Tomaras, fjala cak në Jug është e përdorshme dhe nuk është e panjohur për mua, por unë nuk mendoj se ajo e zëvendëson plotësisht destinacionin në atë kuptim që e ka përdorur Besoja. Ne mund të themi që dashuria arriti në cakun e saj, pra në pikën e saj më të lartë, por caku mund të mos jetë e vetmja pikë që synohet dhe pas cakut nuk i dihet si mund të shkojë kjo dashuri. Ndoshta mund të gjenden edhe fjalë të tjera për ta zëvendësuar, por mua m'u kujtuan ashtu shpejt e shpejt nja dy dhe nuk e vrava mendjen shumë.
Krijoni Kontakt