Mercenarët serbë vrasin për Gaddafin
E mërkure 23 Shkurt 2011 16:11
“Serbët po na vrasin”, janë thirrjet e shumë libianëve në forumet në internet. “Qenë të luftës” serbë të paguar po luftojnë për Gaddafin nëpër rrugët e Libisë duke vrarë kështu përkrahës opozitarë. Lajmin e bën të ditur gazeta Alo e Beogradit, sipas të cilës serbët paguhen me dhjetëra mija dollarë për punën që e bëjnë.
Ata vijnë kryesisht nga vende të Afrikës, ku bëjnë këtë punë për një kohë. “Legjionarët serbë” janë veteranë të luftrave në ish-Jugosllavi. Ata ishin pjesëtarë të njësiteve policor e ushtarake. Ata janë angazhuar në kohë rekord, sepse njihen për vrasës profesionistë. Përveç serbëve në ndihmë Gaddafit i kanë ardhur edhe mercenarë rusë. /indeksonline/
Krijoni Kontakt