Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Muhabeti Serbo-shqiptar Dhe Politikanėt Kosovar

    Po negociojmė, po bisedojmė, po merremi vesh... athua, a di dikush tė mė thotė se ēka nė tė vėrtetė po bėjmė ne me Serbinė? A po negociojmė si shteti me shtetin? A po bisedojmė si Beogradi me Prishtinėn, apo, thjeshtė, shqiptarėt me serbėt po merremi vesh pėr diēka?
    Pa dashur aspak qė tė jem pjesė e kėtij konfuzioni terminologjik, kėtij pėrshesh-idiomash, unė do t’ia shtoja edhe nocionin - “muhabet”. Pra, mund tė thuhet kėndshėm se ne me Serbinė po bėjmė “muhabet” Kuptohet, kėtė emėrtim nuk e zgjodha rastėsisht. Ajo si term i huaj i pėrvetėsuar nga gjuha e jonė popullore, nė ne ka domethėnien e ligjėrimit verbal ndėrmjet dy a mė shumė njerėzve, por etimologjia e sajė bazė i ka rrėnjėt nga gjuha persishte dhe do tė thotė “tė dashurosh” Gjithmonė kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe Serbinė, Beogradin e Prishtinėn., serbėt dhe shqiptarėt, apo pėr marrėdhėniet me minoritetet tjera nė pėrgjithėsi, a nuk po na tingėllon bukur dhe tėrheqėse kjo metaforė kuptimore e kėsaj fjale - “tė dashurosh”?!
    Por, sido qė tė jetė, kryesorja ėshtė se kėto “ seanca dashurie” pėr tė cilėn ėshtė fjala, nuk na qenkan politike, por vetėm “teknike”. Se vėrtet do tė janė ashtu, aspak nuk duhet dyshuar, sepse, kėtė garanci na japin dy politikanė tanė tė mėdhenj tė cilėt kurrė deri mė sot nuk na kanė rrejt si popull: Tadiqi me Thaēin?!
    Edhe pse, nė dukje, dy “krye-muhabetxhitė” qė do ti pėrfaqėsojnė palėt nė kėto “muhabete teknike”, janė emėruar nga ana e pushtetit politik, e jo, ta zėmė, nga ndonjė shoqatė teknike e metal-gdhendėsve apo e radio-riparuesve, asnjė llaf qė do tė bėhet aty, nuk do ta ketė karakterin politik. Madje, bazuar nė deklaratat e tyre publike, qė tė dyja palėt zotohen se, gjatė gjithė kohės sa zgjasin kėto muhabete, pėr asnjė milimetėr nuk do tė lėshojmė pe nga pozicionet tona parimore kushtetuese. Kur jemi tek ky zotim i tyre principiel kushtetues, vetėm tė sqarojmė njė detal tė vogėl: nė mes kėtyre deklarative qė ata po na bėjnė dhe gjendjes sė vėrtetė faktik, ka disa paralelizma jo aq tė favorshme pėr tė dyja palėt.
    - Pėr Serbinė, “de jure”, sipas kushtetutės sė saj, Kosova konsiderohet si territor integral dhe i pandashme i tyre , e, “de facto”, ne jemi shtet i pavarur .
    - Ndėrsa, nga ana tjetėr, edhe pse ne kosovarėt, “de jure”, mendojmė se jemi si shtet sovran me pushtetin i cili shtrihet nė gjithė hapėsirėn tonė territoriale, “de facto”, pjesa veriore e vendit tonė fare nuk i nėnshtrohet kėtij sovraniteti. Shkurt e trup, kjo punė i bie disi si “kishe-kishe”: Serbia “kishe” po bisedon me njė popull qė jeton nė territorin e saj tė pandashėm kushtetues, e pėr Kosovėn, i tėra ky muhabet “kishe” po bėhet sikur nė mes tė dy shteteve tona tė pavarura dhe sovrane.

    Ashtu fliste mixha Dilė!

    Sa jemi nė kėtė temė, do tė jetė interesante tė tregoj se si kėto “muhabete” dypalėshe Kosovė-Serbi, i komenton plaku i urtė popullor i mėhallės sime, mixha Dilė: “E more bire” – mė tha ai njė ditė – “Sikur edhe “bolet” (testikujt) e tu ti vesh pėr negocime nė tavolinė, ėshtė e pamundur qė nė to mos ta humbėsh njėrėn prej tyre”
    Madje, nė lidhje me politikėn tradicionale Serbe, nė krahasim me politika - bėrjen aktuale nė Kosovė , pėrmes njė anekdote tė njė politikani tė tyre tė vjetėr, ai mė tregoj edhe njė mesele interesante:
    Biri i politikanit dhe diplomatit shumė tė zgjuar nga historia e shet-ndėrtimit Serb, Nikolla Pashiq, kishte diplomuar nė njė universitet reputativ evropian. Gjatė njė evenimenti solemn promovues tė diplomimit tė birit, tė organizuar nga vetė Pashiqi, ai, me kėtė rast, pak edhe i ngacmuar nga vera e tepruar qė kishte pirė, nė njė moment dhe nė praninė e shumė mysafirėve tė shumtė qė ishin prezent aty, i drejtohet tė birit me kėto fjalė:
    - “Shfrytėzoj rastin qė nė kėtė momente solemne edhe publikisht me ta urue diplomimin, por, tani, t’u kisha lutur qė edhe para kėtyre miqve tanė tė na tregosh se ēka ke mėsuar ti pėr politikėn nė atė shkollė tėnde evropiane. Mė thuaj thjesht dhe me fjalėt tua, se ēka ėshtė politika dhe si e kupton ti atė?”
    I gjetur nė kėtė situatė tė papritur dhe provokues tė babait tė vet, kot djaloshi i njom tentonte qė me disa definicione tė urta akademike ta kėnaqi kureshtjen e babait dhe tė tė pranishmėve tė tjerė...
    - “Jo, jo, biri im!”- reagoi me ironi nė kėto pėrgjigje tė djalit tė hutuar, Pashiqi.- “Ato definicione qė i citove nga shkolla, duhet tė jenė tė sakta nė teori, por jo nė praktikė. Politika, biri im, ėshtė njė shkathtėsi e veēantė ku, gjithnjė me njėrėn dorė duhet ta ruash prapanicėn tėnde mos po ta “ngul” dikush, kurse me dorėn tjetėr tė tentosh ti t’ia “ngulsh” dikujt tjetėr pa tė diktuar ai”!
    Nė fakt, nėse kėtė anekdotė si sarkazėm, e krahasojmė me politikėbėrjen dhe politikėbėrėsit aktual nė Kosovė, do tė vėrejmė se e njėjta aspak nuk mund tė merret si kompatibile. Sepse, praktikisht, nė mėnyrėn e sotme tė politiėbėrjes nė Kosovė, nė fakt, ne paraqitemi tė hendikepuar dhe pa gjymtyrė, ku nuk jemi nė gjendje as ta ruajmė prapanicėn tonė, e lere mė tė tentojmė t’ia “ngulim” dikujt tjetėr nga pas.
    Praktikisht, parimi i parė dhe esencial i moralit qė sot po ndėrtohet pėr politikėn kosovare, qėndron nė njė epitet qė mund tė shprehet me disa sinonime: dėgjueshmėri, pėrkulje, servilizėm... Nė tė vėrtet, heshtje dhe pajtim pėr ēdo “ngulitje” mbrapa nė prapanicėn tonė dhe konsiderata ndaj kėtė akt si mbjellje edhe tė njė fidani tė ri, frutat e shijshme tė sė cilit do t’ia shijojmė nė tė ardhmen...
    Me kėtė mendėsi politike qė kemi, ishalla na ruan Zoti gjatė kėtyre “muhabeteve” me Serbinė...?!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shqypnia1878
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    prishtine-shqiperi
    Postime
    77
    pse e perdor ti fjalen "kosovar" ne nje forum shqiptar.pse nuk thua politikanet e kosoves,po politikanet "kosovar".
    identiteti "kosovar" vetem mundohet me nda popullin shqiptar,e ti si shqiptar a po si shqiptare e perkran kete?!

    albin kurti: "kosova shtet i ri per kombin shqiptar, e jo komb i ri per shtetin."
    Shqiponja bertet duke fluturuar,
    rrofte SHQIPERIA E RIBASHKUAR

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga Shqypnia1878 Lexo Postimin
    pse e perdor ti fjalen "kosovar" ne nje forum shqiptar.pse nuk thua politikanet e kosoves,po politikanet "kosovar".
    identiteti "kosovar" vetem mundohet me nda popullin shqiptar,e ti si shqiptar a po si shqiptare e perkran kete?!

    albin kurti: "kosova shtet i ri per kombin shqiptar, e jo komb i ri per shtetin."
    Ket term "KOSOVAR" per politikanet tane e perdora qellimisht, sepse ata (politikanet) e kane krijue "kombin kosovar". meqe kjo eshte pjelle e tyre, atehere le te jene dhe mbeten "kosovar". Mundemi ne shqiptaret edhe pa ta, a apo?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shqypnia1878
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    prishtine-shqiperi
    Postime
    77
    Citim Postuar mė parė nga NANDA Lexo Postimin
    Ket term "KOSOVAR" per politikanet tane e perdora qellimisht, sepse ata (politikanet) e kane krijue "kombin kosovar". meqe kjo eshte pjelle e tyre, atehere le te jene dhe mbeten "kosovar". Mundemi ne shqiptaret edhe pa ta, a apo?


    natyrisht qe mundemi ne shqiptaret pa te.aj nuk na duhet.po prape se prape mendoj se kishe mujt edhe mos me perdor kete fjale.sa me pak qe perdoret,sa me shpejt ka me u hjek.
    Shqiponja bertet duke fluturuar,
    rrofte SHQIPERIA E RIBASHKUAR

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Muhabeti Prishtin Beograde , eshte vetem nje muhabet per te ja be qefin amerikes ,rusise,serbise , dhe evropes.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga TetovaMas Lexo Postimin
    Muhabeti Prishtin Beograde , eshte vetem nje muhabet per te ja be qefin amerikes ,rusise,serbise , dhe evropes.
    Kurse une mendoi qe politikarucat tan jan ber aq servila sa kosoven e kan per kusur per tu ber dikushi,nuk na ka faj askush pse ne nuk duam vendin ton,pse nuk jemi me te vendosur edhe karrshi nderkombetarve,une e di pse jan servila,jan sepse duke qen te zhytur deri ne fyt me korrupcion ata jan te detyruar te leshoin pe para qdo sfide.

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Xhandarmėria serbe kėdej kufirit

    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Kurse une mendoi qe politikarucat tan jan ber aq servila sa kosoven e kan per kusur per tu ber dikushi,nuk na ka faj askush pse ne nuk duam vendin ton,pse nuk jemi me te vendosur edhe karrshi nderkombetarve,une e di pse jan servila,jan sepse duke qen te zhytur deri ne fyt me korrupcion ata jan te detyruar te leshoin pe para qdo sfide.
    Nuk desha ta trajtoj kete lajem si teme me veti, citova shkrimin e drenicakut, dihet pse jan servila politikanet e Kosoves, se jan zhytyr ne krim e korrupecion deri en fyt dhe nuk i vrete asepake ndergjegja Kombetare.



    http://www.zeri.info/fotot/23324/mai...se_serbe_-.jpg

    Xhandarmėria serbe kėdej kufirit
    Enver Sadiku | 17-03-2011 10:41 CET

    Nė Karaēevė tė Poshtme tė komunės sė Dardanės, xhandarmėria serbe vazhdon tė bredhė nėpėr territorin e Kosovės, andaj banorėt e kėtij lokaliteti e ndiejnė veten tė rrezikuar. Shqetėsimet ata ua kanė paraqitur edhe autoriteteve komunale.

    Ata i kanė dėrguar njė shkresė udhėheqjes komunale, duke kėrkuar siguri pėr vete e sidomos pėr aktivistin e kėsaj ane, bashkėvendėsin Selver Lenjani, tė cilin me emėr e ka kėrkuar xhandarmėria serbe.

    Selver Lenjani, udhėheqės i fshatit, gjithnjė ka qenė ndėr personat mė aktivė, duke kėrkuar mbrojtjen e kufirit dhe duke alarmuar opinionin pėr shkeljet e vazhdueshme qė kanė bėrė forcat serbe, tė cilat disa herė janė futur nė brendi tė territorit tė Kosovės.

    Bashkėsia Lokale e Karaēevės sė Poshtme e ka njoftuar me kėtė problem edhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, derisa banorėt thonė se rrezikshmėria nė kėtė brez kufitar ėshtė gjithnjė e mė e madhe pėr shkak tė pranisė sė xhandarmėrisė serbe.

    Sipas dėshmitarėve nga ky fshat, xhandarmėria serbe lėviz brenda territorit tė Bashkėsisė Lokale tė Karaēevės sė Poshtme dhe me kėtė problem ata e kanė njoftuar edhe kryesuesin e Kuvendit Komunal nė Dardanė, Enver Mavriqi.

    Sipas kėtij autoriteti lokal, rrezikshmėria nė brezin kufitar nė Karaēevė tė Poshtme, gjithnjė ėshtė mė e madhe pėr shkak tė pranisė sė xhandarmėrisė serbe nė kėtė zonė, ndėrkohė qė pėrmenden edhe pikat e caktuara ku ata shėtisin brenda territorit tė Kosovės, kur andej nuk ndodhet policia e Kosovės dhe paqeruajtėsit e KFOR-it.

    Nė reagimin e banorėve tė fshatit, thuhet se paramilitarėt serbė me emėr kėrkojnė koka tė njerėzve. Forca tė armatosura serbe deri nė dhėmbė, kohė mė parė kanė rrethuar Dali Ukėn, punėtor i mirėmbajtjes sė ujėsjellėsit nė Karaēevė, tė bindur se ai ishte Selver Lanjani, njė aktivist i zėshėm i kėsaj pjese pėr ēėshtjen e kufirit.

    Dėshmitarėt e rastit, Rexhep e Berat Keka si dhe Ismet Lenjani kanė thėnė se xhandarmėria serbe e kėrkon me kėmbėngulje Selver Lenjanin.

    Forcat serbe kėrkojnė Selver Lanjanin

    Forca tė armatosura serbe deri nė dhėmbė, kohė mė parė kanė rrethuar Dali Ukėn, punėtor i mirėmbajtjes sė ujėsjellėsit nė Karaēevė, tė bindur se ai ishte Selver Lanjani, njė aktivist i zėshėm i kėsaj pjese pėr ēėshtjen e kufirit.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •