Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 196
  1. #131
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Po edhe keta politiqarat e sodit o GaniMet kan me u vjerr per brinave vete.
    pjelle e komunistve oreve para jan, heret a vone felliqesinat kan me ju dale sheshit.
    Per pisa sua kalon ase dreqi ma ketyne te soteshemive.
    Me nje ndryshim te vockel kjo koha e sodit na lejon s'paku te ankohemi, ne kohe te envero-titistave ase kete se kishem!
    Plak je shume aktiv, komplimente..
    Ju jeni rugovist i vendosur dhe krenar per kete.
    Mundesisht me trego qka thote brahimi per enverin..
    Une s'kam rastisur ne ndonje shkrim, intervist apo diqka tjeter, ku rugova shpreh mendimet e tij mbi Enver Hoxhen. Nuk them se s'ka, mua personalisht nuk me ka ra syri ende ne to. Ju si aktivist i dalluar sa pro rugoves ashtu edhe kunder enverit, mund ta besh edhe kete ndoshta, flm.




    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!

    Kjo ėshtė "njė polemikė e detyruar me njė diplomat tė Enverit", thotė studiuesi i njohur Elmaz Leci, qė nė kėtė shkrim, i pėrgjigjet njė funksionari tė lartė tė diplomacisė shqiptare, i cili kohė mė parė ka polemizuar me tė nė faqet e "Korrierit", pėr rolin e Hoxhės pėr sa i pėrket Kosovės.
    Qe te jesh objektiv dhe i besuar duhet ta sillesh polemiken e plote, te dy faqet e polemikes, jo vetem ate qfare thote titisti, apo ate qe te pelqen ty.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ke te drejte o Majkell,
    turp ti vije ketyre "kosovareve" te debilizuar te cilet kujtojne vdekjen e diktatorit .... enveri pasi i shiti tek Tito ne konferencen e Mukjes sapo erdhi ne pushtet i mori 20,000 trima kosovare dhe i coi ne thertore ..... turp atyre "kosovareve" qe marrin persiper kesisoj turpi mbi shpatulla .....

    mundesia me e madhe eshte qe edhe ato vete nuk dine se kush ka qene enveri .... dhe me dicka ne dore i kane bere qe te marrin pjese ne kete turp ..... varferia ben gjithcka .... "paraja con ujin perpjete" thote populli .....

    edveri ne Tirane duke paguar para ne dore banditat i vuri flaken qytetit .....
    O Msuesi 1, mos i pėrfshijė tė gjithė kosovarėr se nuk janė tė gjithė si z.Lani. Ne e dimė se Lani ėshtė njė Don Kishot i Manēes dhe asgjė tjatėr. Prandaj tė lutem mos e fy gjysmėn e kombit, fundja nuk ke tė drejtė tė bėsh njė ndarje tė tillė dhe ti quajsh shqiptarėt nga Kosova debil ne nuk dallojmė shumė nga gjysma tjetėr e Shqipėrisė Londineze o kuazi mėsues, ndonse nė rrethana tjera tė edukimit patriotik, por gjithsese jemi njė lloj.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    arvanitas, fjalen e kisha per ata qe kane marre pjese ne ate turp ..... nuk kam thene dhe nuk e them kurre qe e gjithe Kosova eshte pjese e kesaj loje .... problemi eshte se ashtu si Edveri manipulon njerezit nepermjet pagesave per te djegur Tiranen edhe ne Kosove ka njerez qe per hir te lekut marrin pjese pa e ditur fare se cfare loje po luhet .....
    Kosoven Enveri e shiti me c'kishte me njerez dhe me lope .... me shtepia dhe toka .... e perseris 20.000 trima i coi ne thertore per hir te miqesise me Titon .... prandaj i dashur arvanitas kosovaret duhet te tregohen me te matur ne kesisoj shfaqjesh ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 13-04-2011 mė 05:11
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ke plotesisht te drejte ne cdo rrjesht qe ke shkruar
    po mire qe kam drejt ,,,,

    po vetem ti qenke njeri realist se keta tjeret,,,,


    per nje kocke te dhene nga partia ,,,,

    na thone e zeza eshte e bardhe

  5. #135
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Ka disa budall prej Kosove qe nuk e kane perjetu tmerrin e Enver Hoxhes sepse kane qene nen regjimin e Titos ( diktator edhe ky komplet), mirepo krahasuar me Enver Hoxhen prap ka qene me liberal edhe pse me ne Shqptaret kane qene mjaft i keq. Une nuk arrij ti kuptoj disa nga Shqiperia te cilet kane qene direkt nen vuajtjet e tij dhe qe sot prap nuk e shajn apo e livdojne.

    Ne nje studim/analize qe ju a kishte bere ne vitin 1989 videve te ndryshme te Shqiperise se atehershme Salih Berisha ( mjek me profesion ) me ekipin e vet kishe verejtur se nje pjese e madhe e popullates rurale kishte vuajur nga nje lloj semundje qe vie si pasoj e ushqimit vetem me buke te thate. Tani paramendoni se ne cfar gjendje ka qene Shqiperia qe pas luftes se dyte boterore.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  6. #136
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Lėvdata pėr lugatin
    Nga Frank Shkreli



    http://www.botasot.info/mesme/stalin_hoxha.jpg

    Disa media nė Kosovė njoftojnė se i ashtuquajturi “Fronti popullor i Kosovės pėr mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarisė revolucionare tė shokut Enver Hoxha” ka mbajtur njė tubim pėrkujtimor nė qytetin Ferizaj me rastin e 26 vjetorit tė vdekjes sė diktatorit shqiptar. Gjatė atij tubimi, organizatorėt lavdėruan diktatorin shqiptar, si njė shpėtimtar tė kombit dhe premtuan se organizata e tyre do tė zgjerojė aktivitetin dhe influencėn e saj edhe nė qytete e zona tė tjera tė Kosovės.
    Ēuditėrisht, edhe nė njė tubim tjetėr nė Zvicėr, nė pėrkujtim tė pėrvjetorit tė demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, ku sipas njoftimeve tė shtypit ishin tė ftuar edhe ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, dhe ish-presidenti i Shqipėrisė, Rexhep Mejdani, u brohorit “Enver Hoxha – Enver Hoxha”.
    Nė tubim, Enver Hoxha u lėvdua dhe u pėrkujtua si “mbrojtės” i Kosovės, si njė “figurė shumė dimensionale”, e cila “goditi rėndė agjenturat dhe qendrat e spiunimit ndėrkombėtar” dhe si njeri qė “shpėtoi ri-copėtimin e vendit tonė”. Ka mundėsi qė edhe gjetiu nė trojet shqiptare tė jetė pėrkujtuar pėrvjetori i vdekjes sė lugatit.
    Nė kėto tubime, Enver Hoxha u pėrkujtua si mbrojtės i Kosovės, por politika e regjimit komunist tė Enver Hoxhės karshi Kosovės ishte e qartė qė prej fillimit tė miqėsisė sė tij me armiqtė shekullor tė kombit shqiptar: me serbo-malazezėt gjatė luftės dhe pas Luftės sė dytė Botėrore, me miqėsinė e mėvonshme tė regjimit tė Tiranės me rusėt dhe me nė fund me regjimin komunist kinez tė Mao Ce Dunit. Pėrveē disa fjalimeve boshe bombastike, ajo ishte njė politikė kryekėput kundėr Kosovės dhe kundėr interesave tė kombit shqiptar. Kėta aleatė tė Enver Hoxhės dhe tė regjimit tė tij ishin atėherė e janė edhe sot e kėsaj dite kundėr Kosovės dhe popullit shqiptar.
    Kush janė sot, kundėrshtarėt me tė pėrbetuar tė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė interesave tė kombit shqiptar nė Ballkan? Janė pikėrisht, serbėt, rusėt dhe kinezėt, miqtė dhe pėrkrahėsit me te ngushtė tė Enver Hoxhės dhe regjimit tė tij shtypės, ata tė cilėt sot pėrdorin ēdo rast e mundėsi pėr tė luftuar njohjen e Kosovės si shtet i pavarur e sovran, duke penguar kėshtu anėtarėsimin e saj nė organizmat ndėrkombėtare, siē ėshtė Organizata e Kombeve tė Bashkuara.
    Nuk ėshtė pėr tu habitur pėr nostalgjinė qė mund tė shprehin disa persona e grupe—brenda dhe jashtė Shqipėrisė -- pėr Enver Hoxhėn, pasi gjithmonė ka patur e do te ketė njerėz ideologjikė e fanatikė jo tė mirė-informuar pėr tė bėrat e kėqija tė regjimit te tij kundėr popullit tė vet. Ajo qė nuk ėshtė e qartė ėshtė agjenda e kėtyre personave dhe grupeve tė caktuara si edhe serioziteti i zbatimit tė kėsaj agjende. A ėshtė kjo njė pėrpjekje pėr tė mbuluar mizoritė e regjimit enverist, apo po pėrpiqen tė krijojnė njė histori gėnjeshtrash nė dėmin afatgjatė tė kombit shqiptar?
    Mirėpo, ajo qė mė habitė mė shumė, nuk ėshtė shprehja e nostalgjisė tė disave pėr diktatorin, qoftė nė Shqipėri qoftė nė Kosovė, por edhe nė trojet tjera shqiptare, madje edhe nė diasporė. Ajo qė mė ēuditė pa masė dhe nė tė njėjtėn kohė mė dėshpėron ėshtė mosreagimi serioz ndaj kėtyre dukurive nga media, nga komentues e vėzhgues, nga njerėz tė arsimit e tė kulturės, nga politika nė pėrgjithėsi, nga tė shtypurit e tė pėrndjekurit, nga shoqėria civile e tjerė. Si ėshtė e mundur qė njeri prej “stalinėve tė vegjėl” tė Evropės dhe njėri prej kasapėve me te egėr tė shekullit tė kaluar, tė konsiderohet si njė udhėheqės me merita pėr kombin?
    Megjithėse shumė vende tė Evropės Lindore janė ballafaquar me tė kaluarėn e tyre komuniste -- dikush mė shumė e dikush mė pak – Gjermania ėshtė shembulli mė i mirė i pėrballimit tė dhimbshėm dhe tė sinqertė me krimet e mėdha e tė shėmtuara tė regjimit nazist, por nė tė njėjtėn kohė ka reflektuar edhe mbi pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt, pėr ato qė kanė ndodhur nė atė vend. Kam frikė se mund tė kalojnė vite tė tėra para se kombi shqiptar tė pėrballet sinqerisht dhe plotėsisht me krimet e tmerrshme tė periudhės hoxhiste. Mund te thuhet lehtė se pėr derisa kombi shqiptar nuk do tė pėrballet nė mėnyrė tė ndershme dhe tė sinqertė me krimet dhe trashėgiminė e vėrtetė tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės – ashtu siē bėri Gjermania me tė kaluarėn e saj naziste –pėrpjekjet e kombit shqiptar pėr dinjitet, liri e demokraci dhe pėr bashkim kombėtar do tė mbeten gjithnjė ėndėrr e parealizueshme.
    Prandaj, i dashur lexues, shkrimtar, gazetar, intelektual, politikan e tjerė, nė qoftė se ia do tė mirėn vetes dhe shoqėrisė shqiptare, pėrgjigju thirrjes sė atyre, qė nga regjimi hoxhist, vuajtėn e dhanė jetėn nė kampet e pėrqendrimit e nė burgje; pėrgjigju thirrjes sė viktimave tė masakrės sė Tivarit; pėrgjigju thirrjes sė kombit tė vuajtur dhe tė dėshmorėve tė tij qė dhanė jetėn pėr tė vėrtetėn e historisė.
    Shkundu e mos rri i ngathtė – se heshtja nuk na ka hije.
    14.04.2011

    po me duket pak naive prej autorit te ketije shkrimi te mire kur kerkon te reagojn institucionet per kete dukuri ne kosove kur dihet se pushtetin ne dore e kane enveristat shumica e lidereve te kosoves ne pushtet i mbajne portretet e enver hoxhes ne shpijat e tyre disa prej ketyre liderucave si jakup krasniqi mburret publikisht me portretin e kriminelit enver hoxha te cilin e mbane ne shtepi te vet.
    Alban 14.04

    Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: \"Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c\'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme\" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh). Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale\" (Bajraktari, libri \"Serbia\'s Annexation\" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte\" \"Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit Jugosllav\".
    Ballisti 14.04

    Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje \"ish diplomat i Hanoit e i Algjerit\". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri \"nga qe i donte shume kosovaret\" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve \'70- te dhe \'80-te ne Kosove, do te thote te mohosh Patriotet Shqipetar (Kosovar) ...!
    Ballisti 14.04

    A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?! Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: \"Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve\"! dhe qelloi...\". Komentet, mendoj jane te teperta.Te \"paverteta\" e te \"pa qena\" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -\'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike. Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t\'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.
    Ballisti 14.04

    Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. \"Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e \'41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, \"Jugoslavesko - Albanski adnosi\", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise. Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:\"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavis.
    Ballisti 14.04

    Kur njeriu lavderon nje udheheqes si E.Hoxhen stalinist te betuar (Stalini kishte dekleruar se shqiptari eshte besnik si qeni) nen paternalizmin e te cilit, jane vrare me mijra njerez te pafajshem,burgose me mijra kundershtar te pikepamjeve te tij, jane denuar per pushkatim me gjyq e pa gjyq,internuar,izoluar,depertuar individ dhe familje te tera, te privilegjuar kuptohet (greke,rome,sllave te jugut,goran dhe disa shqiptare lojal te tij) ne sy te botes do te thot se duhet mbshtetur per muri se kembte nuk te mbajne. Pa desht qe te zgjerohem dhe te numroj p.sh;22 profesore te vrare,22 intelektual tjere te pushkatuar pa gjyq,shume shkrimtare te burgosur,gazetar,shkencetare,artiste te ndryshem etj..E.Hoxha mund te akuzohet edhe per gjenocid ndaj bashkekombasve te tij. Nataliteti ne kohen e tij filloi te bie ne menyre rapide. Sipas shtimit mesatar te shqiptareve ne Kosove ,Shqipria sot do te duhej te ket afer gjashte milion banore.Zoterinj faktet ju turprojne jo une.Lereni varrin ne varr.
    DUKAGJINI-FRANCE 14.04
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 13-04-2011 mė 23:13
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #137
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    ok...nuk kisha ndermend te shkruaja, po tani me duhet ta bej se me eshte bere xhunga ne fyt mal...duhet ta shkarkoj diku.

    Une gjysherit i kam pasur mbeshtetes te flakte te regjimit, sidomos njerin, po nuk e ndiej aspak se kjo duhet te me beje te mos flas.
    Vete kam qene 4 vjec kur u ndane dhe u internuan si mami dhe babi ne dy vende te ndryshme. Mami akoma kujton se si diten qe ngarkuan ne kamion plackat per tu nisur per ne Kurbnesh rastisi te isha dhe ditelindja ime. Ma ka treguar disa here se si me vuri dy cokollata te koka e krevatit, me puthi kur isha ne gjume dhe iku.
    Mua me rriten prinderit e babit. Me kujtohet sesi kur isha e vogel nena(gjyshja) me quante gjithmone jetime, dhe une thyeja dhembet nga inati se e dija qe te dy prinderit i kisha gjalle. Mamin e shihja nje here ne vit per 5 dite. Kur shkonim une dhe vellai na priste ne Rreshen, po kur iknim nuk vinte kurre deri ne Rreshen, se nuk duronte dot te qarat e mia gjithe rruges. Akoma e kujtoj mamin veshur me rrobat e ndertimit te dritarja e autobuzit ne Kurbnesh. Nga pese dite ne vit qe e shihja, tre te fundit i kaloja duke qare nga mendimi se do me duhej te ikja prape. Babin e shihja dhe me rralle. Mbase nje here ne dy vjet, po ai te pakten me dergonte gjithmone letra me vellain.

    Ne 1996, kur vune bomben te VEFA u vra dhe nje komshie. Vera Dume e ka emrin. Shume vite, aq sa mbase kam une sot mbi shpine, ajo i kaloi ne internim. Mbaj mend qe rrija te shkallet e pallatit dhe shihja ata qe vinin per te shkuar te varrimi i saj. Me dhjetera nga ata qe e kane kaluar nje pjese te madhe te jetes se tyre burgjeve dhe minierave. Kur i pashe ashtu bashke e kuptova se ajo qe i bashkon eshte vuajtja dhe dhimbja e tere atyre viteve, dhimbje qe me duket se nuk mund ta ndajne me fjale po thjesht me pranine e tyre. Ne vecanti eshte nje burre, qe sa here e takoj kur jam me babin, fillojne e me dalin lotet vete. Jane syte e tij qe ma japin ate efekt, e une nuk e shkul dot veshtrimin tim nga syte e tij.
    Sa here me pyesin mbese e kujt je, permend tim gjysh. Pergjigjia pothuajse gjithmone eshte "Aha, mbesa e Lirise". Mua ajo me rriti dhe mu desh te shoh se si ime gjyshe degradoi pothuajse plotesisht menderisht. Kur u kthye mami nga internimi, me muaj te tere e beri rregull ti binte murit me koke e kokes me grushta. Une rrija spektatore.
    Nuk e di...nuk e di ku eshte fundi...kujtesen e kam te demtuar sa s'ka me...sikur te mbaronte aty...vuaj shume me teper tani se dikur...eshte dhimbje qe nuk po piqet......

    (nje kujtim i hidhur, nga nje komentuese e panjohur)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  8. #138
    Enver Hoxha e mprehu shpaten edhe njehere per situaten............


    Nje regjim diktatoral dhe nje diktator duhet ekzekutuar, gje qe i takon popullit shqiptar ta beje. Nuk ka rendesi se ka vdekur ai duhet ekzekutuar per here te dyte nga njerezit qe torturoi dhe vrau padrejtesisht.
    Pra ne shqiptaret duhet ta denojme me vdekje kriminelin diktator.
    Paqe!

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    duhet denuar e kaluara te korigjohet e tanishmja
    Keshtu thone vetem serbet !

    Fshini te kaluaren qe te beheni "moderne" ! Fshini historine tuaj se cdo gje e keni bere keq , se jua shkruajme neve historine pastaj ! A nuk e nxorren nga varri dhe i varen si hajmali kockat e Skenderbeut , do shqiptare si puna jote ?

    Do beheshin "moderne" , pra mo! Dhe pastaj provuan ato qe provuan ! Emigrime masive nga Shqiperia , masakra masive kunder shqiptareve , renie te rendesise zhvillimit qytetar te trevave shqiptare ... etj. etj. ...!

    A nuk po te ngjan si dy pika uji me Shqiperine e sotme dhe "moderne" ? Ku koka e shqiptareve eshte e zhytur ne m...t ? Ku 1/2 e popullsise ka ikur dhe punon "raja" ne dyert e botes , kur dhjetra mijra jane vrare ne kufi nga greku , maqedonsi , ku u masakruan dhjetra mijra nga serbi , ku u vrane me mijra ne 1997-ten ? Po shpopullimin e trojeve ku qindr mijra te tjere kane lene trojet stergjyshore dhe kane ardhe ne Tirane , nga qe i lane pa buke ne zonat ku ishin ? etj . etj....

    Keni sy ne balle te shikoni vendin tuaj , apo po beni duvane e ndonje antishqiptari ?

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Lugati me emrin enver hogja ishte dhe do mbetet gjkpiresi me i madh i shqiptarve,sigurisht qe ka akoma shpiuna qe mbeshtesin ket lugat siq mbeshteste ky lugati milladini baban e komunizmit shqipetar

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •