Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 79 prej 111 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 790 prej 1106
  1. #781
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    E ndaj po te njejtin mendim me ty Caushi.Asnje ska te drejte e aq me pak Albo qe eshte vet prind ti quaj prinderit shqiptar qe po rrisin monstra. Ky eshte rast i rende, shume i rende, por djali ishte i moshes madhore dhe deri ne ate kohe qe ka qene nen perkujdesjen e prinderve ka qene femije shembull.
    Ka shume raste si ne Europe e Amerike po edhe gjetiu qe te rinjet bejne vepra te tmerrshme duke vrare me dhjetera te rinje neper shkolla psh, por cdo here eshte bere kujdes ne etiketimin dhe fajin e prindit, sepse eshte nje moshe kur femijen e edukon rrethi e jo me prindi ( sa do e dhimbeshme qe tingellon).
    Po pse more burr ,nuk behesh real,e me fol drejt.ky person A.uka,nuk e beri ket me pa hir,por kryekput ky e beri me qellim te caktum vetem me njollos kombin ton,ky e beri qe te flet bota kunder nesh,po ky me i pas vra dhjet persona tjer ,gjerman,apo tjer,kemi mujt te themi se ky person ka pas ndoj presion psiqik,apo diq tjeter,e nuk ishte lidh direkt me politik,ky vrau per interesa te sllavo rusogabelve,ket person nuk mundesh me ta gjen dikudsh,se eshte shum i siguruar,por familjen e ti duhet me e eliminu fizikisht,po edhe temelin duhet me ia rrafshu,keta njerez si ky jan me te rrezkshem se serbi vet,por edhe perkrahesit(ata qe mundohen me nji far forme me i mbrojt,jan po aq te rrezikshem,per at duhet te jemi te kujdesshem se si po e trajtojm ket problem,kjo nuk eshte vetem nje vrasje e rendomt,kjo eshte nje thik pas shpine qe po u ipet popullit shqiptar ne pergjithsi,e ati kosovar ne veqanti.




    ,pse keta mjeran nuk preken shpirtnisht dhe te nderrojn mendjen me keto video dhe te vrajn ndoj ushtark serb apo ndoj kriminel qe ka dhunu femren kosovare dhe sot sillet lirshem neper kosov.ky eshte turpi qe po ndodh me ne.

  2. #782
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Sigurisht që është një krim terrorist fondamentalist islamik.
    Nuk do isha aspak i çuditur sikur të merja vesh se Arid Uka do kishte qënë një nga anëtarët e këtij forumi.
    Si puna e Aridit këtu i gjen me shumicë.

  3. #783
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2009
    Postime
    14
    Ardi Nuk osht Shqiptar se nij Shqpitar i vertet nuk e Sulmon Ameriken po Familja e Ardit ka me pagu me jet kit Veper , se nuk jena Terrorista .

    Ardi Osht nij Tradhtar Shqiptar edhe Duht si pas Zakonit me Familja me Pagu Tradhtin Me JET ,

  4. #784
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Station

    aman mos shah muslimanizmin more se e ke keq punen.

    Per hir te atij Ekber -shqiptaria ngelet pas.

    A thua ka edhe ketu,,,,,,,,,??

  5. #785
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Kjo Tem nga Messia4evil nuk ka qellim per arid uken, ta dim mendjen ty se cka don me bo me ket tem don mi bo dreqit ni favor .
    Arid Uka ka vra 2 njerz po ti vret cdo dit me mbeshtetjen tende kunder vrasjeve te civilve nuk ka cka mu cudit ktu . Njefar kohe edhe luftetaret e UCK-s quheshin Terrorist tash quhen te tjer Terrorist vetem pse mbrojn trojet e tyre keta . Kush kontrollon sot Mediat ka pushtetin kush jo quhet Terrorist .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  6. #786
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me vrasjen e miqve, kemi vrarë lirinë tonë

    Gjermani, 5 mars - Vrasja e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit ka shkaktuar indinjatë të thellë të bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Gjermani. Kjo vrasje e shkaktuar nga një dorë kriminele e një bashkëkombësi tonë vrau dy miq të Kosovës. Vrasja e dy miqve të Kosovës do të thotë se ne me dorën tonë e vramë lirinë tonë. E vramë atë liri të cilën na sollën pikërisht ata ushtarë. Pa ushtrinë amerikane Kosova nuk do të ishte kjo që është sot. Presidenti ynë i madh, Ibrahim Rugova në çdo ceremoni, në çdo urim nuk harronte pa përmendur miqtë tanë të shtrenjtë – SHBA-në, thuhet në një reagim të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani lidhur me aktin kriminal të Arid Ukës. “Vrasja e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, këtu në Gjermani, na ka prekur shumë. Përpiqemi të ndajmë dhembjen me prindërit dhe të afërmit e dy ushtarëve të vrarë. Dëshirojmë të ndajmë dhembjen me popullin mik amerikan. Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani, duke e dënuar ashpër këtë akt tradhtie, dëshiron t’i shprehë ngushëllime familjarëve të ushtarëve të vrarë, shtetit amerikan, ambasadës së saj në Berlin dhe konsullatave anembanë Gjermaninë. Përmes këtyre ngushëllimeve dëshiron t’i bëjë me dije se populli shqiptar, përkundër këtij rasti tragjik, do të ruajë dhe do të kultivojë gjithmonë miqësinë me SHBA-të dhe popullin amerikan, ashtu siç na e la porosinë presidenti ynë i pavdekshëm, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet pos tjerash në këtë reagim. Në reagim, po ashtu, njoftohet se nënkryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Myftar Dragidella ka vizituar konsullatën e SHBA-së në Frankfurt, ku i ka shprehur ngushëllime konsullit amerikan Edward M. Alford, dhe me pastaj me një grup bashkatdhetarësh kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj në monumentin e përkujtimit të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, para konsullatës amerikane në Frankfurt.

    koha.net

    Amerika, mburojë e qenies shqiptare



    Gjakovë, 5 mars - Amerika ka qenë një mburojë e qenies njerëzore të shqiptarëve, ajo vazhdon dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu, ka thënë ndër të tjera akademik Pajazit Nushi, gjatë një debati që është organizuar të shtunën në Gjakovë, me temën “Miqësia shqiptaro-amerikane”. Debati i organizuar nga shoqata e intelektualëve “Jakova”, është nxitur pas incidentit të fundit, kur një qytetar me prejardhje nga Kosova ka vrarë dy ushtarakë amerikanë. “Për këtë arsye, ata që ndihen patriotë duhet të jenë të prekur shumë me këtë akt të rëndë, që ka ndodhur në aeroportin e Frankfurtit, aq më parë kur dihet se nga kjo bazë ushtarake janë organizuar njësitet e NATO-s për sulme gjatë luftës së Kosovës”, ka thënë Nushi. “Çka do të bëhej me shqiptarët po të mos ishte angazhimi dhe përkushtimi i SHBA-së, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe ekonomik, në mbrojtje të qenies njerëzore të shqiptarëve, themelimin e shtetit?. Fati i shqiptarëve ka qenë dhe është i lidhur me emrin e SHBA-së”, ka shtuar Nushi. Masar Rizvanoli, i cili ka folur në rolin e nikoqirit, tha ndër të tjera se ky rast është një damkë më shumë në imazhin Kosovës, i cili edhe ashtu ka rënë shumë, gjë që sipas tij, duhet të na shqetësojë shumë. Në debat kanë folur edhe Ruzhdi Sefa. Sipas tij, “këtë miqësi duhet ta ridëshmojmë, ta kultivojmë e përforcojmë dhe këto vlera të bëhen edhe parim në jetën dhe punën tonë”, ka thënë Sefa. “Derisa ne nuk i realizojmë ato, kjo miqësi dhe kjo mbështetje mund të zbehet”, vlerësoi ai. . Për miqësinë me amerikanët dhe ndihmën e tyre kanë folur edhe Malush Tullumi e Bujar Domi, të cilët kanë treguar edhe për angazhimin praktik të Amerikës për popullin shqiptar të Kosovës.

    koha.net

  7. #787
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Po pse more burr ,nuk behesh real,e me fol drejt.ky person A.uka,nuk e beri ket me pa hir,por kryekput ky e beri me qellim te caktum vetem me njollos kombin ton,ky e beri qe te flet bota kunder nesh,po ky me i pas vra dhjet persona tjer ,gjerman,apo tjer,kemi mujt te themi se ky person ka pas ndoj presion psiqik,apo diq tjeter,e nuk ishte lidh direkt me politik,ky vrau per interesa te sllavo rusogabelve,ket person nuk mundesh me ta gjen dikudsh,se eshte shum i siguruar,por familjen e ti duhet me e eliminu fizikisht,po edhe temelin duhet me ia rrafshu,keta njerez si ky jan me te rrezkshem se serbi vet,por edhe perkrahesit(ata qe mundohen me nji far forme me i mbrojt,jan po aq te rrezikshem,per at duhet te jemi te kujdesshem se si po e trajtojm ket problem,kjo nuk eshte vetem nje vrasje e rendomt,kjo eshte nje thik pas shpine qe po u ipet popullit shqiptar ne pergjithsi,e ati kosovar ne veqanti.


    http://www.youtube.com/watch?v=RTZZ8vxI0_M

    ,pse keta mjeran nuk preken shpirtnisht dhe te nderrojn mendjen me keto video dhe te vrajn ndoj ushtark serb apo ndoj kriminel qe ka dhunu femren kosovare dhe sot sillet lirshem neper kosov.ky eshte turpi qe po ndodh me ne.
    Ne asnje shkronje nuk e kam mbrojtur aktorin e krimit,perkundrazi jam shume e vetedishme qe ky akt duhet denuar maksimalisht nga te gjithe ne , si edhe po bejne shumica e popullit. Jam poashtu e te njejtit mendim se nqs do te duhej te vritet dikush kemi ku te shprazim plumba sepse plaget tona kombetare ende nuk jan mbyllur nga krimet e serbeve e ruseve qe jan bere ne popullin tone e aq me shume ne femra. Eshte e pafalsheme cdo perkrahje e cfaredo lloji qe i behet keti rasti. Per popullin amerikan qe na doli ne krah kur kishim nevoje me se shumti jan te gatshem shumica te japim jeten por kurre te marrim jeterat e tyre.
    Reagimi im ishte per prinderit ne pergjithesi sepse nuk jan prinderit qe rrisin monstra ,por jan rrjetet e ndryshme ne kete rast fetare qe po ua shperlajne trurin te rinjeve dhe ne te shumten e rasteve po kyqen pa qene te vetedishem per pasojat qe sjellin , jo vetem per vete dhe familjen por ne kete rast per tere kombin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 05-03-2011 më 13:41

  8. #788
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Ne asnje shkronje nuk e kam mbrojtur aktorin e krimit,perkundrazi jam shume e vetedishme qe ky akt duhet denuar maksimalisht nga te gjithe ne , si edhe po bejne shumica e popullit. Jam poashtu e te njejtit mendim se nqs do te duhej te vritet dikush kemi ku te shprazim plumba sepse plaget tona kombetare ende nuk jan mbyllur nga krimet e serbeve e ruseve qe jan bere ne popullin tone e aq me shume ne femra. Eshte e pafalsheme cdo perkrahje e cfaredo lloji qe i behet keti rasti. Per popullin amerikan qe na doli ne krah kur kishim nevoje me se shumti jan te gatshem shumica te japim jeten por jo edhe te marrim jeterat e tyre.
    Reagimi im ishte per prinderit ne pergjithesi sepse nuk jan prinderit qe rrisin monstra ,por jan rrjetet e ndryshme ne kete rast fetare qe po ua shperlajne trurin te rinjeve dhe ne te shumten e rasteve po kyqen pa qene te vetedishem per pasojat qe sjellin , jo vetem per vete dhe familjen por ne kete rast per tere kombin.
    me fal nese te kam keqkuptu.kjo eshte me shum se tragjedi per popullin shqiptar.

  9. #789
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Pal2009 Lexo Postimin
    Ardi Nuk osht Shqiptar se nij Shqpitar i vertet nuk e Sulmon Ameriken po Familja e Ardit ka me pagu me jet kit Veper , se nuk jena Terrorista .

    Ardi Osht nij Tradhtar Shqiptar edhe Duht si pas Zakonit me Familja me Pagu Tradhtin Me JET ,

    Bëjeni pra, e mos prisni më gjatë.
    Ktheni në vend, nderin e marum dhe le ti bëhet kjo gje mësim çdo terroristi me gjak shqiptar.






    KANUNI I LEK DUKAGJINIT


    ...

    §.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet.

    §.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t'a paguej mikun.

    §.647. Me kanû të hershme gjygji e kërmote më hu të pabesin, e s'e lîte në kuvend burrash.


    §.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjakhupës.

    §.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet

    ...



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 05-03-2011 më 13:56

  10. #790
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    normal qe do kete rob tille,,,,

    kur dhe ketu talibanet e dominojne forumin,,,,

Faqja 79 prej 111 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •