Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    bravo e bere detyren tani shko e rrasja gjumit... ps ti vertet kujton se ka njeri te papun te lexoj gjith kto shkrime ...

  2. #12
    KORRIERI

    Kriza e padrinos dhe krizat e mbetura ne PS

    E Merkure, 12 Tetor 2005

    Nga Fatos Lubonja

    Njerezit pane kete fundjave disa te papritura te cuditshme ne spektaklin politik te Kongresit te Jashtzakonshem te PS.

    Te pergatitur per te pare luften per parimin "nje anetar, nje vote" ose ndryshe e quajtura "paketa Rama" (e konsideruar nga leshuesit e saj si "ilaci i sherimit te partise", si e vetmja garanci per zgjedhjen e nje kryetari te denje) ata pane njekohesisht edhe hedhjen poshte te kesaj pakete diten e pare, edhe zgjedhjen si kryetar pikerisht te njeriut te cilit i hodhen poshte paketen diten e dyte.

    Paradokset nuk mbarojne ketu: pame te zgjidhet krahas Rames si kryetar, Pandeli Majkon si sekretar te Pergjithshem, bash njeriun qe e akuzoi Ramen, jo me larg se disa dite me pare, si personin qe qendron prapa trusteve te ndertimit. Majkon qe mburri lart ish- Kryetarin Nano i cili, nga ana e tij, e cilesoi kryetarin Rama si njeriun me problematik te PS.

    Pame Meidanin, qe ndersa akuzonte diten e pare rivalin Rama, si njeriun e papershtatshem ne PS per shkak te korrupsionit, te pranoje diten e dyte opsionin e ndarjes me te te posteve te kryetarit dhe nenkryetarit.

    Pame te famshmit kongresmene, qe ndonese naten e pare pesuan pergjate nje ore e gjysem dhune verbale te papare, deri edhe fyerje nga kryetari i tyre i pazgjedhur ende, te votojne si turme ne favor te tij ne diten e dyte.

    Keto paradokse e te tjera disa i shpjegojne me tradhetira te ndersjellta ne naten qe ndau dy ditet: tradheti te Nanos ndaj Meidanit, tradheti te Meidanit ndaj Nanos, tradheti te Rames ndaj Meidanit, te tjere i shpjegojne me meskinitetin e kongresmeneve, te cilet per interesat e tyre paskan preferuar shkaterrimin e parimit sherues te partise "nje anetar, nje vote", te tjere me blerje gjate nates te ketyre kongresmeneve. Por pertej ketyre, nje gje eshte e sigurt: kriza morale e partise u thellua me kete Kongres, sepse ne thelbin e vet Kongresi percoi mesazhin e pajtimit te gjerave te papajtueshme moralisht, cka ndodh vetem ne nje rast: kur njerezit nuk kane principe dhe moral.

    Nese do te perdorja nje krahasim nga fusha e mjekesise, me sakte kirurgjise, do te thoja se Kongresi ishte nje nga ato raste te deshperuara semundjeje, kur i semuri shkon ne sallen e operacionit, e hapin, dhe pastaj e mbyllin perseri si i pashprese duke thene: le ta shtyje sa ta shtyje. E nderkaq disa shkojne e kerkojne ndonje fallxhore qe te mund te beje mrekulline, te tjere cakej perfitojne sa te mundin nga kjo "shtyrje" per interesat e tyre.

    Pa metafora, mund te thuhet se Partia Socialiste me kete Kongres perjetoi mbylljen e krizes per shkak te pafuqise per ta sheruar ate. Dhe kjo u be ne nje menyre mjaft origjinale: ajo zgjodhi problemin (d.m.th njeriun me problematik sipas Nanos, Majkos, Kocit, gjysem Meidanit dhe shumeve aty) si zgjidhje te tij.

    Kam qene dhe mbetem i mendimit se kriza e Partise Socialiste eshte nje krize e katerfishte:

    1. Krize e identitetit, ne kuptimin se ajo parti nuk eshte parti e majte, nuk ka kulture te majte, nuk ka vizion te majte dhe aspirata te majta, por vetem antiberishizmin si identitet negativ.

    2. Krize e perfaqesimit, sepse edhe per shkak te vizionit te munguar te majte eshte bere jo perfaqesuese e shtresave me te brishta dhe me idealiste ne nje shoqeri, sikunder jane ne pergjithesi partite e majta europiane, po perfaqesuese e interesave te mafies qe ka kapur institucionet e shtetit e vecanerisht te mafjes se ndertimit qe ka qene biznesi me i fuqishem i ketij vendit shpesh e bashkengjitur me ate te biznesit mediatik.

    3. Krize morale, me cka duhet te kuptojme, jo vetem bashkefajesine ne korrupsion, por, lidhur fort me kete, edhe mungesen e idealeve, te koherences, te principshmerise, mungesen e marredhenieve te sinqerta midis anetareve dhe drejtuesve cka e ben ate parti t'i shembelleje me shume nje organizate mafjoze te ndare ne grupe rivale me nje padrino qe tenton t'i kontrolloje te gjithe.

    4. Krize e udheheqjes, sepse humbja tregoi se padrinoja Nano, i goditur nga humbja ne zgjedhjet, nuk eshte me ne gjendje ta menaxhoje organizaten e tij ne kushtet e reja te krijuara, qofte ne kuader te diskreditimit te partise, qofte te diskreditimit te tij individual.

    Nga gjithshka u debatua para Kongresit gjate tij dhe pas tij, bie ne sy dukshem se shumica e socialisteve njohin vetem nje element nder kater qe rreshtova: krizen e padrinos. Pra gjetjen e nje njeriu qe do te mund t'i bashkonte te gjithe kunder armikut: Berishes. Duke harruar se karta e armikut "Berisha" nuk u dha fitoren, por humbjen me 3 korrik e se strategu i asaj strategjie ishte pikerisht ay qe zgjodhen kryetar. Duke harruar gjithashtu se mesazhi i elektoratit ishte per ta pastrimi nga te korruptuarit. Kongresi nuk e tentoi pastrimin per hir te ruajtjes se unitetit ne lufte kunder armikut. Thelbi i papajtueshmerise ishte pikerisht ay, se me nje ane partia kerkoi unitetin, kurse me anen tjeter i kerkohet pastrimi - dy gjera qe perjashtojne njera- tjetren. Misherimi i kesaj kontradikte, si dhe vete viktima e tij, u be Meidani, i cili diten e pare akuzoi kundershtarin e tij si te papershtatshem per kryetar (duke lene te kuptoje se do te jete per pastrimin), kurse ne diten e dyte u pajtua me propozimin qe fituesi te ishte kryetar, kurse tjetri nenkryetar.

    Kesisoj, tek e fundit, si per te vertetuar edhe me krizen, u zgjodh problemi si sherim i tij. Pse them keshtu? Sepse problemi i asaj partie nuk ka qene pija dhe papergjegjshmeria dhe shperdorimi pa kufij i parave dhe pushtetit nga Fatos Nano. Ato ishin thjeshte thele mbi bisht ose pamja e jashtme me groteske e fenomenit. Problemi i asaj partie eshte katarsisi i munguar i Fatos Nanos. Te gjithe e dine se mbeshtetja e madhe qe pati Nano ne kohen e katarsisit ishte treguesi i nevojes se madhe, qysh ne ate kohe, per pastrim te asaj partie. Ky problem erdhi duke u thelluar, sepse edhe atehere i semuri u hap dhe u la kanceri brenda, pasi keshtu i leverdisi Nanos dhe cakejve rreth tij per qellimet e tyre meskine. Kurse Edi Rama edhe atehere si tani ishte kunder katarsisit, sepse modeli i qeverisjes se tij ka qene model i bashkepunimit me krimin dhe ekonomine informale, jo i pastrimit te lidhjeve te politikes e te asaj partie me te. I vetmi ndryshim eshte se ay punonte ose dinte te krijonte iluzionin me mediat e korruptuara prej tij se punonte ca me shume se Nano, por nuk ishte ky thelbi. Edhe Meta punonte (realisht) me shume sesa Nano, por u rrezua pikerisht per shkak te korrupsionit te partise.

    Prandaj them se ne keto kushte me Ramen, partia duket se ka zgjidhur sot per sot vetem nje krize, ate te padrinos, por do te thelloje krizat e tjera. Do te thelloje krizen e identitetit, sepse do te forcoje identitetin negativ te partise antiberishizmin, duke thelluar edhe krizen politike ne vend sepse do te thelloje konfliktualitetin. Lidhur ngushte me krizen e identitetit do te thelloje krizen e perfaqesimit, sepse prapa Rames jane interesat e cakejve te shesheve te ndertimit e me gjere, te cilet, ne thelb, kane qene dhe jane ne kundershtim me interesat e atyre qe kane nevoje per nje te majte te vertete. Per rrjedhoje, do te thelloje edhe krizen morale qe u duk sheshit se u thellua edhe me kete Kongres te turpshem.

  3. #13

    Histori zgjedhjesh te PS me Edi Ramen

    03-12-2006

    Zgjedhjet peng i “Krizės Rama”

    Mero Baze

    Socialistėt po mėdyshen tė futen nė garėn elektorale pėr zgjedhjet vendore nėn peshėn e problemeve qė i hapen kryetarit tė Partisė Socialiste nga rezultati i mundshėm, negativ i kėtyre zgjedhjeve. Edi Rama, i cili u ngjit nė krye tė Partisė Socialiste pas dorėheqjes sė Fatos Nanos, tashmė e ka tė vėshtirė tė pėrballojė garėn kombėtare tė kėsaj partie dhe garėn e tij, lokale nė Tiranė, pasi rrezikon tė humbasė gjithēka. Llogaritė e tij janė tė pastra. Njė futje nė garė nė kėtė kohė i rrezikon atij jo vetėm Bashkinė e Tiranės, por dhe postin nė krye tė PS-sė. Kėrkesat e tij janė qė zgjedhjet tė shtyhen pafundėsisht, duke u kapur pas afateve kohore tė listave, vonesa, tė cilat i ka shkaktuar vetė. Shkaku real ėshtė se Rama do qė tė mbyllė ēėshtjen e presidentit dhe rizgjedhjen e tij brenda partisė para zgjedhjeve. Nėse ai garanton postin e kryetarit para zgjedhjeve, pastaj ato nuk kanė mė ndikim nė karrierėn e tij nė krye tė PS-sė. Nga ana tjetėr, kėto janė zgjedhjet e para nė opozitė pėr Partinė Socialiste dhe qysh prej vitit 1992 kjo parti nuk ka marrė pjesė nė asnjė palė zgjedhje qė s`ka organizuar vetė. PS-ja ka marrė pjesė vetėm nė zgjedhje pas vitit 1997-tė deri mė 2005-sėn dhe ka bojkotuar zgjedhjet e vitit 1996-tė. Pra, ky ėshtė testi i parė, elektoral i kėsaj partie nė opozitė dhe si i tillė ėshtė realisht njė test pėr frymėn perėndimore tė saj dhe aftėsinė e saj pėr tė shkuar nė zgjedhje, qė nuk i pėrgatit vetė. Nė tė gjitha rrethanat kėto zgjedhje i kanė parametrat shumė herė mė pozitivė se ēdo zgjedhje qė ka bėrė Partia Socialiste. Lista e zgjedhjeve ėshtė mė e mira, pasi ėshtė pėrmirėsuar lista e vitit 2005-sė, tė cilėn vetė socialistėt e kanė quajtur mė tė mirėn. KQZ-ja ėshtė mė e balancuar se kurrė dhe nuk i ngjan fare dy KQZ-ve qė kanė shpallur kryetar bashkie Edi Ramėn. E para ka qenė 6 me 1 nė favor tė Partisė Socialiste, e dyta ka qenė 5 me 2 nė favor tė Partisė Socialiste dhe falė kėtij shpėrpjestimi, Rama ėshtė bėrė dy herė kryetar bashkie. Certifikatat pėr herė tė parė kanė tė gjitha elementet e sigurisė dhe kanė tė pėrcaktuar edhe njėsinė vendore qė i ka shpėrndarė. Nga ana tjetėr, kėto janė zgjedhjet e para, pėr tė cilat mė e interesuar se kushdo qė tė jenė tė pacenuara, ėshtė vetė qeveria, pasi ajo ka nevojė tė ketė njė certifikatė pastėrtie deri nė vitin 2009-tė, kur tė bėhen zgjedhjet parlamentare. Nė kėto kushte, asnjė arsye qė paraqet opozita nuk ėshtė bindėse, pėrveē planit real tė Edi Ramės pėr tė shmangur testin elektoral.

    Por mė bindės se nė pėrpjekjen e tij pėr t`u shmangur nga testi elektoral, Edi Rama ėshtė bindės nė aftėsinė e tij pėr tė vendosur njė diktat mbi PS-nė pėrmes kėtij bojkoti. Duke udhėhequr bllokimin e zgjedhjeve, Edi Rama radikalizon situatėn brenda PS-sė dhe bėn tė heshtin gjithė zėrat gjysmė pro tij e gjysmė kundėr. Ai ėshtė pas kėsaj i plotpushtetshėm pėr t’i ndarė kundėrshtarėt e tij brenda partisė. Kush do tė dalė nga skema e bllokimit tė zgjedhjeve, rrezikon tė shpallet dezertor dhe kėshtu Rama ka siguruar bashkė me prishjen e zgjedhjeve edhe prishjen e aleancave tė heshtura brenda tij, tė cilat i shikon si rrezik nė zgjedhje dhe pas zgjedhjeve. Pra, nė gjithė kėtė histori bllokimi tė pashembullt tė zgjedhjeve, nuk kemi shkaqe reale, politike qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet elektorale, por thjesht shkaqe tė karrierės personale, politike tė Edi Ramės. Me kėtė skemė ai mban tė bllokuar debatin politik brenda PS-sė dhe po ashtu mban tė bashkuar artificialisht dhe koalicionin. Tri parti tė koalicionit, Gjinushi, Milo dhe Ceka kanė interes nga bojkoti, pasi nuk iu verifikohet mungesa e elektoratit, ndėrsa LSI-ja, e cila ka njė elektorat tė konsiderueshėm, ėshtė tashmė peng e kėsaj skeme dhe e ka tė vėshtirė tė marrė njė vendim pėr tė mbrojtur interesat e saj, edhe pse nuk e ka kundėrshtuar datėn e zgjedhjeve.

    Si filloi bojkoti?

    Shenjat e para tė bojkotit u dhanė nė verė, kur tė gjitha palėt ishin brenda afateve. Ndėrsa Partia Demokratike kėrkoi qė brenda afateve tė shpėrndahej lista kombėtare e zgjedhjeve, PS-ja refuzoi dhe kėrkoi disa kushte shtesė, qė kishin tė bėnin me njė regjistėr tė pėrhershėm zgjedhjesh, kusht qė vetė s`e kishte realizuar pėr tetė vite. Partisė Demokratike kjo iu kėrkua pėr dy muaj dhe qeveria mori pėrsipėr ta zgjidhte problemin. Njė muaj mė pas socialistėt bllokuan Kuvendin, duke hipur mbi tavolina dhe kėrkuan marrėveshje dhe pėr KQZ-nė. Pas ndėrhyrjes ndėrkombėtare dhe me vullnet tė qeverisė, marrėveshja e gushtit u bė. Marrėveshja parashikonte qė KQZ-ja tė shtohej me dy anėtarė, tė rregullohej ēėshtja e pėrfaqėsimit socialist nė KKRT dhe KD tė RTVSH-sė, si dhe tė hartohej regjistri i pėrhershėm i zgjedhjeve. Qeveria u tregua e gatshme. Regjistri kombėtar tashmė mbaroi dhe qeveria e ka nisur atė si listė zgjedhjesh. Por Edi Rama ka urdhėruar gjithė bashkitė dhe komunat socialiste nė vend ta bllokojnė dhe mos ta konsiderojnė. Po kėshtu, nuk po veprohet dhe pėr shtesat nė KQZ dhe institucionet e medias. Tashmė socialistėt janė kapur tek afati i listės, tė cilėn vetė e kėrkuan tė bėhej tani dhe tė bėhej kėshtu siē ėshtė bėrė. Pra, hap pas hapi, nė njė farė mėnyre po kėrkohet tė gjenden arsye pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje dhe pėr tė bllokuar gjithė procesin.

    Si pėr ta vulosur kėtė vendim me njė mbėshtetje politike, Rama ka thirrur dhe Asamblenė e Partisė Socialiste, e cila do tė mbėshtesė vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje.

    Rasti i parė i bllokimit shtetėror tė zgjedhjeve

    Nė Shqipėri ka pasur raste, kur zgjedhjet janė destabilizuar, ka pasur raste, kur zgjedhjet janė manipuluar, por ky ėshtė rasti i parė, kur zgjedhjet po bllokohen. Pra, ky ėshtė rasti i parė nė historinė politike tė Shqipėrisė, ku pushteti vendor po pėrdoret si instrument shtetėror pėr tė bllokuar procesin. Nėse ky bllokim do tė vazhdojė deri nė fund, Shqipėria rrezikon tė hyjė nė njė cikėl krizash elektorale tė pafundme, pasi palėt do tė bllokojnė njėra-tjetrėn deri nė tronditje tė forta civile shumė herė mė tė rėnda se ato tė vitit 1997-tė.

    Bllokimi vjen nga fakti se Edi Rama ka urdhėruar bashkitė dhe komunat socialiste tė bllokojnė procesin e administrimit tė listave dhe certifikatave, tė cilat janė detyrė e pushtetit lokal. Duke i bllokuar ato, socialistėt bllokojnė praktikisht zgjedhjet nė 55 pėr qind tė vendit dhe hedhin nė erė procesin. Kjo do tė bėjė qė Shqipėria tė hyjė nė njė krizė tė pafundme dhe vendi tė bllokohet nga paraliza e pushtetit vendor, tė cilit i mbaron mandati mė 20 janar 2007-tė.

    Nga ana tjetėr, afati nuk mund tė shtyhet, pasi Kushtetuta nuk tė lejon tė shtysh njė mandat qė e ke marrė nga populli pėr tre vjet. Vetėm njė referendum popullor mund tė shtyjė afatin. Kėshtu qė askush nuk mund tė parashikojė mė pasojat ligjore dhe politike qė do tė vijnė nga kjo krizė, qė po vėrtitet mbi kokat e politikės shqiptare, pėr shkak tė njė problemi thuajse personal qė ka kryetari i opozitės me karrierėn e tij nė rast humbjeje.

    Rrugėzgjidhja?

    Qeveria thotė se ėshtė e vendosur t’i zhvillojė zgjedhjet me procedurė tė ndėrmjetme, duke e konsideruar situatėn tė jashtėzakonshme, duke adoptuar kuadrin ligjor tė zgjedhjeve tė parakohshme. Pėr kėtė arsye KQZ-ja ka nisur tė shpėrndajė listėn e zgjedhėsve dhe iu ka kėrkuar njėsive vendore ta kthejnė atė tė plotėsuar pėr 21 ditė. Ajo thotė se do tė penalizojė gjithė atė pjesė tė administratės qė do t’i kundėrvihet procesit dhe nuk do tė tėrheqė vendin zvarrė pas tekave tė liderit tė opozitės. Ndėrkombėtarėt janė skeptikė pėr rrugėzgjidhjen, megjithėse nuk mbėshtesin asnjė kėrkesė tė opozitės. Ata shpresojnė deri nė fund se diēka mund tė arrihet si marrėveshje, por kėrkesat e opozitės nuk kanė shumė bazė logjike dhe argument. Dy lėshime tė vogla tė qeverisė kanė tė bėjnė me futjen nė kod elektoral tė dėnimit tė gjithkujt qė pėrdor certifikata false dhe qė tė mos lejohet tė votojė askush qė nuk e ka marrė certifikatėn nga njėsia vendore, ku voton.

    Por lėshimet nuk kanė lidhje fare me vendimin e socialistėve pėr t’i bojkotuar zgjedhjet si proces. Ata e shikojnė bllokimin si tė vetmen mėnyrė pėr tė dėmtuar kredencialet perėndimore tė qeverisė dhe stabilitetin qė ajo po vendos nė vend. Pas kėsaj, ata si gjithmonė shpresojnė te pėrmbysja dhe marrja e pushtetit me revansh, jo me zgjedhje. Kjo ka rritur dukshėm tensionin nė Tiranė dhe ndoshta mund tė shndėrrohet nė njė nga krizat mė tė mėdha tė historisė sė vendit, nga e cila shkaktarėt natyrisht qė s’do tė dalin pa u lagur.

  4. #14
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ky Rama mesa me kujtohet, bile ketu pata lexuar, pate thene se nese i humbi zgjedhjet do te jape doreheqje nga kryetari i partise.

    Pse nuk dha, apo pushteti i lakmueshem lol

    Shume keq nje lider partie mi honger fjalet e veta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 19-01-2011 mė 17:34

  5. #15
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Analize e strategjise se PS te drejtuar nga Rama nga viti 2005 deri ne ditet e sotme.

    Perspektiva?


    Pas humbjeve te zgjedhjeve te vitit 2005, kryetari i saj Fatos Nano dha doreheqjen dhe i hapi rrugen zgjedhjes se nje kryetari te ri te PS, i cili do te duhej te ringrinte PS, te bashkonte te majten, te pastronte imazhin e saj ne publik, te krijonte nje ekip te besueshem per te bere opoziten dhe per te pergatitur ardhjen e PS ne pushtet ne vitin 2009.

    Cila eshte rruga qe ka ndjekur dhe vazhdon te ndjeke kryetari i PS qe nga ardhja e tij ne krye te saj?
    Ka ndjekur rrugen e te paudhit..

  6. #16
    Edi Rama ne vitin 2006 do te deklaronte se shteti qe qeveris Shqiperine eshte nje pushtues.

    Pushtimi i pare, sipas tij, u be nga viti 1992-1996 dhe nga nga viti 2005 e ne vazhdim.

    Po gjate asaj kohe ai ndermorri nje tur neper fshatra dhe qytete te Shqiperise dhe ne cdo takim shprehej: "se ja ku e ka lene Shqiperine politika e mbrapsht e Sali Berishes"!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-01-2011 mė 13:06

  7. #17
    Nentor 2006


    Rama mbreti qė po bėn fushatėn me uniformėn e togerit


    Nga Adrian Dule - Pse vendosi tė kandidojė Edi Rama pėr herė tė tretė?! U lėshua rrugėve, kafeneve, lokaleve dhe korridoreve tė partive politike kjo pyetje, pėr herė tė parė pas dy mandateve tė fituara tė tij.Pėr herė tė parė, pasi tė dy herėt e tjera as qė mund tė vihej nė diskutim kandidatura e tij e jo mė tė formulohej ndonjė pyetje nė kokėn e kujtdo. Natyrisht ku ka pyetje, ka dhe dilema dhe ku ka dilema do tė thotė qė ka probleme. Kėtė rradhė ėshtė e qartė pėr tė tėrė qė problemet pėr kėtė kandidaturė dhe tė majtėn nė tėrėsi janė tė pafundme dhe jo vetėm kaq por tė maisura deri nė pikėn e shpėrthimit tė bacileve nga plaga e hapur qė nga 3 Korriku i vjetshėm. Nė pamje tė parė duket se nuk ka vend pėr pyetje apo pikėpyetje nė kandidimin e tij, aq mė tepėr qė tashmė kryeson PS - nė, forcėn mė tė madhe tė spektrit tė majtė. Madje ky fakt duhej ta bėnte tė padiskutueshme edhe fitoren e tij dhe jo mė kandidimin, por po ndodh e kundėrta aq sa tė kujton “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar” tė Markezit qė tė bėhet e qartė qė nė fillim tė librit qė personazhi vritet, e megjithatė rri tėrė kohėn me shpresėn se paralajmėrimet e njėrit apo tjetrit mund ta shpėtojnė. Sidoqoftė me kėtė shembull nuk dua tė bėhem ogurzi, “Markezian” apo “Kasandrik” pėr ti parashikuar humbjen Edi Ramės, por dua tė evidentoj shenjat qė po e dėrgojnė fatkeqėsisht drejt kėsaj humbjeje, jo vetėm atė si person por edhe tė tėrė tė majtėn e bashkuar. Pėr tė mos u shpėrndarė nė evidentime shkaqesh tė shumėllojshme do mundohem tė pėrqendrohem nė atė qė mendoj se ėshtė mė thelbėsorja kėtė rradhė dhe qė ėshtė marketingu i “filozofia e shtresės”, pra nė kė shtresė, moshe dhe niveli do tė mbėshtetet Edi Rama dhe forca qė ai pėrfaqėson dhe kryeson. Si nė cdo vėnd tė bllokut lindor tė ish traktatit tė Varshavės, por kryesisht nė Shqipėri mosha pėrcakton kryesisht mendimin e ri dhe tė vjetėr. Brezi i ri sinjifikon tė ardhmen dhe brezi i vjetėr tė shkuarėn e errėt. Kjo jo domosdoshmėrisht e ndarė me thikė, pasi nuk mund ta paragjykosh tėrė brezin e vjetėr, por nė koncept dhe nė vizion pėr tė ardhmen. Nė dy kandidimet e para, Edi Rama, fushatėn e tij e mbėshteti kryesisht mbi shtresėn mė vitale tė shoqėrisė, brezin e ri, duke u bėnė kanakari i tyre dhe jo vetėm kaq, por deri nė njėfarė mase edhe udhėheqėsi karizmatik i kėsaj shtrese. Personalisht kjo i dha dorė dhe madje duke qenė se Tirana tashmė nuk ėshtė mė thjesht kryeqytet i vendit, por metropol, u bė edhe si devizė e tėrė PS –sė. PS –ja krijoi imazhin e njė partie qė mbėshtetet tek e reja duke lėnė pas tė shkuarėn dhe pėr kėtė Edi me marketingun e tij tė filozofisė sė mbėshtetjes tek brezi i ri luajti rol tė konsiderueshėm. Nė kėtė kontekst vėrtet fitoi me mbėshtetjen e PS –sė dy herė me rradhė Bashkinė e kryeqytetit, por njėkohėsisht ndihmoi edhe imazhin kėsaj partie qė e djathta me PD –nė nė krye e akuzonin si bisht tė PPSH – sė dhe “Parti kasketash”. Aq sa nuk bėnte i tėrė FRESSH – i e bėri Edi me dy fushatat e tij, duke i dhėnė kėtij tė fundit imazhin e udhėheqėsit tė sė ardhmes nė PS. Pikėrisht marketingu i dy fushatave tė tij, pėr tė fituarėn garėn pėr metropolin, luajti edhe rolin determinant nė zgjedhjen si kryetar i PS –sė. Pėr tė mos krijuar paragjykime, edhe puna e bėrė nė Tiranė gjatė tre vjetėshit tė parė ngjiti me kėtė filozofi marketingu duke i dhėnė fitoren e ngushtė e deri diku tė dyshimtė herėn e dytė. Sidoqoftė momenti kur hipi nė fronin e kryetarit tė PS –sė, pavarėsisht imazhit tė zbehur nė trevjetėshin e dytė dha njė shpresė se filozofia e tij e fushatave, pra mbėshtetja tek tė rinjtė dhe vizionet e reja, do tė zbatohej tashmė edhe nė parti. Kėtu kėputet filmi i udhėheqėsit karizmatik tė tė rinjve dhe del e vėrteta nė shesh pėr njė periudhė kohore njė vjeēare nė drejtim tė PS –sė. Idetė e reja dhe mbėshtetja tek brezi i sė ardhmes rezultuan jo si bindje dhe filozofi e Edit, por thjesht si mjet pėr tė arritur fitoren. Pėr tė mos rradhitur pafundėsisht bėmat e Edit nė krye tė PS –sė gjatė njė viti, mjafton tė shohėsh se si e ktheu FRESSH – in nė njė apendesit( zorrė qorre) tė tijėn qė natyrisht do pėrfundojė nė peritonit dhe se si veteranėt i “pėrkėdhel” duke ju lėnė nga njė tė drejtė firme formale, pėr pėrcaktimet e kandidatėve pėr kryetarė bashkie e komunash. Mesa duket me mendjen e tij thotė se rininė e ka nė xhep tashmė dhe i duhet tė mendojė qė tė fusė edhe veteranėt nė thes pėr tu bėrė udhėheqės karizmatik edhe i tyre, pra t’ju kujtojė pak Enverin. Nė kėtė kuadėr ishte edhe e famshmja maskaradė e nderimit tė kėtij tė fundit nė Pezė. Natyrisht askush nuk ėshtė qė tė shkelen me kėmbė veteranėt, pėrkundrazi, por jo tė drejtohet PS –ja nėn frymėn e tyre kinse pėr ti respektuar, por nė fakt pėr ti trajtuar si shtrojė e konceptit diktatorial qė Edi po krijon. Jo vetėm kaq, por brenda njė viti mentaliteti drejtues kolegjial i PS –sė u zhbė dhe zė primar u bė mėnyra diktatoriale e Edit nė drejtim, qė i ka filozofi pune ultimatumet dhe hakėrrimet pėr pėrjashtime nė drejtim tė kolegėve tė kryesisė dhe drejtuesve tė bazės. Pra ju bėn tė qartė tė tėrėve, si tė rinj dhe si tė vjetėr, qė PS –ja duhet tė kthehet nė identitet, pra tek PPSH –ja dhe tė drejtohet me dorėn e fortė tė “NJESHIT’ siē drejtonte udhėheqėsi legjendar Enveri. Pėr tė mos u pėrsiatur, ky vit tregoi qartė se filozofia e tij ėshtė hedhja e themeleve tė kultit tė individit, duke e veshur me vellon e progresistit , me variantet njė anėtar njė votė e mė the tė thashė. Nė kėto kushte PS –ja po shkon nė zgjedhjet vendore duke bėrė regres tė madh nė filozofinė e saj, madje edhe ajo ndihmesė qė dha Edi nė krijimin e njė imazhi tė ri tashmė ėshtė kthyer nė bumerang, sepse ai nuk mbron mė interesat e brezit tė ri pėr njė mision progresist tė partisė, por interesat e tij personale qė pėr vizion kanė mėnyrėn e drejtimit tė periudhės sė PPSH – sė me “NJĖSHIN” Edi Rama nė krye. Kushdo e sheh qartė qė edhe nė mėnyrėn e tė folurit Edi kopjon ish diktatorin, madje edhe nė frazat demagogjike qė nxjerr, thotė shumė dhe nuk thotė asgjė. Dikur ishte i qartė dhe i saktė me fraza plot vizion, ndėrsa sot ka impostuar zėrin mė thellė pėr ti dhėnė peshė tė rėndė frazės boshe qė nxjerr dhe vetėm tund gishtin tregues lartė e poshtė. C’ tė bėj nė kėtė situatė Edi? Natyrshėm ėshtė i detyruar tė rikandidojė, pasi tashmė e kupton edhe vetė qė pėr tė ēimentuar rolin e tij tė “NJESHIT” si dikur ish diktatori me kultin e individit, humbi terrenin e filozofisė sė mbėshtetjes nga brezi i ri dhe drejtimit nė grup me fytyra tė reja dhe vizionare. Kushdo e di qė fytyrat e reja qė pretendon Edi se drejton nė grup nuk janė asgjė mė shumė se sa lakej tė tij, pa llogaritur tė vjetrit e korruptuar qė e kanė ulur kokėn deri nė dysheme se kanė frikė mos ju dalin tė palarat. Nė rast se e majta humbet zgjedhjet dhe Edi nuk kandidonte pėr Tiranėn, faturėn ai e kishte tė prerė si personazhi i Markezit, pra humbje dhe dorėheqje nga kryetarllėku. Ndėrsa me kandidimin e tij edhe sikur e majta tė humbasė ai ka shpresė tė fitojė vetė dhe gjysma e sė keqes, pasi do t’jua faturojė humbjen tė tjerėve, nė pjesėn tjetėr tė vendit. Pra me mos kandidimin, faturėn e paguante pėr tėrė Shqipėrinė, ndėrsa me kandidimin ka njė shpresė nė situatėn qė e katandisi vetė deri nė kėtė pikė. Kandidimi i Edi Ramės nė Tiranė tregon qartė se ai tashmė nė mos ėshtė i sigurt qė e majta do tė humbė zgjedhjet, ka frikėn e madhe se do ti humbė. Ka pasigurinė e faturės qė duhet tė paguajė dhe hedh tėrė bateritė qė tė mos dalė vetė pa gjė. Nė pozicionin e lartė qė ka nė kryesimin e sė majtės ai duhej tė ishte nė krye tė fushatės dhe tė bridhte nė tėrė vendin, por tashmė ju “lutet” ta falin sepse Mbretit i duhet tė bredhė nėpėr Tiranė me uniformėn e togerit pėr tė fituar vetė. Pėrfundimisht strategjia e PS –sė ėshtė tė fitojė “NJESHI” dhe jo e majta. Por edhe pėr tė fituar vetė tė paktėn Tiranėn, urojmė qė Edi tė ketė bėrė ndonjė marrėveshje me Nanon, pėr paszgjedhjeve, pėrndryshe e ka tė “mbushur” thotė brezi i ri nė zhargonin e tij.

    Gazeta Sot

  8. #18

    Mero Baze per Edi Ramen

    Dy ditė mė parė, shefi i opozitės shqiptare, Edi Rama, prodhoi njė kronikė televizive, duke iu shpjeguar disa studenteve tė gazetarisė, qė kishin lėnė orėn e mėsimit, se njė shkak madhor pėr uljen e indeksit tė lirisė nė tregun e medias ėshtė Sali Berisha dhe qeveria e tij, se ato po sulmojnė kanalin televiziv “Top Chanel”. Nuk dua tė komentoj keqedukimin e studentėve me gėnjeshtra, pasi ata studentė qė ishin aty, janė militantė qė duan tė dėgjojnė Edi Ramėn dhe gėnjeshtrat nuk iu bėjnė asnjė dėm, por vetėm iu forcojnė militantizmin. Nuk dua as tė theksoj ndonjė shenjė dashurie tė qeverisė sė Sali Berishės me “Top Chanel”-in. Por, disa probleme tė mėdha qė kanė shkaktuar gjendjen aktuale tė lirisė sė shtypit, natyrisht qė dua t’i them, pasi jam vetė pjesė autentike e kėsaj historie.

    Pėrpara sė nė skenėn politike tė hynte Edi Rama, problemet e lirisė sė shtypit ishin mė tė qarta. Nė kohėn kur nė pushtet ishte Partia Demokratike deri nė vitin 1997-tė, problemet vėrtiteshin rreth tregut tė varfėr tė medias, kontrollit mbi median shtetėrore dhe pėrplasjen me median private. Prej vitit 1998-tė, kur Rama startoi projektin pėr tė depėrtuar nė krye tė politikės pėrmes medias, kėto pikėpyetje janė shtuar dhe pėr vite tė tėra nuk kanė marrė pėrgjigje. Pėrgjatė kėtyre viteve, u krijuan modelet e medias, tė financuara nga politika pėr shkak tė shėrbimeve. Pėrgjatė kėtyre viteve, nėn nxitjen e tij u ideuan projekte pėr financimin e gazetave direkt nga qeveria para zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Pėrgjatė kėtyre viteve, u izoluan dhe u mbytėn me gjyqe e gjoba mediat qė nuk kontrolloheshin prej ndėrtuesish afėr Edi Ramės. Mė vonė, ky model u shumėfishua aq shumė, sa tregu i medias u relativizua, tė vėrtetat e medias u bėnė relative dhe konkurrenca humbi kuptimin. Ky superprodhim mediatik nė vend solli njė diktaturė reale tė biznesit mbi median dhe njė dhunim tė lirisė pėr tė konkurruar si gazetarė. Tashmė nė treg ekziston vetėm njė ofertė pėr tė mbijetuar nė media, ajo e financimit nga biznesi.

    Qeveria e zotit Berisha nė tė vėrtetė po e trondit ngadalė kėtė skemė, qė bazohet mbi mungesėn e lirisė nė tregun e medias. Nuk jam i sigurt, nėse kjo ėshtė njė taktikė apo njė dimension natyral i saj, por ajo natyrisht qė ka sjellė pėshtjellime tė mėdha nė tregun e medias. Shumicės sė pronarėve biznesmenė qė kanė financuar shtypin, tashmė iu kanė mbetur nė dorė gazetat dhe televizionet, pasi ato nuk po pėrfitojnė prej qeverisė privilegjet qė kanė pėrfituar mė parė. Si tė tillė, ata nuk kanė arsye madhore ta vazhdojnė financimin e kėtyre gazetave apo televizioneve. Nė rastin konkret, “Top Chanel” ndryshon nga mediat e tjera tė demotivuara. Ajo vėrtet nuk ndjehet e pėrfillur nga pushteti, siē ka qenė mė parė, por ndryshe nga shumica e mediave tė tjera ajo ndjehet e motivuar nga opozita, nėn premtimin se ndihma pėr rrėzimin e qeverisė do tė shpėrblehet shumė herė mė tepėr se mė parė. Kjo natyrisht e ka bėrė kėtė stacion shumė agresiv, ku e ku mė agresiv se dikur “Shijak TV” me qeverinė socialiste dhe i ka krijuar asaj natyrshėm motivimin e kryetarit tė opozitės pėr tė dalė nė konferencė shtypi. Natyrisht, ajo nuk po pėrjeton ato qė ka pėrjetuar “Shijak TV”, sekuestrimet, heqjet e antenės, gjyqet dhe futjen e policisė nė ndėrtesė. Deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Politika editoriale ėshtė vendim i redaksive dhe redaksitė qė kanė njė politikė editoriale tė qartė janė pėr t’u respektuar. Problemi i vetėm qė unė shoh, ėshtė ballafaqimi i dy modeleve politike, qė veprojnė mbi mungesėn e lirisė sė tregut tė mediave nė vend. Modeli i qeverisė ėshtė demotivimi i biznesmenėve qė investojnė nė media, duke mos i privilegjuar ata, bilé nė disa raste, edhe duke iu treguar dhėmbėt. Pronari i ri i gazetės “TemA” e pėsoi prej blerjes sė gazetės me katėrfishimin e taksave tė kazinosė sė vetme, tė licencuar nė vend, ndėrkohė qė qindra tė tjera, tė palicencuara i kanė ato dy herė mė tė vogla. Shumė biznesmenė tė tjerė qė investojnė nė media, i janė ofruar qeverisė me shėrbime qė ajo nuk i ka pėrfillur. Natyrisht, ata janė sot pjesė e njė tregu tė zhgėnjyer mediash me qeverinė dhe kanė arsye ose t’i mbyllin investimet e tyre nė media, ose tė motivohen se parajsa do tė kthehet dhe tė bėhen agresivė me qeverinė. Ky ėshtė njė vendim i vėshtirė, pasi ata, para se tė hidhen nė njė betejė, duhet tė llogarisin forcat. I vetmi stacion qė i ka fuqitė e dhuruara pėr t’u hedhur nė luftė tė hapur kundėr qeverisė ėshtė “Top Chanel”. Dhe ai po e bėn kėtė. Ai ka po ashtu shansin tė ketė premtimin e madh tė shefit tė opozitės se, nėse pushteti do tė ndėrrojė pas tri vitesh, ata do tė jenė tė privilegjuar. Ky premtim dhe kjo alencė janė tė besueshme, pasi kanė funksionuar deri para njė viti dhe pėrbėjnė modelin e dytė tė sjelljes sė politikės sė sotme ndaj lirisė sė tregut tė medias. Nuk jam i sigurt se kush e dėmton mė shumė lirinė e tregut tė medias, por jam i sigurt se modeli i dytė ėshtė njė model i njohur, tė cilin e kemi pas kėto tetė vite dhe ka prodhuar kėtė deflacion tė medias. Modeli i parė, ai i qeverisė, e cila nuk po e inkurajon biznesin qė investon nė media, vlen pėr tė pastruar fushėn nga media parazitare, por nuk jam i sigurt pėr vizionin qė do tė ēojė te njė konkurrencė reale. Tregu ėshtė njė fuqi e madhe, vetėrregulluese, nėse qeveria na siguron se nuk do tė ketė investime informale nė media. Nė gjendjen qė jemi sot, tregu i medias do tė bėjė edhe mė poshtė disa shkallė nėn indeksin e lirisė, pasi gazetarėt paguhen nė njė bordero me punėtorėt e ndėrtimit, kafesė apo kazinosė. Pronarėt e mediave i kanė ata nė tė njėjtėn listė pagese, ku kanė karpentierėt, suvaxhinjtė, bojaxhinjtė, apo shitėsit e kafesė. Kjo natyrisht qė nuk ėshtė liri pėr tė konkurruar si gazetarė. Unė pres qė ky indeks tė shkojė dhe mė poshtė sesa ėshtė tani, deri kur tė arrijė kolapsi dhe tregu tė riformatohet. Pėrpjekja pėr ta ngatėrruar krizėn e lirisė nė tregun e medias me lirinė e medias ėshtė njė gjest antiedukativ, sidomos pėr studentėt e rinj tė Gazetarisė, sidomos kur pedagogėt e tyre, axhaminj, iu rekomandojnė si model lire shtypi Edi Ramėn pėr interesa tė tyre klienteliste. Ėshtė mirė qė atyre tė mos iu tregohen pėrralla, por tė vėrtetat e hidhura tė lirisė sė tregut tė medias kėtu, pasi ėshtė njė kėnetė ku janė tė dėnuar tė futen deri nė gju.

    Nga ana tjetėr, ka shumė vetė qė mendojnė se zoti Rama e dėmton rėndė “Top Chanel”-in, duke u bėrė avokat i tij, publik. Kjo nuk ėshtė shumė e vėrtetė, pasi Rama nuk ėshtė duke mbrojtur “Top Chanel”-in, por modelin e tij pėr kontrollin e shtypit, i cili po degradon nga pėrplasja me modelin indiferent tė qeverisė, e cila po pret qė biznesi ta konsiderojė vetė si tė lodhshėm investimin informal nė media. Pėrplasja e kėtyre dy modeleve natyrisht do tė ketė dhe aktorėt e vet nė media. “Top Chanel” ėshtė njė produkt i suksesshėm i modelit Rama pėr tregun e medias, prodhuar nga informaliteti dhe ėshtė dinjitoz nė mbrojtjen e kėtij modeli. Problemi ėshtė se qeveria nuk ka njė ose disa aktorė nė media qė tė pėrfaqėsojnė modelin e saj tė shtypit konkurrent. Arsyeja e thjeshtė ėshtė se, njė shtyp i tillė nuk ekziston.

    Sė fundi, mund tė themi se njė pėrparim serioz ėshtė bėrė. Tashmė kemi media shumė agresive ndaj qeverisė, nė krye tė tė cilave ėshtė “Top Chanel” dhe media tė tjera, tė balancuara si “TV Klan” apo “Vizion Plus”, por nuk kemi media tė forta kundėr opozitės. Dhe ky ėshtė njė progres, qė i pėrket qeverisė. Vetėm njė vit mė parė, media ishte thuajse e gjitha antiopozitare.

    Gazeta Tema
    14-11-2006

  9. #19
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Edi Rama, shije e hidhur pėr ta provuar

    Luan Laze - Tirana Observer 20 janar 2011


    Ky njeri na mėsoi se nė pluralizėm duhet votuar edhe kundra opozitės kur ajo tė premton vetėm frikė, pasiguri dhe regres. Dorėheqja e Ilir Metės, e ka tėrbuar shumė kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama. Ai nuk e priste kėtė lėvizje, megjithėse e kėrkonte me forcė. Dhe kur kjo u realizua, inati i tij u shumėfishua. Nėse Meta do tė qėndronte ende nė Qeveri, Rama do tė kishte mundėsi pėr t’i akuzuar tė gjithė si e korruptuar. Por edhe kėshtu, ai sėrish nuk hesht. Largimi i Metės nga posti i zėvendėskryeministrit dhe ministrit, si tė thuash, e la me gisht nė gojė Ramėn.

    E kjo nuk ėshtė hera e parė qė Ilir Meta jep dorėheqjen. Nė tė tre rastet pėr arsye tė socialistėve. Dy herė si njė nga drejtuesit e saj mė tė lartė. Dhe tani si lider i koalicionit. Ishte dorėheqje dinjitoze pėr t’i hapur udhė hetimeve tė njė pėrgjimi tė turpshėm, tė neveritshėm, qesharak dhe tė qėllimshėm.

    Pas kėsaj, Edi Rama nxori gishtin qė i la Ilir Meta nė gojė, dhe ka nisur strategjinė e dhunės. Dhunė nė Parlament e dhunė nė rrugė. I duhet njė strategji tensioni pėr tė karikuar fansat e tij. Ėshtė e vetmja mundėsi qė ai tė shpėtojė nga humbja e 8 majit tė kėtij viti. Asnjė nuk e di, ashtu si vetė Rama, se ai e ka tė humbur Bashkinė e kryeqytetit. Pėrpara se ti dinė tė tjerėt dobėsitė tona, ne vetė i dimė mė mirė ato. Kėshtu po ndodh edhe me kryetarin e PS-sė. Ai e di mirė se kundra tij do tė votojnė jo vetėm tė djathtėt dhe anėtarėt e LSI-sė, por edhe shumė e shumė socialistė tė thjeshtė. Sepse ai u ka ardhur nė majė tė hundės. Sė pari pikėrisht atyre. Lufta politike e pashembullt qė ai po instrumentalizon, i ka bėrė ata, socialistėt, tė binden se me kėtė njeri kurrė nuk vijmė nė pushtet. Duke sharė kundėrshtarin kusar, duke pėrdorur media pėr tė spiunuar e pėrgjuar biseda kolegėsh, e duke i montuar si t’i vijė pėr mbarė, nuk mund tė jesh alternativė e besueshme pėr votuesit.

    Duke mohuar ēdo sukses tė kėtij vendi, ka ngjallur dyshime rreth qėllimeve tė vėrteta tė tij. Nėse do tė kishe punuar si administrator i kryeqytetit, padyshim do kishe fituar gjithė Shqipėrinė. Kėtė bindje e vėrtetoi mandati i tij i parė. Punoi diēka pėr Tiranėn dhe u shpėrblye sėrish me votėbesim. Punė qė, pėr hir tė vėrtetės, duhet thėnė se u mbėshtet jashtėzakonisht nga ish kryeministri Ilir Meta. Ndėrsa tani, gjithēka e ka kthyer nė bumerang ndaj vetes.
    Mesa duket, ata qė kundėrshtonin aftėsinė e tij si politikan dhe thonin se tė gjitha punėt i le pėrgjysmė, kanė patur tė drejtė. Shkatėrroi Tiranėn, krijoi kaos trafiku dhe i fyen vazhdimisht banorėt me cinizmin e tij tė pashembullt. Shkatėrroi Partinė socialiste duke e kthyer atė nė njė satelit tė dukshėm pėr interesat e Bashkisė tė kryeqytetit. E rėndė, errėt dhe e frikshme ku ėshtė katandisur sot opozita shqiptare me kėtė dopio kryetar! Vetėm te keqen ai nuk e le pėrgjysmė. Ndoshta ėshtė destina e tij, ndoshta ka qenė fati apo injoranca jonė qė tė poshtėrohemi nė kėtė farė feje nga ky njeri. Njeri qė na e shkatėrroi kryeqytetin dhe e la vendin pa opozitė.
    Para disa vitesh, edhe mua mė dukeshin tė tejkaluara akuzat e Berishės pėr Bllokmenėt. Por koha po i jep tė drejtė atij dhe sot mė duhet tė rishikoj mendimet e mia. Duke parė njė mobilizim tė pashembullt tė fėmijėve tė Bllokmenėve, nuk ka se si tė mos forcosh radhėt me Sali Berishėn dhe Ilir Metėn. Sepse demokracia ėshtė vėrtet nė rrezik. Ėshtė paradoksale qė rreziku asaj po i vjen pikėrisht nga opozita. Pikėrisht nga Bllokmenėt e rinj. Por fatkeqėsisht, kėshtu po ndodh. Janė njė elitė politike qė urrejnė gjithēka arrihet nė kėtė qeverisje. Kjo tė habit. Nuk ka nevojė tė jesh i majtė apo i djathtė qė tė shikosh se ata urrejnė gjithēka tė mirė qė bėhet nė kėtė vend. Nuk ka nevojė tė besosh se tė majtėt i duan dhe tė djathtėt jo. Ata i urrejnė tė gjithė. Ndėrsa populli i thjeshtė pa me sytė e vet rrugėn e jashtėzakonshme Durrės- Morinė qė pėrshkon gjysmėn e Shqipėrisė. Pėr kėtė nuk ka si tė mos i jetė mirėnjohės qeverisė qė e realizoi! I vetmi politikan i opozitės qė shkeli dhe pėrgėzoi atė rrugė, ishte Ilir Meta. Ndėrsa ata tė Edit, vetėm e anatemuan. Kjo tė befason dhe tė zhgėnjen. Opozita ėshtė pėr tė nxitur sukseset dhe jo pėr t’i mallkuar ato. Nesėr kur tė vijė nė pushtet, le tė bėjė mė shumė se sa paraardhėsit e saj. Ndėrsa kėta bėjnė tė kundėrtėn. E habitshme! Shqipėria u fut nė NATO, u liberalizuan vizat, kudo hapen rrugė tė reja e jeta ndryshon ēdo ditė. Ashtu sikurse fėmija, edhe zhvillimi i njė shoqėrie ka ligjet e veta tė ecjes pėrpara. Rritet, por ngadalė dhe e sigurt. Por kėtė dukuri mund ta venė re ata qė kanė lindur dhe rritur fėmijė. Shqiptarėve po u realizohen ėndrrat mė tė mėdha tė tė gjithė epokave. Sigurisht, si Zvicra nuk mund tė bėhet vetėm nė 20 vite demokraci. Nga bunkeri shqiptar nuk mund tė kalosh nė mrekullinė zviceriane. E rėndėsishme se ky vend po ecėn. E thonė tė huajt qė vizitojnė kėtė vend, e thonė organizmat ndėrkombėtare, e thonė emigrantėt qė vijnė rrallė nė Shqipėri. Vetėm sytė e Edi Ramės nuk duan ta shikojnė kėtė ecje. Ose, ai e shikon, por pikėrisht kjo e tėrbon.
    Dhe nė ndihmė pėr ta ndalur e sabotuar kėtė zhvillim, ka thirrur tė gjithė fėmijėt e Bllokmenėve. Me pėrjashtim tė Babė Myslymit, kėtij patrioti tė shquar dhe atdhetar, pėr asnjė nga baballarėt e bijve tė tjerė, nuk ka askush pikėn e respektit. Pėrkundrazi, vetėm urrejtje. Nėse legjendari Myslym Peza do tė ishte gjallė, me siguri do t’ia shkulte mjekrėn Dashit tė vet qė ngrihet kundra Shqipėrisė, atdheut dhe demokracisė. Dhe pėr ēfarė? Pėr tekat e sėmura tė Edi Ramės. Gjithė tė tjerėt janė sade, kėlyshėt e Bllokut. I pari Edi Rama. Pastaj, Spartak Ngjela, Ilir Gjoni, Ilir Beqja… e shumė tė tjerė qė pėr arsye informacioni nuk ia dimė lidhjet me atė ēerdhe tė krimit, siē ishte Blloku i udhėheqėseve. Vini re se kush u vjen nė ndihmė si analist, gjoja i pavarur. Pėrsėri njė pjellė e Bllokut si Fatos Lubonja. Pėr ēudi, Fatosi bashkohet, me tė gjitha lėvizjet e opozitės. Edhe kundra prishjes sė Piramidės. Mesa duket, zėri i tė parėve i thėrret. Bllokmenėt dhe bijtė e tyre edhe pse tė pushkatuar apo tė burgosur nga kryebllokmeni Hoxha, mbeten sėrish besnikė tė ėndrrės qė kėtė vend mos e lenė tė eci pėrpara. Mė shumė se Sali Berisha, ata i tėrbon zhvillimi i kėtij vendi, liria, demokracia. Por duke qenė nė krye ta shtetit ky intelektual i fortė dhe energjik, fyhet dhe anatemohet nga kundėrshtarėt si malėsor i Dragobisė. Ndonėse nuk jam vetė nga ajo zonė, mė pėlqen qė Shqipėrinė po e drejton njė djalė i thjeshtė i asaj treve. Sa mė shumė ata hedhin baltė mbi origjinėn malėsore tė kryeministrit, aq mė shumė na shtohet besimi se vetėm ky burrė mund t’ua ndreqė qejfin fėmijėve tė Bllokut qė urrejnė vendin e tyre. Fotot qė nxjerrin herė pas here nė ekran, mė shtojnė respektin se ky malėsor i thjeshtė u bė njė mjek i aftė qė t’ia kenė nevojėn edhe borgjezėt komunistė tė Bllokut. Asgjė tjetėr. Mjek me tituj ndėrkombėtarė qė nuk ia fali ideologjia, por pasioni dhe aftėsia. U duket e habitshme se demokracinė shqiptare po e drejtojnė dy njerėz qė nuk kanė lidhje me Bllokun, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Kur flas me neveri pėr Bllokun, e kam fjalėn vetėm e vetėm pėr tė. Komunistėt e thjeshtė nuk kanė qenė asnjėherė Blloku, dhe kėta, asnjėherė komunistė tė vėrtetė. Anėtarėt e thjeshtė tė partisė janė shfrytėzuar, tallur, poshtėruar nga Bllokmenėt e vjetėr. Tani ata po largohen njė nga njė nga kjo jetė me dhimbjen e madhe se Partia e tyre i talli duke i gėnjyer se mjerimi, izolimi dhe burgjet ua bėnė jetėn mė tė bukur se ēdo vendi tjetėr nė botė! Pėr habi, me ardhjen e Ramės nė krye tė PS-sė, u ringjallėn dukshėm Bllokmenėt e rinj. Misioni i kėtyre qengjave, edhe kur kanė emrin Dash, ėshtė qė pjesėn tjetėr tė pengimit tė brezave, ta bėjnė si baballarėt e tyre. Dhe ata po u bėjnė shqiptarėve tė sotėm, pikėrisht atė qė i bėnė Bllokmenėt shqiptarėve dje. Prandaj epitetet e Berishės pėr Bllokmenėt tė rinj janė krejtėsisht tė sakta dhe tė vėrteta. Ky vend ėshtė nė rrezik prej tyre. Nga bllokimi i parlamentit, rrugėve, pėrdorimi i spiunėve, bllokimi i integrimit, nihilizmi, vreri nė media, tani po kėrkojnė tė kalojnė nė demonstratė dhe revolucion. Mesa duket, edhe hapin e fundit qė pritet tė bėjė ky vend drejt Bashkimit Europian, duan t’ia ndalin. Ndoshta shpresojnė se njė ditė rrota e historisė do tė kthehet pas dhe Bllokmenėt e rinj do tė marrin pėrgėzimet nga Moska dhe Komiterni, se ata e ndalėn me tė gjitha mjetet Shqipėrinė tė bashkohet me botėn e lirė kapitaliste.
    Kėtė gjė e realizuan njė herė kur nisėn sulmin e paprecedent ndaj ish kryeministrit tė tyre Ilir Meta, qė pėr dy vite bėri punė tė jashtėzakonshme. Me ndihmėn e mediave, qė edhe sot nxijnė gjithēka, shpikėn katarsisin pėr tė rrėzuar kryeministrin e tyre mė tė suksesshėm. Qėllimi ishte i dukshėm. Ai qė punon pėr tė mirėn e kėtij vendi, duhet larguar! Meta u bė viktima e parė nė radhėt e tyre. Nėse mė ėshtė shtuar mė shumė simpatia pėr Ilir Metėn, ėshtė pikėrisht prej faktit se ai bėri divorc kur zbuloi synimet e errėta tė klanit regresiv nė PS. Sot e ka bashkangjitur forcėn e tij politike pėrkrah integrimit tė vendit. Ky fakt ka bėrė qė drejt LSI-sė tė vėrshojnė deputetė dhe anėtarė tė thjeshtė tė PS-sė. Besimi tek e majta ėshtė atje dhe jo tek Edi Rama. Rama ėshtė zhgėnjim dhe mashtrim pėr tė gjithė. Kush e ka njohur dhe e provuar, ėshtė larguar vetėm mė shije tė hidhur. Mė 8 maj kėtė gjė do ta bėjnė gjithė shqiptarėt.
    Koalicioni i sotėm qeverisės ėshtė shprehja mė e qartė se pėr kė duhet tė votojnė njerėzit qė ia duan tė mirėn Shqipėrisė. Ėshtė hera e parė qė qytetarėt e tė gjitha ngjyrave mezi presin 8 majin qė tė votojnė sėrish kundra opozitės. Dhe tani, ata janė tė shumtė. Mijėra demokratė, mijėra tė LSI-sė, mijėra tė pavarur e mijėra socialistė qė po shikojnė partinė e tyre tė zvarritur nga Edi Rama, mezi presin qė t’i dhurojnė Tiranės njė kryebashkiak normal dhe punėtor, e Partisė Socialistė njė kryetar dinjitoz. Mbi tė gjitha njė politikan. Ata qė presin ditėn e zgjedhjeve, nuk janė aq tė krisur apo tė lojtur qė t’i bashkėngjiten demonstratave me dy qėllime tė qarta dhe tė errėta: tė shkatėrrojnė kėtė vend dhe tė bėjnė Edi Ramėn kryeministėr. Prej pėrgjimeve tė spiunit Dritan Prifti dhe montimeve tė regjisorit Edi Rama, ky vend nuk e ka jetėn tė tepėrt qė tė bashkohet me ēmendurinė. Njerėzit normalė presin ditėn e votimit. Ditė, qė e ka frikė vetėm Edi Rama. Ky njeri na mėsoi se nė pluralizėm duhet votuar edhe kundra opozitės kur ajo tė premton vetėm frikė, pasiguri dhe regres.

  10. #20
    Rreziqet e nje fitoreje

    E Marte, 27 Shkurt 2007

    Nga Fatos Lubonja

    Nje pjese e opinionit, duke patur parasysh demet e pakthyeshme qe ka pesuar Tirana ne kohen e Edi Rames, teksa diskuton per keto zgjedhje dhe rezultatin e tyre, ngre, mes tjerash, edhe pyetjen se si eshte e mundur qe “ky milet”, megjithate, e voton. Dhe jane te shumte ata qe e shpjegojne fitoren e tij te padiskutueshme me “punen e palodheshme” qe ky ka bere me mediat gjate viteve qe ka qene ne pushtet. Sipas ketij versioni qe nuk eshte pa baze, keto media i kane lare e shpelare trute miletit me ide gjigandiste e moderniste per qytetin metropol dhe Ramen e kane paraqitur si kampionin e ketij procesi modernizues te qytetit, nderkohe qe e tera kjo nuk eshte vecse nje manipulim i industrise se ndertimit nepermjet pronareve te televizioneve, ndertues qe presin te ngrene gratacielat e prandaj i kane shmangur kritikat per gjendjen e rende te qytetit (ne bashkepunim edhe me te tjere pronare qe presin te vazhdojne te qete bizneset e tyre te pakontrolluar nga ligji e qe u ndjene te kercenuar nga Berisha.) Ka pra nga ata qe i meshojne shume faktorit televizione ne rezultatin e zgjedhjeve. Roli i “Top Channel” sillet si shembulli me ekstrem ne kete arsyetim. Disa arrijne te thone edhe se fakti qe Rama fitoi ne qytet dhe Berisha ne fshat ka te beje me ate se ne fshatra nuk duken televizionet private. Sipas gjykimit tim, ndonese nuk mund te mohohet se krijimi i nje bote virtuale televizive ndikon ne perjetimin e shikimit te botes reale, qytetaret shqiptare nuk jane aq te verbuar e manipuluar nga televizionet. Jo vetem, por le te mos harrojme se kishte edhe disa televizione qe ishin hapur ne krahun e Berishes e qe nuk munguan te evidentojne nje pjese problemesh te krijuara nga Rama. Prandaj diskutimi mbi rezultatin e ketyre zgjedhjeve nuk me duket se duhet fokusuar tek Shqiperia virtuale, por tek Shqiperia reale, ajo qe njerezit kane pare e prekur perdite pa filtrin e ekranit.

    Sipas gjykimit tim problemi eshte se votuesi shqiptar ka qene e po mbetet i detyruar te zgjedhe midis dy te keqijave dhe, ne kete zgjedhje te fundit, ai ka pasur parasysh se PD-ja nuk ka mundur te ofroje ndonje dicka me te mire nga c’ka bere e ofruar Edi Rama, perkundrazi. Fjalet e Olldashit per plan urbanistik, e cerdhe, e kopshte, e parqe, e lulishte rrotull ndertimeve, qe kryebashkiaku nuk i ka bere, tingellonin shume te pabesueshme per votuesin mu pse, nderkaq, jo vetem e kaluara qeverisese e PD, por edhe shumecka ne punet e se tashmes, nuk ofronin ndonje gje ndryshe e me te mire - kam parasysh masakrat urbane te kryera ne zonat ku nuk qeveris Rama, si Dajti apo Kashari, kam parasysh nje lulezim te ndertimeve pa leje pas shpalljes se afatit te legalizimeve, kam parasysh ndertime abuzive e pa leje edhe ne qender te qytetit. Shtoi kesaj mungesen e kontrollit mbi territorin, qe Berisha nuk ka mundur apo nuk ka dashur ta beje gjate nje viti e gjysme qeverisje me shpresen se do te shperblehej me vote. E per te vertetuar kete vinte edhe vete fushata e Olldashit, e cila nuk qe gje tjeter, vecse perpjekje per te imituar modelin Rama te bazuar ne sponsorizimet e paligjshme dhe jotransparente te bizneseve qe presin pas fushates te shumefishojne shumen e parave te hedhura. Prandaj mendoj se nuk duhet fajesuar votuesi shqiptar pse ne vend te premtimeve te pabesueshme per ndryshim te fytyres se Tiranes preferoi te zgjedhe nje te keqe qe e ka provuar.

    Thene kjo, nga ana tjeter, gjykoj se duhet reflektuar thelle mbi ate se e gjitha kjo histori perzgjedhjeje, ku nuk perjashtohen edhe argumentet mbi rolin e mediave, eshte e barsur me nje rrezik te madh. Rreziku konsiston ne faktin se fitorja e Rames mund ta konsolidoje edhe me tej modelin e tij te qeverisjes e te berjes politike, duke e veshur ate me petkun e modelit te suksesshem, modelit te vetem triumfues e ta beje, kesisoj, edhe me te pakritikueshem.

    Para se te shtjelloj rreziqet me duhet te them se problemi me i madh qe paraqet modeli Rama eshte se ai gjate tete vjeteve u be modeli me i suksesshem politik i kapjes se shtetit nga tere ato interesa te ekonomise se paligjshme si dhe i tere atyre biznesmeneve “milionere” qe mbahen ne kembe nepermjet grabitjes se prones publike. Dhe ky sukses u garantua kryesisht nga dy faktore: nga aftesia me e madhe e Rames per t’i krijuar fasaden kesaj paligjshmerie, duke bere edhe disa pune publike, (per ata qe e kane harruar kujtoj se pastrimi aq i lavderuar i Lanes u krye kryesisht “gratis” nga ndertues, te cilet pastaj moren si shperblim leje ndertimi ne qytet, duke mbjelle kuturu dhe pa plan urbanistik monstra shumekateshe) si dhe nga ngritja e nje makine gjigande propagandistike televizionesh, te gjithe te mbajtur ne thelb nga burime indirekte qe fitohen me ndihmen e politikes si kembim sherbimesh. Edhe “investimet” e shumta jotransparente ne fushata nga biznesmene te ndryshem ishin pjese e ketij modeli.

    Ka disa faktore qe e bejne rrezikun e triumfit te ketij modeli shume te madh pas kesaj fushate.

    Faktori i pare qe ben te rritet rreziku i modelit lidhet me faktin se Berisha dhe te tijte, sikurse e shpjegova edhe me lart, tentuan ta imitojne ne shume aspekte kete model, duke i shmangur akuzat e thella mbi sistemin e duke i perqendruar ato tek personi Rama. Thirrja se qyteti ka nevoje per nje njeri normal nuk mund te kishte sukses, sepse ne fakt anormal eshte qyteti dhe ky anormalitet nuk vjen nga anormaliteti i Rames, por nga nje anormalitet shume me i madh qe ka te beje me sistemin qe ka kapur dhe perdorur edhe Ramen.

    Nje faktor i dyte rreziku ka te beje me vete PS-ne e zhvillimet brenda opozites. Qenia ne pushtet e Rames, e te ndjerit fitues me nje ane dhe synimi per te rrezuar Berishen me ane tjeter, nuk do te lejojne PS-ne te kryeje ate qe ne cdo vend te botes bejne partite kur jane ne opozite: reformimin dhe korrigjimin e tyre. Sikurse thone politologet eshte pikerisht periudha e qenies ne opozite qe lejon shume me teper sesa ajo ne pushtet qe nje parti te reformohet e korrigjohet. Sot brendaperbrenda opozites mbreteron uniteti dhe kjo fitore i ka zvogeluar shume mundesite qe PS-ja te krijoje ate proces pastrimi e reformimi per te cilin ka aq shume nevoje. Me fitoren e Rames duket se PS krijoi tipin e liderit absolut dhe autoritar, i cili nuk kontestohet ne asgje. “Lindja e nje monstre” tashme te paprekshme e ka quajtur Bushati ne nje shkrim te para disa diteve. Por nuk eshte keshtu, sepse, po te ishte keshtu, ndoshta do te shpresonim se Rama do ta ushtronte kete autoritet te paprekshem per ta pastruar partine nga te korruptuarit edhe per te goditur sistemin, pasi ai nuk mund te mos jete i vetedijshem mbi rrezikun qe paraqet edhe per te sistemi qe e ka ngritur ne pushtet. Por, “monstruoziteti” i tij eshte shume i brishte, sepse eshte krejtesisht i ngritur mbi monstruozitetin e ketij sistemi te cilit ai i ka shume borxhe prandaj dhe, duke patur parasysh edhe nevojen per te eliminuar goditjet selektive te Berishes, ai do ta perdore Ramen (dhe jo Rama ate) deri ne fund pa e lene te korrigjoje as veten dhe as partine.

    Se treti, e vetmja shprese zhvillimesh dialektike brenda opozites do te mund te vinte nga LSI, e cila e ka denoncuar dikur kete model me shprehjen tashme te bera te famshme te Metes per Ramen “makiavelist” dhe “nje pallat, nje vote”. Mirepo gjate kesaj fushate LSI e humbi identitetin e nje partie qe qofte edhe vetem ne menyre retorike e kritikonte sistemin. Ajo e reklamoi modelin “Rama” si modelin pozitiv, ne raport me ate qe paraqiste PD-ja. Do te ishte e veshtire te pritej nga LSI ndonje qendrim ndryshe pas kesaj. E vetmja gje qe premtoi Ilir Meta gjate fushates elektorale si dallim te te tijve nga PS-ja ishte transparenca me e madhe, por jo ndonje model e filozofi tjeter qeverisjeje dhe perfaqesimi.

    Se katerti, duhet thene se modeli “Rama” behet edhe me i rrezikshem per shkak se ai nuk kontestohet nga shoqeria civile e kryesisht gazetaret, pasi mediat punojne te tera brenda ketij sistemi dhe interesave te tij. Nuk mbeti pa u vene re se gjate gjithe fushates mediatike elektorale Rama evitoi ballafaqimin dhe debatin me kritiket e modelit te tij, duke preferuar te sherbehet nga nje mori televizionesh dhe gazetaresh qe i krijonin mundesine te thoshte vetem ate qe donte, duke transmetuar me kete arrogancen e nje modeli qe nuk duhet vene ne diskutim e qe mediat i trajton si propagandueset e veta.

    Nese do t’i shtojme ketij modeli edhe paramilitaret e nje ish polici te eger te Berishes, sot i kthyer ne biznesmen e deputet, Paulin Sterkaj, i cili nuk hezitoi te dale edhe ne media te na tregoje se 1600 ish-police te shkarkuar nga Berisha ishin vene ne mbrojtje te votes socialiste e se, per kete, kishte marre pergezimet e vecanta te Kryetarit te Partise, do te duhet te shqetesohemi seriozisht per rrezikun e modelit “Rama”. Askush nuk garanton se keta paramilitare duke u rikthyer neser ne polici, nuk do te jene nje arme me shume ne mbrojtje te pushtetit dhe abuzimeve te Rames.

    Duke patur parasysh triumfin e ketij modeli me nje ane dhe mungesen e nje kundermodeli nga PD, LSI e me radhe, nuk eshte veshtire te arrish ne perfundimin se vendi mbetet fortesisht i rrezikuar nga nje model qe, ne thelb, ka te beje me ate se ai nuk lejon te zhvillohen e forcohen ne vend parti politike qe perfaqesojne shtresa te ndryshme shoqerore e qe i sherbejne vendit, por grupime te pushteteshmish, te fortish e te paligjeshmish qe kapin shtetin ne emer te interesave e perfitimeve te tyre.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •