj nė Fierzė tė Elbasanit.

    Masa ndaj familjes Bulka do tė hiqej vetėm mė 14 shtator 1989.

    Deklaratat e Bulkės kanė krijuar shqetėsim tė madh nė Tiranė. Duket se Bulka ka pasur informacion edhe pėr tė kaluarėn e largėt tė Hoxhės tė siguruar nga persona qė e kishin njohur atė.

    Nė shėnimin e datės 17 nėntor 1987 tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė nė atė kohė, Reiz Malile, thuhej se po udhėzonin ambasadorin shqiptar nė Romė pėr tė protestuar “pėr shkrimet thellėsisht armiqėsore”, pavarėsisht se italianėt do tė thonin se “shtypi ėshtė i lirė”.

    Bie nė sy se nuk shprehet cilėsimi “shpifje” pėr shembull, por vetėm “qėndrimi armiqėsor”. Ndėrsa pėr shtypin grek, nuk do kishte komunikim nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti, por “protesta” do thuhej gjatė ditėve qė do vinte njė delegacion i tyre nė Tiranė. Por gjithashtu nuk ishte e lehtė t’i thuhej opinionit tė brendshėm “si na shan shtypi i huaj” pasi nė ēfarėdo forme tė pėrcillej informacioni, ai kishte brenda tij faktin domethėnės. Por le tė vazhdojmė me pjesėt e tjera tė marra nga gazetat e huaja, siē ato i janė referuar autoriteteve komuniste tė kohės.

    Gazeta “Il Mesaxhero” e datės 11.11.1987 boton njė artikull me titull: “Zbulimet Enver Hoxha ishte homoseksual, paranoik dhe vrasės’” dhe me nėntitul1: “Ish-sekretari personal i udhėheqėsit tė ndjerė tė Tiranės, i arratisur nė Athinė, akuzon: i vrau vetė ministrat – dashnore te ti j’ “, pa emėr autori.

    Athine – Udhėheqėsi i ndjere shqiptar Enver Hoxha ishte njė homoseksua1 qė i fshihte prirjet e tij dhe pėr kėtė arsye u bė njė paranoik dhe vrasės, i cili vrau me duart e tij shumė nga viktimat e tij.

    Kėtė e pohoi dje, nė njė interviste dhėnė agjencisė amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeē, i cili pėr shumė vjet ishte bashkėpunėtor i Hoxhės, pėr tė cilin ēdo dite pėrgatiste njė pėrmbledhje tė lajmeve kryesore nga bota. Bulka kėrkoi strehim politik nė Athine, nė shtator tė kėtij viti, ndėrkohe qe po kalonte transit nė aeroportin e Athinės bashke me njė skuadėr shqiptare futbolli qė do tė zhvillonte njė ndeshje jashtė shtetit.

    Duke folur pėr Hoxhėn, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa mė shumė qė ai plakej dhe e ēoi atė deri aty sa te ndalonte kėngėt e dashurisė, poezi tė popullore dhe kėrcimet e balerinėve meshkuj e femra nė televizionin shqiptar. Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhės, pėr tė cilin e shoqja ishte nė dijeni, ishte njė sekret qė e dinin zyrtarėt mė tė lartė komuniste tė vendit. Tė kundėrshtoje marrėdhėniet me Hoxhėn ishte njėlloj si te dėnoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshėn bashke, duke bėrė qė ai tė vriste shumė nga dashnorėt e tij pasi i kishte detyruar tė hynte nė marrėdhėnie seksuale me ta”.

    Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht qe te njihej me te gjithė shkrimtarėt, poetet dhe kompozitoret e rinj shqiptarė meshkuj nė apartamentin e tij luksoz nė Tiranė. Dėshironte qė tė bisedonte me tė gjithė intelektualet e rinj meshkuj shqiptarė pėr t’u siguruar se ata nuk pėrbenin kėrcenim ndaj autoritetit tė tij, por edhe sepse kėrkonte dashnorė.

    Nė intervistė, Bulka i bėri elozhe me pas udhėheqjes sė tanishme komuniste shqiptare, duke thėnė se udhėheqėsi i ri Ramiz Alia “po kėrkon tė pakėsojė me ngadalė influencėn e pasueseve tė Hoxhės nė vend, por, ashtu si udhėheqėsi sovjetik Gorbaēov, ka shumė armiq tė rrezikshėm”.

    Enver Hoxha vdiq nė prill 1985 nė moshėn 76-vjeēare, pasi kishte udhėhequr pėr 40 vjet vendin mė tė varfėr e mė tė izoluar te Evropės me metoda tė ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atė rreptėsisht tė izoluar. Sipas Bulkės, “vrasjet e miqve tė tij nė qeveri, qė i kryente me gjakftohtėsi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin pėr shkak te grindjeve midis dashnorėve me huqe ose ishin krime ne bazė tė tė cilėve ishte pasioni”. Hoxha bėnte rregullisht spastrime nė gjirin e udhėheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vete ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij Mehmet Shehun, pėrfundoi Bulka.

    Gazeta “La Stampa” e datės 11.11.1987 boton njė shkrim me titull: “Homoseksual dhe vrasės ishte Stalini shqiptar” me mbi titull: “Njė ish-bashkėpunėtor i Hoxhės thotė: “frika se mos e tallnin e ēoi deri nė paranojė” dhe me nėntitull: “E paska vrarė me duart e veta kryeministrin Shehu”. Tė kundėrshtojė marrėdhėniet me udhėheqėsin do tė thoshte tė dėnoheshe me vdekje, e megjithatė ishte seksofob dhe e dėnonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp punė tė detyruar”. Artikulli nuk ka emėr autori.

    Athinė – Udhėheqėsi i ndjerė shqiptar Enver Hoxha ishte njė homoseksual qė i fshihte prirjet e tij, gjė qė e ēoi ne paranojė dhe nė vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkėpunėtor i tij qė nga viti 1973 deri mė 1980, 5 vjet pėrpara se Hoxha tė vdiste, nė njė intervistė dhėnė agjencisė UPI. Bulka kė kėrkuar strehim politik nė Greqi.

    “Frika psikologjike se mos e tallnin e bėri atė qė tė kapej pas pushtetit me tė gjitha mjetet, pavarėsisht se kjo do te thoshte pėrdorim i metodave si shfarosjet masive”, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi njė kod tė rreptė sjelljeje morale nė tė gjithė vendin, “solli nė fuqi ligje qė e dėnonin homoseksualizmin dhe ata qė shpalleshin fajtore pėr kėtė krim dėnoheshin me tė paktėn 7 vjet nė njė kamp pune”.

    Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhės, pėr tė cilin e shoqja ishte nė dijeni, ka influencuar nė historinė e vendit tonė tė vogėl. Udhėheqėsi filloi tė hyjė nė marrėdhėnie homoseksuale ne Paris, ku studioi pėrpara Luftės sė Dyte Botėrore. Udhėheqėsit kryesore shqiptarė e dinė se ai i vazhdoi marrėdhėniet e fshehta homoseksuale deri ditėn qė vdiq”.

    Refugjati shqiptar, nė intervistėn e tij i bėri elozhe udhėheqjes se tani shumė komuniste shqiptarė, duke thėnė se udhėheqėsi i ri i saj “Ramiz Alia po kėrkon qė tė pakėsojė me ngadalė influencėn e pasuesve te Hoxhės nė vend, tė atyre qė morėn prej tij poste tė privilegjuara, por, ashtu si Gorbaēovi, ka shumė armiq tė rrezikshėm”.

    Alia e ka hequr ligjin mbi ndalimin e homoseksualitetit dhe ka bėrė disa hapje tė matura tregtare dhe diplomatike ndaj Perėndimit.

    Shėnim:

    Artikuj me pėrmbajtje tė njėjtė, por mė tė shkurtėr, botojnė edhe gazetat e se njėjtės datė: “La Republika”; me titull:

    “Hoxha? Njė pederast qė vriste dashnorėt e tij” dhe “Korriere dela sera” me titull: “Vesi i keq i Hoxhės”.

    Shtypi grek

    Gazeta “Vradhini” me 10 nėntor 1987, boton shkrimin me titul1: “Braktisa Shqipėrinė pėr tė marrė frymė lirisht…, tha pėrkthyesi i Enver Hoxhės shkruar nga P. Kasimatis.

    “Erdha nė Greqi pėr tė marre frymė lirisht. Po. Isha pėrkthyesi personal i Enver Hoxhės dhe di hollėsira tė rėndėsishme pėr jetėn dhe pasionin e ti j prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen qė krijohej ne mekanizmin e Partisė tė Shqipėrisė kur ndodhnin arratisje jashtė shtetit. Shtypėn tė drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rėnie tė ekonomisė, censure, devijime morale. Katalogu ėshtė i gjatė!”

    F1et ne “Vradhini” i arratisuri shqiptar Ilir Bulka, 38 vjeē, pėrkthyesi personal i Enver Hoxhės, i udhėheqėsit te Shqipėrisė, pasardhėsi i tė cilit sot ėshtė Ramiz Alia.

    Bulka, i cili punonte ne Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe nė Komitetin Olimpik, u arratis me shumė peripeci nė Greqi, duke kėrkuar strehim po1itik.

    Konkretisht, me 26 shtator ai udhėtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana pėr ne Mal te, ku do te zhvi110hej ndeshja me ekipin vendas. Ne kthim, aeroplani i ul nė Athinė dhe ekipi u vendos ne hotel “Albatros”. Mbasdite pėrkthyesi 38 vjeēar, qė e flet anglishten dhe frėngjishten nė mėnyrė tė shkėlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut nė njė taksi dhe u drejtua nė polici ku kėrkoi strehim politik.

    Plan 10 vjeēar

    “Kisha 10 vjet qė planifikoja tė ikja, por nuk gjeja rastin. Thashė tė pres sa tė vdesė Hoxha e tė shoh se mos ndryshon situata, por e pashė se nuk ekziston as edhe njė fije lirie. Ekonomia ėshtė nė gjendje shumė tė keqe. Nė treg mungojnė tė gjitha. Nė janar – vjet – pashė se nuk ka asnjė shprese dhe mora vendimin qė tė arratisem.

    Dhe plotėson: “Punoja nė Agjencinė e Lajmeve, ATSH. Pėrktheja telegramet e agjencive tė huaja dhe tekste dhe i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhės. Pata treguar interesim pėr tekstet e agjencisė kineze Hsinhua. Deri me 1978, kur u prenė marrėdhėniet Shqipėri – Kinė. Hoxha ishte homoseksual. Kėtė e dinė mire njerėzit e oborrit tė tij, por edhe shumė tė tjerė qė e patėn njohur qysh kur ishte pėr studime nė Paris”.

    Gazeta “Akropolis” e datės 14 nėntor 1987, boton shkrimin “Tė arratisuri t shqiptare, zotėrinjtė – A. Hoxha, L. Bėrsheni dhe Ilir Bulka:

    “Jemi tė lire pėr herė tė parė nė jetėn tonė. Ėshtė sikur tė kemi dalė nga burgu. Preferojmė mė mirė tė vrasim veten se sa tė kthehemi mbrapsht. Ju lutemi tė na jepni strehim politik nė Greqi”.

    Shtypi grek

    Gazeta “Vradhini”, me 15 nėntor 1987, boton shkrimin me titull: ”Prit Karolos”.

    Nė tė thuhet: “Prit Karolos, pritme tė arrij para se tė shkosh nė Tiranė. Ti mungove pardje, ishe nė Londėr, dhe nuk e di ne se dėgjove pėr deklaratėn qė bėnė katėr shqiptarėt qė ia mbathen nga Shqipėria dhe kėrkuan strehim politik nė Greqi.

    Ėshtė fjala pėr Ilir Bulkėn, Arvid Hoxhėn, Lulėzim Bershenin dhe Dhionis Frederik, qė arritėn t’ia mbathin nga Shqipėria fqinje, dhe, nė intervistėn e shtypit qė dhanė, theksuan kushtet ēnjerėzore tė jetesės nė vendin fqinj. Pa shih tani Karolos, qė do tė shkosh nė Tiranė, mos vallė i zbulon edhe ti kėto kushte. Dhe pyeti zyrtaret shqiptare nė cilėt kampe pėrqendrimi i kanė dėrguar familjet e tė katėrve qė pėrmendem mė sipėr. Mos harro Karolos.

    Shtypi italian

    Gazeta “La Stampa”, e datės 12 nėntor 1987, boton nje shkrim te korrespondentit tė saj nė Athinė, Minas Minassian me titull: “Kėshtu e vrau Hoxlla Shehun”, me nėntitull: “Ishte bėrė jashtė mode- “Policia mban tė rrethuar ambasadėn e Italisė qė mban mysafire vėllezėrit Popa”! dhe mbi titull: “I arratisuri Ilir Bulka bėn akuza te reja ndaj ish udhėheqėsit shqiptar”.

    Mehmet Shehu u likuidua me iniciativėn e Enver Hoxhės, qė pati filluar tė trembej nga influenca e tij nė rritje. Diktatori shqiptar nuk i donte kokat e rėnda dhe kryeministri i tij, edhe pse i rritur nė shkollėn e padronit, me kalimin e kohės demonstronte njė inteligjence jashtė modės. Teza Ėshtė e Ilir Bulkės, 38 vjeē, pėrkthyes i Komitetit Olimpik Shqiptar, i cili pruri mė shumė se njė muaj me parė, ndėrsa shoqėronte skuadrėn e Shkodrės nė njė takim tė turit tė pare tė Kupės sė Kupave nė Maltė, kėrkoi strehim politik, duke kaluar tranzit nga Athina.

    “Hoxha ishte i shqetėsuar nga ngritja e Shehut”, tha dje, nė vijim tė intervistės dhėnė shtypit, ish funksionari shqiptar, i cili precizoi se i pėrkiste njė familjeje tė “udhėheqjes” komuniste. Shehu konsiderohej tashme, edhe nė arenėn ndėrkombėtare, si pasues i Hoxhės nė udhėheqjen e vendit. Mbi fundin e papritur tė kryeministrit, pėr tė cilin thuhet sikur vrau veten mė 1982, nuk u dhanė hollėsi te veēanta, por pak mė vonė filloi tė qarkullonte njė histori nė ambientet e partisė nė Tiranė.

    “Kur Hoxha vendosi ta hiqte qafe, tregon Bulka, me pare mendoi qe ta komprometonte nė sytė e anėtareve tė tjerė tė Byrosė Politike shqiptare, duke e detyruar djalin e Shehut tė fejohej me vajzėn e njė profesori tė Universitetit tė Tiranės, i klasifikuar si kundėrshtar i regjimit. Mbas kėsaj u mblodh njė plenum i Partisė, nė vijim tė tė cilit besnikėt e Hoxhės bėnė njė sėrė kritikash tė mėdha mbi drejtimin e politikės ekonomike tė qeverisė”.

    Mehmet Shehu bėri autokritike, por kjo i dukej e pamjaftueshme diktatorit. “Duhet tė bėsh njė tjetėr, akoma mė tė thellė”, duket se i ka thėnė kryeministrit Shehu bėri njė tjetėr, pastaj iu drejtua Hoxhės, (duke i kėrkuar nė se ishte i kėnaqur. Pėrgjigjes negative, atėherė Shehu duhet t’i jetė pėrgjigjur i irrituar: “Shumė mirė, shiko, nesėr do tė bėj njė mė tė mirė”. Premtimi nėnkuptonte njė kėrcenim.

    Hoxha, duke e njohur rritjen e simpatike nė publik tė bashkėbiseduesit tė tij, u frikėsua shumė. “Merre me gjak tė ftohtė, i tha atėherė, me njė ton pajtues, hajde tė pimė njė kafe e tė diskutojmė sė bashku” .. Asnjė nė Tirane nuk e di se ēfarė ka ndodhur ne atė dhomė, nėse ishte vetė Hoxha apo ndonjė pasues i tij qė qėlloi mbi kryeministrin, por u bė e ditur se Shehun e vranė dy plumba, gjė e pamundur nė njė e vetėvrasje.

    “Ėshtė pikėrisht kjo atmosferė e terrorit mafioz qė mbizotėron deri mė sot nė vend, pėr hir tė strukturave tė vendosura nga Enver Hoxha ne periudhėn e pushtetit absolut e gjakatar dyzetvjeēar, thotė i arratisuri Bulka” duke shtuar se, pėr t’i shpėtuar njė regjimi tė tillė, tė rinjtė shqiptare pėrballojnė dhe vdekjen nė kufi ose pėrpjekje tė pamundshme me not nė ujėrat e detit Jon, ose ndėrmarrjet e dėshpėruara si ajo e vėllezėrve Popaj, tė cilėt prej muajsh tė tėrė ndodhėn nė ambasadėn italiane nė Tiranė, tė rrethuar ditė e natė nga policia shqiptare. Rreth Popajve, Bulka tha se autoritetet shqiptare kane kėrkuar disa herė dorėzimin e refugjatėve, por ambasada italiane gjithnjė ka refuzuar.

  4. #44
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Sa mire qe vdiq Enveri, o bubu.. ishte monstum njeri ..
    tmerr per shqiptaret.. i detyronte me dhune me dajak te jene shqiptar..
    Nuk mund te fljisje italisht greqisht e serbisht ne shtepin tende.. sepse mund te ndodhte qe te degjoheshe dhe shko e arsyetohu pastaj..
    Sa mire qe sot mund te zgjedhim te behemi grek e shkije pa pengesa nga askush.. ndersa Shqiperia te shkoje ne rrote te se ames.
    Ishte kasap i vertet.. nuk donte t'ja dinte per grekun e shkaun(as per amerikanin e anglesin), c'i kishin bere te shkretet..?
    Sot a se shihni sa mire jemi me ta.. te vllazeruar, bashkepunojme sa qe edhe kryeministrat tane s'bejne vrrr pa miratimin e tyre..

    Shqiperia hodhi poshte diktatorin dhe bashke me te edhe te qenit shqiptar.

    Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise, te pavdekshmit, Kryeprofetit ENVER HOXHA
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Pse nuk hapen dosjet e kohės sė Enver Hoxhės?
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    soldiers

    Citim Postuar mė parė nga soldiers Lexo Postimin
    Fol shlir burr! nese e do enverin.Ta rofshin b.y.th... ata qe nuk e don
    un si shum shqiptar nga kosova jam rrit me iden enveriste dhe kam urrejt TITISTET NE kosove por kjo nuk dote thot se tash pajtohem me te gjitha veprat e enver hoxhes qe i kishte
    dhe ne fund enver hoxha duhet te jet ne ekaluar me shum pytje

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Sa rende po shaheni, edhe pse, per Hoxhen S'ia vlen barra qeran (them une, po s'ka problem kush eshte kunder )

    Po postoj nje artikull te Z. Genc Hoti mbi personin e Hoxhes. Nuk e di nese eshte postuar me pare...(kerkoj te falur atyre qe e kane lexuar me pare):

    http://hotig.info/artikulli/enver-hoxha

    tung

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    enver hoxha ishte 'pikelluar' nje cik pse mugosha i more nexhen e tij ai iu hakmerr nexhmijes dhe ia mori mugoshes ne goje sepse tha kur e do nexhmija pse te mos e dua edhe une !

    ata qe e perkrahin nje pleher antishqiptar dhe nje pederas sebo-slav gjejne veten e tyre ne personalitetin e enver hoxhes!
    po nuk duan ta kuptojne ore ...... c'te besh ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    Pse nuk hapen dosjet e kohės sė Enver Hoxhės?

    pse nuk hapen dosjet ....??? se nuk ka dashur nje ambasador i famshem tek ne .....

    lexo me poshte aresyen dhe po pate kohe edhe artikullin e plote tek linku i meposhtem ....

    ----------------------------------

    Letra/Hapja e dosjeve nuk ėshtė ngutje, zoti ambasador, por njė drejtėsi qė po vendoset pak me vonesė

    Tėrhequr mė 24 Dhjetor 2011



    I nderuar zoti Ambasador Withers,
    Marr guximin t’Ju shkruaj si detyrim ndaj dhjetra miqve tė mi qė nuk jetojnė mė, e qė jetėn, rininė, familjet e tyre i shuan nė burgjet e diktaturės komuniste, nė kėrkim tė lirisė dhe demokracisė, me adhurim pėr fjalėn dhe mendimin e lirė.
    Por mbi tė gjitha, Ju shkruaj nėn peshėn qė sjell borxhi qė kam ndaj fėmijėve tė mi dhe moshatarėve tė tyre, tė cilėt patėn fatin e lumtur tė jetojnė nė liri, por njėkohėsisht janė tė rrezikuar tė pėsojnė me naivitet diktaturėn nga mosdija e mosvlerėsimi i sė djeshmes.
    Nuk jam i sigurt nėse do tė jem nė lartėsinė e duhur pėr kėtė mision, por di t’Ju them me siguri, se nėse nė vendin tim do tė kishte qenė Patėr Meshkalla, Xhelal Koprencka, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Pjetėr Arbnori, Osman Kazazi etj. do tė kishin arritur t’Ju heqin ēdo lloj dyshimi se keqja ende vazhdon tė jetė gjallė e qė nuk do tė kishte krim mė tė madh se sa mohimi, tolerimi apo ca mė keq akoma, sesa iluzioni se nė bashkėpunim me tė do tė mund tė ndėrtohej njė demokraci.
    Te them tė drejtėn, nuk u besova syve kur pashė nė media titrat qė lajmėronin se Ambasada e SHBA nuk ėshtė dakort me ligjin e miratuar nga Kuvendi I Shqipėrisė pėr “Pastrimin e Figurave”.
    ......


    per te lexuar te gjithe artikullin kliko te linku
    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...-pak-me-vonese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 11-04-2011 mė 03:34
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #50
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Pėrshėndetje Gogi. Nga ajo qė ke shkruar mė shkoi ndėrmend se mos je nga Shqipėria, por nga shkrimi e shoh se nuk je.
    Po tė pėrgjigjem vetėm nė kėtė pjesėn qė e dallova me shkronja tė trasha:

    1. Jo ata qė kanė pasur jetė tė mirė, por, mbaj mend, nė Kosovė, nė kohėn time Enver Hoxhėn e kanė dashur tė gjithė ata qė e kanė ndier dhe i kanė thėnė vetes shqiptarė. Aso kohe Enver Hoxhėn e kanė sharė vetėm ata qė ishin mirė me pushtetin a qė ishin tė lidhur me tė - shkurt projugosllavė!

    Shiko, une nuk them qe ne Kosove njerzit nuk e kane dashur Enver Hoxhen. Mbaj mend se ne fshatin time askohe kishe vale qe mund te shikohej TVSH-ja e atehershme dhe normal nje televizion Komunist thot vetem fjal te mira per vendin. Natyrisht qe Enver Hoxhen e kane dashur edhe te afermit e mi. Mirepo e kane dashur deri sa ka rene komunizmi dhe jane kthejllur gjerat, dhe dolen ne shesh masakrat e tij dhe burgimet e pafundme e shuuume e shume gjera. Po tani? Cka kemi arsye te duajm Enver Hoxhen? Une per vete nuk e di se cka mund ti shty njerzit ta duajn!
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •