Close
Faqja 76 prej 126 FillimFillim ... 2666747576777886 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 1258
  1. #751
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Unë nuk e kam të vështirë ta pranoj atë që thotë tjetri, por këtë e bëj kur më bind ajo që thotë. Po e shpjegoj ndryshe që të kuptohet më mirë pse e kundërshtova.

    Dashuria arrin një pikë ose një kulm ku niveli i ndjenjave është i lartë, mirëpo kjo nuk është e vazhdueshme sepse dashuria ka edhe ulje-ngritje. Përveç kësaj, në kohët e sotme dashuritë kanë një synim në vetvete dhe ky synim mund të jetë martesa, por mund të jetë edhe kalimi i kohës, kështu që jo të gjitha dashuritë kanë të njëjtin synim. Besoja tha: "Jo të gjitha dashuritë përfundojnë në destinacion", ndërsa unë këtë fjali do ta ndërtoja kështu: "Jo të gjitha dashuritë arrijnë atje ku duan, ose atje ku synojnë".

    Fjalën destinacion e zëvendësova me vendmbërritje/vendarritje duke u nisur nga kuptimi i drejtpërdrejtë i saj, mirëpo edhe këto nuk shkojnë shumë në fjalinë që u përmend.
    Shpjegim i saktë dhe i qartë!

  2. #752
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    HYRJE f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes HYJ. Hyrje e
    shpejtë. Vendi i hyrjes. Biletë hyrjeje. Vizë
    hyrjeje. dipl. Ndalohet hyrja.
    2. Vend i hapur, nëpër të cilin hyjmë diku; derë,
    portë. Hyrje kryesore. Hyrje e fshehtë. Hyrja e
    shtëpisë (e ndërtesës). Hyrja e qytetit. Hyrja e
    kalasë (e shpellës, e tunelit). Hyrjet e stadiumit.
    3. Vizitë a ardhje miqsh në një shtëpi. Ka shumë
    hyrje ajo shtëpi.
    4. Studim i shkurtër ose shënime të tjera që vihen
    në krye të një vepre letrare a shkencore. Hyrje e
    gjatë (e shkurtër). Hyrja e veprës. Është pajisur
    me një hyrje.
    5. fin. Sasia e të hollave që futen në arkë a e
    ardhurave
    që futen në buxhet kur bëhen
    llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e
    buxhetit.

    6. bised. Banesë e veçantë për një familje në
    ndërtesat me shumë kate. Shkallë me dhjetë
    hyrje. Hyrja gjashtëmbëdhjetë. Mori një hyrje të
    re. U ndanë të gjitha hyrjet.
    * Hyrje e dalje vajtje e ardhje të vazhdueshme
    ndërmjet familjesh, pritje e përcjellje, hyrje-dalje.
    E bëj hyrje fin. bëj veprimet për të futur një mall
    në magazinë. Ka hyrje të lirë diku shih te LIRË
    (i,e).
    Të hyrat (publike) është term që përdoret në fushën e informatikës dhe të ekonomisë. Në informatikë me kuptimin e futjes së të dhënave në një sistem, ndërsa në ekonomi me kuptimin e tërësisë së të mirave materiale dhe të shërbimeve që hyjnë në procesin e prodhimit.

    Të dalat e kanë kuptimin e anasjelltë. Që të dy termat janë përkthyer nga anglishtja: INPUT - të hyrat dhe OUTPUT - të dalat. Në përdorim praktik në literaturë i gjejmë edhe si "inpute"(inputet) dhe "outpute"(outputet).

  3. #753
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Tomaras, te jam mirenjohes.

    Isha i sigurt se eshte te dalurat, e jo te dalat, mirepo shpjegimi juaj qartesoi cdo gje.


    Edhe nje pyetje.

    Te dalat publike te rregullta, apo
    Te dalat e rregullta publike?

    Si eshte renditja e mbiemrave? Cila eshte formula?

    Shkolla e larte dhe e bardhe publike "4 korriku" gjendet ne rrugen Skenderbeu.
    Shkolla publike e larte dhe e bardhe 4 korriku.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 21-12-2010 më 17:53
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #754
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Tomaras, te jam mirenjohes.

    Isha i sigurt se eshte te dalurat, e jo te dalat, mirepo shpjegimi juaj qartesoi cdo gje.


    Edhe nje pyetje.

    Te dalat publike te rregullta, apo
    Te dalat e rregullta publike?

    Si eshte renditja e mbiemrave? Cila eshte formula?

    Shkolla e larte dhe e bardhe publike "4 korriku" gjendet ne rrugen Skenderbeu.
    Shkolla publike e larte dhe e bardhe 4 korriku.....
    Kiniku i nderuar qofsh!

    Unë kam ndjekur studimet e larta për inxhinieri kështu që nuk do të kisha mundur të jap ndonjë përgjigje kompetente lidhur me këtë mëdyshjen tënde të fundit.

    Ndryshon puna kur përgjigjen e jep fjalori siç ishte rasti më sipër.

    Megjithatë sa për të provokuar ndonjë anëtar, i cili mund të përgjigjet me kompetencë lidhur me pyetjen tënde, po e marr lirinë të jap pikëpamjen time.

    Mendoj se trajta e drejtë është
    Te dalat e rregullta publike?
    për shkak të tingëllimës melodike të gjuhës, që është element shumë i rëndësishëm në zhvilllimin e gjuhës shqipe si gjuhë natyrore.
    Kjo komponentë, pra tingëllima melodike e shqipes, nuk është marrë gjithaq parasysh nga studjuesit e gjuhës sonë, dhe sidomos nuk është marrë parasysh nga hartuesit e gjuhës standarde, të cilët me një vendim të papeshuar mirë kanë mënjanuar nga standardi një mori të variacioneve të zanoreve duke i reduktuar në vetëm shtatë, duke e varfëruar melodinë e njërës nga gjuhët me fuqinë më të madhe shprehëse ndër gjuhët e folura.

    Mendoj se pikërisht për shkak të tingëllimës së gjuhës, sepse nuk ma merr mendja që ka ndonjë rregull të prerë për renditjen e mbiemrave në fjali, mbiemrat e nyjshëm duhet të shkruhen para mbiemrave të panyjshëm, kurse në rastet kur renditen dy mbiemra të nyjshëm, apo dy mbiemra të panyjshëm njëri pas tjetrit duhet të lidhen me lidhëzat e apo dhe.

  5. #755
    i/e regjistruar Maska e Aja
    Anëtarësuar
    19-12-2010
    Postime
    13
    Ju pershendes te gjitheve, nuk pata mundesi t'i lexoje te gjitha postimet qe keni bere por, me vjen mire qe eshte hapur nje teme e tille besoj qe mund te mesojme dicka nga kjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aja : 02-01-2011 më 20:16
    DuRiMi E Ka PriTjEn E HiDhuR PoR FryTiN E EmbEl

  6. #756
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Si duhet te themi ,-- 'Vëllai im 'apo 'Vëllau im?!'

    Kush eshte e sakte bazuar ne shqipen letrare te sotme.Maloket e veriut thone vëllau, kurse bukuroshët e jugut ( ) thone vëllai ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 04-01-2011 më 12:51

  7. #757
    "Vëllai im", siç e thonë bukuroshët

  8. #758
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga tomaras
    Kjo komponentë, pra tingëllima melodike e shqipes, nuk është marrë gjithaq parasysh nga studjuesit e gjuhës sonë, dhe sidomos nuk është marrë parasysh nga hartuesit e gjuhës standarde, të cilët me një vendim të papeshuar mirë kanë mënjanuar nga standardi një mori të variacioneve të zanoreve duke i reduktuar në vetëm shtatë, duke e varfëruar melodinë e njërës nga gjuhët me fuqinë më të madhe shprehëse ndër gjuhët e folura.
    studjuesit - studiuesit

    Tomaras, dita-ditës po e tregon fytyrën tënde të vërtetë dhe nuk dyshoja aspak që je një ekstremist gegë. Në fillim hiqeshe sikur kërkoje ndonjë ndryshim të vogël, ndërsa tani shkronjat e abëcësë nuk janë në rregull për ty dhe fajin e kanë hartuesit e standardit. Abëcëja u krijua më 1908-ën apo 1972-in?

    Ka mundësi të mos hysh më në këtë temë? Tema nuk është për të kundërshtuar gjuhën, po për të zbatuar rregullat e saj. Një këshillë: Merru me sport dhe mendo gjëra të bukura.

  9. #759
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    Duket ishte "rradha" e Saraçit per te fituar festivalin dhe te perfaqsohej ne Eurosong. Me gjithe emrat 'e medhenj', kenga fituese nuk ishte gje. Nese do vazhdohet t'i jepet njerit apo tjetrit, vetem per emrin qe kane ne muzike dhe jo kengen qe sjellin, jo vetem ne Eurosong nuk do arrijme te marrim piket, por vete festivali do humbi besueshmerine.
    Kenga e vendit te dyte ishte shume here me mire...
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=130454&page=3
    rradha - radha
    përfaqsohej - përfaqësohej
    do vazhdohet - do të vazhdohet
    do arrijmë - do të arrijmë
    do humbi - do të humbë

  10. #760
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Si duhet te themi ,-- 'Vëllai im 'apo 'Vëllau im?!'

    Kush eshte e sakte bazuar ne shqipen letrare te sotme.Maloket e veriut thone vëllau, kurse bukuroshët e jugut ( ) thone vëllai ?!
    ky eshte diskriminim nderkrahinor.

    Bato mos u dorzo para militanteve te Migjen Kelmendit

Faqja 76 prej 126 FillimFillim ... 2666747576777886 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •