Close
Faqja 22 prej 40 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 396
  1. #211
    Per mua do ishte me mire qe te prisheshin te gjithe veprat nga koha e mutizmit.

    Asnje gjurme nuk do te lija nga kjo e keqe qe tjetersoi shqiptaret.

  2. #212
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Besoj se Sala i din fare mir "efektet ansore" te kti vendimi qe ka marr per piramiden....
    Piramda ka koh qe asht "trofe" per politikant e t'dy krahve......
    Un nuk jam arkitekt, por e them me sinqeritetin me t'madh qe ajo ndertes nuk me ka pelqy kurr, m'duket shum e "eger".
    Ne ket pik, kur duket fare qart se kush merr pjes ne grupin "kunder prishjes" (perjashtu ato qe nuk e kuptojn me t'vertet thelbin e çeshtjes...) un i bashkohem vendimit t'Sales.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #213
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Duhet djegur
    Nga: Edison YPI

    Shqiptarët shquhen për një cilësi fatlume të rrallë, tejet të vlefshme. Ata, llumin, mbeturinat, plehrat, nuk i mbajnë përbrenda, nuk i fshehin, por i nxjerrin jashtë, t’i shohin vetë, dhe t’i shohin të gjithë.Hordhi nostalgjikësh orëmbetur ordinerë dinakë, lukuni delirantësh gjysmakë të zhurmshëm, tufa minjsh mediatikë të shitur, snobë sterilë cerebralë nga më të përçudnuarit dhe më të abuzuarit, sahanlëpirës bredhës të kudondodhur të “mesit” të opinionit sot me këtë nesër me atë që qefi të mos i mbetet as këtij e as atij, tuhafë me nam të rrjedhur qyshkur, manipulatorë nga më të pështirët që ndjekin vetëm interesin, turlilloj llafazanësh të neveritshëm të cilët nëpër ekrane televizorësh dhe faqe gazetash janë të hedhur vetëm nga trillet e fatit tranzicional dhe për asnjë zotësi tjetër, po thonë që varri piramidal i diktatorit kriminel të mos prishet.
    Varri i lugatit do prishet dhe mbi të do ndërtohet Parlamenti i ri !Sepse faqezinjtë zhurmëmëdhenj, të degjeneruarit e mësipërm, janë një pikë uji në oqeanin e shqiptarëve të cilëve diktatori u ka nxirë jetët. Prandaj, tani që neverisë mbarëkombëtare për atë kancer në mes të kryeqytetit iu shtua edhe një vullnet i lartë institucional, ajo punë do bëhet, ajo qelbje do pastrohet, ajo sëmundje do shërohet.Ai varr me atë lugat brenda, janë sot simbole që i përkasin njërit krah të politikës dhe njërës pjesë të elektoratit, asaj së vjetrës, asaj së mbeturës. Krahu tjetër i politikës, dhe pjesa tjetër e elektoratit, pra të vuajturit që janë të shumtët, i kanë edhe ata simbolet e tyre. Por jo me qelq dhe mermer, dhe jo në qëndër të Tiranës. Larg syve të botës, dhe sidomos elektoratit, nëpër zgëqe që nuk duken. Në burgun e Spaçit, të Burrelit, në hendeqet ku janë flakur kufomat e të pushkatuarve. Prandaj, për të vendosur një farë ekuilibri, ajo prishje duhet bërë patjetër.Sali Berisha, ai që kurrë nuk zbret nga kali dhe kurrë nuk kthehet nga rruga, e ka vendosur. Pyetja tani është; Në cilën mënyrë duhet pastruar ajo kolerë ?E para gjë që të vjen vetvetiu në mendje pas kësaj pyetje janë vargjet,”Të ndërtosh një ndarje për të qënë/M’e vështirë se të ndërtosh një piramidë”Janë vargje të shkruara në kontekst sentimental nga gjeniu Kadare. Nuk bëjnë fjalë për prishje piramide por për ndërtim piramide. Megjithatë s’ka asnjë problem. Sepse, falë universalitetit të tekstit të Kadaresë, ato dy vargje janë frymëzues edhe në kontekstin e sotëm, të sjellin në mendje volumin faraonik të punës që duhet kryer pas një dashurie të sforcuar, dhe vështirësitë e panumurta të një bashkëjetese paqësore pas një ndarjeje radikale. Por kryesorja është që të kujtojnë se në të tilla raste gjithçka duhet bërë patjetër bukur.Hedhja në erë me dinamit i të dyve njëkohësisht, edhe varrit edhe lugatit që ai varr mban brenda, me shumë potere, pluhur e tym, nuk duket variant i bukur, pra nuk plotëson kushtin e vargjeve, prandaj duhet gjetur mënyrë tjetër.Tjetri variant mund të ishte përmbysja dhe fundosja e piramidës aty ku është. Pra me shndrrimin e piramidës së sotme në një varr të varrosur. Kjo do të bënte që Parlamenti i ri të mbështetej mbi beton faraonik, çka, pavarësisht sa e mundur do ishte nga ana teknike, s’duket keq në pikëpamje estetike, dhe do tu pëlqente goxha ëndërrtarëve. Por vetëm atyre. Sepse del një tjetër problem; afërsia e frikëshme e nëndheshme mund të mos kënaqë gjithë të tjerët të cilët me siguri preferojnë flakje dhe distancë të pafundme me kolerën.Mënyrën tjetër na e jep përvoja shumë shekullore popullore, e cila përvojë i bie shkurt; Lugatin e djeg dhe varrit i vë zjarrin. Kjo po. Duke pasur brenda edhe efektshmërinë edhe emocionin, me siguri do ta kënaqi shumicën.Të veprohet kështu; Piramidës së lugatit të tmerrit t’i mbyllen të gjitha vrimat me përjashtim të njërës asaj nga ana e Lanës prej nga të mundin të hyjnë e të dalin kamionët. Nga vrima e lënë hapur, para se t’i vihet zjarri, brenda piramidës të futen mundësisht të gjitha simbolet e tjera të krimit komunist. Të gjinden ku janë e ku s’janë të gjitha bustet dhe statuetat e diktatorit. Edhe të blihen po të jetë nevoja. Pastaj të rrasen aty brenda të gjitha soc-këllirat artistike. E para nga të tëra vrromat, mozaiku mbi muze, i cili, për arësye të përmasave, së pari duhet shkallmuar, pastaj të futet brenda. Me mozaikun duhet bërë kujdes se ka një rrezik. Rreziku është se me të dëgjuar kazmën e parë që do nisë t’i thërrmojë, personifikuesit e llumit shqiptaresk atje lart, ata nga proletari me xhaketë supit e tëhu në drejtim të 15 katëshit, mund të nuhasin që u erdhi fundi, të tremben, dhe të zbresin një nga një në fshehtësi dhe ec e gjeji proletarët e fëlliqur në ç’vrima janë futur.Pas futjes në varr të mozaikut, punë kjo me të cilën do merret ai të cilit i përket, deputeti dhe ministri Ferdinad Xhaferri, të mblidhen të gjitha soc-skulpturat që evokojnë djersën nëpër fusha, pionierët që mbledhin kallëza, minatorët me çizme nëpër galerira, punëtorët pararojë me muskuj dhe shpatulla të gjëra, dhe të gjitha të vjellat e tjera të kësaj natyre. Nëse autorët nisin e llapin, atyre t’u thuhet; Cilën nga të dyja brenda ? Veprën apo veten ? Në varësi të përgjigjes, të veprohet. Me këta autorë do merret deputeti Edi Paloka të cilit me këtë rast do t’i duhet që paraprakisht të marrë disa njohuri demonologjike në faqet përkatëse të Internetit. E bën me qef Edi këtë punë, se e njoh unë atë.

    Qindra tabelat me emra rrugësh vrasësish në mbarë Shqipërinë do t’i mbledhi një nga një, do t’i grumbullojë para varrit piramidal, dhe do t’i fusë brenda për t’i djegur, ai që do ta bëjë me qefin më të madh këtë punë, i paepuri Shab’ Kallçiu. I vetmi problem me Shabën në këtë rast mund të jetë se pas kryerjes së kësaj pune ai mund të luajë mendsh nga lumturia e tepërt.S’do jetë keq që, një rrugë e disa punë, të mendohet pak edhe për pastrimin e disa këllirave të sotme. Me këtë të ngarkohet deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri. Genti do jetë ai që do kalojë në sitë të gjitha mediat prej të cilave do seleksionojë me kujdes; gazetat pa lexues, televizionet pa shikues, radiot pa dëgjues, bisedat kot, kronikat pa thelb, humoret pa kripë, rubrikat bosh, prezantuesit pa talent dhe pa moral profesional, dhe t’i rrasë të gjitha brenda piramidës pa iu dridhur fare qerpiku.Marrja pjesë në këtë operacion vetëm e të djathtëve nuk është rastësi. Është rrjedhojë e një gabimi të Ramës. Ai, në vend që, si e lyp një shkathtësi minimale politike, t’i bashkohej në çast idesë së Berishës për ta hedhur në erë piramidën, vajti e refuzoi atë ide, duke humbur në këtë mënyrë një rast të florinjtë që zor se i vjen më. Rastin për të numuruar me gojën e vet, retorikën dhe talentin përkatës, një mijë e një të zezat që diktatori u ka bërë shqiptarëve. Ta bënte këtë për të provuar, këtë herë me fakte, se me diktatorin dhe diktaturën, partinë e tij dhe FRESSH-in e Spiropalit, s’e lidhin asgje prej gjëje etj. etj. E jo vetëm, por me të drejtë, mund të shpresonte që përmes këtij pohimi refuzues, në zgjedhjet e ardhëshme të merrte edhe vota të të lëkundurve. Por nuk e bëri. Dhe duke mos e bërë i hoqi shansin Shalsit, Shkrelit dhe Lame kolonjarit, dhe disa të tjerëve që të kishin edhe ata fatin të jepnin një dorë në spektaklin e rastit. Nga ana tjetër, duhet thënë edhe kjo, nuk do qe’ keq që, për të njëjtat arësye që lidhen me elektoratin e lëkundur, edhe Sali Berisha, të bënte edhe ai ca naze të tipit; edhe mund ta kishim lënë pa shembur për tu kujtuar shqiptarëve ç’tmerre dhe çudira ka bërë diktatura etj. etj. gjë kjo të cilën edhe ai nuk e bëri. Nuk e bëri, por, në ndryshim me Ramën, kjo mosbërje atë nuk e dëmton pothuaj fare, sepse ai është gia’ majë kalit, majë po atij kali të cilit Rama po kërkon t’i hipë, çka s’është aspak e njëjta gjë.Veprimi i fundit do jetë ky; Do vihen në rresht për një ose “in fila indiana”, si ka qef të thotë Muç Nanua, deputetët që ndërrojnë krahun politik gjatë mandatit. Atyre do t’u thuhet; Edhe ju që vazhdimisht ndërroni krahun politik, edhe elektorati që vazhdimisht j’u voton, vendin e kini aty brenda ku pas pak pritet të bëhet hataja. Tani, zgjidhni e merrni. Meqënëse elektorati, ngaqë është i madh, në piramidë nuk futet dot, ju si e keni hallin ? Do zini mënt, apo t’ju fusim këtu brenda ? Pas kësaj vazhdimi do varet nga përgjigja e secilit.Pasi të jenë bërë këto përgatitje dhe varri të jetë mbuluar me shkarpa, për t’iu vënë flaka, do pritet një e Xhuma’ mbrëma kur dihet se lugati fle.Zjarrit që do vazhdojë shtatë ditë e gjashtë net’ mes brohorimash popullore të pa përmbajtura, shkrepsen do t’ia vërë Ilir Meta. Që hiri të derdhet i tëri në Lanë, dhe nga Lana në det, do kujdeset Edi Rama. Fjalimin madhështor me tekst të zgjedhur do ta buçasi Sali Berisha.

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...edison-ypi.jpg


    station hiqma ate lugat nga fsh, ahaha

    z. Brari a pe shef se YPI se lun , sia nin fare prej lugatit
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 13-11-2010 më 04:06
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #214

    25 studio për parlamentin e ri

    25 studio për parlamentin e ri

    17/11/2010 19:50

    Nga 30 ftesa të shpërndara, 25 studio apo arkitektë të huaj kanë shprehur interes për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar, prej nga do të dalë projekti fitues për kompleksin e ri parlamentar. (UPDATE)
    Kryeministri Berisha premtoi një proces transparent, ku do të merren edhe mendimet e qytetarëve. Kryeministri nuk e fshehu neverinë personale, sic u shpreh ai, për godinën e ish-Piramidës, që sipas tij u konceptua si mauzole për diktatorin.

    Por duke folur për arsyet e prishjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori", ai tha se udhëhiqej vetëm nga kritere ekonomike.

    Shfrytëzimi i hapësirës që do të mbesë bosh dhe lirimi i ambjenteve të ish-komitetit qendror për një pallat drejtësie, dalin më me leverdi sesa tërë variantet e tjera të mundshme.

    “Janë 30.000 metra katrorë në zemër të Tiranës, 40 milionë bën parlamenti, po kaq Gjykata Kushtetuese, kursehen 20-30 milionë euro”, ka propozuar Berisha.

    Ndërkohë, në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama shpjegoi arsyet e mospjesmarrjes në këtë mbledhje, që sipas tij nuk kishte as rend dite dhe as përmbajtje.

    Sipas zotit Rama, profili i studiove që kanë shprehur interes, nuk ka asnjë lidhje me komitetin, pasi sipas zotit Rama, komiteti nuk ka kurrëfarë kompetence profesionale për të shqyrtuar listën e studiove.

    Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Parlamenti dhe qeveria po bëhen qesharakë duke mos qenë në gjendje të organizojnë një procedurë rutinë si konkursi ndërkombëtar.

    Përvec kësaj, orari i mbledhjes kishte ndryshuar dy herë dhe orari final ishte njoftuar vetëm 2 orë përpara.

    Rama akuzoi kreun e Kuvendit dhe kryeministrin se me arrogancën e tyre po i bëjnë dëm institucioneve, duke e kthyer Parlamentin në një institucion qesharak.

    Në letër zoti Rama shpreh edhe njëherë vullnetin, kësaj here si kryetar i opozitës, për të bërë gjithcka për ta larguar zonjën Topalli nga drejtimi i Kuvendit.


    top-channel

  5. #215
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Mendim im eshte se nuk jam dakort nje gje qe ndertohet te prishet e te behet nje gje tjeter.

    Piramida eshte simboli i komunizmit por qe eshte simbol negativ i diktatures komuniste . Ajo ka formen e piramides por nuk eshte piramide .. Ka pamje te shemtuar dhe nuk e di se ku e shohin anet kulturore pervec imazhit komunist dhe pamjes dekompozuese

    Disa njerez debatojne te mos prishen piramida por nuk ngrejne zerin kur ngrihen pallate ne mes te rruges , ne mes te lulishtes , kjo eshte hipokrizi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 20-11-2010 më 20:50
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    plaku..


    ne te dy jemi trima.. e nuk trembemi as nga hijet e as fantazmat e as nga kulisht e tyre.. te gjalle..
    apo jo..

    un luft me mermerin.. kte produkt miljona vjecar te memes natyre nuk bej..
    as me betonin.. kte lidhje te sinqerte mes hekurit e cimentos e zhavorrit.. e as nuk armiqesohem me djersen e beton beresave e beton hedhsave..
    perkundrazi i respektoj..

    lexo cfar shkruan dydrinasi ne at lajmin lart..
    me dhjetra studio jan mobilizuar..

    qe do te thote.. dhjetra peshkaqene jan bere gati te shqyejn thesin me para te popullit..

    Plak i nderuar..

    as un as ti e as ish te burgosurit e regjmit nuk kemi pse shohin ndonji kenaqsi tek kjo budallakia e prishjes se piramides..

    le cthot zoti ypi..

    ska asgje te llogjikshme ne arsyetimin per prishje ne shkrimin e tije..

    ai i ngaterron gjerat..

    vertet duhen hequr shum emra shkollash e rrugesh.. sepse nje pjes e tyre nuk e meritojne..por piramida eshte dicka tjeter..

    te heqesh nje emer eshte pa kosto..

    bojaxhiu me nj furce.. lyen tabelen.. e rruges.. e zhduket emri i po themi .. agim ziut.. e pastaj piktori me nji furce shkruan emrin e arben bardhit..psh..
    mbaroj kjo pun me 120 lek boje..

    kurse prishje piramide.. e ndertimet e reja kushtojne shume..

    vetem studiot qe do paguhen.. ( le te na sqaroje Dydrinasi per kte ceshtje) per projektet do hane miliona..

    miliona qe mund te behen aparate mjeksore ilace e shkolla e kopshte e azile pleqsh..

    saliu e jozi e shum deputete kan harruar cdo te thote 120 mij lek pension..

    kjo eshte arsyeja pse i ka kapur marrezia..


    ..

    ose ose.. e kesaj un ja kam merakun..

    saliu mendon.. si ta zbuse kte shefin e falangave 97 tshe.. edvin ramen .. qe te mos me rrezoje nga pushteti..
    po e "ftoj" ne kte "projektin madheshtor Piramida-Parlamenti".. ku edvinua do te ket mundesi te xhvase miliona.. per xhepin e tij te madh..

    a mkupton o plak..

    ..

    sa per dijeni.. enveri asnji dit ska qen ne kte piramid..

    ..

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,771
    Lufte kunder komunizmit!.(edhe per nai lek).

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    plaku..


    ne te dy jemi trima.. e nuk trembemi as nga hijet e as fantazmat e as nga kulisht e tyre.. te gjalle..
    apo jo..

    un luft me mermerin.. kte produkt miljona vjecar te memes natyre nuk bej..
    as me betonin.. kte lidhje te sinqerte mes hekurit e cimentos e zhavorrit.. e as nuk armiqesohem me djersen e beton beresave e beton hedhsave..
    perkundrazi i respektoj..

    lexo cfar shkruan dydrinasi ne at lajmin lart..
    me dhjetra studio jan mobilizuar..

    qe do te thote.. dhjetra peshkaqene jan bere gati te shqyejn thesin me para te popullit..

    Plak i nderuar..

    as un as ti e as ish te burgosurit e regjmit nuk kemi pse shohin ndonji kenaqsi tek kjo budallakia e prishjes se piramides..

    le cthot zoti ypi..

    ska asgje te llogjikshme ne arsyetimin per prishje ne shkrimin e tije..

    ai i ngaterron gjerat..

    vertet duhen hequr shum emra shkollash e rrugesh.. sepse nje pjes e tyre nuk e meritojne..por piramida eshte dicka tjeter..

    te heqesh nje emer eshte pa kosto..

    bojaxhiu me nj furce.. lyen tabelen.. e rruges.. e zhduket emri i po themi .. agim ziut.. e pastaj piktori me nji furce shkruan emrin e arben bardhit..psh..
    mbaroj kjo pun me 120 lek boje..

    kurse prishje piramide.. e ndertimet e reja kushtojne shume..

    vetem studiot qe do paguhen.. ( le te na sqaroje Dydrinasi per kte ceshtje) per projektet do hane miliona..

    miliona qe mund te behen aparate mjeksore ilace e shkolla e kopshte e azile pleqsh..

    saliu e jozi e shum deputete kan harruar cdo te thote 120 mij lek pension..

    kjo eshte arsyeja pse i ka kapur marrezia..


    ..

    ose ose.. e kesaj un ja kam merakun..

    saliu mendon.. si ta zbuse kte shefin e falangave 97 tshe.. edvin ramen .. qe te mos me rrezoje nga pushteti..
    po e "ftoj" ne kte "projektin madheshtor Piramida-Parlamenti".. ku edvinua do te ket mundesi te xhvase miliona.. per xhepin e tij te madh..

    a mkupton o plak..

    ..

    sa per dijeni.. enveri asnji dit ska qen ne kte piramid..

    ..
    Brar o djal,
    pse je fixu kaq keq me piramiden kesaj radhe? E kena thene edhe njehere tjeter, ato pare jane harxhuar qe jane harxhuar dhe nuku kane asnje vlere ne "mallin" transformuar. Ne kete kuptim edhe shtatoret e diktatorit ishin te bukura, edhe vete ai qe i bukur, edhe ato me paret e popullit fukara qene gdhendur. E keshtu e ashtu.
    A don ti Brar me e luftu komunizmen?
    Lere ta prishin, se prandaj po xvarritet kjo pune dhe prandaj ata te renet nga kali mbajne akoma shprese dhe bejne thiatro kur shohen qe je edhe ti nde ane te tyre.
    Brar o djale, komunizma nuku luftonet vetem me fjale. Se ja perfytyro sikur sistemi te qe renxuar dhe akoma te keshem Staline e Lenine atje ne shesh. Pale me Envere e Hisnine.
    Mendonju edhe njehere.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    lajmi i fundit .....

    po pergatitet shembja e Piramides ne kohe rekord .... brenda javes ndoshta .... kete rradhe si asnjehere gazeta Tema na ka dhene nje lajm per te cilin duhet pergezuar ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 05-03-2011 më 17:58
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Hajt hajt mos u mërzajt taj
    Se me ket qe po I Bo top-channel
    Tani fillojn e merren me saldafin kto
    Prite kur te filloj fiks fare nga nje vidio Nate per Nate Tani
    Po ti sikur nuk I lexoje keto gazeta legene si Shekulli e Tema???
    Ah ça je ti ça je ti

Faqja 22 prej 40 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •