Close
Faqja 21 prej 40 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 396
  1. #201
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    veprim i nxituar i parlamentit per prishjen e piramides !
    piramida mund te kthehej mesemiri ne WC publike, atehere mund te ngelnin te kenaqur
    edhe ata te cilet jane kundra prishjes!!

  2. #202
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nostalgjia për diktaturë
    Shkruan: Sami REPISHTI

    Këto ditët e fundit, faqet e fletoreve dhe internetit shqiptar kanë qenë plot shkrime, opinione në favor a shfrime kundër vendimit…qeveritar për prishjen e “Piramidës së Enver Hoxhës”, sot e njohur si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” e vendosur në sheshin kryesor të Tiranës. Lajmi nuk më tronditi; reagimi, po! Interesimi im u rrit akoma më shumë pas “politizimit zyrtar” të problemit, dhe sidomos pas debateve agresive në Kuvendin e Shqipërisë. Nga leximi i shtypit shqiptar kuptova se “opozita” (kryesisht PS-ja) ka vendosur të dalë jashtë Kuvendit për arsye të katër (më vonë gjashtë) kërkesave të parashtruara dhe të refuzuara nga shumica në pushtet (kryesisht PD-ja). Njëra nga këto “kërkesa” ka qenë anulimi i vendimit për prishjen e Piramidës dhe zëvendësimin e saj me një ndërtesë të re, moderne, dinjitoze për baballarët e kombit.Kjo “kërkesë” u paraqit nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, z.Gramoz Ruçi, ish-ministër i Punëve të Brendshme gjatë viteve të diktaturës dhe personi që akuzohet rëndë si përgjegjës i masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, ku gjetën vdekjen katër të rij demokratë dhe u plagosën shumë të tjerë nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Z.Ruçi kërcënoi haptazi: “Anuloni vendimin për kompleksin e ri parlamentar”… dhe “nga ky moment braktis Parlamentin”.Në seancën plenare të datës 21 tetor 2010, Kuvendi i Shqipërisë miratoi prishjen e Piramidës dhe ndërtimin në vend të saj të godinës së re të legjislativit (Kuvendit). Projekt-vendimi i paraqitur me kërkesë të disa deputetëve të PD-së (shumica) u pranua me 71 vota në favor (nga 140 që ka Kuvendi) dhe 64 kundër. Sipas shtypit shqiptar, seanca ka qenë e zhurmshme, kaotike dhe me mungesë dekori fillestar.Ajo që më shqetësoi më shumë janë dy aspekte të problemit para, përcaktimi se çfarë përfaqëson kjo “piramidë”; dhe e dyta: si është e mundur që ka akoma forca politike në Shqipëri, që ruajnë një respekt dhe admirim për satrapin aziatik Enver Hoxha, e për regjimin e tij diktatorial, akoma edhe sot në vitin 2010 duan të aktualizojnë këtë “respekt dhe admirim” me një aksion politik që kërcënon funksionimin e rregullt të legjislativit dhe paralajmëron një ngërç të ri në politikën e brendshme të vendit, që sot vuan rëndë nga mungesa e frymës së bashkëpunimit dhe harmonizimit të zhvillimit politik, ekonomik e shoqëror?E para: ç’është dhe çfarë përfaqëson Piramida? Ajo është një monument, figurativisht, diçka e shquar, me rëndësi ose vlerë të madhe, diçka madhështore. Në këtë rast unë mendoj se jo! Fjalori i njohur Webster shpjegon se vjen nga fjala latine “monere” – “për të rikujtuar”. Si objekt, ajo është një varr, sipas egjiptologëve. Ky përcaktim nuk vlen për rastin tonë. Ose piramida është një ndërtesë, një shtyllë, një gur ose diçka e këtij lloji, e ndërtuar në kujtim të një të vdekuri ose një personi që akoma jeton, apo të një ngjarjeje të dalluar, etj., që meriton “për ta rikujtuar” ose që ka vlera të përhershme. Këtu padyshim nuk ka asgjë që meriton t’i vishet satrapit aziatik shqiptar.Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1985) shpjegon: Përmendore, ndërtesë apo tjetër vepër arti (urë, etj.) e vjetër, me vlera artistike ose historike. Këtu nuk mund të mbrohet “vlera” e satrapit si histori, as ndërtesa si art. Ai sot është një emër i mallkuar dhe ajo është një gërmadhë që të vret syrin…!Një vepër monumentale ka rëndësi e vlerë të madhe historike, kulturore, artistike, etj., për të kaluarën e një populli a të një vendi. Kjo është antiteza e satrapit aziatik shqiptar. Si art, kemi p.sh. Piramidën e arkitektit Pei në oborrin e Louvre-it, Paris, që ka fituar admirimin e milionave qoftë për bukurinë e saj, qoftë për funksionalitetin e hyrjes së muzeut. Për mendimin tim, “Piramida”, sot qendra “Pjetër Arbnori” është një gërmadhë në qendër të Tiranës që nuk ka vend në sheshin Skënderbej dhe që është ndërtuar nga xhelozia e diktatorit me qëllim konkurrimi me heroin kombëtar që ai shpresonte ta zëvendësonte një ditë, e në kondita “të përshtatshme”.E dyta, “politizimi” i skajshëm i prishjes së Piramidës i kalon kufijtë e së besueshmes. Në një tjetër vend të qytetëruar, një politizim i hapur dhe dëmprurës i së kaluarës së hidhur të vendit tonë do të quhej “wishful death” (një dëshirë për vetëvrasje) ose “Freudian slip” (një dëshirë e brendshme e tradhtuar pa dashje)
    Ka individë që duan ta ruajnë atë, sepse kanë frikë që pas saj mund të shkatërrohen edhe vepra të tjera të diktaturës së kuqe. Ky është një thjeshtëzim deri në naivitet i problemit. “Piramida” është ndërtuar vetëm për glorifikimin e diktatorit. Ajo nuk ka funksion publik, as shërben për ndonjë nevojë të popullsisë. Veprat e tjera të regjimit, siç janë Pallati i Brigadave, Muzeu Kombëtar, pallatet e banimit, kanalizimet, rrugët e urat, kanë vlerat e tyre intrinseke dhe shërbejnë për popullin që i ngriti, shpeshherë nën kërbaçin e “rojës së kuqe”. Universiteti i Tiranës ka qenë Partia Fashiste Shqiptare gjatë okupacionit italian. Ndërtesat e ministrive, ashtu siç janë Banka Kombëtare dhe Pallati i Bashkisë, janë ndërtuar gjatë regjimit monarkist në Shqipëri, por asnjëra nuk u prish, sepse bëjnë një shërbim. (Një marrëzi e këtillë është bërë vetëm në Rusinë sovjetike, ku prishen hekurudhat sepse “janë ndërtuar nga borgjezia”).
    Të tjerë mendojnë se “është pjesë e historisë sonë”. Jo! “Piramida” nuk është pjesë e historisë sonë; regjimi komunist, po! Pjesë e historisë sonë është vandalizmi enverist, të gjitha kishat mesjetare të prishura nga “talebanët” komunistë…! Historia e vërtetë e diktaturës së kuqe (1944-1991)janë burgjet politike në çdo qytet të Shqipërisë, janë viktimat e Sigurimit të Shtetit kriminel, janë kampet e punës së detyrueshme në Beden, Vloçisht, Orman Pojan, Myzeqe, Lushnje e tjera, janë aeroportet e Urës Vajgurore dhe Rinas në Tiranë; janë minierat e Spaçit, Qafë Barit, Bulqizës, Memaliaj e tjera vende të tmerrit, të errësirës, ku tortura dhe vdekja mbretëruan për 46 vite të gjata. Historia jonë janë: “ashpërsimi i luftës së klasave”, “diktatura e proletariatit”, “lufta e pandërprerë kundër mbeturinave borgjeze”, etj. Në qoftë se duam të reklamojmë historinë, aty ku gjendet sot Piramida duhet rikrijuar një burg si ai i Burrelit, ose një kamp si ai i Vloçishtit, që të shikojnë të gjithë, pa përjashtim, sa e egër ka qenë tirania komuniste në Shqipëri dhe sa poshtë ka rënë kryekomunisti i çmendur shqiptar me vuajtjet që shkaktoi për vëllezërit dhe motrat shqiptare, të cilët kundërshtuan çnjerëzimin e plotë që solli sistemi komunist në Shqipëri.
    Historia e Shqipërisë është shumë e dhimbshme. Zakonisht, ne theksojmë atë që na ka bërë i huaji, dhe me të drejtë sepse i huaji ka bërë shumë të këqija në kurrizin tonë. Por periudha e regjimit komunist në Shqipëri, në mënyrë të veçantë tregon sa shumë të këqija i kemi bërë vetes. Dalldisja ideologjike, injoranca mbytëse, dëshira e pangopur për pushtet, shkelmimi i së kaluarës sonë, i dokeve e zakoneve që kanë mbajtur të gjallë e të fortë shoqërinë tonë shqiptare, duke përfshirë edhe fenë, për shekuj me radhë janë shfaqje negative që na kanë kushtuar shumë rëndë. Sot, më kujtohen fjalët e fratit françeskan At Anton Harapi (i ekzekutuar më 1945): “O, me kobure nuk bahet ai tjetri vëlla, por mizor ose hipokrit!”. Paralajmërim hyjnor!Shqiptarët në regjimin komunist u bënë vrasës të vëllezërve të tyre ose spiunë të vëllezërve të tyre. Rrjedhimet e një sistemi kaq çnjerëzor krijuan kaosin e thellë moral; që trashëguam në vitin 1992. Është ky kaos moral, kjo zbrazëti shpirtërore që lejoi kaosin politik që kemi jetuar për afër 20 vjet tranzicioni. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të një partie politike në mbrojtje të terrorit, varfërisë, çnjerëzimit që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlyshët e tij.Në një Shqipëri të kulturuar, debati mbi Piramidën duhet shfrytëzuar jo për sharje e ndasi politike – një qëndrim që nuk sqaron figurën e tiranit të kuq;- por, me seriozitetin e duhur duhet të ngrihet debati në një reflektim më të lartë. Debati për Piramidën duhet të përfaqësojë një proces të sinqertë të vetekzaminimit për të gjithë ne, si komb shqiptar dhe për përgjigjen e pyetjes së madhe: si ka qenë e mundur që një regjim aq kriminel e anti-kombëtar u mbajt në këmbë për afër 46 vjet me radhë? Debati për Piramidën duhet të sqarojë fenomenin e mbijetesës së figurës së diktatorit në kujtesën publike dhe në ndërgjegjen e atyre që i shërbyen me bindje e zell të madh -megjithëse shumë prej tyre shpjegohen me tezën banale të “viktimës së manipulimit” – si dhe përgjegjësinë tonë që nuk kemi qenë të aftë të “anatemojmë” monstrën komuniste. Një debat i tillë mbi Piramidën do të sqaronte shumë pyetje, sot pa përgjigje, dhe do të justifikonte energjitë tona të harxhuara për një “vlerësim” serioz dhe ndoshta të përhershëm të problemit të hapur.Sot, diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushojë në gjumin e vdekjes pa ringjallje! Por, çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errësirat e burgjeve e të natës pa hënë që sot akoma janë pa varre? Çfarë të themi për mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa vatër familjare ku të mblidhen së bashku? T’i harrojmë, t’i lëmë pas dore dhe të merremi me Piramidën? Pse kjo nostalgji këmbëngulëse për diktaturën dhe mosdënimin e një sistemi shkatërrimtar të dënuar nga e gjithë bota e qytetëruar? Para një gjendjeje kaq dëshpëruese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, miliona viktima përsërisin, së bashku me poetin: “…Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë,mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë”. (Nellie Saks)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #203
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Nostalgjia për diktaturë
    Shkruan: Sami REPISHTI

    Këto ditët e fundit, faqet e fletoreve dhe internetit shqiptar kanë qenë plot shkrime, opinione në favor a shfrime kundër vendimit…qeveritar për prishjen e “Piramidës së Enver Hoxhës”, sot e njohur si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” e vendosur në sheshin kryesor të Tiranës. Lajmi nuk më tronditi; reagimi, po! Interesimi im u rrit akoma më shumë pas “politizimit zyrtar” të problemit, dhe sidomos pas debateve agresive në Kuvendin e Shqipërisë. Nga leximi i shtypit shqiptar kuptova se “opozita” (kryesisht PS-ja) ka vendosur të dalë jashtë Kuvendit për arsye të katër (më vonë gjashtë) kërkesave të parashtruara dhe të refuzuara nga shumica në pushtet (kryesisht PD-ja). Njëra nga këto “kërkesa” ka qenë anulimi i vendimit për prishjen e Piramidës dhe zëvendësimin e saj me një ndërtesë të re, moderne, dinjitoze për baballarët e kombit.Kjo “kërkesë” u paraqit nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, z.Gramoz Ruçi, ish-ministër i Punëve të Brendshme gjatë viteve të diktaturës dhe personi që akuzohet rëndë si përgjegjës i masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, ku gjetën vdekjen katër të rij demokratë dhe u plagosën shumë të tjerë nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Z.Ruçi kërcënoi haptazi: “Anuloni vendimin për kompleksin e ri parlamentar”… dhe “nga ky moment braktis Parlamentin”.Në seancën plenare të datës 21 tetor 2010, Kuvendi i Shqipërisë miratoi prishjen e Piramidës dhe ndërtimin në vend të saj të godinës së re të legjislativit (Kuvendit). Projekt-vendimi i paraqitur me kërkesë të disa deputetëve të PD-së (shumica) u pranua me 71 vota në favor (nga 140 që ka Kuvendi) dhe 64 kundër. Sipas shtypit shqiptar, seanca ka qenë e zhurmshme, kaotike dhe me mungesë dekori fillestar.Ajo që më shqetësoi më shumë janë dy aspekte të problemit:E para, përcaktimi se çfarë përfaqëson kjo “piramidë”; dhe e dyta: si është e mundur që ka akoma forca politike në Shqipëri, që ruajnë një respekt dhe admirim për satrapin aziatik Enver Hoxha, e për regjimin e tij diktatorial, akoma edhe sot në vitin 2010 duan të aktualizojnë këtë “respekt dhe admirim” me një aksion politik që kërcënon funksionimin e rregullt të legjislativit dhe paralajmëron një ngërç të ri në politikën e brendshme të vendit, që sot vuan rëndë nga mungesa e frymës së bashkëpunimit dhe harmonizimit të zhvillimit politik, ekonomik e shoqëror?E para: ç’është dhe çfarë përfaqëson Piramida? Ajo është një monument, figurativisht, diçka e shquar, me rëndësi ose vlerë të madhe, diçka madhështore. Në këtë rast unë mendoj se jo! Fjalori i njohur Webster shpjegon se vjen nga fjala latine “monere” – “për të rikujtuar”. Si objekt, ajo është një varr, sipas egjiptologëve. Ky përcaktim nuk vlen për rastin tonë. Ose piramida është një ndërtesë, një shtyllë, një gur ose diçka e këtij lloji, e ndërtuar në kujtim të një të vdekuri ose një personi që akoma jeton, apo të një ngjarjeje të dalluar, etj., që meriton “për ta rikujtuar” ose që ka vlera të përhershme. Këtu padyshim nuk ka asgjë që meriton t’i vishet satrapit aziatik shqiptar.Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1985) shpjegon: Përmendore, ndërtesë apo tjetër vepër arti (urë, etj.) e vjetër, me vlera artistike ose historike. Këtu nuk mund të mbrohet “vlera” e satrapit si histori, as ndërtesa si art. Ai sot është një emër i mallkuar dhe ajo është një gërmadhë që të vret syrin…!Një vepër monumentale ka rëndësi e vlerë të madhe historike, kulturore, artistike, etj., për të kaluarën e një populli a të një vendi. Kjo është antiteza e satrapit aziatik shqiptar. Si art, kemi p.sh. Piramidën e arkitektit Pei në oborrin e Louvre-it, Paris, që ka fituar admirimin e milionave qoftë për bukurinë e saj, qoftë për funksionalitetin e hyrjes së muzeut. Për mendimin tim, “Piramida”, sot qendra “Pjetër Arbnori” është një gërmadhë në qendër të Tiranës që nuk ka vend në sheshin Skënderbej dhe që është ndërtuar nga xhelozia e diktatorit me qëllim konkurrimi me heroin kombëtar që ai shpresonte ta zëvendësonte një ditë, e në kondita “të përshtatshme”.E dyta, “politizimi” i skajshëm i prishjes së Piramidës i kalon kufijtë e së besueshmes. Në një tjetër vend të qytetëruar, një politizim i hapur dhe dëmprurës i së kaluarës së hidhur të vendit tonë do të quhej “wishful death” (një dëshirë për vetëvrasje) ose “Freudian slip” (një dëshirë e brendshme e tradhtuar pa dashje)
    Ka individë që duan ta ruajnë atë, sepse kanë frikë që pas saj mund të shkatërrohen edhe vepra të tjera të diktaturës së kuqe. Ky është një thjeshtëzim deri në naivitet i problemit. “Piramida” është ndërtuar vetëm për glorifikimin e diktatorit. Ajo nuk ka funksion publik, as shërben për ndonjë nevojë të popullsisë. Veprat e tjera të regjimit, siç janë Pallati i Brigadave, Muzeu Kombëtar, pallatet e banimit, kanalizimet, rrugët e urat, kanë vlerat e tyre intrinseke dhe shërbejnë për popullin që i ngriti, shpeshherë nën kërbaçin e “rojës së kuqe”. Universiteti i Tiranës ka qenë Partia Fashiste Shqiptare gjatë okupacionit italian. Ndërtesat e ministrive, ashtu siç janë Banka Kombëtare dhe Pallati i Bashkisë, janë ndërtuar gjatë regjimit monarkist në Shqipëri, por asnjëra nuk u prish, sepse bëjnë një shërbim. (Një marrëzi e këtillë është bërë vetëm në Rusinë sovjetike, ku prishen hekurudhat sepse “janë ndërtuar nga borgjezia”).
    Të tjerë mendojnë se “është pjesë e historisë sonë”. Jo! “Piramida” nuk është pjesë e historisë sonë; regjimi komunist, po! Pjesë e historisë sonë është vandalizmi enverist, të gjitha kishat mesjetare të prishura nga “talebanët” komunistë…! Historia e vërtetë e diktaturës së kuqe (1944-1991)janë burgjet politike në çdo qytet të Shqipërisë, janë viktimat e Sigurimit të Shtetit kriminel, janë kampet e punës së detyrueshme në Beden, Vloçisht, Orman Pojan, Myzeqe, Lushnje e tjera, janë aeroportet e Urës Vajgurore dhe Rinas në Tiranë; janë minierat e Spaçit, Qafë Barit, Bulqizës, Memaliaj e tjera vende të tmerrit, të errësirës, ku tortura dhe vdekja mbretëruan për 46 vite të gjata. Historia jonë janë: “ashpërsimi i luftës së klasave”, “diktatura e proletariatit”, “lufta e pandërprerë kundër mbeturinave borgjeze”, etj. Në qoftë se duam të reklamojmë historinë, aty ku gjendet sot Piramida duhet rikrijuar një burg si ai i Burrelit, ose një kamp si ai i Vloçishtit, që të shikojnë të gjithë, pa përjashtim, sa e egër ka qenë tirania komuniste në Shqipëri dhe sa poshtë ka rënë kryekomunisti i çmendur shqiptar me vuajtjet që shkaktoi për vëllezërit dhe motrat shqiptare, të cilët kundërshtuan çnjerëzimin e plotë që solli sistemi komunist në Shqipëri.
    Historia e Shqipërisë është shumë e dhimbshme. Zakonisht, ne theksojmë atë që na ka bërë i huaji, dhe me të drejtë sepse i huaji ka bërë shumë të këqija në kurrizin tonë. Por periudha e regjimit komunist në Shqipëri, në mënyrë të veçantë tregon sa shumë të këqija i kemi bërë vetes. Dalldisja ideologjike, injoranca mbytëse, dëshira e pangopur për pushtet, shkelmimi i së kaluarës sonë, i dokeve e zakoneve që kanë mbajtur të gjallë e të fortë shoqërinë tonë shqiptare, duke përfshirë edhe fenë, për shekuj me radhë janë shfaqje negative që na kanë kushtuar shumë rëndë. Sot, më kujtohen fjalët e fratit françeskan At Anton Harapi (i ekzekutuar më 1945): “O, me kobure nuk bahet ai tjetri vëlla, por mizor ose hipokrit!”. Paralajmërim hyjnor!Shqiptarët në regjimin komunist u bënë vrasës të vëllezërve të tyre ose spiunë të vëllezërve të tyre. Rrjedhimet e një sistemi kaq çnjerëzor krijuan kaosin e thellë moral; që trashëguam në vitin 1992. Është ky kaos moral, kjo zbrazëti shpirtërore që lejoi kaosin politik që kemi jetuar për afër 20 vjet tranzicioni. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të një partie politike në mbrojtje të terrorit, varfërisë, çnjerëzimit që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlyshët e tij.Në një Shqipëri të kulturuar, debati mbi Piramidën duhet shfrytëzuar jo për sharje e ndasi politike – një qëndrim që nuk sqaron figurën e tiranit të kuq;- por, me seriozitetin e duhur duhet të ngrihet debati në një reflektim më të lartë. Debati për Piramidën duhet të përfaqësojë një proces të sinqertë të vetekzaminimit për të gjithë ne, si komb shqiptar dhe për përgjigjen e pyetjes së madhe: si ka qenë e mundur që një regjim aq kriminel e anti-kombëtar u mbajt në këmbë për afër 46 vjet me radhë? Debati për Piramidën duhet të sqarojë fenomenin e mbijetesës së figurës së diktatorit në kujtesën publike dhe në ndërgjegjen e atyre që i shërbyen me bindje e zell të madh -megjithëse shumë prej tyre shpjegohen me tezën banale të “viktimës së manipulimit” – si dhe përgjegjësinë tonë që nuk kemi qenë të aftë të “anatemojmë” monstrën komuniste. Një debat i tillë mbi Piramidën do të sqaronte shumë pyetje, sot pa përgjigje, dhe do të justifikonte energjitë tona të harxhuara për një “vlerësim” serioz dhe ndoshta të përhershëm të problemit të hapur.Sot, diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushojë në gjumin e vdekjes pa ringjallje! Por, çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errësirat e burgjeve e të natës pa hënë që sot akoma janë pa varre? Çfarë të themi për mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa vatër familjare ku të mblidhen së bashku? T’i harrojmë, t’i lëmë pas dore dhe të merremi me Piramidën? Pse kjo nostalgji këmbëngulëse për diktaturën dhe mosdënimin e një sistemi shkatërrimtar të dënuar nga e gjithë bota e qytetëruar? Para një gjendjeje kaq dëshpëruese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, miliona viktima përsërisin, së bashku me poetin: “…Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë,mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë”. (Nellie Saks)
    Shkrimi i ketij zoterise eshte teresisht i varfer dhe teresisht i influencuar nga eksperiencat e veta personale te cilat ja kane deformuar deri shperfytyrim qartesine e mendimit dhe llogjiken e thjeshte njerzore.

    Per mendimin tim zoteria ne fjale anashkalon teresisht problemin dhe perqendrohet ne probleme dhe detaje qe nuk kane te bejne fare me problemin.

    Zoteria shikon me dyshim te tere ata te cilet e kundershtojne kete vendim ( per prishjen e nje ndertese) dhe si rrjedhim paragjykon arsyejet e vene perpara per te kundershtuar nje vendim te tille. Duket qe e kaluara ka lene shume vraga te pasherueshme ne koshencen e zoterise pasi ka humbur qehtesine dhe mbi te gjitha aftesine per te arsyetuar i pa influencuar.

    Nuk dua te bej te njejtin gabim si edhe ky shkruesi ne fjale te bazohem vetem tek disa fakte. Ndertesa qe ne shqiperi u quajt "piramide" u ndertua mbas vdekjes se Hoxhes keshtu nuk ka sesi ta kete ndertuar ai si shenje xhelozie perkundrejte Skenderbeut.

    Zoteria i referohet ne fund faktit pse kjo nostalgji per "regjimin e kaluar" nuk e kuptoj fare kete gje pasi askush nuk po shfaq nostalgji per regjimin e kaluar thjeshte me llogjike te ftohte fare sjellin fakte qe nuk mund te shkaterrosh dicka qe ka kushtuar shume dhe per me teper te harxhosh shume me teper te ndertosh dicka tjeter mbi te kur fare mire mund ta besh funksionale. As "komunistat" qe zoteria ne fjale nuk i honeps dot pasi sic duket nuk e kupton mire fjalen "communism" nuk i prishen vilat ( ish atij qe sot kerkon fronin e mbreterise shqiptare)dhe shtepiat e shtreses se pasur se asaj kohe por i moren i transformuan ne dicka tjeter funksionale apo ua dhane si "trofe" shtreses se privilegjuar te atij regjimi.

    Sipas zoterise une qe jam nostalgjik per ish rrugen e Durrsit dhe Kavajes qe dikur ne kohen e para 1990 ka qene e populluar ne dyja anet e rruges me plepa te larte apo per ish Ilirian apo Shkembin e kavajes jam nostalgjik per regjimin e kaluar besoj se eshte shume cinik dhe i jo i bazuar ne nje llogjike te qarte.

    Shpesh here ne shtypin shqiptar publikohen shkrime nga persona( specialiste te fushave te vecanta qe duan te japin opinion per cdo mjafton tu publikohet shkrimi ) dhe kjo vetem per te justifikuar nje veprim te dyshimte qe ka nevoje per mbeshtjetje morale dhe pseudo fakte.

    Per mendimin tim vendimi per prishjen e nderteses eshte nje veprim i gabuar qe eshte bazuar nje arsyetim teresisht jo te sinqerte dhe jo transparent qe le vend per te dyshuar rreth arsyejes se vertete per te marre nje vendim te tille.

  4. #204
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    O kundra RRYMES, po ramizi e negjmia a nuk ishen betu tia qojen amanetin deri en funed cofet laregut? Gjykoni si doni po vragat qe ia ka lan ai regjim shqypetaris , edhe per nje kohe te gjate nuk kan per tu sheru. per tu harru kurren e kurres.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Njehere e nje kohe ,ne nje vend kishte pas jetuar nje njeri i poshter ,harbut, dilenxhi me nje fjale e zeza e katundit .

    Ky njeri skish lene gje te keqe pa iu bere katundareve te vete -gjithmon me perkrajen e qeverise se atehereshme okupuese .

    Vjen dita e vdekjes dhe ky para se te vdes iu leshon fjale katundareve te shkojne ta vizitojne se don me iu lane nje amanet .
    E katundaret e shkrete shkojne ,jo prej deshires ,por e dinin se me nuk shkuar iu shtoheshte zollumi i tij .

    Pasi mblidhen ky iu thote >-
    per kaq kohe o katundare iu kam bere kete e ate , keshtu e ashtu ,me nje fjale te gjitha te ligat cka kam ditur e mudur .

    Sot jam duke vdekur ,prandaj nga ju e dua qe pasi te vdesi te me varni ,qe ta nxirni inatin tuaj.

    Katundaret e shkrete bien ne belea me kete faqe zi edhe per se vdekuri .
    Si te varet njeriu i vdekur .
    E bejne dert dhe hyqmerila ia cojne amanetin ne vend .


    E varin , e pas nje kohe e varasoin .
    Po per ta hequr nga faja e dheut sa ma shpejt ate te poshter e varosin me gjith litar .
    Po nga shpejtesia , nje pjese e litarit mbeten jasht varit .

    Autoritet shteterore po cuditen se si ai dilenxhi nuk kishte shkuar me raportuar asgje kunder katundareve , ekeshtu nje dite dergojne nje ekspedite policore ne ate katun .
    E kerkojne kete faqziun ,po ata i thone se ai kish vdekur.
    Organet nuk e besojne deri sa te shohin varin .
    Katundaret e shkrete cojne ekspediten te varet dhe ua tregojne varin .
    Kur ja ata shohin pjesen e litarit jashte varit.
    Urdherojne qe ta hapin varin , kur cka te shohin , laku i litarit ne fyt te atij dilenxhiu .

    Dhe akuzojne katundaret se ju e keni vare .
    Ata mundohen te cfajsohen se ua kish lene amanet ,po nuk bente pune amaneti .
    E keshtu ti hyne dajak katundareve te shkrete ekspedita ndeshkimore edhe pas vdekjes se dilenxhiut .

    Prandaj ka mbetur shprehja >- `` si litari i vorit `` .

    Po dullen , do e kemi te njete `` si litari i vorit ``, edhe per nje kohe te gjate .

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    projekti 21 shkruan:

    ---
    e po mos u mërzit o Brari. Edhe pak gjera i kanë mbetur për të shkatërruar. Shumicën i dogji dhe i shkatërroi pa mëshirshëm që në vitet e 90-ta. Dogji e shkatërroi barabarisht gjithë ato që ishin krijuar me djersë e me gjak nga populli....
    ---

    ne se e ke fjalen per Berishen.. aty lart.. ja ke futur kot o proxhekti.

    ma kadal ju danezet e mynshenezet.. e hamburgezet..

    mos hyni ne tema qe nuk i dini..

    duhet te kesh jetuar ne shqiperi ne vitet 1970-80-90 dhe te kesh qen ne moshe "kuptuese" e jo "akullore kerkuese" apo "tugum-bluese".. qe te bilbilosesh ne kte teme..

    ose te kesh qene kosovar sy mprehte e popull shqiptar-dashes e jo byro enver-dashes.. qe ke ardhur rregullisht ne shqiperi ne kte periudhe e qe ke mundur te vresh ngjarjet e fenomenet..
    ka ndryshim midis popull-dashesit e enver-dashesve..

    enver dashesi mjaftohet me.. nji parolle te lavdishme valevitse bubulluese e nji bust madheshtor midis tirane kushtuar enverit.. edhe se mund te shohi qarte se 3-4 milion ngordhin urije..

    per enver-dashesin as qe ka rendsi se sa po hek prapa skenes.. prapa banderollave..prapa fasadave.. nji popull i tane..
    pra ne kto debate duhen popull-dashesit.. e jo ju hipokritet qe ktej hiqeshit se donit enver e ketej guzicat ne kerr e drejt e ne mynshen- hamburger..

    pra rrini larg temave ku debatojme ne qe i dime mire gjerat..

    disa nga ju vertet kan ardhur ndoj vere te nxehte ne shqiperi te enver ramizit.. mirpo nuk kini ardh me taku popull.. shqiptar por.. me ba "atdhetarizem" ne hotel adriatik te durrsit e te sarandes apo ne muze kruj te skanderbeg-enverit apo ne hotel 15 katsh te tiranes tuj dhan informacione tek pobratat e ramizit.. me te vetmin shqetsim.. se mos po i bjen lavdia regjimit te enverit.. e se si ju me ja zgat pak..

    pikerisht ketu lindi tek ju urrejtja per Sali berishen.. sepse tek ai kini pa njeriun qe flet ndryshe e qe shqiperin e do ndryshe.. pra jo banderole e pallaver.. por e desh ta bej kte vend si vendet ku ju kishit instalue guzicat tuaja e te sorrollopit tuaj.. pra si europa..
    ju e deshet ndryshe.. shqiperine.. e deshet si Muze te enverizmit edhe se fort mir e dijshit se ne kte muze kish mbarue buka e buzqeshja e gjithcka per 3-4 milion shqiptaret..

    dhe qe mir e dijshit e verteton fakti..se asnji pi juve nuk erdh me i than ramizit .. a po na lejon o shoki ramiz qe me u instalue ne fush krue a ne sheq a roskovec.. a ne cerrik a ne roshnik.. e me punue ne koprativat tuaja krah per krah me bashk kombasit ton e me reaizue normat 120% e me u shtyp nder autobuza e me u shkokerdhue nder radha gjize e vajguri.. e me fjet ne mindera dyshek guri..

    un 100 her ju a kam sjell pamjet e EKSodit e ju perseri pallavrazoni.. se saliu prish shqiperine..

    EKSODI.. eshte finalja e regjimit enverist.. dhe ska lidhje me SAli e Azema e Pjeter arbnora..e Joza..
    Ka lidhje me instruktoret tuaj.. me idolet tuaj.. me ata qe dhe sot ju instruktojne se cdo beni e cfar parolle do leshoni kudo qe shkoni..

    Me ata qe ju mesuan se Luft Qlirimtare do me than.. me vra ne pusi vec shqiptar.. tradhetare rugovista pacifista.. se pret puna me vra arkana..

    Pra or shoqa Shqiperia e Enverit ka qen nji burg i madh.. por nji burg ku as racioni ushqimit ska qen i siguruar..
    Ka qen regjim i Tollonit e skamjes e varferise..

    E kjo varferi solli ate qe shum kopuka pi jush ..tyrli far lahperash erdhet pi mynsheni e slet mbi vajzat fukaresha shqiptare.. te cilave aso kohe u jeni duk ju si marlon branda e bill gejca..

    Ne saje te Sali berishes.. sot jetojne ish sklleverit e fshatit shqiptar.. ne vila edhe me te mira se vilat qe ju i kini ne saje te Titos sejcili ne Kosove.

    Pra berisha erdh ne krye te shtetit shqiptar kur ky shtet kish falimentue me te gjitha shum vite me pare..

    E nuk ka qen e leht per Berishen.. me e ba te jetushem kte vend..

    ju e dini mir kte..

    por jeni te betonizuar ne krye si hipokrita te pandreqshem..
    folni drejt o njerez..

    a ka gabime berisha..
    ka boll..

    ta them njerin..?

    qe ska vnu nji post policor ne morin.. e ne muriqan e ne rinas e ne durrs-traget..

    qe me ju a ba me dhun nji pyetje kur vini ne shqiperi..
    Jeni Enverist Zoteri?
    Poo .. hajt shk ne rrot same se ktu skini vend.. sepse nuk ja doni te miren popullit shqiptar..

    e qe sja doni u pa ne 97 ten..

    dhe me asfali u bashkuat me e djeg shqiperine..

    ja dhe nji here FAKTIN.. se Shqiperia ishte shkaterruar nga regjim enverist e jo nga SALI Berisha..



    ja dhe faktin se ku ne m.ut i kan shku punet shtetit shqiptar te enverit qe kur ishte vet gjall i ngrati..

    shiko cfar bisedon ai me ministrat e qeverise..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-11-2010 më 12:42

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kurre me ne jete te jeteve nuk do te kete me vend ne ate vend te vogel si Shqiperia per diktatore qe terrorizojne e shtypin nje popull te tere. Rrenjet e demokracise e lirise do te jene te thella e te shendosha e do te shtrihen ne dekada e shekuj.

    Nese arrijne qe te ndertojne kete veper brenda nentorit 2012, do te jete dicka madheshtore. Do te jete jo vetem nje kuvend, do te jete nje pike turistike, ku shqiptaret e djegur nga komunizmi, do te shpien femijet e niperit e mbesat e tyre, tu tregojne se si ky tempull i demokracise eshte ndertuar mbi rrenojat e piramides se faraonit komunist, qe i vodhi ketij populli 5 dekada jete ne liri.
    "Kurre me ne jete te jeteve nuk do te kete me vend ne ate vend te vogel si Shqiperia per diktatore qe terrorizojne e shtypin nje popull te tere." - moooos, dhe une qe mendoja tere kohen qe Shqiperia nga Diktatori 1 kishte kaluar me sukses ne Diktatorin 2. Jo per gje po menyra se si Ai (Skenderbala i te gjitha koherave) i ve zjarrin gjithe Shqiperise per gallate te b..thes se vete dhe by..lepiresave qe i vijne nga mbrapa me bente te mendoja se ishte Diktator i kompletuar. Por qenkam gabuar. Flm qe na hape syte o Albo. Rrofte Gerdeci dhe Princi Gjon qe bote ca pislliqe tvogla pr qejf tbabes vet.


    "Nese arrijne qe te ndertojne kete veper brenda nentorit 2012, do te jete dicka madheshtore. " - ja dhe ketu me zhgenjeve. Po pse llaf eshte ky more ?? Ta garantoj une me 1001% siguri qe do ta presin shiritin ne Nentor 2012 !!! Po ishallah nuk duratrokasin shume kur ta presin se ta garantoj me 2002% siguri qe nga "valet" qe do krijohen do u bjere cimentoja e skaduar ne koke dhe do na ngelet vendi pa demokraci pastaj .... Ishallah jo mor aman.

    Hallall o Aldo, se ja edhe kete Forum, ne vend qe ta beje "te shenjte", ne vend qe ta beje si "Aeroportin ne Shqiperi" (nje ndertim dhe organizim qe na jep shprese se Shqiperia do behet nje dite), e ke bere nje vend ku vendos Ti vete se cfare eshte e drejte dhe cfare jo.
    Poshte DIKTATURA e cfaredo lloji dhe ngjyre.

    p.s mos harro ta fshish kete postim

  8. #208
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje.

    Ky eshte banalizimi me i madh qe i behet nje ceshtje teper te thjeshte jo politike.

    Flitet per politizim te kesaj ceshtje nga ata dhe nga nje kryeminister qe po perdor nje ceshtje politike per te shkaterrruar nje ndertese qe fare mire mund te mirembahet.

    Pastaj cfare ndodh eshte qe akuzohet se opozita apo tere ata qe e kundershtojne nje vendim te parlamentit se po e politizojne nje vendim te tille.

    Me pelqen kjo metode e te shkruarit te disa personave ne kete forum pasi ngaqe jane "frut" dhe shume konservativ te asaj qe kane mesuar ndjekin rrugen e "demaskimit" dhe "flete rrufeve" si njehere e nje kohe ku me parrulla apo me fletushka te vendosura neper stendat e lagjeve kritikonin fenomene dhe individe duke bere karikatura te ndryshme.

    Eshte per te ardhur keq kur e mendo qe keta jane ata qe sot po flasin per "demokraci" dhe fjale te lire por ama veten nuk munden ta shkepusin nga ajo e kaluar.

    Ajo godine u la ne meshire te fatit per te ndjekur te njejten metode qe u ndoq me shume godina te tjera ne shqiperi.

    Kjo jo sepse nuk ishin fondet per te mirembajtur godinat por e para nga keq manaxhimi i fondeve dhe per te shkuar pak me teper ne terorite dyshuese eshte nje metode qe perpara se te blesh dicka eshte me mire ta blesh te rrenuar pasi i ka rene vlera( sic u veprua me hotel Dajtin kohet e fundit).

    Qeverise aktuale dhe vecanerisht kryeministrit shqiptar i mungon aftesia per te komunikuar me publikun. JO per te mashtruar publikun( pasi shume shqiptare aftesine per te folur dhe komunikuar e konsiderojne mashtrim) por thjeshte per te komunikuar me te duke i shpjeguar se cfare po ndodh apo se cfare do te ndodhe. Kjo mungon komplet dhe si rrjedhim njerzit dalin ne konkluzione te caktuara.

    Nuk mund te justifikohet hedhja ne ere e nje ndertese me faktin qe ai ka qene destinuar si "varr" i "dikatorit" dhe ne do te ndertojme dicka me te bukur aty . Nuk eshte e degjuar dhe mbi te gjitha nje cinizem i papare ne kete kohe kur po diskutohet per reduktim buxheti apo kursime apo miremanaxhim te te ardhurave.

    Shteti shqiptar dhe parlamenti shqiptar nuk e ka kete lluks per te bere investime te tilla qe nuk sjellin gje tjeter vecse rehatine e parlamentarve te cilet (edhe ju qe jeni pro ketij projekti bini dakort) jane nga shtresat me te privilegjuara ne shqiperi dhe me nje te ardhur monetare jo te keqe.

    Atehere ato 71 PARLAMENTARE shqiptare qe se kane per gje te hedhin voten per te shkaterruar dhe rrafshuar nje ndertese a nuk do te ishte mire ti tregonin tere shqiptareve qe duhet kursyer ne cfaredolloj menyre qe njerzia ti shikoje qe ata po japin shembullin e vet. Ky eshte nga paradokset e shoqerise shqiptare.

    Ju lutem mos e ktheni ne politike nje veprim ordiner te nje grupi njerzish te papergjegjshem qe per mendimin tim kane humbur cdo kontakt me realitetin e pervuajtur te shume shqiptareve.
    Nuk e di pse mu kujtua nje shprehje e urte popullore ..."Fshati digjet e k**vat krijen"

    Ju pershendes

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    per mendimin tim
    duhet te shembin gjithshka ,,,,tja fillojne nga fillimi ,,,,
    cdo kater vjet,,,,sa here nderrohen qeverite,,,,
    imagjinoni sa vende pune do krijoheshin haaaa

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    landi se ke keq ti
    po me stadiumet e ndertuara ne ate kohe m... pse si prishin e na i bejne te reja
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 21 prej 40 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •