Nė Ferizaj, pėrkujtohet Enver Hoxha
Nga Express mė 10 prill 2011 nė ora 12:49
Fronti popullor i Kosovės pėr mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarisė revolucionare tė shokut Enver Hoxha, me rastin e 26-vjetorit tė vdekjes sė liderit komunist, Enver Hoxha, ka mbajtur nė Ferizaj njė marsh pėrkujtimor.
Kryetari i kėtij formacioni, Remzi Hasani, me kėtė rast ka shkėputur momente nga biografia e Enver Hoxhės, duke thėnė se ai pėrfaqėson njė figurė shumėdimensionale qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė mė tė re tė Shqipėrisė.
Ai ka thėnė se nėn pėrkujdesjen dhe dorėn e fuqishme tė Enverit, Shqipėria arriti tė ngrihej nė njė kala tė re tėrėsisht moderne, duke pėrballuar dhe shpartalluar ēdo ndėrhyrje dhe komplot nga bota e jashtme.
I goditi pa mėshirė tė gjitha agjenturat dhe qendrat e spiunimit ndėrkombėtar, tė cilat moto tė veprimit kishin pėrmbysjen e pushtetit popullor, ri-copėtimin dhe aneksimin e vendit tonė, por qė u shpartalluan theksoi Hasani.
Nė kėtė tubim tė pėrmotshėm u tha se gjurmėt e enverizmit ndėr shqiptarėt edhe sot duken kudo.
Ai foli qartė dhe fuqishėm gjatė luftės nė Kosovė, sepse armėt e tija tė deponuara nė nėntokėn shqiptare e tė dedikuara pėr vėllezėrit kosovarė, e goditen pėr vdekje makinerinė ushtarake tė Millosheviqit. Enveri foli fuqishėm edhe nė Gėrdec, duke porositur, mos luani me armė qė i ndėrtuan pėr mbrojtjen e Shqipėrisė, sepse do tė digjeni nė to. Zėri i Enverit u dėgjua edhe nė kohėn e vėrshimeve, ka thėnė Hasani.
Ndėrkohė, ky tubim solli edhe fakte se periudha e enverizmit asnjėherė nuk ka punuar nė dėm tė Kosovės dhe popullit shqiptar.
Faktet historike dėshmojnė se Enver Hoxha nuk e nėnshkroi Helsinkin, duke u pėrballur me presion dhe rreziqe ndėrkombėtare, vetėm e vetėm pėr tė mos e legjitimuar copėtimin e Shqipėrisė edhe nga vetė shqiptarėt, ka theksuar kryetari i frontit, Remzi Hasani.
Kėtė marsh pėrkujtimor e ka pėrshėndetur edhe pėrfaqėsuesi i kėtij fronti nga Prishtina, Zenel Hasani, ndėrsa pėr tė pranishmit nuk munguar poezitė dhe kėngėt pėr Enver Hoxhėn.
Gjatė muajve tetor dhe prill, Ferizaj, bėhet qendra e pėrkujtimit tė kėsaj figure historike, duke mbledhur shumė simpatizantė jo vetėm nga Ferizaj. U bė e ditur se ky formacion politik, me qėllim tė fuqizimit, shumė shpejt do tė bėhet edhe me degėt e saja nė Prishtinė, Shtime dhe Mitrovicė, pėr tu shtrirė nė qendrat tjera tė Kosovės./kosovapress/
Krijoni Kontakt