Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    fiori
    tamom goce me tradita dhe nikoqire
    me gjithe keto gjera te mira qe i ben dhe prap nuk zbutet ai burri yt, gatoi ndonje gje qe te jete me i bute, tolerant dhe te buzeqeshi ndoi her

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tave Kosi

    Tava e kosit eshte nje nga pjatat e mia me te preferuara. Ka perberes qe me pelqejne plus behet shpejt e lehte.

    Sic e kam permendur dhe tek recetat e tjera ju mund te shtoni apo hiqni perberes te ndryshem sipas pelqimit personal (sidomos vezet apo sasine e kosit). Ne pergjithsi perberesit jane si me poshte

    • 1 kofshe qengji per njeri. Kjo tave behet e mire me mish qengji ose pule. Kam vene re qe lengu i leshuar nga keto lloj mishi i jep me shume shije taves.
    • 1kg kos
    • 2 – 3 veze
    • 2 filxhan kafeje oriz
    • 1 luge gjelle gjalpe
    • kripe dhe piper i zi


    Mishit hiqjani lekuren dhe vendoseni te zieje me pak kripe e piper te zi. Zakonisht mishi i qengjit leshon shume yndyre dhe si rrjedhoje nuk ju duhet te perdorni fare gjalpe per receten. Madje mund t’ju duhet te hiqni ate shtresen e pare qe krijohet ne siperfaqe te tenxheres kur mishi sapo ka filluar te zieje.

    Pasi mishi te kete ziere mire (sa me i bute aq me i shijshem) hiqini felat/kofshet nga zjarri vendosini mbi tepsi dhe hidhni ne tenxhere 2 filxhanet e kafese me oriz. Raporti i orizit me lengun duhet te jete te pakten 2 filxhane kafeje oriz, kater gota uji leng (qe mos beni pilaf). Lereni orizin te zieje 5 – 10 minuta.

    Ne nje tas perzieni kosin me vezet si dhe orizin pa leng. Orizi duhet te jete ftohur pak qe te mos priten vezet.

    Hidheni masen ne tepsi ku kini vendosur mishin dhe ne fund shtoni dhe leng mishi sipas deshires. Zakonisht ne kete pike vetem 2-3 gota uji leng duhet te kete mbetur, ndaj mund ta perdorni te teren.

    Piqeni ne 375F per 20 min.


    Bon Appetit


    ------------------

    Faleminderit per mesazhet.

    Tek kjo teme do mundohem te sjell ushqime shqiptare ashtu si dhe receta te ndryshme qe kam mesuar ketu ku jetoj. Kuptohet une nuk gatuaj dhe i ha keto lloj gjerash cdo dite ndaj kur vendosni te perdorni nje nga recetat tek kjo teme duhet te kini parasysh se secili e ka ne doren e vet shendetin dhe dieten personale. Une e bera ftesen, e ardhura nuk eshte me zor

    Marya te marte e mira, ku e ke pare burrin tim ti? I dashuri im qesh dhe eshte me humor gjithmone kur eshte me mua, nuk e di ne c'dite e ke takuar ti ; )
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #13
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    1 kofshe qengji per njeri eshte cik si e egzaxheruar

  4. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di nese kjo ne vazhdim mund te quhet recete, por e di qe eshte shume e thjeshte per tu pergatitur dhe pelqehet pak a shume nga te gjithe, sidomos ne festa te vogla shtepiake

    Meze me fiq e geshtenja

    Per ti pergatitur do ju duhen:

    • Fiq te bardhe
    • Fiq te zinj
    • Nje filxhan kafeje vere
    • Nje filxhan kafeje gjize (pa kripe)
    • Fasule te pjekura edamame (me kripe)
    • Dy luge gjelle mjalte


    Duhet nga nje koker fik i bardhe,nje i zi dhe nje geshtenje per njeri. Fiqte mund te jene dhe te thare (po jo te thatet fare). Vendosni nga pak gjize (ricotta) mbi cdo njeren nga kokrat. Mbi gjizen vendosni dy tre kokra fasule edamame dhe siper hidhni nga pak mjalte.

    Kete rradhe sipas keshilles se nje shoqkes sime ne forum : ), pedora nje shiringe dhe fiqte e thate i mbusha me pak vere te kuqe (ose mund te perdorni pije alkoolike sipas deshires).


    Mund te sherbehen qe te haen me dore, ose mund te vendosni shkopinj japoneze.


    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo supe eshte nje nga supat qe me pelqejne me shume dhe fare e thjesht per ta pergatitur. E kam ngrene fillimisht disa vite me pare ne nje restorant francez pa menduar se pas kaq vitesh do e pelqeja kaq shume.
    Sic e kam permendur dhe shume here me lart per recetat e tjera, kjo nuk eshte recete origjinale por eshte receta e perpunuar nga une per shijen time, ndaj perdorni gjykimin tuaj kur lexoni, kopjoni etj etj

    Zakonisht kete supe e gatuaj duke perdorur kungullin qe perdorim dhe per byreke, por kete rradhe e bera si puna e asaj shprehjes 'S'kisha pule dhe gatova sorren'...gjithsesi shija nuk me zhgenjeu ne fund.

    Krem kungulli (supe)

    Per supen ne vazhdim do ju duhen:

    • Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
    • 2/3 lb karrota
    • 2 luge gjelle gjalpe
    • 2 gota uji me leng pule
    • kripe, piper, majdanoz
    • 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
    • qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
    • pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)


    Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.

    Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).

    Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.

    Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.


    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #16
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kjo supa mire duket, po perderisa po i hedh leng pule, eleminoje ca gjalpin, se ka yndyrna shume, behet me shume se c'duhet. Nuk ju ben mire.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Kjo supe eshte nje nga supat qe me pelqejne me shume dhe fare e thjesht per ta pergatitur. E kam ngrene fillimisht disa vite me pare ne nje restorant francez pa menduar se pas kaq vitesh do e pelqeja kaq shume.
    Sic e kam permendur dhe shume here me lart per recetat e tjera, kjo nuk eshte recete origjinale por eshte receta e perpunuar nga une per shijen time, ndaj perdorni gjykimin tuaj kur lexoni, kopjoni etj etj

    Zakonisht kete supe e gatuaj duke perdorur kungullin qe perdorim dhe per byreke, por kete rradhe e bera si puna e asaj shprehjes 'S'kisha pule dhe gatova sorren'...gjithsesi shija nuk me zhgenjeu ne fund.

    Krem kungulli (supe)

    Per supen ne vazhdim do ju duhen:

    • Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
    • 2/3 lb karrota
    • 2 luge gjelle gjalpe
    • 2 gota uji me leng pule
    • kripe, piper, majdanoz
    • 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
    • qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
    • pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)


    Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.

    Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).

    Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.

    Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.


    Bon Appetit

    Provoje me butternut squash se kane shije shume here me te mire se kungujt, plus eviton heavy cream.
    Zieje ne uje (or chicken stock), fute ne blender beje pure, hidhi ca ereza (cumin, coriander etc), dhe voila. Per bukuri siper hidhi nje luge kos dhe cik majdanoz.

    Une duhet te hap nje teme per healthy eating. Meals under 400 calories.

  8. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ahaha nga te gjithe punet gatimi eshte qe urrej nuk jam e zonja ne guzhine. bravo fiori. keep up the good work.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Meqenese jemi tek kungujt, receten ne vazhdim po shtoj tek kjo teme edhe pse me duket se e kam sjelle ne forum vite me pare (fotot jane te vjetra):

    Lule kungulli me gjize

    Kjo recete hyn tek delikatesat ne vende te ndryshme te europes. Sigurisht une e kam ndryshuar disi per arsye te ndryshme. Shijon shume me nje shishe vere te kuqe.Per pergatitjet duhen :

    • Dy tre lule kungulli per njeri
    • Gjize (ose ricotta)
    • Nje veze
    • Pak vaj ulliri (evoo)
    • Nje fete e holle buke e thekur e coptuar
    • Nje luge gjelle leng limoni
    • Kripe e piper
    • Erreza sipas deshires


    Fillimisht lani mire lulet e kungullit. Jane pak delikate per tu lare si dhe ka ca si gjemba te vogla ndaj do sugjeroja te vishnit doreza kuzhine kur i lani (jo nga ato qe zini enet e nxehta kuptohet).

    Ne nje ene disi te thelle perzieni gjizen, buken e coptuar, vezen, limonin, kripen, piperin dhe erzat. Mbushini lulet me perberjen me lart dhe vendosini te skuqen ne zjarr te nxehte. Ne fund vendosini ne nje pjate qe tu kulloje pak vaji.

    Kohet e fundit kam provuar dhe ti pjek lulet dhe shija perseri del e mire. Per kete metode mjafton ti lyeni pak lulet me vaj nga jashte, vendosini ne nje tepsi qe nuk ngjit si dhe zjarrin duhet ta kini te ulet, sepse ne te kundert digjen menjehere.


    Bon Appetit



    ------------------------------------------------

    Ngela duke ju shpjeguar njerzve si te lexojne

    Pinku, gjalpimin e do kjo supe se ndryshe vec te hash kungull. Pulen une e ble pa lekure dhe kur e ziej qe te perdor lengun nuk nxjerr fare yndyre.

    Kuqke, me lart e kam thene nje here qe kete rradhe perdora 'sorren' e kungujve haha. Sa per kalorite...(me mire s'po e them) por shume frike i paskeni.

    Vazhdoj te shpjegoj se recetat tek kjo teme jane te personalizuara per shijen time, ndaj mos prisni te lexoni c'kini ju ne mendje Edhe ndodh qe s'kemi shije te njejte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #20
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    mire e the, meqe jemi tek kungujt, me ka mare madhi per kunguj te mbush me perime e mish te grigre.

    problemi eshte se nuk di nga t'ia filloj, se si mbarohet dihet..

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •