Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 203
  1. #171
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    1Shkaku kryesor eshte leku
    2.Shpresa jo realiste pa graund
    qe do shkelqejne ne vend te huaj.
    3.Genjeshtrat qe merren si te verteta,qe thuhen per dike qe ka shkuar dhe ka patur sukses ne emigrim,ka bere pare te madhe,ka hapur biznes,restorant e perralla te tilla.
    4.Iku komshiu/kushuriri,pse te mos shkoj edhe une.
    5.Televizori media qe e jep jeten me lluster.
    6.Ikin per kualifikim,fillojne shkolle jashte atdheut
    7.Stresi i kushteve te jeteses,ekonomi ne krize,inflacioni lart,pasiguria e jetes ne vend dhe korrupsioni politik dhe shteteror.
    8.Ikin per shkak te femijeve,tu japin te drejte per te filluar shkolle jashte.
    9.Intelektuale te korruptuar ikin te hapin ndonje biznes jashte vendit me para te vjedhura.
    10.Nje pjese inteleqtualesh ikin jashte Shqiperie perkohsisht per pak vjet dhe kthehen back ne Shqiperi qe te mburren. lol
    11.Egoja,ambicja,karrierizmi.
    Po pse o benseven, intelektualet per restorante shkojne ne perendim? Intelektualet ikin nga Shqiperia nga pamundesia per te pasur nje jete normale, jo se vdesin nga dashuria per nje vend tjeter. Kur ne vendin tend te quajne budalla, pse mos ta provosh te shkosh ne nje vend tjeter ku te quajne normal ose te mencur?

  2. #172
    Jam dakort me Edvinin. Ne pergjithesi emigracioni i intelektualeve nga Shqiperia eshte me shume nje emigracion per arsye sociale dhe me pak ekonomike.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #173
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe nje copez nga nje shkrim i KOLORETO CUKALIIT qe flet per pushtimin e qyteteve shqiptare nga njerez te eger qe nuk duan intelektin. Dhe ketu kuptoni se pse intelektualet iken dhe nuk do te kthehen me.

    SI MËSON AI
    Në mjedisin e tij, modelet e vetme janë të ngjashmit e vet. Njerëzit e kultivuar, sapo kanë një mundësi, i kanë braktisur qytetet, kanë rendur drejt Tiranës, ose më mirë, drejt perëndimit. Intelektualët dhe artistët, ata që përcaktojnë normat shoqërore të një qyteti në periferi e në rrethe nuk ekzistojnë më, ose më keq, përbuzen si qenie inferiore.

    Qytetet ua kemi dorëzuar atyre që nuk janë në gjendje ose nuk kanë dëshirë të ndërtojnë qytetari, apo atyre që vijnë në qytet me mentalitet pushtuesi, me mentalitetin që të zënë tokë, jo të zënë vend. Modelet qytetare, pra, janë zhdukur.

    Modelet e vetme janë zengjinët e rinj, ata që janë bërë të pasur në mënyra të dyshimta dhe që e mbrojnë pozitën e vet të re me metoda po aq të dyshimta. Atëherë pse, duhet ta marrim inat homo dragobicusin? Ai thjesht po imiton të fortët e rinj të qytetit

  4. #174
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    intelektualet e Shqiperise, jane frigacak dhe jo te gucimshem . Intelektualet e Shqiperise kane tradite te largohen nga vendelindja ,dhe te vajtojne atedheun nga mergimi.

    Atedheu dhe intelekti kane obligime
    Po ore po... shume frikacak jane! Pikerisht pse jane sh frikacak marrin guximin te ikin ne nje vend tjeter ku duhet te fillojne gjithcka nga zero, ne nje vend tjeter ku probabiliteti qe te fillojne pune ne zanatin e tyre eshte sh sh i vogel. Alamet tradite!

    Bota lufton per te mbajtur intelektualet ne atdhe, ne Shqiperi i thone: akoma s'keni ikur?
    Ikja behet nga halli, e jo nga qejfi... kane ikur pedagog uneversitetesh dhe jashte shtetit bejne pune te rendomta, kane ikur inxhinjer, doktora, ekonomista, jurista etj etj. Qe te gjithe sipas teje kane ikur nga qejfi, qe te gjithe jane frikacak??

    Te besh punen tende ne shqiperi do te thote ta besh sipas urdherit te qeverise... ti servilosesh atyre qe jane ne poste me te larta se ty, perndryshe te lane ne mes te rruges, nuk i intereson fare nese je intelektual apo jo.

    Nese nuk bindesh me thuaj, se te jap disa shembuj kokrete!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160

    prej 01.05.2002 deri me 09.01.2011

    Me beri pershtypje kjo Teme jo vetem per rendesine e problemit qe trajton por sepse mesa duket eshte edhe sot e kesaj dite (gati 9 vjet pas hapjes se Temes) aktuale.
    Me aq pak sa lexova (te me falni nese e kam gabim) duket sikur shume nga shkruesit pajtohen me mendimin se "Po, ashtu eshte, intelektualet e paster te Shqiperise largohen nga Shqiperia" dhe si arsye nxjerrin jo deshiren e ketij grupi Shqipetaresh per tu larguar, por nevojshmerine per arsye te rrethanave qe krijon Politika dhe Qeveria Shqiptare.
    Permenda termin "intelektuale te paster", sepse per shembull, ish Ministri i energjitikes, z.Dritan Prifti, sigurisht qe ishte nje intelektual i mirefillte dhe sigurisht qe i sherbeu memes dhe dheut te vet me 1,8milion Dollare qe ja mori po gjithashtu memedheut te vet, cte keqe ka ketu ?? Dhe ne fakt jam i bindur qe nuk jane 1,8milion !!! - gojet e liga mund te thone : "aq i kapen ne Banke, pale sa do kete futur ne dysheqet qe ka ne Vilen X ne Shtetin Y" - por une kembengul dhe kam bindjen se ketu flitet per maximumi 180.000Dollare, me siguri do i kene shtuar nje "0" padrejtesisht dhe tani populli po ashtu padrejtesisht, nuk e quan me "te paster".

    Jam i bindur, qe nga Shqiperia largohen vetem ata Intelektuale qe nuk dijne te blejne Aksione te Firmes "Futja Kot & Pordhe" per 30.000Euro dhe ti shesin keto aksione pas 2 vitesh per 500.000Euro ... Me falni, por nese nuk jane ne gjendje te bejne as kaq ... epo c'Intelektual jane pastaj, vete e kane fajin - le te ikin me mire, keshtu ne Shqiperi ngelen ata Intelektualet e zote, por vertete te zote ama, Ball Kazani dhe e bejne Shqiperine lule ... dhe manaferra.

    Une kam vetem nje pyetje per ata qe e shohin me pesimizem largimin e Intelektualve :
    A ka pasoja per Shqiperine ky largim i Intelektualeve te paster ??
    Nese Po, atehere cilat jane, sepse ka 20 Vjet Demokraci ne Albania dhe para ketyre 20 vjeteve kishte nja 45 Vjet qe nuk prodhohej asgje e mire ne Shqiperi (pra llogjikisht as Intelektuale te zote) ???
    Pajtoheni qe Shqiperia ka mbi 60 Vjet pa intelektuale ??
    Me vjen shume keq por une kete te fundit smund ta pranoj !!! Me behej zemra mal kur shihja ne Albania News kroniken ku fliste Salibeu italionce me Berlusconen (pavaresisht qe si Berlua si ca te tjere e tallshin si hajvon) dhe pastaj kroniken tjeter ku Salabeu cirrej per ekselencat e inteligjencat e se ardhmes se Kombit Shqiptar. Po a thua valle do arrijne keta inteligjenca te rinj te bejne dot vezen e z.Dritan Prifti ?? se qe do perpiqen e dime te gjithe dhe bile nuk u veme dot as faj.

    He si thoni, rrofte Inteligjenca Shqiptare me ne krye Salabeun - apo jo ?

    Une personalisht do qendroj ne urimin tim:
    Rrofshin malet e Pukes dhe debora qe mbulon ato vende ku nuk bie dielli ....

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2009
    Postime
    203
    Postimet në Bllog
    11
    Intelektuale te vertete dhe te suksesshem per nje te ardhme me paqedashese
    jane ata intelektuale te cilet nuk kane mbrojtur ne shkollat e tyre teorin e darvinit
    dhe teorine e marksizmit dhe ne te njejten koh jane me moral te udhezuar me besim
    Zot.Por keto intelektuale nuk jane akoma ne elitat e larta drejtuese te Shqipris.

  7. #177
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Se Nuk Vleresohen. Ne Shqiperi Vleresohet Militanti.
    Moderator, e di vet ti...

  8. #178
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po ore po... shume frikacak jane! Pikerisht pse jane sh frikacak marrin guximin te ikin ne nje vend tjeter ku duhet te fillojne gjithcka nga zero, ne nje vend tjeter ku probabiliteti qe te fillojne pune ne zanatin e tyre eshte sh sh i vogel. Alamet tradite!

    Bota lufton per te mbajtur intelektualet ne atdhe, ne Shqiperi i thone: akoma s'keni ikur?
    Ikja behet nga halli, e jo nga qejfi... kane ikur pedagog uneversitetesh dhe jashte shtetit bejne pune te rendomta, kane ikur inxhinjer, doktora, ekonomista, jurista etj etj. Qe te gjithe sipas teje kane ikur nga qejfi, qe te gjithe jane frikacak??

    Te besh punen tende ne shqiperi do te thote ta besh sipas urdherit te qeverise... ti servilosesh atyre qe jane ne poste me te larta se ty, perndryshe te lane ne mes te rruges, nuk i intereson fare nese je intelektual apo jo.

    Nese nuk bindesh me thuaj, se te jap disa shembuj kokrete!!
    Nje shembull . Shqiperia dhe Kosova ,eshte dashur te kene nje Parlamente sikur Parlamenti i kines per nga madhesia e numrit te deputeteve dhe Ministrave dhe N/Ministrave, qe te kene pune gjithe te shkolluarit shqipetare /intelektualet .

    Ikja e intelektualeve nga Shqiperia nuk behen nga halli , pore nga lakmia .
    Historia shqipetare tregon se po thuaj te gjithe intelektualet e Shqiperise se kaluare kane ikur nga vendelindja dhe jane munduare te vajtojne atedheun nga mergimi. Tradicionalishte vazhdon, vazhdon tradita.

    Intelektualet jane shtylla e nje shtetit. Ne te bashkohen te gjithe intelæektualet dhe ne te ndertojne shtetin , dhe jo te ikin nga Shqiperia . Jeta ka edhe pasojat e saja , nuk don te thote se ke kryere nje drejtim profesional dhe s'bene te punojshe pune tjeter.

  9. #179
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Rrjedhje të intelektualëve mund të haset kudo. Në Shqipëri është pak e theksuar do të thoja, se nuk ka asnjë përkrahje nga shteti. Arsyet janë pak a shumë të ngjashme: nënvlerësim i punës, pagesë qesharake, mosmbështetje nga shteti dhe bërryla nga llumi pseudointelektual i shoqërisë.

    -Çfarë bëhet me akademinë tonë shkencore? Po atë të gjuhës?
    -Në çfarë niveli është sot kinematografia shqiptare? Për teatrin mund të thuhet me plot gojë, që është fantazëm e së shkuarës.
    -Po muzika shqiptare ku gjendet?
    etj
    etj
    Elegance is an attitude.

  10. #180
    Citim Postuar më parë nga Robery Lexo Postimin
    Sepse ne Shqiperi e dine se cfare i pret...ne nje vend tjeter kane nje ide, por nuk e dine se cfare i pret...Pastaj kush thote qe Europa i ka qejf te mencurit ia fut kot...Europa jo vetem qe po merr fund po eshte edhe plot me injorante qe me rrine 24/24 duke pare big brother edhe nuk e kane kuptuar akoma se c'eshte big brother..qe pike te pare kane leket e kane humbur si idealet ashtu dhe vlerat..edhe te shohim se ku do perfundojne europianet dhe "ne" te mencurit qe zgjodhem europen per te jetuar.
    ashtu eshte gjithandej
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •