Close
Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 538
  1. #141
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Kur dashuroj.....!

    Kur dashuroj bėhem si ajri
    I tėri futem nė mushkri.
    Ti pushtoj ndjenjat si i marri
    Ashtu siē mi pushton dhe TI.

    Kur dashuroj bėhem pranverė
    Folenė e ngrej si dallandyshe
    Mbi zemrėn tėnde rri pėrherė
    Ēdo ditė mė jep njė puthje ndryshe.

    Kur dashuroj bėhem si erė
    Nė krahėt e saj tė pėrqafoj
    Tė dy nė qiell kemi vlerė
    Atje me ty vetėm jetoj!

    Kur dashuroj bėhem buzqeshje
    Dhe retė nga qielli i largoj!
    Tiktakun tėnd dėgjoj nė heshtje
    Dhe bėhem mbret e mbretėroj....!

  2. #142
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre
    (Motiv Popullor)


    Mė duhet njė gjysėm ėndrre
    Qė ta zgjoj kujtesėn time
    T'ja ndjej rrahjet asaj zemre
    Qė gjallon nėpėr vegime.

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre
    Ta mbėshtes kokėn nė faqe
    Aromėn e asaj zemre
    Ta thėthij pėr manushaqe.

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre
    Edhe botės i vė zjarrė.
    Le tė thuash mos u ēmėnde
    Le tė thuash je i marrė.

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre
    Dhe e bėj hėnėn tė plotė.
    Si manar nė gjoks mė mėnde
    Mė s'largohem nga kjo portė....

  3. #143
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Kur ti mė thua........!


    E dua dhimbjen,gazin tim e dua
    Tė dyja bashk' nė shpirt ato i kam.
    Kur qesh e qaj me veten, ti mė thua
    Kė tė largoj, me kė mė mirė un' jam.

    Fjalėn tėnde, ti e di, e dua
    Se ti je brenga, ti je shpresa vetė.
    Kur ti mė thua : Qesh vetėm pėr mua
    Brengėn tej e flak e bėhem mbret.

    Ndjehem keq,kur pjesė e dhimbjes time
    Bėhesh ti me ata sy flori.
    Rri e thua ti je brenga ime
    Un' tė them brengė jemi tė dy.

    Ndaj ta them, fjalėn tėnde dua
    Kė tė mbaj do ma thuash ti.
    Dhimbje,gaz ti je veē pėr mua
    Asgjė tjetėr s'ka mė rėndėsi...

  4. #144
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Kur ti mė thua........!


    E dua dhimbjen,gazin tim e dua
    Tė dyja bashk' nė shpirt ato i kam.
    Kur qesh e qaj me veten, ti mė thua
    Kė tė largoj, me kė mė mirė un' jam.

    Fjalėn tėnde, ti e di, e dua
    Se ti je brenga, ti je shpresa vetė.
    Kur ti mė thua : Qesh vetėm pėr mua
    Brengėn tej e flak e bėhem mbret.

    Ndjehem keq,kur pjesė e dhimbjes time
    Bėhesh ti me ata sy flori.
    Rri e thua ti je brenga ime
    Un' tė them brengė jemi tė dy.

    Ndaj ta them, fjalėn tėnde dua
    Kė tė mbaj do ma thuash ti.
    Dhimbje,gaz ti je veē pėr mua
    Asgjė tjetėr s'ka mė rėndėsi...
    ...asgjė tjetėr s`ka mė rėndėsi...

    gjithėsia nė njė pikė uji... aty tė pėrqafuar vetėm unė dhe ti.

    Riza i dashur, jeni lundėrtar i shkėlqyer mes vargjeve tė arta poetike.
    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga Aureola.
    Love has no limits

  5. #145
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga SinFoni@ Lexo Postimin
    ...asgjė tjetėr s`ka mė rėndėsi...

    gjithėsia nė njė pikė uji... aty tė pėrqafuar vetėm unė dhe ti.

    Riza i dashur, jeni lundėrtar i shkėlqyer mes vargjeve tė arta poetike.
    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga Aureola.

    Aureolė ndjehem sinqerisht mirė,kur faqen time poetike e lexojnė dhe komentojnė ata qė ja dinė vlerat poezisė.Ndėr tė tiilat jeni dhe ju e nderuara Aureolė..Respekte...

  6. #146
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Pėr Ty.......!


    Pėr ty poetėt vargjet s'i shteruan
    S'ngeli asnjė tė mos shkruante pėr ty.
    Nė vargje rimėn krejt e pėrvėluan
    Se paske qėnė e vetmia bukuri.

    Ashtu dhe unė nuk ngela mbrapa tyre
    Tė thura vargje e tė kėndova kėngė.
    Tė bėra zonjė e tė vura mbi krye
    Me mallin tėnd e burgosa ēdo brengė.

    Kur bukurinė zonjat e vėnė nė krye
    I lumtur ėshtė ai qė i shijon.
    Ndaj vargjet njė nga njė i lidha si njė nyje
    Nė qiell lart tė ngrita si ballon...

    Shans qėnkėrka tė shkruake pėr ty
    Vargu tė vjen vetė si mik nė derė.
    Sikur qorr tė isha nė ata dy sy
    Prap' do tė shijoja si kėtė pranverė...

  7. #147
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin...!

    Ti jetė i jep gjithėsisė.....!


    Kur sytė tė qeshin me gjith' shpirt
    Njė rrahje zemre vjen tek mua.
    Si me magji m'i heq mėritė
    Mė lė nė shpirt fjalėn tė dua.

    Nga thellėsi e shpirtit tėnd
    Hutohem krejt,mėndjen humbas.
    Ai vėshtrim afėr m'u gjėnd
    Edhe nė gjumė mė ndjek nga pas.

    Magjepsem krejt pas bukurisė
    Ēdo bukuri mė frymėzon
    Ti jetė i jep tėr' gjithėsisė
    Me sytė e qeshur dashuron....

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Mr.Dashuria
    Anėtarėsuar
    23-11-2006
    Postime
    138
    Bokor! Tema shume lidhje me poezite ! .............Cte them ...........Me lejoni nje varg?!


    Sikur te dinjim cfare eshte malli
    do shkrepnim rrufe ne qiell
    sikur te dinjim cfare eshte tabani
    mbi gjunje duart do i veme!

    Dhe sikur qielli te deshmonte
    sa te mekatuar jemi
    do fshihenim nder hije
    skam qene une do themi?!
    If the sky is red dont cry the sky already cried for you

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mr. Dashuria

    Ke bere 8 vargje. Te lumte! Por nuk eshte mekat te besh dashuri. Mekat eshte ta lendosh dashurine. Megjithate. me pelqyen vargjet e tua. Mos harro Riza Ēato eshte number one ne poezine njerzore per dashurine.
    Urime riza2008

  10. #150
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin...!

    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Mr. Dashuria

    Ke bere 8 vargje. Te lumte! Por nuk eshte mekat te besh dashuri. Mekat eshte ta lendosh dashurine. Megjithate. me pelqyen vargjet e tua. Mos harro Riza Ēato eshte number one ne poezine njerzore per dashurine.
    Urime riza2008

    Respekte Mr Dashuria,Respekte i nderuari Doēi..!


    Nė luftė me veten....!


    Nė udhėkryq mė nxorri jeta
    S'mė dha busull,udhėzim.
    Mė dha,mė dha, veē tė pėrpjeta
    Dhe mė tha ngjiti miku im.

    Nė luftė me veten, evulova
    E gjeta nga duhet ta nis.
    Veriun vetė e zbulova
    Nga frynte erė,borė dhe ngricė.

    Kjo pikė mė duhej patjetėr
    Tė nisja rrugėn pėr nė pol.
    Ta shkelja me kėmbė tė pėrpjetėn
    Me djersėt ēurkė e trupin gjol.

    Ja dhe fillova tė lėvizja
    Tė dilja nga kjo udhėkryq.
    Mė se i bindur ēdogjė prisja
    Ndaj jetės i hapa njė gjyq.

    E akuzova fare rėndė,
    Pse s'mė dha sy,pse s'mė dha tru?!
    Pėrse mė flaku si njė pėndė?
    Pėrse mė lindi si kėrcu?!

    Nė gjyq i humbur dola unė,
    Se avukat kėrkonte Zotin.
    Po Zoti ishte zėnė me punė
    Edhe nuk merrej me njerėz koti.

    Ndaj nė udhkryq rri e dremis
    Ashtu siē jeta mė ka lėnė
    Njė tatėpjet tani po nis
    Dhe vdekjen po e pres me kėngė...

Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •