Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 203
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    I Falenderoj prindrit e mi per mundesin qe me dhan ne jet te jem i lir edhe te rrealizoj ato qe kerkoj ne jet!
    __________________


    Per te mar ket falenderim nga femijet e tyre besoj se ata u larguan.....
    Kjo eshte arsyeja qe Intelektualet lane vendin.Ata kerkojne nje jet me te mire per femijet e tyre.....
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  2. #192
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    kleadoni mirembrema
    nuk e di per ne italy se cfar bejn shqiptaret por ketu ne usa te pakten keta qe njofim ketej nga bostoni shumica e shqiptareve e kan mbrojtur shkollen edhe punojn doktora ose ndihmes doktor ose ne zanatin qe kish pat i eshte afruar disi
    te rish ne shqiperi duhet te koruptosh vetveten ne radh te pare
    shqiperia ska per tu bere kurr!!!!![ e kam fjalen per ne qe jetojm jasht shtetit vite me radh tani se kemi par shum gjera edhe jetojm shum mir plus shumica nga ne qe kemi mbaruar shkollen ketej jemi punesuar ne pun shum te mira]

    qe ta kuptosh ikjen e intelektualet shiko lajmet e shqiperis u vra ky ai ati i vun tritol ati tjetrit i dolen maskat ai tjetri doli ne grev kurse ai tjetri hasmeri kurse tjetri ishte budalla edhe vrau
    kush eshte i zgjuar edhe vertet e do familjen e ti per nje jet me te mire e kupton vet se cduhet te bej
    Kete kam thene edhe une E lidha me italine pasi normalisht duke jetuar ketu e njoh mire situaten, edhe mora si shembull ato qe nuk punojne ne zanatin e tyre, thjesht per te lene qe te kuptohet qe edhe pse nuk punojne per ate qe kane studjuar, gjithsesi vazhdojne te jetojne jashte shqiperie sepse gjinden mire si nivel jetese. Lere pastaj ato qe punojne tamam ne profesionin e tyre, jane dyfish te kenaqur nga jetesa jashte shqiperie.
    Ato qe ke shkruar ti i mendoj edhe une 100%.

    I Falenderoj prindrit e mi per mundesin qe me dhan ne jet te jem i lir edhe te rrealizoj ato qe kerkoj ne jet
    Respekte!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #193
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin


    Per te mar ket falenderim nga femijet e tyre besoj se ata u larguan.....
    Kjo eshte arsyeja qe Intelektualet lane vendin.Ata kerkojne nje jet me te mire per femijet e tyre.....
    Ka edhe plot intelektuale qe nuk e kane lene vendin e tyre, por kane bere te mundur qe femijet te kene kete mundesi.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Robery Lexo Postimin
    Kujdes me menyrat urdherore shok...
    Pastaj une po flas per ate qe njoh dhe ne baze te mendimit tim, dhe po, mendimi im eshte ky per Europen, jo vetem per Italine..
    Mendimi yt atehere nuk vlenka as me fshi by.then.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 01-05-2011 më 04:50
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #195
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Te njejten vlere ka dhe mendimi yt per mua ...
    https://www.behance.net/robberysk1100

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    .......................................
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #197
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Pse u largova une nga Shqiperia!!!

    Perderisa kam mbaruar fakultet ne Tirane dhe kam punuar shume vjet ne shtepi botuese,edhe pse ketu ne Jermani ku ndodhem as diploma,as trute e asnje e drejte nuk me njihen,besoj se kam te drejte t'a quaj veten intelektual.
    Une u largova nga Shqiperia ne qershor te vitit 1990,me nje vize te rregullt duke j'u pergjegjur nje ftese te perseritur qe me kish bere nje shtetas gjerman te cilin e kisha njohur gjate aktivitetit tim si perkthyes i grupeve turistike qe vinin ne Shqiperi.
    Muaj te tera para largimit tim kundra meje u ushtrua presion nepermjet dhunes fizike,madje edhe ne prani te gruas time,kudo qe shkoja.
    Dy jave para largimit tim nga Shqiperia,takova rruges nje doktor qe e kisha njohur ne ambjentet e hoteleve te turizmit gjate punes time si perkthyes,kunatin e politikanit Skender Gjinushi.Ai me tha prerazi e m'a beri te qarte se po te kthehesha ne Shqiperi shteti shqiptar do te me vriste!!!Ai ishte nje kercenim qe une e mora seriozisht dhe per ate arsye ne Jermani kerkova statusin e azilit politik.
    Kjo eshte arsyeja pse une u largova nga Shqiperia!!!

  8. #198
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Po per cilen arsye ushtruan dhune fizike?
    Dhe pse te kercenuan? Dmth pse ishe i "demshem" per te qendruar ne Shqiperi?
    https://www.behance.net/robberysk1100

  9. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Kjo pyetje e justifikuar duhet bere atyre qe me perzune mua nga Shqiperia!!!

    Citim Postuar më parë nga Robery Lexo Postimin
    Po per cilen arsye ushtruan dhune fizike?
    Dhe pse te kercenuan? Dmth pse ishe i "demshem" per te qendruar ne Shqiperi?
    Nga ky avatari ketu ne forum Robery dukesh sikur ke moshen e djalit tim.
    Une nuk kam deshire t'u pergjigjem pyetjeve te te tjereve po nga njehere bej perjashtim.
    Ne kete rast bej perjashtim sepse mendoj se brezi i ri ka te drejte te dije se si kane rrjedhur ngjarjet.
    Ne pergjithesi,edhe pse vendosa t'ju jap kete pergjigje ketu poshte,them se pyetja tuaj e justifikuar: Pse ishe i "demshem" per te qendruar ne Shqiperi? duhet drejtuar zotit Skender Gjinushi,zotit Ramiz Alia,zotit Shaban Sinani,dhe rregjimit te sotem shqiptar.
    Kjo per arsye se perzenja ime nga Shqiperia me dhune fizike ne nje kohe kur rregjimi po praktikonte reforma ne vend eshte nje vendim teper enigmatik dhe i dyshimte per te cilen rregjimi i djeshem dhe i sotem i Shqiperise akoma nuk kane dhene llogari!!!
    Ramiz Alia lejoi demonstrata neper rruget e Shqiperise pa j'a bere njehere bam,atehere per c'fare qellimi m'u be mua presion t'i pergjigjem fteses dhe letrave qe me vinin nga Gjermania,dhe pse m'u be presion fizik,psikologjik,dhe verbal(mos u kthe me se do te vrasim!!!) qe une te largohem nga vendi per te mos u kthyer me!!!


    Ne daten 27 nentor te vitit 1989 ne gazeten kryesore te atehershme "Zeri i Popullit",nje funksionar i nomenklatures(administrates)komuniste i quajtur Lulzim Shkreta,botoi nje artikull,me siguri me urdher nga lart,ne te cilin artikull Partia e Punes e Shqiperise qe deri atehere i kish ndrydhur intelektualet "kritikonte" intelektualet shqiptare per mungese kuraje ne jeten politike,dhe per mosangazhim ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme te vendit,perfshi ato ekologjike.
    Ishte hera e pare qe botohesh nje artikull i atille me ato shkendia glaznosti,dhe me sa di une,ishte hera e pare qe permendeshin problemet ekologjike te vendit ne shtyp.
    Une u revoltova shume nga paturpesia e Partise se Punes se Shqiperise e cila ne ato momente,kur me sa duket kish vendosur t'i nenshtrohesh ererave te ndryshimeve te kohes,guxonte e damkoste padrejtesisht intelektualet shqiptare si frikacaker,kur legjislacioni i deriatehershem i Shqiperise denonte me ligj cdo nisme intelektuale ne drejtim te verbalizimit te problemeve ekonomike dhe te tjera qe vendi kish prej dekadash.
    Thashe me vete une nuk do t'i le rehat keta qelbesira,do t'ju beje nje sfide gazetareske qe ta mbajne ment.
    Si perkthyes kisha nje makine shkrimi ne shtepi,perpilova nje program per nje organizate te pavarur intelektualesh me kerkesa ekologjike dhe me kerkesa te tjera,dhe pasi e shtypa ate program e firmosa,si nismetar.Pastaj u kerkova te njohurve te mi ne rradhet e inteligjences shqiptare te Tiranes te atehereshme ne se do ishin dakort te firmosnin dhe ata.Pata nga ata qe u treguan entuziaste kur degjuan nje nisme te tille por e verteta eshte se asnjeri nuk pranoi te firmoste.Madje edhe miq te mijte me te cilet prej vitesh benim biseda per te cilat atehere mund te futeshe ne burg si i burgosur politik,edhe ata nuk pranuan te firmosnin.
    Por une nuk hoqa dore.E kuptova qe vetem me nje firme timen ajo nisme nga ana juridike nuk kishte asnje shans te pickonte rregjimin e Ramiz Alise,edhe sikur ata vertet te kishin vendosur lejimin e organizatave te pavarura,por thashe me vete te pakten une prape se prape nuk do t'i le rehat pasi eksperimenti social eshte menyra me e mire per te mesuar te verteten mbi realitetin ku rron njeriu.
    Nje te marre artikullin e gazetes ne xhep,nje te marre edhe letren me programin qe perpilova dhe i trokita ne dere direkt te zyres se tij ne Komitetin Qendror te atehershem autorit te artikullit zotit Lulzim Shkreta i cili atehere ish funksionar i administrates partiake me sa di une ne sektorin e rinise.
    I thashe autorit te artikullit ju keni kritikuar intelektualet shqiptare per mungese guximi e iniciative urdhroni ketu kerkesen time per nje organizate te pavarur intelektualesh.
    Ai njeri i kapur ne befasi u tregua shume i sinqerte dhe beri gafen qe me tregoi se si ishin vertet punet.Kjo mbase qe duke degjuar mbiemrin tim* mendoi direkt se une duhet te isha ndonje anetar partie.Fakti eshte se provokimi im gazetaresk ne ate forme,(se me teper se nje provokim gazetaresk ajo trokitja ime ne ate zyre nuk mund te quhesh per shkak se askush tjeter nuk pranoi te firmoste)pati frutet e veta.
    Zotit Shkreta i doli nga goja dhe me tha se nje organizate si ajo qe kerkoja te zyrtarizoja une ishte ne krijim,dhe se Partia(???)kish menduar madje per te vendosur ne krye te saj nje ish minister me mbiemrin Hoxha emri i te cilit nuk me kujtohet ne moment(Izedin Hoxha???).
    Pra artikulli ne gazete ishte nje teater,nje farse.Rregjimi kish vendosur te bente ndryshime,por ndryshime me njerrez te cilet i komandonte dhe nuk mund te pranonte e te toleronte nderhyrje te tilla nga njerrez si une.
    Une nuk hoqa dore.Trokita dere me dere thjesht per te pare si gazetar reagimet e administrates se Ramiz Alise.Se fundi takova sekretarin e atehershem te Ramiz Alise,zotin Shaban Sinani,i cili pata pershtypje qe nuk e kuptoi seriozitetin e zarfit qe i lashe ne dore,dhe m'u duk sikur e morri ate ne dore me lehtesine qe mund te pranonte ndonje kerkese per ndonje aktivitet sportiv.
    Zotit Shaban Sinani j'a lash kerkesen ne dore nje te premte.Ai me tha se mund te shkoja duke filluar nga e hena e t'a prisja tek dyert e Komitetit Qendror per te marre vesh pergjigjen qe do t'i jepte shefi i vet,Ramiz Alia.
    E verteta eshte se duke filluar qe nga e hena e javes qe vijoi une shkova disa dite rresht tek cepi i nderteses se Komitetit Qendror ku lejoheshin te prisnin qytetaret,por zoti Shaban Sinani cdo here me largohesh duke mos me folur me fare,e duke ndruar rrugen sikur me kish rene ndonje semundje ngjitese,edhe pse ai kish qene student ne nje njejten ndertese kur une isha student.

    Me 5 Janar te vitit 1990 une publikova ne gazeten Zeri i Popullit,nje arktikull qe kritikonte haptazi korrupsionin e larte ne administraten universitare te Shqiperise ku pedagoget u merrnin para intelektualeve ne provimet pas-universitare te detyrueshme ne gjuhe te huaja.
    Ishte hera e pare qe mua m'u lejua te botoj nje artikull dhe ishte here e pare qe u tha me ze te larte ajo per te cilen ankoheshin te gjithe: qe universiteti qelbesh nga korrupsioni.
    Deri atehere rregjimi,me perjashtim te nje perkthimi te shkurter ne gazeten e studenteve,kur isha student,nuk me kish lejuar asnjehere te publikoj qofte edhe nje perkthim me emrin tim edhe pse isha perkthyes ne shtepi botuese!!!Kjo per shkak se isha arrestuar per tre kater ore ne 1975 per shkak leximi dhe shperndarje librash te ndaluar.Arrestimi u anullua pas pak oreve por pasojat e atyre gjyqeve me ndoqen gjate gjithe jetes time ne Shqiperi!!!
    Artikulli qe m'u lejua te botoj ne 5 Janar 1990 mbi korrupsionin ne administraten universitare te Tiranes mund te thuash se shperrtheu si bombe ne gjithe Shqiperine.Kete une pata mundesi t'a gjykoj nga letrat e shumta falenderuese qe me erdhen nga te kater anet e Shqiperise.
    Pas kesaj rregjimi i Ramiz Alise me beri vazhdimisht presion qe une t'i pergjigjesha ftesave te perseritura qe me kishin ardhur nga Gjermania per te vizituar kete vend.
    Dhe kur une me se fundi j'u pergjigja atyre ftesave,dy jave para largimit,kunati i politikanit Skender Gjinushi(grate motra)ne emer te rregjimit te atehershem te Tiranes shkurt dhe ftohte me kercenoi te mos kthehesha me ne Shqiperi.


    PS*Kjo ndoshta per arsye se nje vellai i Nenes time ka punuar si sekretar i Enver Hoxhes per disa dekada.
    Mbi te gjitha keto dhe ngjarje e ekperienca te tjera qe kam perjetuar ne Shqiperi e ketu ku ndodhem po mendoja sot,dhe papritur pata nje mendim te cilin nuk mund t'a provoj,dhe i cili nuk me kish shkuar nderment asnjehere me pare: Mendova se Enver Hoxha mund te jete helmuar nga Ramiz Alia dhe nga mjeket qe kishte prane,dhe se kjo mund te jete arsyeja pse mjeket e tij me te ngushte Jusuf Kalo e Sali Berisha bene kariere pas 1990 ne Shqiperi e ne Perendim,kurse njerrez si une u groposen per se gjalli.Mbase Perendimoret kane patur frike se mos une dija dicka mbi helmimin e Enver Hoxhes,dhe mund te kete qene kjo arsyeja pse mua ketu qe ne 1992 me trajtojne si shtaze xhungle!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 01-05-2011 më 18:57

  10. #200
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Shume falemenderit per pergjigjen..Vertete!
    https://www.behance.net/robberysk1100

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •