Po negociojmė, po bisedojmė, po merremi vesh... athua, a di dikush tė mė thotė se ēka nė tė vėrtetė po bėjmė ne me Serbinė? A po negociojmė si shteti me shtetin? A po bisedojmė si Beogradi me Prishtinėn, apo, thjeshtė, shqiptarėt me serbėt po merremi vesh pėr diēka?
Pa dashur aspak qė tė jem pjesė e kėtij konfuzioni terminologjik, kėtij pėrshesh-idiomash, unė do tia shtoja edhe nocionin - muhabet. Pra, mund tė thuhet kėndshėm se ne me Serbinė po bėjmė muhabet Kuptohet, kėtė emėrtim nuk e zgjodha rastėsisht. Ajo si term i huaj i pėrvetėsuar nga gjuha e jonė popullore, nė ne ka domethėnien e ligjėrimit verbal ndėrmjet dy a mė shumė njerėzve, por etimologjia e sajė bazė i ka rrėnjėt nga gjuha persishte dhe do tė thotė tė dashurosh Gjithmonė kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe Serbinė, Beogradin e Prishtinėn., serbėt dhe shqiptarėt, apo pėr marrėdhėniet me minoritetet tjera nė pėrgjithėsi, a nuk po na tingėllon bukur dhe tėrheqėse kjo metaforė kuptimore e kėsaj fjale - tė dashurosh?!
Por, sido qė tė jetė, kryesorja ėshtė se kėto seanca dashurie pėr tė cilėn ėshtė fjala, nuk na qenkan politike, por vetėm teknike. Se vėrtet do tė janė ashtu, aspak nuk duhet dyshuar, sepse, kėtė garanci na japin dy politikanė tanė tė mėdhenj tė cilėt kurrė deri mė sot nuk na kanė rrejt si popull: Tadiqi me Thaēin?!
Edhe pse, nė dukje, dy krye-muhabetxhitė qė do ti pėrfaqėsojnė palėt nė kėto muhabete teknike, janė emėruar nga ana e pushtetit politik, e jo, ta zėmė, nga ndonjė shoqatė teknike e metal-gdhendėsve apo e radio-riparuesve, asnjė llaf qė do tė bėhet aty, nuk do ta ketė karakterin politik. Madje, bazuar nė deklaratat e tyre publike, qė tė dyja palėt zotohen se, gjatė gjithė kohės sa zgjasin kėto muhabete, pėr asnjė milimetėr nuk do tė lėshojmė pe nga pozicionet tona parimore kushtetuese. Kur jemi tek ky zotim i tyre principiel kushtetues, vetėm tė sqarojmė njė detal tė vogėl: nė mes kėtyre deklarative qė ata po na bėjnė dhe gjendjes sė vėrtetė faktik, ka disa paralelizma jo aq tė favorshme pėr tė dyja palėt.
- Pėr Serbinė, de jure, sipas kushtetutės sė saj, Kosova konsiderohet si territor integral dhe i pandashme i tyre , e, de facto, ne jemi shtet i pavarur .
- Ndėrsa, nga ana tjetėr, edhe pse ne kosovarėt, de jure, mendojmė se jemi si shtet sovran me pushtetin i cili shtrihet nė gjithė hapėsirėn tonė territoriale, de facto, pjesa veriore e vendit tonė fare nuk i nėnshtrohet kėtij sovraniteti. Shkurt e trup, kjo punė i bie disi si kishe-kishe: Serbia kishe po bisedon me njė popull qė jeton nė territorin e saj tė pandashėm kushtetues, e pėr Kosovėn, i tėra ky muhabet kishe po bėhet sikur nė mes tė dy shteteve tona tė pavarura dhe sovrane.
Ashtu fliste mixha Dilė!
Sa jemi nė kėtė temė, do tė jetė interesante tė tregoj se si kėto muhabete dypalėshe Kosovė-Serbi, i komenton plaku i urtė popullor i mėhallės sime, mixha Dilė: E more bire mė tha ai njė ditė Sikur edhe bolet (testikujt) e tu ti vesh pėr negocime nė tavolinė, ėshtė e pamundur qė nė to mos ta humbėsh njėrėn prej tyre
Madje, nė lidhje me politikėn tradicionale Serbe, nė krahasim me politika - bėrjen aktuale nė Kosovė , pėrmes njė anekdote tė njė politikani tė tyre tė vjetėr, ai mė tregoj edhe njė mesele interesante:
Biri i politikanit dhe diplomatit shumė tė zgjuar nga historia e shet-ndėrtimit Serb, Nikolla Pashiq, kishte diplomuar nė njė universitet reputativ evropian. Gjatė njė evenimenti solemn promovues tė diplomimit tė birit, tė organizuar nga vetė Pashiqi, ai, me kėtė rast, pak edhe i ngacmuar nga vera e tepruar qė kishte pirė, nė njė moment dhe nė praninė e shumė mysafirėve tė shumtė qė ishin prezent aty, i drejtohet tė birit me kėto fjalė:
- Shfrytėzoj rastin qė nė kėtė momente solemne edhe publikisht me ta urue diplomimin, por, tani, tu kisha lutur qė edhe para kėtyre miqve tanė tė na tregosh se ēka ke mėsuar ti pėr politikėn nė atė shkollė tėnde evropiane. Mė thuaj thjesht dhe me fjalėt tua, se ēka ėshtė politika dhe si e kupton ti atė?
I gjetur nė kėtė situatė tė papritur dhe provokues tė babait tė vet, kot djaloshi i njom tentonte qė me disa definicione tė urta akademike ta kėnaqi kureshtjen e babait dhe tė tė pranishmėve tė tjerė...
- Jo, jo, biri im!- reagoi me ironi nė kėto pėrgjigje tė djalit tė hutuar, Pashiqi.- Ato definicione qė i citove nga shkolla, duhet tė jenė tė sakta nė teori, por jo nė praktikė. Politika, biri im, ėshtė njė shkathtėsi e veēantė ku, gjithnjė me njėrėn dorė duhet ta ruash prapanicėn tėnde mos po ta ngul dikush, kurse me dorėn tjetėr tė tentosh ti tia ngulsh dikujt tjetėr pa tė diktuar ai!
Nė fakt, nėse kėtė anekdotė si sarkazėm, e krahasojmė me politikėbėrjen dhe politikėbėrėsit aktual nė Kosovė, do tė vėrejmė se e njėjta aspak nuk mund tė merret si kompatibile. Sepse, praktikisht, nė mėnyrėn e sotme tė politiėbėrjes nė Kosovė, nė fakt, ne paraqitemi tė hendikepuar dhe pa gjymtyrė, ku nuk jemi nė gjendje as ta ruajmė prapanicėn tonė, e lere mė tė tentojmė tia ngulim dikujt tjetėr nga pas.
Praktikisht, parimi i parė dhe esencial i moralit qė sot po ndėrtohet pėr politikėn kosovare, qėndron nė njė epitet qė mund tė shprehet me disa sinonime: dėgjueshmėri, pėrkulje, servilizėm... Nė tė vėrtet, heshtje dhe pajtim pėr ēdo ngulitje mbrapa nė prapanicėn tonė dhe konsiderata ndaj kėtė akt si mbjellje edhe tė njė fidani tė ri, frutat e shijshme tė sė cilit do tia shijojmė nė tė ardhmen...
Me kėtė mendėsi politike qė kemi, ishalla na ruan Zoti gjatė kėtyre muhabeteve me Serbinė...?!
Adnan Abrashi
Krijoni Kontakt