Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 97
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Srategji lobuese për njohjen e Kosovës

    Publikuar: Sot, më 02 mars 2011


    Prishtinë, 2 mars - Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetje propozim-vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për fillimin e hartimit të një strategjie lobuese për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës dhe një strategjie për politikën e jashtme të Kosovës për periudhën 2011-2015.
    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se një nismë e tillë është marrë pas konsultave të ngushta me presidentin dhe kryeministrin e vendit.
    Ai ka shtuar se duhet të ketë një agjendë konkrete operacionale për lobim, në mënyrë që të dihet më detajisht se cilat vende janë të gatshme të njohin Kosovën, raporton Kosovapress.
    “Në konsultë të ngushtë me presidentin e vendit dhe kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, ne si Ministri e Punëve të Jashtme mendojmë që duhet të kemi një agjendë konkrete operacionale lobuese për të shtuar numrin e njohjeve të Republikës së Kosovës. Në MPJ ka një informatë të detajshme për atë se cilat vende janë të gatshme që ta rrisin numrin e njohjeve prandaj mendojmë që duhet të miratohet një propozim-vendim i tillë dhe ta kemi një grup punues, i cili në të ardhmen do të dalë me një qartësi të plotë për atë se si Republika e Kosovës të njihet edhe nga më shumë shtete të botës”, ka thënë Hoxhaj.
    Edhe mjetet financiare në këtë drejtim nuk do të mungojnë, ngase ministri i Financave Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë drejtim, duke thënë se do të sigurohen mjetet e duhura për zbatimin e kësaj strategjie lobuese.
    “Sigurisht se ky aktivitet kërkon edhe buxhet shtesë pasi që ne jemi në fazën finale të përgatitjes së buxhetit. Ne kemi takime me MPJ-në dhe sigurisht se prej MPJ-së kërkesa që vjen dhe fondet që kërkohen për këtë qëllim, ne si Ministri e Financave do t’i sigurojmë dhe do të jenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë Hamza.
    Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që në strategjinë lobuese të përfshihen edhe personalitete që nuk janë të inkuadruara direkt në politikë, por që kanë ndikim tek shtetet e ndryshme.
    Për këtë ajo ka marrë mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka ftuar të gjithë personalitetet me ndikim, por edhe opozitën në Kosovë që të ndihmojë në këtë proces.
    “E kemi diskutuar edhe më herët edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmarrim dhe ndryshimin e qasjes në procesin lobues për një angazhim sa më të shumanshëm, por edhe në të njëjtën kohë një qasje komplet shtetërore të Qeverisë së Kosovës, por procesi i lobimit të jetë një proces i mbështetur dhe i ftoj edhe sot gjithë njerëzit me ndikim, forcat politike të opozitës, personalitete të shoqërisë civile që kanë vullnetin dijen dhe mundësinë të ndihmojnë në këtë proces”, ka thënë Thaçi.
    Ai ka shprehur bindjen se tash e tutje mund të priten njohje të reja, përderisa ka theksuar se diplomacia e Kosovës do të jetë shumë më e hapur për gjithë njerëzit që dëshirojnë të kontribuojnë në procesin e njohjes.
    Po ashtu, Qeveria ka mbështetur edhe strategjinë për politikë të jashtme, për të cilën ministri Hoxhaj ka thënë se si shtet i ri, Kosova duhet të ketë një dokument për politikën e jashtme, përkatësisht strategjinë për vitet 2011-2015 që do të definojë pozitën e saj në rajonin e Ballkanit, në Evropë dhe pozitën e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi merr ftesë për samitin e liderëve për ndryshime në Stamboll

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të premten në një takim ambasadoren turke Songul Ozan, e cila i ka dorëzuar ftesën e kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në Samitin botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll.

    Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, bëri të ditur se gjatë takimit kryeministri dhe ambasadorja kanë biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

    Thuhet se ambasadorja Songul Ozan fillimisht i ka përcjellë kryeministrit Thaçi urimet më të përzemërta të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan për rizgjedhjen në postin e kryeministrit dhe formimin e institucioneve te reja të Republikës së Kosovës .

    Nga ana e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për mbështetjen që vendi mik, Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e çlirimit, atë të pavarësisë dhe tani në procesin e zhvillimit dhe integrimit.

    Thaçi ka theksuar është vullnet i plotë i Qeverisë së Republikës së Kosovës që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy vendeve të forcohet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

    Në takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, kryeministri ka folur edhe për vizionin dhe përkushtimin e Qeverisë, që siç ka potencuar “është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit, qeverisja e mirë dhe transparente, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale për qytetarët tanë”.

    “Po ashtu, një nga objektivat e rëndësishme të qeverisë së re është edhe forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë me të gjitha vendet e rajonit, duke besuar se në këtë mënyrë i kontribuojmë paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në strukturat euro-atlantike”është shprehur Thaçi.

    Ndërkaq ambasadorja turke Songul Ozan i ka dorëzuar kryeministrit Hashim Thaçi ftesën e kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në Samitin botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll.

    Samiti i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe atë sociale, duke mbledhur në këtë takim akademikë, përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme, personalitete të cilët udhëheqin ndryshimet në vendet e tyre dhe më gjerë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    [B][U][SIZE="4"]
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të premten në një takim ambasadoren turke Songul Ozan, .
    Po Llapi, Hashim Thaçi është lidhë mirë me shkie dhe turq, tre ministra serb, nje zëv-krymisistri, turq dhe boshnjak me bollak, Pacolla te Rusisë, Editen zonjushe 58 vjeqare ta perfqsoj idealin e deshmorve dhe luftetarve te lirisë, dhe hajde tash e tregoaj dikujtë qeverine e Kosoves!! Shumë mirë, shokët e luftes dhe te idealit jasht dhe largë tyre, disa te akuzuar dhe disa ne burgje dhe ky ua dhuron nga një pako cigare, "rroftë beogradi - moska dhe stambolli" i Thaçit. Po ty more Llapi tash çka po lidhë me të?
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-03-2011 më 09:50
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Po Llapi, Hashim Thaçi është lidhë mirë me shkie dhe turq, tre ministra serb, nje zëv-krymisistri, turq dhe boshnjak me bollak, Pacolla te Rusisë, Editen zonjushe 58 vjeqare ta perfqsoj idealin e deshmorve dhe luftetarve te lirisë, dhe hajde tash e tregoaj dikujtë qeverine e Kosoves!! Shumë mirë, shokët e luftes dhe te idealit jasht dhe largë tyre, disa te akuzuar dhe disa ne burgje dhe ky ua dhuron nga një pako cigare, "rroftë beogradi - moska dhe stambolli" i Thaçit. Po ty more Llapi tash çka po lidhë me të?
    mua me lidh e kaluara e tashmja dhe e erdhmja
    me Çlirimtaret
    po te them me sinqeritetin me te madh se gabim e ke nese me te vertet mendon keshtu per Kryeçlirimtarin
    apo nuk po e njofshe fare fare ate
    dhe nuk besoi se ka shqiptar ma pro amerikan se Thaçi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    mua me lidh e kaluara e tashmja dhe e erdhmja
    me Çlirimtaret
    po te them me sinqeritetin me te madh se gabim e ke nese me te vertet mendon keshtu per Kryeçlirimtarin
    apo nuk po e njofshe fare fare ate
    dhe nuk besoi se ka shqiptar ma pro amerikan se Thaçi
    Ti mua mos me trego se kush eshte Hashim Thaçi se per Zotin e njoh ma mire se ti une. Edhe une e kisha bashkluftetar dhe e njoh qe ne luftë por i ka lujtur shenjat dhe ka shkel parimet, por do te rrezullton shume keq. Ai nuk ishte "kryeçlirimtar" por ishte njeri se ata qe sot i ka tradhtua e kan shty para vetit.
    Se sa eshte ai pro-amerikan mos me trego ti mue, me thuaj se i ka bizneset me ambasadorin Dell dhe eshte ne pytje posta dhe kjo eshte marifeti kesaj miqesie. Ta n'shoj nje ze une ty se si do te perfundoj Hashim jarani se nuk ma merr mendja se e don ma shume se kam dashte une.

    Na ka tradhtue Hashimi. ka lujtur me çlirimtarët dhe bashkpuntorët e te gjitha kohrave dhe kjo mos mendo se do ti falet. E ka mbushur qeverinë me titista dhe shkie duke mos anashkalue edhe maxhup, turq e boshnjak. Krejt kete e ka bere per interesa te veta dhe me qellim per tu bere ai kryemister, duke e perkrahe Delli ku qellimi eshte posta. Merre me mend se kush te perfaqson ty ne bisedime me serbine - Edita!!! Mos bre pash Zotin. Merre me mend kush te perfaqson ty si president - Pacolli!!!! Merre me emnd se kush eshte zevendes Kryemister - Bukoshi i farkut!!! Rri urt se sjena hiq kerku dhe ti qe je thirrur çdoher ne emer et çlirimtarve dhe te idealit te tyre dije se ai ideal eshte shkele dhe dhunue, Slloba - zevendes kryemister!!! Mos bre pash zotin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-03-2011 më 15:50
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #36
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    toni77, ti thua se ke njofet hashimin qe ne lufete! dhe thua se i ka trathetua lufetaret, nuk besoj se e ke njofet. Po ta kishe njofet mire, trathetia e Kosoves ka fillua qysh para lufetes.
    Por disa nuk deshen ta kupetojen! Ishte Lufete me prapa vija, ai qe ishte kunder ideologjis enveriste duhej likefidua per tiu pastrua udha qe te arrin ne pushetet,atyne qe ishen mire me ishe sigurimesat enverist dhe klosistat e te majtes shyqpetare. Lufet ideologjike me shum kujdes iu viheshin kundershtareve te LPK=es se sa shkive qe gjakosenjen Kosoven! ne plan te pare ishte te zhduket kundershtari shqypetar se sa mizoria millosheviqiane.Permes klosisteve enverist dhe udbistve fadilist, kishete nje marreveshje me shkiet. nese si ek dite keto sene nuk e paske njofet hashimin dhe LPK-en e ibrahim kelmendit klosisto enveriste.
    Hashimi tashe ashete Krye Minister i Kosoves, e kote ashete te folet.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Ti mua mos me trego se kush eshte Hashim Thaçi se per Zotin e njoh ma mire se ti une. Edhe une e kisha bashkluftetar dhe e njoh qe ne luftë por i ka lujtur shenjat dhe ka shkel parimet, por do te rrezullton shume keq. Ai nuk ishte "kryeçlirimtar" por ishte njeri se ata qe sot i ka tradhtua e kan shty para vetit.
    Se sa eshte ai pro-amerikan mos me trego ti mue, me thuaj se i ka bizneset me ambasadorin Dell dhe eshte ne pytje posta dhe kjo eshte marifeti kesaj miqesie. Ta n'shoj nje ze une ty se si do te perfundoj Hashim jarani se nuk ma merr mendja se e don ma shume se kam dashte une.

    Na ka tradhtue Hashimi. ka lujtur me çlirimtarët dhe bashkpuntorët e te gjitha kohrave dhe kjo mos mendo se do ti falet. E ka mbushur qeverinë me titista dhe shkie duke mos anashkalue edhe maxhup, turq e boshnjak. Krejt kete e ka bere per interesa te veta dhe me qellim per tu bere ai kryemister, duke e perkrahe Delli ku qellimi eshte posta. Merre me mend se kush te perfaqson ty ne bisedime me serbine - Edita!!! Mos bre pash Zotin. Merre me mend kush te perfaqson ty si president - Pacolli!!!! Merre me emnd se kush eshte zevendes Kryemister - Bukoshi i farkut!!! Rri urt se sjena hiq kerku dhe ti qe je thirrur çdoher ne emer et çlirimtarve dhe te idealit te tyre dije se ai ideal eshte shkele dhe dhunue, Slloba - zevendes kryemister!!! Mos bre pash zotin.
    o i nderuar nuk i bani hashimi keta qe po i cek ti por i beri populli
    me votat e veta
    ok mendo ti qfar te duash per Hashimin
    a qe e njef ma mire se une nuk po besoi
    dhe qe ke qen bashkluftetar i ti e tash gjith kjo urrejtje nuk po shkon hiq veq nejse
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Prioritetet strategjike të procesit të integrimit evropian –prioritete kyçe në punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 8 mars 2011

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në një takim me drejtorët e departmenteve për Integrim Evropian në ministritë e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Në vazhdim po e prezantojmë të plotë fjalimin e kryeministrit Thaçi në këtë takim

    Të nderuar Drejtor te Departamenteve per Integrim Europian,

    E nderuara Ministre për Integrim Evropian,

    Kam kënaqësinë të jem ne takimin e rregullt javor që e mbani me Ministren.

    Sot jemi takuar të diskutojmë procesin e Integrimit Europian dhe rëndësinë e tij gjatë muajve në vijim.

    Fillimisht, dua të theksoj që Qeveria, por edhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë maksimalisht të angazhuara në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit dhe shtimit të dialogut politik dhe teknik me Komisionin Europian.

    Jemi të vetëdijshëm se thellimi i këtij procesi do të jetë shumë sfidues dhe kompleks dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar angazhimin tonë në këtë drejtim.

    Kjo nuk do të jetë edhe një rrugë e lehtë, është plot sfida, plot përgjegjësi, por ky është qëllimi ynë, vizioni ynë. Unë besoj fuqishëm se do të kemi sukses të plotë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka identifikuar prioritetet strategjike për vitin 2011, të nxjerra në bazë të analizës së Raportit të Progresit të këtij viti dhe nevojës shumë të madhe për të arritur progres në rrugën e Kosovës për integrim Europian.

    Këto prioritete do të trajtohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës si prioritete kyçe në punën e qeverisë në procesin e Integrimit për vitin që vjen në përmbushjën e kritereve dhe standardeve Europiane.

    Për t’i adresuar dhe përmbushur këto prioritetet strategjike do të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, me qëllim që të kemi një punë më efektive në koordinimin e këtij procesi.

    Këshilli Ministror për Integrim Europian është mekanizmi më i lartë për monitorimin e implementimit të sfidave dhe prioriteteve karshi agjendës Evropiane, ku do të kërkohet të raportimi i Ministrave në lidhje me përmbushjen e sfidave të dala nga raporti i progresit dhe sfidave të tjera në porcesin e integrimit Europian.

    Kjo mënyrë e punës, do të shërbejë si një mekanizëm permanent për të shikuar se ku janë ngecjet në zbatimin e prioriteteve strategjike dhe në përgjithësi ngecjet në procesin e integrimit evropian.

    Dëshiroj ta shfrytezoj rastin të ju falenderoj për punën e palodhshme sa i përket rishkimit të Planit te Veprimit për Partneritet Europian për vitin 2011. Poashtu, ju falënderoj lidhur me punën e bërë sa i përket projekteve të IPA-s për vitin 2011.

    Zonja dhe zotërinj

    Gjetjet e Raportit të Progresit janë po ashtu prioritete te identifikuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga të gjithë ju, angazhim të fuqishëm për adresimin e këtyre sfidave.

    Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një politikë unike dhe të qëndrueshëm për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit europian është proces i të gjithëve dhe të arriturat në këtë proces janë të të gjithe neve.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Veturat qeveritare "kontrollohen" me GPRS

    Nga Express më 09 mars 2011 në ora 12:38

    Punonjësit qeveritarë nuk mund të bëjnë më asnjë hap pa u vrojtuar se për ku janë nisur dhe me kë janë në veturë. Kjo mbikëqyrje direkte u pamundëson zyrtarëve qeveritarë që të keqpërdorin veturat zyrtare, pasi Ministria e Administratës Publike ka nisur implementimin e projektit me të cilin do të pajisë të gjitha automjetet e institucioneve të Republikës së Kosovës me sistemin GPRS.

    Projektin, sipas MAP-së është duke e implementuar kompania e cila e ka fituar këtë tender, “PBC Kosova”. Vlera e projektit, sipas zëdhënëses së MAP, Majlinda Lulaj është 187 mijë e 500 euro sipas çmimeve për njësi.

    “Projekti GPRS është në proces të zbatimit. Instalimi i pajisjeve GPS parashihet të bëhet në të gjitha automjetet e institucioneve të Republikës së Kosovës. Automjetet e MAP-it janë të parat që tashmë kanë të instaluara GPS pajisjet, mirëpo vendosja e këtyre pajisjeve ka filluar tashmë dhe në veturat e institucioneve tjera”, ka njoftuar zëdhënësja Lulaj.

    Për këtë projekt, tenderin për të cilin pas shumë ankesave e ka fituar kompania “PBC Kosova”, shkruan gazeta Zëri.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaci: Bisedat me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë në rrugë të mirë drejt harmonizimit te qëndrimeve për të gjitha çështjet e hapura

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...1-ZKM-01_v.jpg
    Prishtinë, 9 mars 2011

    Në hapje, kryeministri Hashim Thaçi ka njohur kabinetin qeveritar me fillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. “Dialogu Prishtinë-Beograd, ka filluar dje në Bruksel, si një dialog mes dy shtetesh, I cili po ndërmjetësohet dhe ndihmohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe synon që të ofrojë zgjidhje për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy shtetet”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.

    Duke u ndalur në debatin që po zhvillohet rreth fillimit të dialogut me Serbinë, kryeministri Thaci ka vlerësuar këtë debat dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të jetë e hapur për pjesëmarrjen e të gjithëve dhe për idetë nga të gjithë në shoqërinë kosovare që do t’i kontribuojnë progresit në procesin dialogut me Serbinë.

    Në vazhdim Qeveria ne përputhje me Ligjin e ndërmarrjeve publike, ka miratuar vendimin për deklarimin e dividendës së PTK-së, në vlerë prej 40 milion eurosh. Qeveria, gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për shitjen e 75% (shtatëdhjetë e pesë për qind) të aksioneve të PTK-së. Ky vendim do të dërgohet për miratim edhe ne Kuvendin e Kosovës.

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e veprimit për prioritetet kyçe të Qeverisë së Kosovës në fushim e integrimeve evropiane. Në këtë planë janë radhitur dhjet prioritete kyçe për Qeverinë e Kosovës. Ministria e Integrimeve Evropiane, në të ardhmen do të raportojë rregullisht para Qeverisë për përmbushjen e këtyre prioritete.

    Ministria e Financave ka prezantuar informatën për përgatitjen e Projektbuxhetit për vitin 2011 dhe për negociatat që po zhvillon me Fondin Monetar Ndërkombëtarë. “Deri tash është arritur pajtueshmëri e plotë me FMN-nën për rritjen e të hyrave buxhetore, për ruajtjen e nivelit të investimeve kapitale, kursimet në mallra dhe shërbime si dhe zvogëlimin e subvencioneve për ndërmarrjet publike”, theksoi ministri i Financave, Bedri Hamza, duke shtuar se

    Është në rrugë të mirë harmonizimi i qëndrimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për pagat. Qeveria mbetet brenda vendimit të vetë për rritjen pagave. Kryeministri ka njohur kabinetin qeveritar për takimet që ai ka zhvilluar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është shprehur i bindur se janë në rrugë të mirë të harmonizimin e qëndrimeve për të gjitha çështjet e hapura.

    Ministri i Financave z. Hamza ka informuar Qeverinë e Kosovës për negociatat që po zhvillohen me Bankën Botërore për një program mbështetës për Kosovën në shumën prej 50 milion eurosh, shumica prej tyre grante ndërsa pjesa tjetër kredi pa kamatë. Ministri Hamza ka shprehur bindjen se kjo marrëveshje, sapo të finalizohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, do të gjejë mirëkuptim dhe do të aprovohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër vrasjen e te riut 14 vjeçar, Leutrim Musliu, në Uglar të komunës së Gjilanit. Qeveria ka marr vendim që të ndaj 5000 euro ndihmë për mbështetjen e familjes Musliu nga Uglari i Gjilanit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •