Ka qene nje teme per kete ceshtje, por s'e gjeta dot.
TIRANE-U shpall sot paradite studioja fituese për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar qe pritet te ndertohet ku ndodhet sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e njohur si Piramida, në Tiranë. Projekti me kodin 11.022 i një studioje arkitekture nga Vjena (Austri) u shpall sot fitues i konkursit ndërkombëtar për kompleksin e ri parlamentar, duke grumbulluar 88 pikë.
Juria ndërkombëtare, e kryesuar nga arkitekti hollandez, Johannes Ibelings, autoritet në fushën e kritikës së arkitekturës, historian arti dhe botues i shumë veprave në këtë fushë, shpalli sot në ambjentet e kryesisë së Kuvendit projektin fitues, i përzgjedhur mes 12 projektet të tjera të prezantura nga disa studio të njohura ndërkombëtare.
12 maketet e ekspozuara për rreth dy javë në ambjentet e kryesisë së Kuvendit përfaqësonin modelet më të arrira arkitekturore, të kombinuara me elementë të modernes, traditës dhe bashkëkohores.
Ekspozita e maketeve qëndroi e hapur për dy javë për publikun e gjerë, i cili përmes një programi të posaçëm elektronik, votoi për të zgjedhur modelin e preferuar për godinën e re të parlamentit shqiptar.
Qeveria kërkon të ndërtojë kompeksin parlamentar në vendin ku ndodhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e njohur si Piramida, në Tiranë.
Kompleksi i ri parlamentar, një projekt qe qeveria shqiptare e ka vleresuar teper ambicioz, do të përurohet në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
ballkanweb
Video e marre nga faqja e parlamentit:
http://www.parlament.al/web/Projekti_11022_11991_1.php
Krijoni Kontakt