Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kek me pineapple (ananas?) - vegan

    Keku ne vazhdim nisi fillimisht si nje eksperiment, qe nuk me zhgenjeu ne fund. E kam provuar disa here ta gatuaja me veze, kos etc dhe ka dale shume i mire, por kete rradhe doja t'i hiqja nga perdorimi bulmetrat dhe vezet. Ndaj ne vend te kosit dhe vezeve perdora uthull molle si dhe ne vend te vajit perdora salce molle.

    • 1 dhe 1/4 gote miell (gjysem miell organik te pa zbardhur, gjysem miell te bardhe)
    • 1/2 filxhani sheqer
    • 4 luge gjelle sheqer kafe (te zi)
    • 1/2 luge gjelle kripe (shikojeni pak me sy kete, mund te duhet dhe me pak)
    • 5 - 6 kokrra qershi (ose kokrra recel qershie)
    • 6 - 7 rrathe ananas (perseri ose konserve ose te fresket, po sido qe te jete mbajeni lengun qe ta perdorni ne vend te ujit)
    • 1 gote matese leng ananasi
    • 1/2 gote molle te grire (ose salce molle)
    • 3 luge gjelle uthull molle
    • pak vaj perimesh per te lyer enen ku do e vendosni te piqet
    • nje luge kafeje vanilje
    • nje luge kafeje esence ananasi (mund te behet dhe pa kete)



    Fillimisht perzieni miellin, sheqerin e bardhe, kripen ne nje ene. Ne nje ene tjeter perzieni perberesit e lengshem duke filluar nga lengu i ananasit, mollet e grira, uthulli dhe vanilja. Me pas shtroni tepsine/enen ku do e piqni me fetat rumbullake te ananasit, mbi to shtroni sheqerin e zi.

    Perzieni dy masat qe pergatitet me lart dhe shtrojini mbi tepsine ku vendoset fetat e ananasit dhe sheqerin e zi. Futeni ne furre - 375º per 35 minuta ose derisa mezi te jete pjekur mire (ketu mund te beni proven me nje pirun te vogel per te pare ne eshte pjekur plotesisht).

    Pasi ta nxirrni nga furra, lerni te ftohet per 10 min dhe ktheheni permbys mbi enen ku do sherbeni. Ne fund vendosni qershite tek rrumbullaket e ananasit per zbukurim.


    Bon Appetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #52
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Me pelqen shume ky lloj keku dhe e bej shpesh, por jo from scratch, sic e ke bere ti. E blej te gatshem pluhurin. Por ti thua sheqer te zi. Mos e ke fjalen per brown sugar? Se une ate i hedh perpara se te shtroj pineapples.

    Me sa shoh nga perberesit, vetem ananasi dhe qershite duhet te shijojne njesoj, se tendja e marr me mend qe duhet te jete me delicious.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #53
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hah per ate sheqer e kam fjalen dhe une, por s'po dija si ta quaja 'sheqer kafe'? Kesaj me lart i hodha dhe pak sode (baking soda) ... e paskam harruar ta permend me lart.

    Shija shume e mire dhe jo shume ndryshe nga ajo qe thua ti se dhe une e kam provuar ate menyre me pare. E vetmja gje mu duk pak si shume e embel dhe kam idene se 'salca e molleve' dhe 'lengu i ananasit' i kishin shtuar embelsine ndaj ndoshta sheqeri s'duhet perdorur aq shume (kjo pasi e provova per te ngrene dje ne darke).

  4. #54
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Lol
    Te te tregoj nje sekret per ngrenien e embelsirave. Une gjithmone I ha esell,sepse stomaku eshte bosh dhe ka vend per gjysmen e tepsise.
    Pra,hiq dore nga ngrenia e tyre darkave. Sa per demet qe shkakton ne shendet,i diskutojme here tjeter tek forumi perkates.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •