doli dhe nje shqipetare tradite,,,,,
qe vret miqet dhe harron nderin qe iu be,,,,
doli dhe nje shqipetare tradite,,,,,
qe vret miqet dhe harron nderin qe iu be,,,,
te nderuar vellezer dhe motra,
ki akt i shemtuar ndaj ushtareve te pafajshem (ushtari sipas cfaredo norme dhe ligji, ndash natyrore ndash hyjnore eshte vegel ) duhet gjithsesi te denohet.
Nese sulmuesi eshte metevertet si supozozet, pra, shqiptare dhe me motive fetare, duhet patjeter te kufizohen rrethanat dhe motivi qe e ka sjelle te kryej kete akt jonjerezore. Vetem fakti se eshte shqiptare dhe musliman, nuk e ben ate veper kriminele te justifikuar, ndash mbi shpinen e shqiptareve, ndash mbi shpinene e muslimanev.
Te shpresojm se akti ka qen veper e nje adoleshenti te humbur dhe degjeneruar, e te shpresojm me shume se nuk ka qen akt i ndonje organizate, qofte ajo edhe shqiptare, dhe ti lutemi zotit, qe nga ki shembull te mesojn ata njerez, qe pa dyshim gjinden dokundi ne bote, e qe padyshim jane edhe te rraces shqiptare, qe t'ju largohen ketyre veprave te shemtuara.
Ngushellime atyre familjeve te ushtareve, ngushellime edhe nenes dhe babes te atij djali, qe po mos u rrit akoma e kan te humbur dhe va ka nxy ftyren.
Eshte turp natyrisht per te gjith neve shqiptareve kjo veper e shemtuar, por ju kisha lut te permbaheni ne fjalet, dhe te presim fundin e hulumtimeve per te fajesuar njeri tjetrin, nese hudhja me balt ndaj tjeterit shihet nga disa ketu si "kurim" shpirterore i dhimbjes qe e ndjejn ne shpirt nga kjo veper.
Shpresa ime eshte, qe se paku te jete veper e nje individi, e jo e nje gruppi. Kurse edhe ne si shqiptare jemi nje popull bukur i madh, dhe kemi ne messin tone cfaredo lloj karakteresh, qe nuk eshte faj i askujt, nese dikush ne emer te cfaredokujt ben nje veper kriminele. Krimi nuk mund te justifikohet, me se paku me vepra dinake. Kush don drejtesi, ate mund ta gjej ne fushebeteje, jo pas shpinen e tjetrit.
Flm
albanish by nature
ju edhe fjalorin rrugaq e keni,po te mos me hante palla qe nje "shqiptar"vret ushtar amerikan nuk do te shkruaja fare ne kete tem.
Per ju talebanet Drenica nuk vyjn se ne drenice nuk ju lan me nxa ven ju talebanve,ju jeni turpi i shqiptarise,ju mjekrroshat nuk jeni shqiptar ju jeni shitur te arabet e dhier per pak para.
...o vellau im, detyra jote nuk eshte te mirresh ne kete forum me pallavra e thashetheme e te humbni kohe pa asnjecfare dobie. Ngjituni atje ku mund edhe te ndihmoni popullin tone ne kete kohe te veshtire, nese njeh nje gjuh te huaj, kycu ne forume joshqiptare ku velveliten serbet dhe antishqiptaret tjere mbi kete veper. Atje eshte vendi jone ne keto momente....
tung
albanish by nature
E kane mbushur forumin me tema talibane, talibanet e forumit...Eshte kthyer ky forum ne forum ku nje grup i mireorganizuar talibanesh, sulmojne dhe bombardojne cdo teme, ose hapin tema talibanesh ne cdo nenforum...
Shume pisllek kishte pasur ky vend..
03 Mars 2011 - 11:14 | Kosova
Vrasja e 2 ushtarëve nga kosovari, dyshohet 'prapavija islamiste'
BERLIN-Prokurorët federalë në Gjermani që kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist. "Kryeprokurori federal po drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker. Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Dojce Vele thekson sot se sulmi ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani është e mundur të ketë pasur prapavijë islamiste, shkruan revista gjermane Spiegel në versionin e saj online.
Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
Murat Uka, i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit, tha se e vetmja gjë që dinte për djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar në punë dje.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë nëse i dyshuari punonte aty. Ky është aeroporti i dytë më i madh në Evropë pas atij të Parisit, i cili përdoret në mënyrë rutinore nga ushtarë amerikanë të vendosur në Gjermani, për ardhje dhe shkuarje.
Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes së zjarrit kishte thirrur “Allahu Ekber”. Ai thuhet se ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia.
Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli. Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.
Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik. Vrasja u denua nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barak Obama si dhe nga personalitetet kosovare.
(d.b/BalkanWeb)
shpresoj qe ky lajm te hedhe drite mbi personin qe beri kete sulm nese ishte nje i degjeneruar apo nje i indoktrinuar. sido qe te jete, edhe pse eshte akt i nje individi, pasojat bien mbi gjithe shqiptaret, eshte koha tani qe tu vihet fre ekstremistave fetare ne Kosove, Shqiperi apo kudo ku ka shqiptare
Everyday is a gift, that's why they call it the present
http://www.botasot.info/mesme/KOSOVa+US.jpg
Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë
Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikan që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë. Ata shprehën, siç thanë, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova. Arid Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikan. Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.
Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.
“Jemi këtu së bashku me studentët e Universitetit të Prishtinës, që si shtet dhe si shoqëri, ta dënojmë këtë akt të tillë. Përkundër asaj që edhe më tutje nuk dihen motivet e një akti të tillë, një akt i tillë është akt kriminal. Ai i cili e ka bërë këtë akt të tillë është kriminel për qytetarët e Kosovës dhe në asnjë formë nuk i pasqyron bindjet e qytetarit të Kosovës dhe të një kosovari, prandaj përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan, me ushtarët amerikanë që janë edhe ushtarë të lirisë së Kosovës dhe çdo herë shteti dhe populli i Kosovës do të ketë marrëdhënie të veçanta dhe speciale me SHBA-të”, tha ministri Hoxhaj.
Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Selim Dallku, dënoi po ashtu sulmin ndaj ushtarëve amerikanë.
“Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, solidarizohen me familjet e personave të prekur nga ky akt, po ashtu me kombin amerikan dhe si studentë, me këta qirinj, paraqesim qëndrimin e Parlamentit Studentor dhe tërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, mbi aktin të cilin e cilësojmë si akt jo të mirë dhe kriminel”, tha zoti Dallku.
Ngjarja u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.
Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm edhe për çlirimin e saj. Edhe më tej rreth 800 trupa amerikane shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Kurse sipas agjensise gjermane DAPD paskan cituar fjalimin e ministrit mbrojtes gjerman qe sulmi nuk ka qene akt terrorist.
Na kane bere lemsh.
------------------------------------------
'The German news agency DAPD quoted Rhein, the security minister who rushed to the scene of the shooting, as saying there were no indications of a terrorist attack'
http://news.yahoo.com/s/ap/20110302/...rport_shooting
Krijoni Kontakt