Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot ishte shume ftohte ketu ku jam e po mendoja sikur te kisha nje supe me mish e perime do ishte e perkryer. Ndaj dhe po sjell receten me poshte e cila besoj eshte shume e lehte per tu gatuar, e mire per shendetin dhe e njohur per shqiptaret.


    Mish me mashurka (barbunja)

    Per keto lloj recetash nuk ka masa te sakta sepse ne fakt duhet shkuar nje me sy e dy me zemer. Fillimisht duhet pare nese duket e mjaftueshme sasia per te ngopur personat per te cilet po gatuani, si dhe duhet konsideruar shija juaj. Pra nq se ju jeni mish ngrenes dhe doni me shume mish apo perime, doni me shume leng apo jo si dhe sa shume doni ti gatuani perimet?! Pak a shume per 2-4 veta, duhen:

    • Kater copa mesatare mishi
    • Nje qepe
    • Nje domate
    • Nje patate te verdhe (ketu quhen Yukon Gold - ziejne shpejt dhe kane shije me te mire per mendimin tim se patatet normale)
    • 1 Kg mashurka
    • Tre kater luge vaj ulliri
    • Kripe/Piper i Kuq/Piper i Zi
    • 1 gote vere te kuqe


    Fillimisht skuqni copat e mishit me pak kripe, piper te kuq, te zi dhe vajin e ullirit. Mishi zakonisht leshon lengun e tij ndaj dhe une preferoj te skuq mishin para qepes. Kur mishi te kete filluar te skuqet, pra te kete avulluar disi lengu e te jete duke u skuqur ne vaj, shtoni qepen te prere holle. Pasi qepa te filloje te marre ngjyre te arte, shtoni domaten te qeruar nga cipa dhe te prere ne katrore te vegjel.

    Domatja leshon lengun e saj dhe ne kete kohe mund ta ulni pak zjarrin qe mishi te filloje te zieje disi. Shtoni siper nje gote vere te kuqe (te athet, jo te embel) dhe lereni te zieje.

    Ne nje ene pastroni mashurkat duke prere te dy majat e skajeve si dhe qerroni pataten. Pasi ti kini lare, hidhini te gjitha ne tenxheren ku po zien mishi.

    Perseri mashurkat do leshojne lengun e tyre dhe nuk eshte nevoja per uje, por nq se i doni pak me te ziera mund te shtoni nje gjysem gote uje. Lerini te ziejne ne zjarr te ngadalte deri sa lengu i tyre dhe vera te jene shteruar. Une i preferoj pa ju hedhur uje fare, mashurkat thjesht gatuhen ne avujt e veres dhe lengut te tyre dhe jane cik si te forta kur haen, por shume te shijshme


    Bon Appetit




    --------------
    i regjistruar, fatkeqsisht nuk kam ngrene ndonjehere kunguj te mbushur me perime. Me hamendje do thoja gatuhen pak a shume si patellxhanet me lart, vetem se nuk eshte nevoja besoj te ziejne kungujt aq shume. Po bleva tani afer kunguj perseri do i provoj dhe te them

    Meqenese ngelem tek kungujt, hengra tek nje restorant i Jose Garces javen e kaluar, supe me kungulleshka (si ato me te cilat eksperimentova supen me lart) dhe ishte e perkryer. Kuptohet kish me shume gjalpe dhe krem qumshti se receta me lart, si dhe ishte me e lengshme si supe. Ata e servirnin siper me cress (s'e di ne shqip kete po eshte nje lloj gjethe jeshile e vogel per sallate) dhe kjo per mendimin tim ishte pjesa qe i mungonte nje supe te tille.
    ---------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #22
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    kam mesu te bej nje pasta salad, a pa pa pa. Si ne restorant e bej. lol
    Foto do sjell nga week-end se atehere, gatuaj me pasion. Po ju pelqeu foto, do u jap dhe receten si ta beni. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ka njerez qe per disa muaj ne vit kthehen ne vegjetariane, ne menyre qe te kene mundesine te pastrojne trupin nga lyrat e ndryshme qe hyjne ne trup nepermjet mishit etj Keta njerez quhen 'flexitarians'! Gjithashtu, ne pergatitje te festave te medha fetare shume besimtare heqin dore nga mishrat dhe bulmetrat, per te pastruar trupin.

    Burger me kerpudha dhe mâché

    Burger ne vazhdim eshte i perkryer per keta lloj njerzish! Pergatitet shpejt dhe ka shije te mire, ndaj mund te perdoret dhe nga njerez qe nuk hyjne ne asnje nga grupet e permendura me lart.

    Ju mund te beni pershtatjet e tua, por une per kete lloj burger per dy veta perdor perberesit ne vazhdim:

    • Dy kerpudha portabella
    • Vaj ulliri
    • Pak kripe deti
    • Pak gjalpe
    • Majdanoz te fresket
    • Dy feta domate
    • Pak sallate mâché (ka gjethe te vogel dhe shije shume te mire)
    • Dy feta te vogla buke


    Fillimisht pastroni kerpudhat dhe vendosini ne tigan me pak gjalpe e kripe deti. Fillimisht skuqni pjesen e jashtme, dhe me pas pjesen tjeter. Pjesa perbrenda e kerpudhes leshon lengun e saj dhe nq se i vini direkt nga kjo ane do i zieni disi.
    Pasi te jene skuqur kerpudhat sipas deshires, vendosni ne tigan dy fetat e bukes. Ne kete menyre theken pak dhe marrin dhe aromen e gjalpit e te kerpudhes.
    Bukes se thekur hidhini siper majdanoz te fresket te grire dhe pak vaj ulliri. Vendosni siper kerpudhen, nje fete domate dhe sallaten mâché. Ne fund mund ti hidhni pak leng limoni, kripe dhe piper te zi sipas deshires.

    Ky lloj burger shkon shume dhe me djathe mozzarella (behet nga qumshti i nje lloj bualli qe quhet water buffalo) por per kete shembull nuk e bera me djathe duke pasur parasysh ata qe nuk hane bulmetrat.


    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #24
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Cfare koecidence!!! Per dreke hengra sallate me banane dhe manaferra & kur pashe qe kishe shkruar ketu mendova se kishe shkruar recete embelsire e do me ikte dreka kot

    Sallata me lart eshte gjeja me e mire qe mund te hash ne kete periudhe te vitit (kur behesh gati per plazh e kam fjalen).
    --------------------------


    Nuk ka shume kohe qe e perdor kete bime ne kuzhinen time por me ka pelqyer dhe tani e perdor shpesh. Origjinen si bime e ka ne mesdhe por ndoshta atje njihet me emra te tjere. Ketu mund te gjeni pak me shume informacion qe ta dini per cfare e kam fjalen : http://en.wikipedia.org/wiki/Fennel


    Sallate me fennel

    Fennel e kam provuar ne sallate, thjesht te pa gatuar. Kam provuar ta skuq si dhe sic do shikoni ne vazhdim e kam pjekur. Nga te treja menyrat e pjekura me duket si rruga e mesme : e shijshme dhe e shendetshme.

    Per sallaten ne vazhdim perdora:

    • 2 fennel mesatare
    • Dy fela mishi
    • Pak vaj ulliri
    • Nje luge gjelle leng limoni
    • Kripe, piper te zi e rigon


    Pak a shume, ju hiqen bishtat bimeve. Lahen mire e me pas priten ne thela te holla. Vendosini mbi siperfaqen ku do i piqni dhe sperkatini me pak vaj ulliri, kripe e piper te zi. Nq se i mbyllni ne nje ene me vaj ulliri, limon, kripe e piper te zi per ndonje ore dhe pastaj i piqni behen si me te buta e te shijshme. Vendosini te piqen dhe mund ti lini pak ose gjate sipas shijes tuaj. Fennel haet dhe e pa gatuar ndaj dhe shume nuk eshte nevoja ta torturoni ne furre : )

    Copat e mishit mund ti rrihni me nje cekan druri per perdorim kuzhine, shtonjuni kripe, rigon dhe vaj ulliri dhe lerini per nje nate te mbyllura. Mund ti skuqni para se ti hani ne nje kohe kur jeni duke pjekur fennel. Mishin e skuqur priteni ne copa te vogla, dhe perziejeni me fennel ne nje pjate sallate. Mund t'i shtoni pak vaj ulliri dhe leng limoni nq se ju duket e nevojshme para se ta servirni.

    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 23-03-2011 më 09:34

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    blueberries (nuk e di emrin ne shqip)
    boronica quhen ne shqip

    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Nuk ka shume kohe qe e perdor kete bime ne kuzhinen time por me ka pelqyer dhe tani e perdor shpesh. Origjinen si bime e ka ne mesdhe por ndoshta atje njihet me emra te tjere. Ketu mund te gjeni pak me shume informacion qe ta dini per cfare e kam fjalen : http://en.wikipedia.org/wiki/Fennel
    Finok i thone ne shqip kesaj bime, i jep shume shije ushqimit. Urime per temen, interesante vertete!

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Para ca ditesh, vura re qe kisha tre kater kokrra qepe ne shtepi qe kisha kohe s'i kisha zene me dore. Meqenese po ngrohet koha, s'doja ti kisha me ne shtepi dhe ose do i hidhja ose do gatuaja dicka qe donte shume qepe e pak kohe per tu gatuar.

    Comlek me qepe dhe peshk

    Vendosa te bej comlek sepse mendova pjesa me e veshtire eshte e qerruara e qepeve dhe pastaj zere se behet vete. Per te qerruaren nuk e pata shume problem...si duket gjithe ato ore duke pare Food Network, vijne ne ndihme ne te rralle. Per taven ne vazhdim perdora:

    • Kater qepe mesatare
    • Tre peshq flounder
    • 5 karrota te fresketa
    • Dy tre copa salary
    • Flete dafine
    • Dy tre hudhra
    • Piper te zi te bluar trashe
    • Kripe deti
    • Pak piper cajun
    • Vere sipas deshires
    • Dy tre gjethe dafine


    Peshkun zakonisht e blej te eger dmth qe nuk eshte rritur ne ferme peshq dhe rastisi qe flounder ishte peshku me i fresket ate dite ne dyqan. Vete nuk kam ndonje preference te vecante, pervecse zakonisht shikoj nese peshku eshte i eger apo jo. Megjithate ne kohet qe jetojme hall ta marresh peshkun te rritur ne farme me hormone e hall ta marresh nga oqeani me 100 ndotje natyrore qe kemi pasur keto vitet e fundit.

    Fillimisht qerron qepet, karrotat,salary dhe hudhrat dhe i pret ne copa te vogla. Me pas pergatit tiganin me pak vaj ulliri dhe hidh gjithe perimet ne zjarr te ulet. Hidhini siper pak piper cajun, piper te zi dhe kripe. Pasi jane gatuar per 10 min dhe qepet zbuten pak, mund t'i hiqni nga zjarri dhe t'i shtroni (ne kete rast) nje ene qelqi. Siper vendosni peshqit te cilet sperkaten me pak piper cajun & vaj si dhe fletet e davines vendosen te shperndara ne brendesi te mases se qepeve.

    Veren e bardhe mund ta hidhni kur jeni duke gatuar qepen ne tigan, por une harrova dhe e mbyta taven me vere me shume sec duhej para se ta vendosja te piqej. Zakonisht ne kete moment mund te hidhni vetem pak leng perimesh.

    Piqeni per 30 min ne zjarr te ngadalte.



    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tani ne vere, pijet jane po aq te rendesishme sa vete ushqimi. Me shumellojshmerine e pijeve qe mund te pergatiten per BBQ apo piknike ... mundesite jane te pakufijshme. Edhe pse uji ne fund mbetet mbret i pijeve, per mendimin tim, kete vere jam perqendruar tek margaritat (meqenese vjet gjithmone kur me shkonte mendja per nje, pija vetem limonade ).

    Margarita me Ananas

    Ne nje festival para pak kohesh pashe qe kishin bere disa limonada dhe si gota kishin perdorur guasken/levozhken e ananasit. Ndaj ne nje BBQ te vogel ketu ne shtepi mendova se do ishte dicka e perkryer per te shoqeruar Margaritat e Ananasit. Per perberesit duhen:

    • 4 Ananase mesatare
    • 2 gota me leng lime (limonj jeshile ?!)
    • 2 gota tequila te bardhe
    • 2 gota grand marnier
    • 2 1/2 gota me leng ananasi
    • akull me forma/qershi etj zbukurime sipas deshires


    Fillimisht ju futa punes per te pastruar ananaset nga pulpa brenda. Pasi shpenzova nje ore me pastrimin e tyre, kerkova ne internet sepse mu duk e pamundur qe sa here te doje te beje dicka te tille te te duhej te harxhoje gjithe ate kohe pri e therr ananasin. Pasi kerkova gjeta nje pajisje fare te lire e cila e nxjerr gjithe pjesen e anansit (mund te blihet ketu) - mend per tjeter here.

    Pasi pergatita ananaset, fillova me pergatitjen e margarites. Ne nje kane perzieva perberesit per margariten. Ne fund vendosa neper ananase akujt ne forma yjesh, fela te plota ananasi si dhe pasi i mbusha me margarita ju shtova nga nje qershi, thele kiwi etj.


    Kalofshi nje vere te bukur!


    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Tave Kosi

    Tava e kosit eshte nje nga pjatat e mia me te preferuara. Ka perberes qe me pelqejne plus behet shpejt e lehte.

    Sic e kam permendur dhe tek recetat e tjera ju mund te shtoni apo hiqni perberes te ndryshem sipas pelqimit personal (sidomos vezet apo sasine e kosit). Ne pergjithsi perberesit jane si me poshte

    • 1 kofshe qengji per njeri. Kjo tave behet e mire me mish qengji ose pule. Kam vene re qe lengu i leshuar nga keto lloj mishi i jep me shume shije taves.
    • 1kg kos
    • 2 – 3 veze
    • 2 filxhan kafeje oriz
    • 1 luge gjelle gjalpe
    • kripe dhe piper i zi


    Mishit hiqjani lekuren dhe vendoseni te zieje me pak kripe e piper te zi. Zakonisht mishi i qengjit leshon shume yndyre dhe si rrjedhoje nuk ju duhet te perdorni fare gjalpe per receten. Madje mund t’ju duhet te hiqni ate shtresen e pare qe krijohet ne siperfaqe te tenxheres kur mishi sapo ka filluar te zieje.

    Pasi mishi te kete ziere mire (sa me i bute aq me i shijshem) hiqini felat/kofshet nga zjarri vendosini mbi tepsi dhe hidhni ne tenxhere 2 filxhanet e kafese me oriz. Raporti i orizit me lengun duhet te jete te pakten 2 filxhane kafeje oriz, kater gota uji leng (qe mos beni pilaf). Lereni orizin te zieje 5 – 10 minuta.

    Ne nje tas perzieni kosin me vezet si dhe orizin pa leng. Orizi duhet te jete ftohur pak qe te mos priten vezet.

    Hidheni masen ne tepsi ku kini vendosur mishin dhe ne fund shtoni dhe leng mishi sipas deshires. Zakonisht ne kete pike vetem 2-3 gota uji leng duhet te kete mbetur, ndaj mund ta perdorni te teren.

    Piqeni ne 375F per 20 min.


    Bon Appetit


    ------------------

    Faleminderit per mesazhet.

    Tek kjo teme do mundohem te sjell ushqime shqiptare ashtu si dhe receta te ndryshme qe kam mesuar ketu ku jetoj. Kuptohet une nuk gatuaj dhe i ha keto lloj gjerash cdo dite ndaj kur vendosni te perdorni nje nga recetat tek kjo teme duhet te kini parasysh se secili e ka ne doren e vet shendetin dhe dieten personale. Une e bera ftesen, e ardhura nuk eshte me zor

    Marya te marte e mira, ku e ke pare burrin tim ti? I dashuri im qesh dhe eshte me humor gjithmone kur eshte me mua, nuk e di ne c'dite e ke takuar ti ; )
    dua ta provoj kete fiori, cfare lloj kosi perdor, apo ska rendesi?
    komplimente per temen
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    dua ta provoj kete fiori, cfare lloj kosi perdor, apo ska rendesi?
    komplimente per temen
    Plain yogurt , Rexhina. E shkrova pergjigjen para Fiorit, se mendova se e ke me urgjence.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Plain yogurt , Rexhina. E shkrova pergjigjen para Fiorit, se mendova se e ke me urgjence.
    flm corazon do ta provoj neset
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •