Bato, edhe ti dita-ditës po e pasuron terminologjinë shoqërore-politike shqipe me kuptime të reja, të pandeshura deri më sot sikur ky "ekstremist gegë".
Nga postimi im që kishte të bënte plotësisht me temën, dhe ku me vetëdijen e plotë që nuk jam i pagabueshëm, dhashë një pikëpamje bukur arbitrare lidhur me mënyrën e shkrimit të mbiemrave në fjali, zgjodhe të citosh pjesën ku përrshqitas shpreh një përshtypje vetjake lidhur me kufizimet që iu bënë shqipes gjatë standardizimit të saj, dhe ku, krahasuar me standardin, më qenkan përvjedhur dy gabime, të tilla që do të gjesh plot po ia lëshove një sy temave të tjera ku unë marr pjesë dhe ku debatoj në mënyrë të shkujdesur.
Ç'është e vërteta të dyja gabimet qenë të tilla që, pa më të voglin dyshim, nuk e di se nga, mua më ishin pjekur në kokë si trajta të rregullta.
Sidoqoftë, për gabimin e parë të cilën e hetoi Jarigas, nuk kam se ç'them, është çështje konvencionale se në cilën gjini do të shkruhet një fjalë e përbërë me prejardhje të huaj, dhe duket se unë, deri më sot e paskam huqur krejt këtë fjalë.
Te gabimi i dytë nuk kam se si të mos e shpreh vërejtjen time për moskokëçarjen e përpiluesëve të standardit për ta ruajtur të pacenuar rrënjën e fjalës, sikur edhe në plot raste tjera.
Fjala studiues, që duket se është e së njëjtës prejardhje me fjalën studio me rrënjën studi, prandaj ose është dashur që të gjitha fjalëformimet ta ruajnë këtë rrënjë, e jo herë të na paraqitet rrënja studisi te fjala studiues e herë stud si te fjalastudent.
Moskokëçarje të tilla ka plot, psh: rrënja vet, del si vetë, veti, vetiu, por edhe vetjak e jo vetiak, edhe pse i-ja te kjo fjalë është shumë më e fortë se te studiues.
Pa le pastaj rastet kur rrënja e fjalës degjenerohet për shkak të rotacizmit të pavend psh: sëmundje dhe sëmurë, shëndet dhe shëroj
etj.
Në fund dua të të them që unë jam ekstremist, por ekstremist i gjuhës shqipe, që kam bindjen e thellë që nuk është pasuri vetëm e jona, e shqiptarëve, por heret a vonë do të pranohet që është pasuri e mbarë njerëzimt, prandaj nuk kam asnjë mëdyshje që niveli arsimor i folësve të shqipes është ngritur mjaftueshëm që të mund të rishikohet standardi në drejtimin e përshtatjes së saj me trajtën sa më të vjetër që është e mundshme të saj. Dhe për këtë, përveç teksteve të moçme shqipe, mendoj se do të duhej që të shfrytëzoheshin format më arkaike të të folmeve të shqipes të të dyja dialekteve, por edhe të arbërishtes së përtej detit, arbërishtes së Atikës dhe Moresë, shqipes çame apo edhe trajtave të vjetra që mund të jenë ruajtur nëpër kolonitë shqiptare në Turqi, Ukrainë apo Bullgari.
Jam thellësisht i bindur që vetëm një shqipe e tillë standarde e konzervuar në antikitetin e vet do të jetë një çelës efikas për studiuesit (u përmirësova a po e sheh) e vërtetë të të gjitha gjuhëve që kanë lidhje të forta me civilizimin e ashtuquajtur greko-romak, e i cili nuk qe as grek e as romak, por qe paragrek dhe pararomak, pra pellazg, kurse shqipja, edhe kjo e sotmja standarde e krijuar në mënyrë krejt të shkujdesur, është trashëgimtarja më e denjë gjuhës së folur të asaj popullsie.
U detyrova të largohem nga tema, për ta shpjeguar ekstremizmin tim, e tash e ke radhën ti ta dëshmosh edhe njëherë përkushtimin tënd në ruajtjen e paprekshmërisë së standardit të gjuhëtarëve mediokër të marksizëm-leninizmit.
"It is a miracle that curiosity survives formal education."
Albert Einstein
Aha e lexova dhe degjova dicka vete .Po mire u kuptoka kur flet gegerisht po ky si bicim gazetari as nje fjale si kuptova ,si duket i ngaterrohet me turqishten .
E paskemi dhe socialist zotin Migjen ,kjo mjafton
http://www.esiweb.org/index.php?lang...D=2&slide_ID=3
Ps1.Ka qene dhe nje shkrim i Darius ketu muaj me pare ,ku thoshte te lexosh Fishten mahnitesh ,jam dakort me ate shkrim qe spo e gjej dot ,pastaj keta pseudot e sotem per te trashur koken jane vetem ...
Ps2.Flm drague se ja e njoha zotin Migjen fale teje ....
Me falni se dola nga tema me te drejte .
E dija qe do e thote dikush kete, prandaj i solla shembujt krahasues - bashkeveprim, bashkedyzim. Edhe per keto fjale ekzistojne fjale latine e angleze, por nuk jane sipermarrur. Pse? Kryesisht per nje arsye: Sepse paraardhesit tane paten idene e krijimit te tyre.
Jam i bindur se edhe fjala bashkeveprim ne nje kohe (ne kohen menjehere pas krijimit te saj) ka tingelluar disi e "papershtatshme". Ndoshta ne te njejten mase sikur sot qe tingellon fjala bashkevendosje. Por me kohen fjala bashkeveprim eshte bere fjale e pranuar, e mirenjohur dhe sot ekziston. Dua te them: Nese ne sot (gjenerata jone, gjuhetaret ne rend te pare) krijojme fjale te reja, me kohen do te gjejne pelqimin dhe do debohen fjalet e huaja. Ndersa per te krijuar fjale shqipe, eshte shume lehte dhe ka shume menyra. Nje nder to do ishte thjesht perkthimi i termeve te huaja fjale per fjale.
Dhe shkruhet "ruhen zakonet apo traditat" dhe JO rruhen. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
KOMPONENT, ~I/~A; sh., ~Ë/~E; sh.sh., ~ËT/~ET.
ai komponent; ajo komponentë; ata komponentë; ato komponente...
QARTE?
Komponenti per te cilin beme fjale [eshte orizi]
Komponenta per te cilen beme fjale [eshte buka]
[error] :
Komponenti per te cilin beme fjale eshte qepi?
Jo, -eshte qepa!
Qepa nuk mund te jete as "ai" as "komponent" por "komponentë" dhe domosdo "ajo"!
Fjala komponent\ë, reflekton gjinine gramatikore te subjektit te kryefjales rigorozisht dhe pa asnje perjashtim. Funskionon si peremer ose emer variabel ne secilen fjali ku kerkojme ta perdorim dhe iu nenshtrohet rregullave te fleskionit gjinor ne pajtim te plote me gjinine e emrit a peremrit asociativ.
Fjalori e ka gjysmak, edhe sqarimin edhe regjistrimin. Por keto leshime te regjistrimit me duket se sqarohen diku ne fjalor aniqe nuk arsyetohen fare. Kemi njerez qe cdo gje interpretojne bukfalisht dhe perjashtojne cdo sqarim qe duhet nenkuptuar me djersen e vet.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Tomaras, ti ke dëshirë të merresh me gjuhën, po nuk ke kapacitet për të kuptuar çështje të thella që kanë të bëjnë me gjuhën. Këto analizat me shembuj që bën ti, janë qesharake. Unë të kuptoj, ti je inxhinier dhe i shikon gjërat vetëm teknikisht, pa e ditur që gjuha nuk është teknikë. Ti mendon se gjuha matet me metër, ose bëhet si muri: merret një tullë andej, një tullë këtej, vendosen njëra mbi tjetrën, dhe ja u bë. As që e ke idenë e gjuhës së folur.
Nëpër tema ti flet për padrejtësi, masakrim gjuhe, e dokrra të tjera si këto. Këto i thua se nuk ke njohuri dhe ke rënë viktimë e sharlatanëve të kallëpit Kelmendi. Për pasojë, viktimat si ty zhyten në krahinorizëm, nxehen dhe fillojnë të flasin broçkulla.
I thashë dhe Jarigasit, unë kam ndërmend të bëj një shkrim për çështjen e gjuhës dhe atje do t'i shpjegoj gjërat thjesht dhe qartë, që të jenë të kuptueshme për të gjithë.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 09-01-2011 më 11:01
Baptist, ke bërë një çorbë në këtë shkrim që s'ka anëtar që e kupton. Mundohu t'i përshkruash gjërat më thjesht dhe pa përdorur fjalë të huaja e të panevojshme.
Fjala komponent është e gjinisë mashkullore dhe kemi:
komponent (nr. njëjës, gj. mashkullore, tr. e pashquar)
komponenti (nr. njëjës, gj. mashkullore, tr. e shquar)
komponentë (nr. shumës, gj. mashkullore, tr. e pashquar)
komponentët (nr. shumës, gj. mashkullore, tr. e shquar)
Tomarasi tha ky komponentë dhe është gabim. Duhet të thoshte ky komponent.
Për sa i përket atyre që thua, unë e kuptoj se ku e ke fjalën. Ti thua që emrave duhet t'u ndryshojmë gjininë në varësi të fjalëve të tjera me të cilat lidhen. Për shembull, qyteti është emër i gjinisë mashkullore. Ne themi Tirana është qytet i bukur, por sipas teje duhet t'i themi Tirana është qytete e bukur, sepse Tirana është e gjinisë femërore.
Sugjerime të tilla janë qesharake dhe nuk të nderojnë aspak.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 09-01-2011 më 10:57
Krijoni Kontakt