po me vjen per te ngtren mua tani qe pash keto...Fiori... dhe ato proncat e shigjetes jan te shishme
po me vjen per te ngtren mua tani qe pash keto...Fiori... dhe ato proncat e shigjetes jan te shishme
Kete vit ne vend te lengut me miell dhe leng/yndyre gjeli (gravy) beme nje lloj supe me te brendshmet e gjelit. Ne varesi te gjalpit, vezeve dhe miellit qe perdor per supen ne vazhdim mund te dale shume here me e lehte se lengu.
Supe me copa gjeldeti
Gjithmone per permasat e perberesve duhet te perdorni pak dhe arsyetimin tuaj. Ne pergjithsi per kete lloj supe jane si ne vazhdim:
- Dy filxhan kos (edhe me pak mund te perdorni, por mua me pelqen shija qe i jep kosi)
- Te brendeshme gjeli dhe copa te vogla (sipas deshires)
- 1 luge gjelle miell
- 1/2 filxhani oriz
- majdanoz i prere holle
- vaj ulliri (ose pak gjalpe)
- kripe & piper
- 1 veze
- karrota te fresketa te grira holle
Fillimisht zieni mire te brendeshmet dhe copat e gjelit. Une i preferoj te ziera mire sepse behen pak si pulled pork. Kur e ndieni qe mishi ka ziere sa deshironi, shtoni orizin dhe karrotat.
Gjate kohes qe keto ziejne ne nje tigan skuqni miellin me pak gjalpe. Kur mielli te filloje te marre ngjyre shtoni pak nga lengu i mishit qe po zien. Sa kjo mase te filloje te mare vale, bashkojani lengut te mishit me oriz dhe karrota. Ne fund shtoni kosin dhe lerini te gjitha te ziejne.
Pasi e kini hequr supen nga zjari mund ta prisni me nje veze (ose thjesht te verdhe veze) si dhe mund ti hidhni siper majdanoz te grire.
Bon Appetit
Kohet e fundit kemi gjetur jo shume larg nje treg fshataresh ku bleme perime, mish e veze te fresketa...& shumicen e rasteve organike. Heren e fundit kur ishim atje morrem dy lepuj te vegjel. Une kam ngrene shpesh lepur dhe shumicen e rasteve ne restorante franceze, por asnjehere s'i kisha gatuar vete dhe ashtu ne qese me dukeshin sikur sapo kishin vrare 'Benny Bunny'![]()
Lepur me vere e qepujka
Receta me poshte eshte shume e thjesht dhe perberesit apo permasat varen 100% nga shija e personit qe po i gatuan, rendesi ka te kini lepurin : )
- Nje lepur (pa koke)
- Dy gota vere te kuqe (ka njerez qe pelqejne te bardhen ne kete rast)
- Nje dore me hudhra te qerruara (mund edhe mos perdorni hudhra nq se nuk i pelqeni)
- Qepujka te qerruara (keto jane cik siklet per tu qerruar dhe une nuk i qerrova vete, por edhe qepet e bardha te medha njesoj e bejne punen)
- vaj ulliri (ose pak gjalpe)
- kripe & piper te zi (piperi i zi mund te perdoret kokerr, ose i sapo bluar)
- dafine
Lani lepurin mire, nxirrini te brendshmet dhe prijeni ne thela per ta patur me te lehte gatimin. Ne nje tigan, skuqni pak qalpe/vaj ulliri vendosni felat e lepurit dhe shtoni dafinen, hudhren, kripen e piperin. Pasi te jene skuqur pak nga te dyja anet, hidhini veren e kuqe, mbylleni kapakun dhe lereni te zijne ne nje zjarr mesatar per nje ore.
Ne fund, shtoni qepujkat dhe pak leng/ose uje, me kapak te mbyllur lerini te ziejne dhe per nje ore tjeter.
Mos e teproni me ujin qe do te shtoni, sepse nuk kane nevoje te valojne ne uje apo leng, thjesht mjaft sa mos te ngjiten apo me keq te digjen : ) Kam idene gjithashtu qe sa me shume qendron ne zjarr aq me i mire behet si lepuri ashtu dhe qepujkat.
Lepurin tjeter do e gatuaj krejt ndryshe (eksperiment); gjithashtu dhe ndonje menyre e re qe nuk eshte permendur ne forum me pare, se si te gatuhet lepuri eshte e mirepritur.
Bon Appetit
Sa do thoja " O korcare, o hic fare", por pashe qe e paske shkruar vete.
Te lumshin duart e goc! Mire do ishte te sillje edhe nje foto te bashkeshortit duke ngrene. Aty do kuptonim sa e shijshme eshte bere. j/k...![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Me sa kam vene re ne dimer gatuaj me shpesh dhe mundohem te provoj gjera te ndryshme. Ndoshta sepse kur eshte -10C jashte...nuk ka gje me te mire se sa nje gote me kakao te ngrohte dhe arome te mire ushqimesh ne kuzhine.
Qofte me yucca (cassava)
Ta dija qe kishin perqindje toksike nuk e kisha marre mundimin t'i gatuaja, por ate gje e morra vesh kur isha duke i ngrene : ) Me shume informacion per cfare behet fjale e gjeni ketu : http://en.wikipedia.org/wiki/Cassava
- Dy rrenje yucca
- Dy gota djathe mozarella te grire
- Buke te thate te grire (kete ose mund ta beni vete ose mund te perdorni te parapergatitur; une perdora progresso me hudhra dhe ereza; si shije i dhane shume te mire por kam idene nq se buka e grire ishte pak me te trashe, qoftet ne fund do ishin skuqur me lehte)
- vaj ulliri per skuqjen
- kripe & piper te zi
Qerroni yucca, pak a shume sic do qerronit patatet dhe vendosini te ziejne ne nje ene me uje dhe pak kripe. Kur jeni duke i qerruar do vini re se yucca kane nje ere te vecante (mua s'me pelqeu), plus lekurren e kane me te trashe se patatja. Gjate zierjes duhet te kini parasysh qe mos i zieni as me shume sec duhet dhe as me pak. Nq se ziejne me pak jane toksike me sa lexova, nq se ziejne me shume eshte e veshtire t'u japesh formen e qofteve.
Pasi te kene zier vendosini ne nje grirese ushqimesh. Une perdora 'blender' ne vend te 'food processor' ne kete rast, dhe ne fakt e pata te veshtire te beja purene. Pastaj pertova te beja gjithe enet pis dhe u hodha pak nga lengu ku ziene qe i bera pure. Por nq se i kini te dyja, me mire do ishte te zgjidhnit griresen e ushqimeve. Brenda jane pak a shume si plantain...dhe kur po i beja pure dolen disa si fije. Nuk e di nq se fijet ishin ne zemren e rrenjes apo nq se duhet t'i kisha qerruar me shume nga jashte.
Pasi t'i kini bere pure, mund t'u hidhni pak gjalpe, piper te zi dhe hudhra te grira dhe t'i hani ashtu, ose mund te vazhdoni te beni qoftet si ne kete rast. Per cdo qofte merrni pak pure, vendosni ne mes djathe te grire, jepuni formen rrumbullake dhe me pas rrotullojini mbi buken e grire qe te marrin nje si lloj korre.
Me pas skuqini ne zjarr te ngadalte dhe sherbejini me ndonje salce djegese sipas shijes.
Ne fakt edhe pse nuk duken shume te bukura, edhe pse aromen fillimisht s'e kishin te shkelqyer, si shije nuk ishin keq. Gjithsesi nuk mendoj se jane perberes qe do i perdor serisht ne kuzhine.
Bon Appetit
Cilat,xhukat kane permbajtje toksike? Pse s'thua ti,qe mua me paska ruajtur Zoti?!
Where does a thought go when it's forgotten?
Sipas wikit (lidhjen e kam vene me lart) :
...Rrënjët e yucca/cassava dhe gjethet nuk duhet të konsumohen te pagatuara sepse ato përmbajnë glucosides cyanogenic, linamarin dhe lotaustralin. Këto dekompozohen nga linamarase, një enzimë natyrore qe ndodhet në Cassava, e cila çliron hidrogjen cyanide (HCN). Llojet e Cassava kategorizohen ne te ëmbëla ose te hidhura, respektivisht nenkuptojne mungesen ose pranine e niveleve toksike të glucosides cyanogenic. Cassavat e ëmbëla (ose me mire qe nuk jane te hidhura) mund të prodhojnë deri ne 20 miligram cyanide (CN) për kilogram të rrënjëve të freskëta, ndërsa ato të hidhura mund të prodhojnë më shumë se 50 herë më shumë (1 g / kg). Cassavas e rritura në thatësirë kanë nje nivel veçanërisht të larte të këtyre toksikeve. Një dozë prej 40 mg cassava cyanogenic glucoside është e mjaftueshme për të vrarë një lopë... etj etj...
Keto wiki s'jane gjithmone te besueshme ne fakt![]()
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Krijoni Kontakt