Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Strategjia e PS te drejtuar nga Rama, qe nga viti 2005 deri ne ditet e sotme.

    Analize e strategjise se PS te drejtuar nga Rama nga viti 2005 deri ne ditet e sotme.

    Perspektiva?


    Pas humbjeve te zgjedhjeve te vitit 2005, kryetari i saj Fatos Nano dha doreheqjen dhe i hapi rrugen zgjedhjes se nje kryetari te ri te PS, i cili do te duhej te ringrinte PS, te bashkonte te majten, te pastronte imazhin e saj ne publik, te krijonte nje ekip te besueshem per te bere opoziten dhe per te pergatitur ardhjen e PS ne pushtet ne vitin 2009.

    Cila eshte rruga qe ka ndjekur dhe vazhdon te ndjeke kryetari i PS qe nga ardhja e tij ne krye te saj?

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Cila eshte rruga qe ka ndjekur dhe vazhdon te ndjeke kryetari i PS qe nga ardhja e tij ne krye te saj?
    Pervec shitjeve te pronave dhe dhenjes se licencave te ndertimit pa ankand, ai vazhdimisht ose do thoja qe e ka pasjon per te emituar gomarin
    Revolution 1848

  3. #3
    Si erdhi Rama ne krye te PS?


    KPD, rrėzohet mocioni i Nanos


    Shekulli

    TIRANE - Dėshton promemorja e pėrkrahėsve tė ish-Kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano, nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues. Pėrmbajta e ketij dokumenti nuk ėshtė lexuar e plotė dje, pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė mėdha, qė ka pasur nga anėtarėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues. Shumica e kėtij komiteti nuk ka pranuar qė tė miratojė 5 pikat e kėsaj promemorje. Dokumenti nė fjalė qė ka pasur si nismėtar, deputetin e Librazhdit, Taulant Balla, i cili kėrkonte mocion mosbesimi ndaj kryesisė, shkarkimin e sekretariatit tė KPD-sė, shkarkimin e zėdhėnėsit politik tė PS-sė dhe kryeredaktorit tė “ZP”-sė, Erion Braēe, ngritjen e rregjistrit kombėtar tė anėtarėsisė sė PS-sė, si kusht i domosdoshėm pėr mbajtjen e votimeve njė anėtar njė votė nė PS, si dhe shtyrjen e mbajtjes sė Kongresit tė Jashtėzakonshėm. Nė njė deklarim pėr mediat, Balla ka sqaruar se pikat nė fjalė do tė sjellin njė proēes mė tė pranueshėm, mė tė paanshėm dhe njė proēes mė tė pranueshėm, dhe demokratik votimesh pėr parimin ”njė anėtar njė votė”. Por nuk ėshtė parė nė kėtė kėndvėshtrim nga shumė prej anėtarėve tė KPD-sė, tė cilėt e kanė kundėrshtuar pėrmbajtjen nė fjalė. Kundėr kėsaj promemorjeje ka qėnė edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi. Ky i fundit ėshtė shprehur se, ”kjo ēėshtje mund tė hapej pėr diskutim vetėm nėse nuk do tė miratohej propozimi i kryesisė sė partisė, pasi sipas statutit tonė, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare ose 3 muaj para kongresit zgjedhor, nuk bėhet asnjė votėbesim nė asnjė nivel stukturash partie”. Votėbesimin e kryesisė e kanė kėrkuar dje gjatė gjithė mbledhjes edhe anėtarėt Arben Malaj dhe Petro Koēi.

    Debati
    Pikėrisht qėndrimi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ka thėnė shumė pėr anėtarėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues, tė cilėt nė parim nuk kanė pranuar tė diskutohej pėrmbajtja e kėsaj promemorje. Por njė prej nismėtarėve tė kėtij dokumenti, Ndriēim Hysa, ėshtė ēuar nė kėmbė dhe ka filluar tė lexojė promemorjen e pėrgatitur. Kjo ka ngjallur edhe debate nė sallė, njė prej tė cilėve ka qėnė edhe zedhėnėsi politik, Erion Braēe, i cili ka rekomanduar qė ata qė kishin pėrgatitur dokumentin tė dilnin fare nga salla. Tė njėjtėn gjė pothuaje ka thėnė edhe deputeti tjetėr i PS-sė, Hamdi Jupe, i cili e ka konsideruar “turp” njė promemorje tė tillė. Por debati nuk ka mbaruar me kaq. Besnik Dervishi (njė nga mbėshtetėsit e promemorjes) ka kėmbėngulur qė tė lexohet promemorja, ndėrkohė qė Marko Bello, i cili njihet si mbėshtetės i kandidatit pėr kryetar tė PS-sė dhe kryetarit tė Bashkisė, Edi Rama, e ka kundėrshtuart fort. Debati mes tyre ka vazhduar gjatė, deri edhe nė fyerje personale, duke rrezikuar qė debati tė degjeneronte nė grushta, nė rast se nuk do tė ndėrhynte nė ato momente Kryetari i Bashkisė, Edi Rama. Pavarėsisht debatit qė ka shoqėruar edhe pakėnaqėsi tė tjera mes dy grupesh, promemorja e pėrgatitur nga njė grup deputetėsh tė njohur si pėrkrahesit e ish-Kryetarit socialist, Fatos Nano, nuk ėshtė lexuar fare e aq mė tepėr tė votohej.

    Pikat e promemorjes

    1- Mocion mosbesimi ndaj kryesisė sė PS-sė
    2- Shkarkimi i Sekretariatit tė KPD-sė, Zėdhėnėsit politik tė PS-sė dhe Kryeredaktorit tė “ZP”-sė
    3. Ngritja e Rregjistrit Kombėtar tė anėtarėsisė sė PS-sė, si kusht i domosdoshėm pėr mbajtjen e votimeve ”njė anėtar njė votė” nė PS
    4- Shtyrja e mbajtjes sė Kongresit tė Jashtėzakonshėm
    5- Votimi pėr kėrkesat qė ka miratuar kryesia tė bėhet i fshehtė dhe tė mos votohet ne bllok por njė pėr njė

    Mbėshtetėsit e Promemorjes:
    Arben Malaj
    Taulant Balla
    Ndriēim Hysa
    Petro Koēi
    Besnik Dervishi
    Makbule Ēeēo
    Rajmonda Stefa
    Emin Barēi

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Temė tė vėshtirė tė paska dhėnė sot pėr hartim Saliu.

  5. #5
    Marre me shkurtime nga: http://www.peshkupauje.com/2009/08/rama-%E2%80%9Cpse-kryetari-humbes-duhet-te-largo


    ...
    Rama i 2005 duke synuar tė bėhej kryetar i PSSH rezultonte nė 2005 me moral tė pastėr e logjikė tė shėndoshė. Arsyetimi i tij pėr gjithēka, pėr humbjen e zgjedhjeve tė vitit 2005, pėr vijimin e proceseve reformuese nė parti, pėr pėrgjegjėsinė e liderit nė rast humbjeje tė zgjedhjeve, pėr ēėshtjen e largimit tė liderit humbės tė zgjedhjeve, pėr gabimet me LSI dhe nevojėn e njė projekti tė bashkimit tė sė majtės, pėr vendosjen e njė balance midis liderit dhe forumeve kolegjiale, ishte i saktė dhe morali i qėndrimeve ishte i shėndoshė. Dhe kjo e bėnte projektin e tij tė besueshėm drejt fitores nė 2009.
    ...

    ...
    1. Ja si nė vitin 2005 Rama kėrkonte nga Nano krijimin e precedentit pėr t’u larguar nga drejtimi i PSSH nė rast humbjeje tė zgjedhjeve...
    Nė vitin 2005, Rama e kishte tė qartė se nėse Nano nuk jepte dorėheqjen tė gjithė anėtarėt e kongresit pa asnjė dyshim jo vetėm nuk votonin largimin e tij, por as edhe ndryshimin nė statut; ja ēfarė shkruan nė vitin 2005 Rama pėr kėtė gjė: “...E vetmja pikė qė unė hoqa me vullnetin tim tė lirė nga paketa e votuar nė Kongresin Paraelektoral (disa muaj para 3 korrikut 2005) ishte pika sipas sė cilės “Kryetari i partisė ėshtė automatikisht i dorėhequr kur partia humb zgjedhjet dhe kalon nė opozitė”. E hoqa, sepse nuk doja qė nga njė paragjykim i mundshėm pėr atė pikė tė kundėrvotohej e gjithė paketa, e cila sot, ndryshe nga ēfarė e mendonin tre muaj mė parė komentuesit skeptikė tė saj, na ofron praktikisht rrugėdaljen nga kriza me rrugė tė drejtė demokratike-zgjedhje tė lira me parimin njė anėtar njė votė-e pa pėrēarje artificiale, pėrderisa tashmė kemi pranuar platformat integruese tė votuara ose, siē quhen tradicionalisht, fraksionet...”.
    ...

    ...
    Rama nė 2005 e fton Nanon tė largohet qė tė mos sillet si “...njė politikan i zakonshėm i pjesės mė tė prapambetur tė trevės ballkanike...”
    Rama mė tej pėr ta kompleksuar Nanon duke e krahasuar me politikanėt e prapambetur ballkanikė shton: “...Duke krijuar kėsisoj njė model tė ri emancipues pėr partitė shqiptare nė kėsi rasti e duke e mbyllur me dinjitetin e njė lideri historik raportin e tij pesėmbėdhjetėvjeēar me socialistėt apo, nė tė kundėrt, duke zgjedhur tė sillet si njė politikan i zakonshėm i pjesės mė tė prapambetur tė trevės ballkanike...”
    .
    ...

    ...
    Sipas Ramės nė 2005: “Gabimi ynė mė i madh ishte pėrēarja dhe lufta me LSI-nė”... po sot...
    Edi Rama tė gjithė atė qė ka ndodhur mė 3 korrik 2005 e pėrmblodhi nė shprehjen e koncentruar: “Gabimi ynė mė i madh ishte pėrēarja dhe lufta me LSI-nė”. Pavarėsisht marrėdhėnieve problematike Nano-Meta apo PS-LSI, pėrfundimi i Ramės ishte i drejtė dhe i guximshėm nė atė moment kur tė gjithė flisnin pėr “tradhtinė e Metės” dhe manipulimet e Berishės dhe e kishin tė vėshtirė ta pranonin humbjen e vitit 2005...

    ...
    Ja ēfarė thotė Rama nė 2005 pėr “...nėse nuk heqim dorė nga fabrikimi i tė vėrtetave partiake... ne rrezikojmė qė tė hyjmė nė njė spirale humbjesh...”
    Pėr tė qenė tė qartė sesi e lexonte humbjen e 2005 pretendenti i kreut tė PSSH, Edi Rama, lexoni se ēfarė shkruan vetė nė njė intervistė tė vitit 2005, “...Nuk duhet tė kemi iluzione se mund tė rifitojmė zgjedhje ... pa ribashkim tė tė gjithė tė majtėve nė njė subjekt politik federal...”.

    ...
    Sipas Ramės nė 2005: “Tė ridimensionohet katėrcipėrisht figura e kryetarit si i parė mes tė barabartėve, mishėrim i punės nė ekip dhe i frymės kolegjiale...

    ...
    Ja si Rama nė vitin 2005 e lexon humbjen e PSSH: “...numrat, shumica e shqiptarėve, e pėrbėrė nga e djathta dhe njė pjesė e sė majtės, ka refuzuar modelin e drejtimit tė vendit qė lidershipi i Partisė Socialiste ofroi...”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-01-2011 mė 15:38

  6. #6
    Edi Rama zgjidhet kryetar i PS-sė

    Mbyllet Kongresi i jashtėzakonshėm i PS-sė.Delegatėt qė votuan kundėr ”njė anėtar njė votė”mbėshtesin fuqishėm Ramėn.

    Me 297 vota kundrejt 151 tė rivalit Meidani, kryebashkiaku i Tiranės zgjidhet kryetari i ri i PS-sė.

    TIRANĖ - Edi Rama ėshtė kryetari i ri i Partisė Socialiste, pasi mundi nė garėn pėr vendin e lėnė bosh nga Fatos Nano, ish-presidentin Rexhep Meidani.

    Rama me largėsi tė dukshme votash kaloi Meidanin, duke i lėnė ish-kryetarit tė shtetit mbėshtetjen e 151 delegatėve nė kutitė e votimit. Rama fitoi 297 vota, shumicėn e padiskutueshme dhe qė u pa qartė si rezultat gjatė tė gjithė procesit tė numėrimit prej komisionerėve nėn “komandėn” e Musa Ulqinit. Rama kishte kaluar me dhjetėra vota pėrpara Meidanit, i cili nuk qėndroi nė sallėn nė zbrazje tė Kongresit tė Jashtėzakonshėm. Ideimi i Ramės pėr kryetar po shihej, pavarėsisht nga rrėzimi dy herė brenda mė pak se 24 orėve i paketės dhe i njė parimi qė bllokoi qartėsimin e delegatėve pėr votėn. Ndėrprerja e mandatit tė tyre kushtėzoi parimin “Njė anėtar, njė votė”, ndėrsa Rama nė rezultatin fitues kishte nė favor thuajse po aq sa kishte kundėr njė ditė mė parė. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės kėrkoi dhe premtoi bashkėpunim tė gjerė me tė gjithė kundėrshtarėt, ata qė e votuan ose jo dhe nuk ngurroi t’i falėnderonte. Nė thuajse dy vjet anėtarėsi nė PS, Rama kaloi mosbesimin e socialistėve funksionarė tė shkuar ndaj figurės qė pėrfaqėsonte. “Falėnderim kam edhe pėr ata qė shprehėn hapur rezervat e tyre pėr kandidaturėn time, duke filluar nga Petro Koēi, te Pandeli Majko e me radhė tek tė gjithė tė tjerėt, i bindur qė ata janė jo vetėm miqtė e mi, por edhe bashkėpunėtorėt nė njė rrugė qė nuk ėshtė e lehtė dhe sigurisht nė njė rrugė qė e bėn edhe mė tė vėshtirė tė gjithė kėtė besim qė ju mė dhatė sot”, - tha Edi Rama pas rezultatit.
    Votimi
    Ndėrsa numėroheshin votat, qartėsohej se Rama kishte marrė shumicėn dhe po kėshtu se “kompromisi” mes tij dhe Meidanit pėr tė kandiduar, do tė shėmbėllente fituesin, vetė Ramėn. Jo se ishte dhurues i votave kryetari i degės sė PS-sė, Tiranė-qytet, Musa Ulqini, por emrin e Ramės e pėrmendi aq shumė sa nuk do tė duhet ta pėrmendte nė 10 vjet rresht. Me kėtė batutė tė pėrafėrt iu drejtua Rama Ulqinit, ndėrsa ai kishte shqiptuar votat nė favor tė kryebashkiakut tė Tiranės. Kryetari i ri ka pohuar ndėrkaq se do tė ishte nė vazhdimėsi njė bashkėpunėtor i tė gjithėve, sepse gjykonte se ky pozicion do t’ia jepte mundėsinė edhe kundėrshtarėve pėr tė vlerėsuar punėn e tij. “Unė dėshiroj t’ju them sot vetėm njė fjalė, jam shumė i rėnduar nga pesha qė mė keni vėnė mbi supe, por njėkohėsisht nė kėtė moment kam njė gjė qė mė bėn tė lumtur, ėshtė ajo se duke u vendosur nė kėtė pozicion, do t’ju jap mundėsinė qė tė shikoni nga afėr se unė jam reflektues i tė gjithė bashkėpunėtorėve, se unė jam shumė i vėmendshėm, veēanėrisht ndaj atyre qė nuk mendojnė si unė, se unė dėshiroj dhe kėmbėngul qė tė punoj me tė gjithė ata qė e duan punėn dhe qė pėr hir tė punės, janė nė gjendje tė mė thonė edhe fjalė tė papėlqyeshme”, - ka thėnė kryetari i sapozgjedhur socialist. Pėrjashtimi nga parimi “Njė anėtar, njė votė” i qėndrimit pro kandidatit Rama, qartėsoi se delegatėt kishin ngurruar pikėrisht pėr tė mos tė humbur mandatin 4-vjeēar.
    Premtimi
    Nuk ka ngurruar aspak tė japė premtimin mė serioz, tė paktėn dy tė tilla, Rama, kryetari i ri socialist. Nėn drejtimin e forcės opozitare, Rama thotė se do ta rrisė anėtarėsinė e saj nga 60 mijė nė 120 mijė dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, se do ta kthejė PS-nė nė fitoren e zgjedhjeve tė ardhshme. Kundėrshtari i tij pėr kryetar, Meidani, gjithashtu premtoi sukses, duke u ndalur sidomos tek aleatėt. Pėr Meidanin, PS-ja do tė ringrihej dhe do tė rikthente marrėdhėniet e pėrmirėsuara me aleatėt dhe madje mė gjerė, sikurse ishte bėrė nė vitin 1997 me krijimin e Forumit pėr Demokraci edhe me ish-tė pėrndjekur politikė. Ish-presidenti pėrkujtoi kėtė model tė vitit qė atėherė e qeverisej nga “kuēedra”, siē e quajti ai Berishėn, kryeministrin e sotėm.
    Histori
    Edi Rama ėshtė kryetari i dytė i Partisė Socialiste, pas Fatos Nanos, qėkurse ajo ndryshoi emrin e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė qershorin e vitit 1991 nė Kongresin e 10-tė tė atėhershėm. Ai ka pėrsipėr peshėn e njė partie qė pėrherė ėshtė parė si pasuese e pushtetarėve tė para viteve ‘90 dhe qė, sipas vetė socialistėve, ka luftuar pėr tė modernizuar tė majtėn nė Shqipėri pėrgjatė tė gjithė kėsaj kohe. Rama me tjetėr filozofi, tė ndryshme nga ajo e Nanos, do tė shėnohet si i pari kryetar partiak qė vjen nga njė forcė tjetėr e viteve tė sistemit shumėpartiak. Rama ėshtė pjesė e fillimeve tė kėtij sistemi nė Partinė Demokratike, por qė u largua sėandejmi pėr shkak tė drejtimit tė papajtueshėm me idetė e tij.



    Votat pėr Rama-Meidani

    449 votues
    449 fletė-votimi nė kuti
    297 pro Edi Ramės
    151 pro Rexhep Meidanit
    1 votė e pavlefshme


    Rama: Anėtarėsinė do ta rris deri nė 120 mijė

    Pėrpara se tė merrte zyrtarisht drejtimin e forcės opozitare, Rama tha se do ta rriste anėtarėsinė e Partisė Socialiste nga 60 mijė nė 120 mijė.

    Meidani para votimit

    Meidani premtoi sukses nėse fitonte ndaj Ramės, se do tė ringrinte partinė dhe se do tė pėrmirėsonte marrėdhėniet me aleatėt. Ish-presidenti kujtoi modelin e Forumit Demokratik tė krijuar mė 1997-ėn qė atėherė qeverisej nga “kuēedra”, siē e quajti ai, Berishėn, kryeministrin e sotėm.



    Meidani nuk pret rezultatin nė sallė

    Ka qėndruar me minuta tė tėra, por jo me orė pėrpara se tė priste rezultatin, madje mė saktė, e ka lėnė pa pėrcjellė numėrimin e fletėve tė votimit pėr kryetarin e partisė, kandidati Rexhep Meidani. Ish-presidenti ka qėndruar pėr tė disatėn herė sė bashku me rivalin qė kishte nė garėn pėr kreun e PS-sė, Edi Rama. Meidani dhe Rama u takuan nė kafen ngjitur hollit tė Teatrit tė Operės dhe Baletit dhe mė pas, kur filloi procesi i votimit. Pėr mė shumė se 20-30 minuta tė dy kanė qėndruar duke biseduar dhe mė pas Meidani ėshtė larguar. Ish-presidenti ka gjetur shoqėrinė, sikundėr shpesh mė parė, tė Ilir Zelės dhe ka lėnė TOB-in. Ndėrkaq, nė sallė, gjatė procesit tė numėrimit, Mezan Malaj, ka qenė mė “brohoritėsi”, sa herė qė pėrmendej emri i Edi Ramės, kurse kryetari, pas zgjedhjes, edhe pse nuk ishte zyrtarizuar, filloi tė takohej me delegatėt. Takimin e parė me komisionerėt ai e bėri me Ndriēim Hysėn e mė tej me Taulant Dedjen e Musa Ulqinin. Nė sallė Gazmend Bizhga, Marko Bello, Arben Ahmetaj, Albert Ēaēi kanė qėndruar bashkė. Nuk ėshtė vėnė re gjatė prania e Pandeli Majkos dhe Petro Koēit.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Temė tė vėshtirė tė paska dhėnė sot pėr hartim Saliu.
    ha ha ha ..kto jan servil falas...

  8. #8
    ...

    Unė dėshiroj t’ju them sot vetėm njė fjalė, jam shumė i rėnduar nga pesha qė mė keni vėnė mbi supe, por njėkohėsisht nė kėtė moment kam njė gjė qė mė bėn tė lumtur, ėshtė ajo se duke u vendosur nė kėtė pozicion, do t’ju jap mundėsinė qė tė shikoni nga afėr se unė jam reflektues i tė gjithė bashkėpunėtorėve, se unė jam shumė i vėmendshėm, veēanėrisht ndaj atyre qė nuk mendojnė si unė, se unė dėshiroj dhe kėmbėngul qė tė punoj me tė gjithė ata qė e duan punėn dhe qė pėr hir tė punės, janė nė gjendje tė mė thonė edhe fjalė tė papėlqyeshme”, - ka thėnė kryetari i sapozgjedhur socialist.

    ...

    http://www.lobi.com.mk/?ItemID=819409C8A6FE094580BA8BC4389D5B76

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ...

    Unė dėshiroj t’ju them sot vetėm njė fjalė, jam shumė i rėnduar nga pesha qė mė keni vėnė mbi supe, por njėkohėsisht nė kėtė moment kam njė gjė qė mė bėn tė lumtur, ėshtė ajo se duke u vendosur nė kėtė pozicion, do t’ju jap mundėsinė qė tė shikoni nga afėr se unė jam reflektues i tė gjithė bashkėpunėtorėve, se unė jam shumė i vėmendshėm, veēanėrisht ndaj atyre qė nuk mendojnė si unė, se unė dėshiroj dhe kėmbėngul qė tė punoj me tė gjithė ata qė e duan punėn dhe qė pėr hir tė punės, janė nė gjendje tė mė thonė edhe fjalė tė papėlqyeshme”, - ka thėnė kryetari i sapozgjedhur socialist.

    ...

    http://www.lobi.com.mk/?ItemID=819409C8A6FE094580BA8BC4389D5B76
    Mos se na mallengjeu
    Revolution 1848

  10. #10
    E Marte, 11 Tetor 2005

    PS ne kerkim te liderit


    Gabimi fatal i Partise Socialiste eshte se po kerkon te zevendesoje Fatos Nanon me nje tjeter Fatos Nano; se po kerkon te zevendesoje nje model, me nje model tjeter identik si ai

    nga Blendi Fevziu


    I ulur ne timonin e makines se tij luksoze, nje PORCHE Cayenne, me pronesi te panjohur, por me regjistrim zyrtar, Fatos Nano, lideri i partise se humbur ne zgjedhjet e 3 korrikut, ka ndaluar vetem pak sekonda ne oborrin e selise se PS, ka ulur xhamin dhe i ka leshuar gazetares se TV KLAN vetem nje batute si ato tipiket e tij: Erdha se koha u prish ne Rodos! Te fala Koco Kokedhimes…

    Te mbledhur rreth pjeses se parme dhe te rrumbullakuar te makines, gazetaret nuk e kane bere dot lidhjen mes dy pjeseve te fjalise se tij; nuk e kane kuptuar thelbin dhe nuk kane ditur te shkojne as me tej. Shume prej tyre kane besuar se fraza ka lidhje me nje lajm te gazetes “Shekulli” qe e percaktonte vendndodhjen e Nanos ne Rodos, por duket se lideri i PS, synonte tjeter kund.

    Ishte data 16 korrik, rezultati i zgjedhjeve ishte mese i qarte, PS kishte humbur, Berisha kishte gjithe numrat per te krijuar qeverine e re, ndersa Nano nuk mund te luante me asnje rol ne politiken e metejshme. I bllokuar, i hutuar e padyshim i trishtuar nga humbja, ai e kuptonte se beteja e tij e mepasme nuk do te ishte ajo me liderin e fituar, rivalin e tij tradicional, Sali Berisha; as me konkurentin e vjeter brenda partise, Ilir Meten, qe kishte luajtur nje rol kyc ne humbjen e partise se vjeter.

    Ne qetesine e Rodosit, Nano padyshim qe e kishte kuptuar se beteja e tij finale do te ishte ajo brenda partise; se rivali i tij kryesor do te ishte Edi Rama dhe se kryebashkiaku i Tiranes do te gezonte ne kete beteje vec mbeshtetjes se padiskutueshme mediatike, edhe mbeshtetjen e shume biznesmeneve. Koco Kokedhima do te ishte njeri prej tyre, madje ai ku media dhe biznesi bashkoheshin ne nje. Ne kete kontekst, ai i kishte derguar biznesmenit te njohur mesazhin e tij, duke lene pas hutimin e gazetareve, por i bindur qe ky mesazh vlente per te gjithe ata, qe tashme, shihnin tek ai humbesin e thjeshte, per te mos thene, pergjegjesin e vetem te katastrofes socialiste…

    Problemi Nano

    A duhet te largohet Nano nga drejtimi i Partise Socialiste pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut? Kjo pyetje aq e pranishme, qe vete Nano i kishte paraprire me nje deklarate publike ne emisionin OPINION ne 10 shkurt 2005, kur kishte deklaruar se ne rast humbje largohej, padyshim qe nuk mund te marre nje pergjigje te thjeshte. Qe nje force politike mund te humbase pas tete vitesh ne pushtet kjo eshte fare normale. Qe ajo mund te kete shanse per t’u rikthyer, kjo eshte po ashtu fare normale.

    Por pyetja baze eshte se cila qe pergjegjesia e Nanos ne kete humbje dhe mbi te gjitha, nese mund te shmangej ajo me nje strategji te ndryshme nga kjo qe vete Nano kishte zgjedhur. Pergjigja eshte padyshim PO.

    Ka me shume se sa nje dyzine arsyesh qe te bejne te besosh se Socialistet kishin ende shanse per te mbijetuar ne mazhorancen shqiptare. Duke hequr konsumimin nga qendrimi i gjate prej tete vitesh ne pushtet; duke konsideruar problemin e ndjeshem, por edhe mbytes te korrupsionit qe ata kishin stimuluar; duke llogaritur luftrat e brendshme qe e kishin cfilituar partine dhe qe kishin njollosur nje pjese te drejtuesve te saj; duke vene ne ballance moralin e munguar brenda partise dhe dhjetra detaje te tjera per perbejne sfodin e humbjes se madhe socialiste, ata perseri kishin nje shans.

    Nje shans qe nese administrohej mire, mund t’i conte drejt nje mandati te trete, ndoshta te ngushte, ndoshta te varur nga LSI, ndoshta te kercenuar nga zgjedhja e Presidentit ne vitin 2007, por gjithsesi nje mandat qe per ta do te kishte vlere te jashtezakonshme morale.

    Nese Marredheniet me LSI nuk do t’i ishin lene spontanitetit, perkundrazi, do te ishin vendosur mbi baza bashkepunimi; nese aleanca e majte do te ishte ndertuar ne nje menyre ndryshe, ndoshta edhe sipas modelit te PD; nese Nano nuk do ta kishte personalizuar fushaten, por do ta kishte ndare pergjegjesine; nese Rama do te ishte ftuar te luante nje rol sic i takonte ne keto zgjedhje, ne perputhje edhe me statusin e tij publik dhe personalitetin qe gezonte ne vend; nese militantet e partise nuk do te ishin neperkembur dhe nuk do te ishin zevendesuar me biznesmene te preferuar nga Kryeministri; nese Nano do te kishte bere nje tentative edhe minimale per te ballancuar marredheniet me shtypin; nese fushata do te kishte pasur lajmotiv tjeter dhe jo goditjen e figures se Berishes dhe rikthimin e 1997, ku PS ka pergjegjesite e saj: dhe mbi te gjitha, nese do te ishte pranuar formula e Berishes per nje amendament anti- Dushk, shume gjera mund te ishin ndryshe tashme per seline roze.

    Por te gjitha keto deshtuan dhe deshtimi, pavaresisht pergjegjesise se holluar ne gjithe strukturen drejtuese te partise ka nje emer, ate te liderit te saj. Ne listen e gjate te arsyeve ai eshte personazhi kyc dhe si i tille, edhe pergjegjesi i pare i humbjes se rende te socialisteve shqiptare.

    Me kete llogjike, ikja e tij do te ishte akti me normal dhe me i pranueshem. Do te ishte gjesti fisnik qe nje politikan i blaton partise qe i la gjithcka ne dore dhe qe ai e gremisi ne nje hon. Do te ishte mbajtja e nje premtimi, qe Nano po vijon te deshmoje se nuk di t’i mbaje, por mbi te gjitha, do te ishte mundesia e vetme per t’i hapur rrugen nje fitoreje te mundshme te PS ne zgjedhjet e pas kater viteve.

    Shume vete ne PS e dine fare mire qe Nano eshte tashme karta e tyre e djegur; se nje fitore me emrin e tij do te jete thuajse e pamundur dhe se humbja e tyre mund te thellohet edhe me shume ne lokalet e tetorit 2006. Ata e dine se Nano nuk mund te inspiroje me askend dhe se shpresa e tij e vetme, mbetet jo ringritja e PS, por gabimet e kundershtarit. Dhe nese Berisha nuk gabon, nese Berisha di te jete nje Kryeminister i mire, ai eshte i denuar te qendroje ne honin ku u rrukullis vete, duke mbajtur me vete edhe gjithe partine socialiste…

    Kush do ta zevendesoje Nanon?

    Fatos Nano, Kryetar i Partise Socialiste qe nga transformimi i saj ne PS nga PPSH, do te ishte sot nje Ish, nese ne parti dikush do te dinte t’i jepte pergjigje kesaj pyetjeje. Sic ndodh rendom me partite ne Shqiperi, lideri eshte bere njesh me partine, ai ka mbijetuar ne dite te mira dhe te keqia dhe zevendesimi i tij ngjan i pamundur. Madje me shume se sa i tille. Ai ngjan si hapja e kutise se Pandores. Ikja e Nanos mund te hape mjaft orekse, mund te stimuloje mjaft zhvillime te brendshme dhe mbi te gjitha, perplasje, nga te cilat duket se kane frike shume vete.

    Sipas nje llogjike tipike per PS, pergjigja eshte e thjeshte: me mire ai se sa te perplasemi mes nesh. Sipas nje llogjike tjeter gjithcka reduktohet ne renditje emrash, duke vene ne krye te listes here Edi Ramen e here Gramoz Rucin, here Ben Blushin e here Fatmir Xhafen; duke kerkuar nje lider kompromisi, por edhe nje lider te forte.

    Gabimi fatal i PS eshte se po kerkon te zevendesoje Fatos Nanon me nje tjeter Fatos Nano; se po kerkon te zevendesoje nje model me nje model tjeter identik si ai. Ne kete menyre Fatos Nano eshte realisht i pazevendesueshem. PS nuk ka asnje njeri tjeter qe te kete cinizmin, mungesen e deshires per pune, papergjegjshmerine, talljen dhe fyrjen e tij. PS nuk mund te gjeje asnje tjeter qe shkon ne zyre pak ore ne dite, qe niset per Rodos e qe rikthehet prej andaj vetem kur prishet koha, ose qe duke qene Kryeminister i vendit largohet pa dhene asnje adrese dhe pa ditur askush asgje.

    PS nuk ka nje njeri qe duke qene numri 2 i vendit shpenzon kohen ne baret e Kryeqytetit, duke ndaluar edhe qarkullimin ne rruget rreth restorantit ku rri ai; qe udheton vete ne timonin e nje PORCHI, apo qe tundohet nga luksi sipas nje rituali thuajse arabik. Te tille ajo as mund te gjeje dhe as duhet te tentoje ta beje kete. Me kete model, PS ka liderin me te mire te mundshem dhe i takon asaj te beje llogarite me zgjedhjet e 2006 apo ato te 2009.

    Problemi i PS qendron diku tjeter. Pas me shume se 15 vitesh pluralizem, ajo duhet te jete forca e pare politike qe duhet te heqe dore nga lideri, per ta zevendesuar ate me nje drejtues. Sipas modelit perendimor qe u be dominant ne fillim te viteve ’90- te, pas rrezimit te komunizmit dhe mbarimit te luftes se ftohte partite nuk kane me lider, por politikane qe i drejtojne ato ne rezultate te suksesshme. Kontrata eshte e thjeshte: nje lider vjen ne krye te nje partie me programin e tij.

    Nese ai deshton lideri jep doreheqjen, largohet, i hap rrugen nje emri, por edhe nje modeli te ri. Ne kete menyre, partite kane shume drejtues, por jo me lider, kane me shume afikasitet, por padyshim edhe me shume pergjegjesi.

    PS duhet t’i nenshtrohet ketij modeli dhe vetem ketij. Ikja e Nanos nuk duhet pare si zevendesim i tij me nje emer tjeter; nuk duhet pare si lideri qe i ze vendin liderit. Nuk eshte me ikja e Alise per t’i hapur udhe Nanos. Zevendesimi i Nanos nuk ka nevoje te kete emer, ai duhet te jete thjeshte nje konkurim, me shume emra, platforma dhe ide, ku te fitoje padyshim me bindesi. Kontrata e tij me partine, e zyrtarizuar apo morale, duhet te jete e qarte: ai duhet te fitoje zgjedhjet dhe te riktheje PS ne pushtet. Nese kjo nuk ndodh, ai largohet. Per t’i lene vendin nje emri te ri.

    Ideja e Nanos per ta transferuar pergjegjesine tek Berisha; stili i tij i opozites se ashper, por pa rezultat nuk ka me vlere. Drejtuesit e partive maten sot jo me me fjale, por me fitore ne zgjedhje dhe Nano nuk diti te jete nje fitues. Prandaj ai pretendon t’i hyje nje beteje te dyte, duke synuar fitoren ne parti dhe duke ndalur modernizimin e metejshem te saj. Ndaj, duke i’u drejtuar nga xhami i hapur i PORCH- it te tij gazetares se TV KLAN, deklaroi: U ktheva se u prish koha ne Rodos! Te fala…Koēo Kokedhimes!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •