Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Edhe une mendoj se KOASH, eshte vetem nje grup emrash ne leter. Pa dashur te hyj ne punet e tyre e brendshme. Gjithsesi pak rendesi ka per ne shqiptaret. Fakti eshte se, nje popull duhet te dije te cmoje lart ata baballare qe luftuan dhe sakrifikuan per kombin. Po keshtu dhe kisha duhet te jete mirenjohes atyre kristianve te cilet na dhane mundesine te flasim dhe te lexojme fjalen e Perendise ne gjhen qe vete Zoti na ka dhene. Nuk ka bekim me te madh se sa te flasesh e te lutesh ne gjuhen tende. Natyrisht qe merita eshte e Zotit, por edhe e atyre qe sakrifikuan per kete. Le tu jemi mirenjohes per jete dhe le te lutemi per jete qe Fjala dhe bekimi i Zotit ta mbuloje Shqiperine e dashur. Hiri i Krishtit le te sundoje ne cdo zemer dhe familje shqiptare. Kujtim te paharuar martireve te Krishtit, kombit dhe atdheut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 31-12-2010 mė 12:12

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasi ka qene dhe mbeti ortodoks, pse behen keto pasaktesi?

    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    E para, P.Nini nuk eshte heretik. Ai asnjehere nuk ka dale kunder mesimeve te Kishes. E vetmja "herezi" ishte botimi i Dhiates se Re ne Gjuhen Shqipe. Kuptohet qe kjo nuk eshte mekat sepse vete Kisha Orthodhokse kembengulte qe Bibla dhe Sherbesat te kryhen ne gjuhet kombetare duke ju kundervene tendencave Latine qe kerkonin qe gjuhet e lejuara te ishin vetem tre: Latine, Greke dhe Hebreje.
    Mč ndjeni pčr disa saktčsime:
    1. Petro Nini Luarasi nuk ka botuar Dhiaten e Re ne gjuhen Shqipe. Ku e bazoni ju kete?
    2. Petro Nini Luarasi ishte perfaqesues i Lidhjes Ortodokse ne Kongresin e Dyte te Manastirit 1910 dhe ne fjalimin etij foli pikerisht per futjen e gjuhes shqipe ne kishen ortodokse. Pse disa e harrojne kete gje?

    3. Shkishčrimi i P.N.Luarasit nga dhespoti grek Filloret čshtč bčrč nč shtator 1908 dy muaj mč pčrpara se tč formohej "Včllazčria Ungjillore" nč Korēč, pra bie preteksti i mallkimit i Dhespoti Filloret, kinse Petro N.Luarasi qe ungjillor
    4.Petro Nini Luarasi ka bashkčpunuar edhe me bektashinjte dhe me protestantet per shkollen shqipe dhe botimin e librave, por nč besim mbeti ortodoks, keshtu e ka pohuar edhe ne librin "Mallkimi i shkronjave shqipe" qe u botua nje muaj para se te helmohej. Ku e bazoni ju te kunderten?
    4. Ata qe i shtojne gjera jo te verteta i bejne nje dem shume te madh martireve ortodokse te gjuhes shqipe, per te cilet mallkimi i Petro Nini Luarasit dhe helmimi i tij nga veglat e klerikeve shoviniste ortodokse greke eshte njč provč esenciale genocidi brenda llojit! Pčr kčtč dhe martirčt e tjere te ortodoksise shqiptare duhet qč kisha ortodokse greke tč kčrkojč falje ndryshe ēčshtja mund te shkoje ne gjyq nderkombetar. Pčr kčtč heshtje penalizohet moralisht edhe KOASH-i.
    5.Deri tani eshte gabuar kur eshte thene qe Petro Nini Luarasin e kanč vrarč xhonturqit.
    6.Protestantčt kanč pergjegjesi per hir te drejtesise te ndihmojne ne evidentimin me propagandimin me mire te ketyre te vertetave.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Vetem respekt per rilindasin dhe patrotin shqiptare Petro Nini Luarasi.
    Ky rilindas per mua meriton te behet shenjtor i Kishes Ortodokse Shqipetare ne vend te kozmait qe predikonte greqishten por kush ta beje Jani greku??
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Modeli i falsifikimit

    Citim Postuar mė parė nga skampin Lexo Postimin
    Vetem respekt per rilindasin dhe patrotin shqiptare Petro Nini Luarasi.
    Ky rilindas per mua meriton te behet shenjtor i Kishes Ortodokse Shqipetare ne vend te kozmait qe predikonte greqishten por kush ta beje Jani greku??
    ----------------------

    Citim:
    Postuar mė parė nga Albo tek toleranca fetare Lexo Postimin
    Problemi me ty eshte se nuk di, nuk do te mesosh, dhe me e bukura eshte se je futur ne forum per te na mbushur mendjen ne se kush ishte gjyshi yt. Faktet jane te qarta:

    1. Petro Nini Luarasi vinte nga nje familje me tradite orthodhokse.
    2. Petro Nini Luarasi u kthye ne protestant dhe u be themeluesi i Vellazerise Ungjillore ne Shqiperi.
    3. Gjyshi yt eshte shkishekuar nga Kisha Orthodhokse si nje apostat i besimit orthodhoks qe jo vetem hoqi dore nga besa orthodhokse, por u mundua qe te konvertonte plot orthodhokse te tjere ne protestantizmin ungjillor.

    Te pelqejne apo nuk te pelqejne ty keto fakte historike, pak rendesi ka. Kjo eshte e verteta. Pjesa ku ti je me te vertete naiv eshte pjesa ku perserit si papagall parrullat komuniste mbi Petro Nini Luarasin, sikur gjoja Kisha e paskerka vrare e helmuar ate pasi luftonte per "gjuhen shqipe". Petro Nini Luarasi ishte nje nga figurat me te nderuara nga rregjimi komunist, pikerisht se kujtimin e tij rregjimi e keqperdori si pjese te propagandes komuniste ne luften e saj te hapur ndaj Kishes dhe fese ne pergjithesi. Keshtu qe pare nga kjo perspektive, Petro Nini Luarasi e ka luftuar Kishen Orthodhokse jo vetem sa ishte gjalle, por edhe pas vdekjes duke u bere vegel propagandistike e rregjimit komunist.

    Tani qe te mesosh edhe ty gjera me shume e ta vendosesh historine ne kontekstin e duhur kohor: Kisha Orthodhokse asnjehere nuk ka qene kunder gjuhes shqipe, pasi kleri dhe besimtaret e saj e kane shkruajtur shqipen te paret. Bile ekzistojne edhe dokumenta te kohes ku ata peshkopet e prifterinjte qe rregjimi komunist i beri "gogole", ne korrespondencat e tyre me njeri-tjetrin brenda Kishes kane perdorur gjuhen shqipe, gjuhe e lexueshme edhe sot, edhe pse nje shqipe e vjeter dhe tek tuk perdoreshin germa greke.

    Kisha Orthodhokse kish plotesisht te drejte qe te ngrinte zerin dhe te mbronte besimin orthodhoks nga kercenimi i misionareve te huaj protestante. Historia e perpjekjeve te protestanteve per te "konvertuar shqiptaret ne Krishterim" nuk fillojne me gjyshin tend, fillojne qe nga koha e Konstandin Kristoforidhit, i cili perktheu Ungjillin e Shenjte nga greqishtja ne shqip, ne te dyja dialektet, tosk dhe geg. Ajo qe ti nuk di eshte qe ungjilloret protestante me qender Londren, e kishin vene ne shenjester popullin shqiptar pasi ishte populli i vetem qe shekulli i XX e gjeti pa nje gjuhe te shkruar te tyren. Dhe keta e shfrytezuan kete mundesi, per ta perdorur gjuhen shqipe, si nje mjet propagandistik per konvertimin ne mase te shqiptareve ne sektarizmin protestant. Kjo ishte arsyeja perse ata sponsorizuan punen disa vjecare te Kristoforidhit ne perkthimin e Ungjillit. Por ndryshe nga gjyshi yt, Kristoforidhi nuk u be vegel propagandistike e ungjilloreve protestante, ai u distancua prej tyre, prandaj Kisha Orthodhokse e ka nderuar dhe nderon kujtimin e tij edhe sot e kesaj dite.

    Ne kohen qe ai jetoi, ishte "ne mode" qe intelektualet e patriotet shqiptare, te pranonin te beheshin vegla te propagandes se forcave te huaja, per aq kohe sa ne mendjen e tyre keto interesa ishin ne favor te interesave shqiptare. Faik Konica per shembull publikonte gazeten Albania ne Bruksel me fondet e ministrise se jashtme austriake dhe ne regjistrin e universitetit te Harvardit, shpallte se ishte "Romano-Katolik" edhe pse te gjithe e dinin qe ai ishte mysliman, dhe jo mysliman dosido, por bir beu nga Konica. Dy shoqatat Bashkimi e Agimi, qe dhane nje kontribut ne Kongresin e Manastirit ishin shoqata qe sponsorizoheshin nga interesat e shtetit italian dhe austriak: futja e alfabetit latin ne gjuhen shqipe ishte ne interesin e tyre, edhe pse Komiteti i Stambollit kryesuar nga Sami Frasheri kish pergatitur nje alfabet tjeter qe ishte me i perdorur ne vend.

    Pra gjuha shqipe ishte nje molle sherri dhe shihej me interes nga te gjitha qarqet e huaja qe vepronin ne Shqiperi. Qellimi ishte perdorimi i gjuhes se re te shkruar shqipe si nje vegel e fuqishme propagandimi qe i afronte shqiptaret qofte me nje kulture te caktuar (kulturen italo-austriake ne rastin e katolikeve ne Veri), ose me nje sekt te caktuar (protestantizmin ungjillor).

    Kush ishin viktimat?

    Viktimat ishin besimtaret e thjeshte orthodhokse, qe ishin komuniteti i vetem jetim ne vend, pa nje mbeshtetje te huaj dhe ishin shenjestra e sulmeve latine nga matane Adriatikut. Dhe krahas kesaj, u duhej qe te perballeshin edhe me propanden e protestanteve ungjillore te dale nga gjiri i tradites se saj. Dhe peshkopet e Kishes ben shume mire qe i shkisheruan, pasi kushdo qe zgjedh te behet protestant, apo romano-katolik, apo mysliman, nuk ka se si te jete i krishtere orthodhoks.
    ----------------------
    Pėrgjigja e Monikal pėr Albo-n
    O Albo e Seminarist po shoh qe ju erdhi zeri tani qe Petrolin e perjashtuat nga forumi, por genjeni veten se mendoni gjindja ka mendte tuaja, mjafton te hapni gojen e ua mbushni mendjen me perrallat tuaja te kohes se dhespoterve shoviniste greke. Per me keq harrroni qe kishen ortodokse ta quani autoqefale shqiptare, megjithčse flitet shqip sikurse luftoi Petroja i cili edhe nje muaj para se ta helmonte ai farmacisti grek i Ersekes, shkroi se qe ortodoks. Mirč juve qe nuk ju pčlqen ( dhe gjindja thotč pčrse?) por a keni pyetur ortodokset e tjere ...se durimi ka kufi e ketu i thone Shqiperi e jo Greqi! Dhe pčr kčto lloj pelivanlleqesh per hir parash zakonisht perfundojne keq!
    monikal nuk ėshtė nė linjė
    ----------------------------

    O vėllezėr e motra shqipėtarė, besimtarė tė krishterė e myslimanė.
    Shikoni se si nėpėrmjet albo-s ( dhe qarqeve qė ai pėrfaqėson) modelohet historia e njė martiri dhe e njė kombi! Kjo ėshtė strategjia e deformimit tė kombit shqiptar, "uniteti" dhe "toleranca fetare" qė predikojnė tani "nė kohė paqe" qarqet ultrashoviniste tė pasuesve tė dhespotėrve tė Kosturit qė mallkuan gjuhėn shqipe dhe vranė besimtarėt e zotit qė donin atdheun dhe gjuhėn e tyre. Ja moto e tyre "pėrēa e sundo" dhe " gėnje e mashtro se diēka do tė mbetet nė mendjen e zemrėn e njerėzve".

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Tani o shqiptare digjoni e mbani vesh, cfar thote tellalli albo.
    Sot po e marim vesh per here te pare se, kisha orthodhokse Greke, ne shqiperi, na paskish dashur qe shqiptaret te shkruanin edhe ne shqip. Por cfar thote histoira o lumadh??
    Ne shqiperi kishte vetem shkolla turke, Greke dhe asnje Shqipe. LAvdi Zotit qe dha me ne fund qe ne shqiperi gjuha shqipe te hyje si nje bekim, ku ajo e ka fillesen me Ungjillin e Krishtit. Por ajo qe me vejn per te qeshur me Albon eshte fakti se, Anglia na paskish pasur interes per gjuhen shqipe, vetem per te bere propogande protestante. Hajde dhe beje me mend kete djale. Por keshtu flet ai qe nuk e njeh kush eshte Jezus Krishti dhe kisha e Tij, mor lumadh. Une aspak nuk cuditem me ty mor axhami, por ti duke folur brockulla te tilla, gjendur neper arkivat shoviniste greke, po zbulon personalitetin dhe formimin tend te paskrupul intelektual dhe fetar. Po si mund te thuash se nje grup ungilloresh ne Angli, na paskan dashur qe per propogande protestante , shqiptaret te kene shkollat dhe gjuhen e tyre. Por ti as fjalen mjeran nuk e meriton. Po edhe sikur propogande te kete qene, ne duhet te jemi mirenjohes atyre te krishtereve qe na dhane mundesine te shkruajme gjuhen tone, ne menyre qe ti shpetojme asimilimit shovinist sllavo Grek. Por fale ketyre kristianeve ungjillore, te cilet Krishti i perdori, ne sot kemi ungjillin ne gjuhen tone amtare. A ka gezim me te madh per nje te krishtere?
    Si mund te gjykosh ti kishen e Krishtit, duke i quajtur kristianet jorthodhokse, propogandiste te protestanizmit. Ata te krishtere ungjillore, e kishin zemren e mbushur me dashuri Perendie, dhe me fuqine e Krishtit luftuan kunder djallit, i cili nuk deshte qe fjala e Zotit te predikohej ne gjuhen shqipe. I cili nuk deshte qe fjala e Krishtit te shkruhej dhe te lexohej ne kete gjuhe, e cila eshte mema e gjuheve europiane. Eshte mijera vjet me e vjeter se ajo grekja, me te cilen ti albi-s na mburesh. Ti ngre zerin kunder patrioteve shqiptare, te cilet per Fe e Atdhe dhane jeten, dhe perpiqesh ti quash armiq te orthodhoksise sepse na qenkan kthyer ne protestante ungjillore. Eshte i vertet fakti se ata ishin Armiq te atyre qe e deshin shqiperine per ta NGRENE, per ta mbajtur ne Erresire, per ta shfrytezuar dhe per ta asimiluar, pikerisht nje nga kombet me te hershem ne ballkan dhe ne bote. Ata qe bene cmos te ndalonin qe Fjala e Perendise te shkruhej, te kendohej dhe te Adhurohej ne kete gjuhe te mrekullueshme. Mbroi albo mbroi, sespe vertet per nje si ty ata kane nevoje qe te mbrohen. Por une kam nje peytje:

    Perse Fanoli, dhe nje pejse e shendoshe te krishtere orthodhokse, kerkoi ta vecoje ordhodhoksine shqiptare nga ajo Greke, kur sipas teje Greket na ishin kaq te dashur?

    Kur ta kutposh kete pyetje atehere do te te hapen syte dhe nuk do flasesh brockulla.
    Tjetra gje qe une dua te te them eshte fakti se, ti nuk ke as autoritetin dhe as lejen, qe te hysh ne faqen e besimtareve kristiane, dhe ti fyesh me lloj lloj brockullash. Asjne fjale fyese apo luftenxitese, nuk ka dale nga kjo faqe kristiane. Pra ti edhe pse je arogant dhe i paedukuar, ne te krishterit duhet te tregojme se cdo gje ka kufirin e vet. Mesoje historine o njeri, jo nga greket shoviniste, por nga shqiptaret patriote. Vertet Enveri abuzoi me historine, dhe e ktheu ne hesap te tij. Ndersa tij je me i keq se ai , sepse ti punon per politikate qarqeve shoviniste fetare Greke, te cilat gjate gjithe kohes e kane pasur shqiperine hale ne sy, dhe nje "thele" me "ksoke"., qe smunden ta kaperdijne dot.
    Kur isha ne Greqi pata mundesine te bisedoja me shume njerez intelektuale, rreth historse sone. Edhe pse ata historine ne mjaft raste e kishin mesuar gabim, pranonin se politka fetare orthodhokse ne greqi, gjithmone ka punuar ne dem te shqiperise. Ja pra albo-s, ti je dhe me i keq se keta shoviniste, qe spushojne dite e nate se mallkuari vendin tone. Ajo qe po te them eshte se, keta fetare opskurantiste, skane azgje te perbashket me Krishtin dhe kishen e Krishtit. Jezusi tha: DASHURI, PAQE, MIRESI, dhe BEKIM. Kjo eshte kisha e Krishtit, e cila luftoi dhe beri te pamunduren qe Shqiptaret me ne fund te kishin gjuhen dhe shkollat e tyre, per te mare te paster fjalen e Zotit, per te mare dijen, ne menyre qe te shkeptuteshin njeher e mire nga Turqit e mallkuar dhe Grekerit cmirezinj. Mbroi mbroi, se ata kane nevoje per mborjtje. E verteta eshte lakuriq. Ju jam gjithmone mirenjojtes te gjith atyre qe dhane jeten per Krishtin, per kete gjuhe kaq te embel dhe per Atdhenun tone. Sa per albo-t, gjithmone do te ket te tille, se pa ata historia nuk mund te ejte e plote.
    Ps. albo mos haro se ate unngjill, (qe ti se njhe fare) eshte ne gjuhen tone te bekuar, fale atyre kristianeve, te cilet dhane ejten dhe u vrane, me te cilet ti tregohesh bukshkale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 03-01-2011 mė 22:12

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Tani o shqiptare digjoni e mbani vesh, cfar thote tellalli albo. Sot po e marim vesh per here te pare se, kisha orthodhokse Greke, ne Shqiperi, na paskish dashur qe shqiptaret te shkruanin edhe ne shqip. Por cfar thote histoira o lumadh??
    Vellezer e motra ortodokse shqiptare. Mesoni historine e vertete te martireve tuaj

    "Vramėni, po gjakun mblidhmani se do tu duhet fėmijėve tuaj tė shkruajn gjuhėn e mėmės"


    Petro Nini Luarasi

    Shkruan : AGIM SHEHU Shkrimtar


    Naum Veqilharxhi nga Vithkuqi i Korēės, pionier i Rilindjes, hartoi dy abetare me alfabet shqip, dhe njė Letėrqarkore - manifest, pėr sovranitet dhe pėrparim Kombėtar. Patrikana e helmon me pabesi nė Stamboll. Pandeli Sotirin, mėsues i parė i shkollės shqipe nė Korēė e fton vjehrri grek nė Stamboll e helmojn dhe e hedhin nga ballkoni. Jani Vellarai, atdhetar e pėrkthyes i librave fetare nė shqip, nė kraharor mbante me krenari njė medalion ari, ku qe shkruar: *jam shqiptar* (Ti Shqipėri mė ep nderė,... do poetizonte madhėrisht Naimi). dhe Jani Vellaranė e vranė. Theodor Haxhifilipi (Dhaskal Todri) porositė germa alfabeti shqip jashtė, dhe kur i sillte nė Shqipėri e vranė. (Trilluan gjatė, se e vranė qeraxhijtė, tė cilėt pandehėn se gjithė ato arka qenė me flori, jo me plumb linotipi! Trillime pėrrallash! Su tha mė tej ēu bėnė shkronjat, e ku vanė qeraxhijtė e gėnjyer!) arbėrori (arvanitas) Anastas Kullurioti nxori nė Athinė gazetėn *Zėri i Shqipėrisė* ku gjatė Kongresit tė Berlinit mbronte ēėshtjen shqiptare. e arreston konsulli grek nė Gjirokastėr, dhe e helmojn nė Athinė. Jani Vreto, anėtar i Shoqėrisė sė shkronjėzave nė bashkėsi vėllazėrore me Sami Frashėrin, Vaso Pashen e Koto Hoxhin(mysliman, katolik e ortodoks) gjendet i helmuar nė njė dhomė hoteli, i vetem, nė Athinė. varroset pa emėr. Koto Hoxhi, mėsues i shqipes nė Lunxhėri, torturohet, burgoset e vdes me amanetin: *Ju, o djem, do mė kujtoni, kur tė bėhėt Shqipėria*!... Petro Nini Luarasi, veprimtar i zjarrtė atdhetar, u mėsonte shqipen nxėnėsve nė Kolonjė. E helmojnė pabesisht me helm aq tė fortė, sa edhe sa edhe mushka qė e ngarkonte drejt shtėpisė, duke ngrėnė tė vjellat e tij, u helmua, (vrasėsit hapen fjalė, se martirin e zuri kolera)! Mė pėrpara kėrcėnuesve ai u kish thėnė fjalėt e njohura. *vramėni, po gjakun po gjakun mblidhmani se do tu duhet fėmijėve tuaj tė shkruajn gjuhėn e mėmės*! (Boja e nxėnėsit ėshtė mė e shenjtė se gjaku i martirit - mėson Kurani).

    LUM MARTIRĖT

    Priftin Papa Kristo Negovani, autor librash shqip dhe propagandues i shqipes nė shkolla e libra fetare ortodokse e therin bashkė me vėllain dhe shumė tė afėrm tė tij! (Lum martirėt, mėson Ungjilli! Te mundimi i tyre Zoti provon njerėzit e tij!) gazetari atdhetar nacionalist Vangjel Koēa (Nirvana), mbrojtės i zjarrtė i mbretėrisė sė Zogut, duke pėrgjithėsuar martirizimet pėr shqipėrinė tė ortodoksėve, shkruante se qenė kohė kur ish shumė e vėshtirė tė ishe shqiptar, por qe edhe mė e vėshtirė tė ishe prift ortodoks. Priftin arumun Ballamaci meqė qe mik i sinqertė i shqiptarėve dhe mbėshtetės i autoqefalisė sė kishės kombėtare shqiptare, e therin me thikė. Patriotin Spiro Kosturin e vrasin pas krahėsh, sepse nguli kėmbė qė shėrbesa e martesės sė vėllait tė bėhej shqip, jo greqisht. Pėr kėtė nė Amerikė, shqiptarėt ortodoksė e myslimanė bashkė bėnė njė miting tronditės, e Noli mbajti njė ligjėrim emocionues kombėtar. Vasil Gjergji, nipi 30 vjeēar i Papa Kristo Negovanit, guxoi tė pėrkthej nė shqip 2-3 libra liturgjie fetare. fshati negovan mė nė fund i kėrkoi njė marrėveshje kishės greke, qė mesga njė tė diele tė bėhej shqip, herėn tjetėr greqisht. Prifti grek nxiti grindjen e besimtarėve nė kishė. Pesė vjetė pas xhaxhait martir, nė janar tė v. 1910 u vra nė kishė edhe nipi Vasil Gjergji. Babė Dudė Karbunara i Beratit, bashkėpuntor i Kristoforidhit, megjithė kėrcėnimet, meshen e psalmet i bėnte nė shqip. Mė 1895shtėpinė ia lyen me vajgurė dhe ia dogjėn megjithė ē kish brėnda! Jashtė flakėve i mbeti vetėm dora me tė cilėn firmosi pėrkrah Ismail Qemalit Ditėn e Flamurit. (Atė pjesė jetė tė munduar tė trupit qė i mbeti nga pleqėria, mė 1945 ia pushkatoi diktatura). At Stath Melani, predikues i kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė, erdhi nė vendlindje nė Pėrmet, e dha njė meshė nė shqip. Atė dhjetor1918 i zėnė pritė, i presin kokėn dhe nėpėr natė shkojnė ia ēojnė nė Greqi... Nuk numrohen martirizimet e ortodoksisė shqiptare nė luftė pėr pastėrtinė e fesė dhe mbrojtjen e kombit shqiptar, tė pandara nga njėra tjetra. Diktatura komuniste e vauhdoi nė llojin e saj kėtė persekutim kundėr figurave qė mbronin hapur autoqefalinė e kishės ortodokse kombėtare shqiptare. Kryepeshkopin e nderuar martir Visarion Xhuvani e futėn nė burg, duke e munduar derisa vdiq. Misionarin ortodoks Irine Banushin poashtu e burgosėn, e torturuan. Ish Kryepeshkopit Kristofer Kisi veglat e tė huajve, agjentė, iu futėn nė kishė gjatė shėrbesės fetare, ia prishin ceremoninė e shenjtė. Njė ditė para largimit nė Amerikė me kėrkesė tė Nolit, befas gjėndet i helmuar nė shtėpi.
    Martirėt pa emėr tė ortodoksisė patriotė, nuk numrohen. Ata i di Zoti. Kėtė ortodoksi, me kėtė histori e kėta martirė, si mund tė marrėsh guximin ta damkosėsh sot e ta fyesh tė tėrėn si antishqiptare? Kur emėrtimin e saj e kthen nė epitet - fyes tėrėsisht, - *ortodoks* dmth. tėrėsisht si nocion gjė e urryer, e ndotur dhe antishqiptare, i je kundėrvėnė gjithė ortodoksisė, duke shkelur doktrinen burimore hyjnore dhe figurat kombėtare bashkė. shqetsime brėnda ortodoksisė ka pasur edhe nė tė kaluarėn, siē i kanė vėnė nė dukje tė parėt tanė. Por ata i kanė trajtuar me objektivitet e fisnikėri, sidomos pa nxitur pėrēarjen, duke veēuar dhe kundėrvėnė njėrėn kundėr tjetrės. Me ujėt e papastėr tė magjes nuk flaket dhe fėmia. I mbyll kėto shėnime me dy gjykime tė mia nė fund.

    PORTRETI I AT NIKOLLĖ MARKUT

    Sė pari edhe njėherė pėrqėndroj nderin tim ndaj asaj figure tė sotme tė krishterimit shqiptar qė po rri nė ballė tek ne nė mbrojtjen e gjithė kėsaj trashėgimie hyjnore dhe shqiptare. Mbi tė gjitha, ai po mbron autoqefalinė kombėtare tė ortodoksisė sonė duke mbajtur lart dhe ruajtur nga shkatėrrimi pėrfundimtar veprėn e madhe tė Nolit dhe gjithė martirėve, qė dhanė gjakun pėr pavarėsinė fetare si pjesė e pavarėsisė kombėtare. ai ėshtė i nderuari At Nikollė Marku, primati i kishės sė Shėn Mėrisė nė Elbasan, simbol i fetarit, shqiptarit dhe tė papėrkulurut gjer nė flijim. Ai po pėrballon vėshtirėsi, mundime, e kėrcėnime nga tė gjitha anėt, sepse po mbron sot me kėmbėngulje tė adhurueshme autoqefalinė e rrezikuar si asnjėherė tė ortodoksisė sonė. Ka me vete popullin patriot e tė kulturuar tė Elbasanit tė tij qė sot ėshtė i ngarkuar me varfėrinė e tij. Ka dhe dashamirės, qė sė shumti kanė fjalėn e mirė pėr tė... E kam takuar nė kishėn e tij tė shėn Mėrisė, me atė emocion qė ndjeva kur parvjet isha nė kishėn e Shėngjergjit nė Boston, ku Noli dha meshėn e parė shqip. Qe i ngushtuar se nuk kish tu paguante as rrogėn modeste dy shėrbyesėve tė kishės. Megjithatė, lėmonte dhe njėherė me dorė tė altartė flamurin kombėtar, fotografitė e Skėnderbeut e tė Naimit pėrmbi fjalėt e vendosura bukur *Ti Shqipėri mė ep nderė...* hymni kombėtar dhe mesha kėndoheshin njėra pas tjetrės. vlen tė pėrmendet ngjarja e vogėl me kuptim tė madh. N[ gazetėn *55* lexoi shkrimin tim pėr vėllezėrit e nderuar atdhetarė nė Nju Jork, Lekė e Pashko Gojēaj, tė cilėt statujėn e Nėnė Terezės ua kishin ngarkuar tre skulptorėve, njė katolik, njė mysliman, njė ortodoks. I pėrlotur nga emocioni, At Nikollė Marku puthi portretin e Nėnė Terezes bashkė me emrar e vėllezėrve Gojēaj, e mėrmėriti me zė shqiptar e shenjtor:*Nuk humbet shqipėria*! dhe u nis prapė te shėrbimi i tij i palodhur nė kishėn e Shėn Mėrisė me aq madhėshti sa edhe varfėri bashkė. e me tė dyja bashkė, ajo qė tani ka hyrė nė histori, duke vazhduar udhėn e tė parėve martirė, drejt mijėvjeēarit tė tretė. flitet pėr njė komb, ndėr mė tė lashtit nė Evropė dhe mė i shpėrndarė nėpėr botė.


    P.s. I nderuari At Nikollė Marku ėshtė i vetmi qė i kundėrvihet politikės antikombėtare e asimiluese e tė djallit me veshje kishtare, tė grekut Janullatos. Ėshtė vajtuese qė tė gjithė priftėrinjtė ortodoksė i binden Janullatosit, qė po i greqizon kishat tona shqiptare ortodokse, duke i ndėrtuar krejtėsisht nė stilin grek.
    Vetėm At N. Marku e mbanė gjallė Aotoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Ai meriton ēdo lėvdatė, nderė dhe pėrkrahje sa mė tė madhe. Pėr mua ėshtė figurė e madhe eminente patriotike Kombėtare.
    __________________

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    P.N.Luarasi: “Mallkimi i shkronjave shqipe...”

    Vullneti i lirė dhe logjika janė dy dhurata tė mėdha qė ja fali Perėndia njeriut. Vullneti i lirė i ngjan avullit tė mashinės qė lėviz, po logjika ėshtė parėkqyrėsi dhe tragėtonjėsi i mashinės.
    Njeriu pa vullnet tė lirė ėshtė vegėl e palėvizshme; po ay qė s’ka logjikė quhet i paarsyshėm dhe i ngjan njė kali pa fre. Vullneti i lirė i ep njeriut ndjenjėn e rrojtjes; po logjika ėshtė udhėheqėsi dhe drejtonjėsi i jetės. Po ay vulnet i lirė i shumėdėshėruar po tė mbetet pa logjikė ėshtė njė armė fort e rrezikshme kundėr atij qė e pėrdor atė; prandaj dhe logjika pa vullnetin e lirė i vluar brėnda nė logjikėn ėshtė pėrsharkimi kryesor i njė njeriu tė vėrtetė.
    Tani, pra, mirėtori Fillaret me vullnetin e tij tė lirė pa kėshilluar dhe logjikėn dhe pėrpara se tė njohė mirė ndė ėshtė fjala pėr ndonjė komedi tė pėrcjellėshme (tė pėrkohėshme) apo pėr ndonjė pėrfillje tė rėndėsishme, rrungullis pėrmbi faqe tė Shqiptarit gjithėsa dėshėron dhe mund tė gjenjė vullneti i tij i lirė, pa marrė parasysh atė tė profitit David: “Gropė rrėmoi dhe do tė bjerė vetė nė ****** njė qė bėri”.
    Duke vazhduarė nė mallkimet e ēvetėmtimet kundėr Petros, i miri Fillaret po qep andėr mbi andėr kėtu sa qė i do dhe sa mund tė ēpikė vullneti i tij i lirė, po kthjellėsia e logjikės do tė ruanjė tė gjitha kėto pėr vetėfytyrėsin’ e shėnjtit Fillaret, dhe po e ēkoqitim: Duke quajtur Petron rrjeshtėlėnės Fillareti, nuk dimė cilėn rrjesht la ay, se pėrsa i pėrket orthodhoksisė dhe shenjti Fillaret mė poshtė (nė aktin e ēkishėrimit tė Petros) rrėfen mbetjen e Petros nė orthodhoksi, dhe ne e kundėrshtuam nė kėtė libėr.
    Sa pėr punėn e tė 30, dhe tė 25, dhe tė 20 napolonave, Petrua i pėrdori kėto qė tė dorėzonjė mėsonjėtore shqipe, dhe me anėn e kėtyreve do t’arrinte nė qėllimin e tij, sikundėr e rrėfen mė sipėr kėtė gjė dhe shėnjti Fillaret. Po kjo sipas dėshirės sė Fillaretit tė shėnjtė dėften se dorėzimi i shkollavet shqipe prej Petros ishte gjoja drejtpėrdrejtė protestė kundėr besės sanė orthodhokse! Po tė senjtėta janė ato kundėrshtira heretike vallė qė lėshoi, qė vuri pėrpara kundėr orthodhoksisė Petrua, dhe qysh mund me abetaret shqipe, me shkronjėtoret , dhe shkronjat dhe numuratoret shqipe dhe librat e tjera mėsimtore tė pėrjapė veēbesimin fetar (herezinė) e tij midis kolonjarėvet fanatike dhe qė s’kanė gjuhė? Se shėnjti i Kosturit nuk na zė fill (pėrmend) ndė mos shumė, po fare tė pakėn njėzė, nga librat heretike tė Petros. Nga ku, dhe qysh u bė rrjeshtėlėnės Petrua, kjo gjė mbetet e fshehtė qė vetėm ahėnjti Fillaret i pėrket ta dijė.
    Pastaj, pėr fjalėn “Trathėtor”, e pyes tė mirin Fillaret ndė e di kupėtimin e thjeshtė tė fjalės, apo e pandeh si ndonjė titull kishėtar dhe prandaj guxon kėshtu t’ja dhurojė njė shqiptari tė ndershėm. Tradhėtarėt janė dy sendesh: tradhėtor prej pakujdesje dhe tradhėtor prej ndėrgjegjes. Tradhėtor nga pakujdesija quhet ay i cili mund, ose e ka detyrė po nuk do tė pėrdornjė logjikėn e tij pėr tė mirėn pėrgjithėsore tė njerėzisė. Dhe tradhėtor me ndėrgjegje quhet ay qė pėrdor logjikėn e tij pėr dėm tė njerėzisė. Prandaj tradhėtor prej pakujdesjes mund tė quhet ēdo shqiptar qė s’do tė mbushnjė detyrėn e tij qė ka kundrejt Mėmėdhethit tė tij, po jo edhe Petrua i cili me tėrė fuqinė e tij kujdeset dhe pėrpiqet pėr pėrshtjelljen dhe arėsimin e mėmėdhetarėvet tė tij, duke dorėzuar mėsonjėtore dhe duke shpėrndarė libra mėsimtare. Pra dhe tradhėtor me ndėrgjegje do tė ishte Petrua, po tė ēpallej pėrkrahės e ndihmonjės i pamėsimit dhe tė predikonte pemėt e barbarisė dhe tė egėrsisė.

    s
    s
    SHIKO DHE ME POSHTE

    Tani le tė shohim punėt e shėnjtit Fillaret: Fat-hiras , u pėrmėndėt ndonjė herė se jini nėvėndės dhe trashėgimtar i apostolit Pavėl? Ja ē’thotė Pavli: “Tėrė shkronja ėshtė e frymėzuar prej Perėndije dhe ėshtė e dobishme pėr predikim, pėr ndreqje, pėr qėrtim, dhe pėr arsim qė ėshtė nė drejtėsi” (II. Timothe Krye 3). Pėrse, pra e mbyllni veē vetėm shqiptarin fatkeq nga vėzhgimi i shkronjės qė ėshtė frymėzuar prej Perėndije, e cila shkronjė na sjell dobi shpirtėrisht, na mėson dhe na pėrgjėrmon bėnjat dhe jetėn tėnė, na arrėsen duke na stėrvitur nė drejtėsi, na udhėheq dhe na mėson ato qė s’dimė? “Po pėrvėlesėn (amanetin) e mirė ruaje me anėn e frymės sė shėnjtė qė rron brėnda nė shpirtin tonė. Dhe kujto se prej foshnjėrije i di shkronjat e shėnjta, qė mundin tė na bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anėn e besės qė ėshtė mbė Kisu Krishtin” (II.Timoth. krye 3).
    Ē’pėrvėlesė kupton kėtu Pavli pėrveēse doktrinėn ungjillore tė cilėn Jisujė ja mbesoi Pavlit, dhe ky pastaj ja mbesoi Timotheut dhe e porositi atė qė ta ruanjė? Dhe atė qė i thotė Pavli Timotheut: “Ti qė kur ishnje foshnjė e di shkronjėn e shėnjtėruar, e cila mund tė na udhehėqė nė rrugėn e shpėtimit me anėn e besės qė ėshtė nė Jisu Krishtin”. Sa vallė nga shqiptarėt e dinė Shkronjėn e Shėnjtė kur dhe midis priftėrvet fort rrallė rastis ndonjė qė tė dijė se ē’quhet shkronj’e Shėnjtė dhe ē’ėshtė Jisu Krishti? Dhe teksa etrit shpirtėrorė e kanė detyrė fort tė hieruarshme qė t’u kėshillojnė prindėrve arsimin e femijėve tė tyre qė nga foshnjėria, me Shkrimet e Shėnjtė sa shumė mėkatojnė kur, jo vetėm dyke mos u kujdesur po dhe me gjithė fuqitė e tyre, me tėrė shpirtin dhe me tėrė zemrėn dhe mėndjen e tyre ndalojnė me mallkime dhe me aforizma arėsimin me anėn e shkronjavet! “Lėēit fjalėn, qėndro me ngeh, pa ngeh punės, ndėrsykundro, lutu me ēdo zėmėrgjėrėsi dhe me predikim” (II. Timothe krye4)
    Domethėnė lėēit fjalėn e sė vėrtetės, pėrpiqu dhe kur ke ngeh dhe kur s’ke ngeh, pėrgjyko tė predikuarin me dėshmim dhe provė ballafaqeza, jep dėshmin dhe provė tė mėkatės sė tij, bjeri nė sy dhe dėnoje dhe kėshilloi me tėrė durimin tėnt dhe me predikim. “Pėr tė gjitha duke prurė shėmbėllė tė bėnjave tė mira dhe vetėvetenė, gjatė predikimit tėnt, domethėnė tė tregohesh i pavdirtė, serioz, fjalėshėndoshė, i pakundėrgjyuarshėm, kėshtu qė ay qė ėshtė kundėr teje, armiku yt, tė turpėronet duke mos patur tė thotė asgjė tė keqe pėr ty”. (Tit. Krye 2). “Duke mos u a vėnė veshin prrallave judaike dhe porosirave njerėzish qė e munxojnė tė vėrtetėn...”. Thonė me fjalė se e njohinė Perėndinė, po me punėrat e tyre e mohojnė, duke qenė tė mėrzitur dhe tė pabindur, dhe tė pazotė pėr ēdo punė tė mirė tė paprovuarshime. “Se mbikqyrėsi (episkopi) duhet tė jetė i paqėrtuarshėm, si shėrbėtor i Perėndisė, tė mos jetė gojėvrazhdė, zemėrak, pijanik, i pėrturpfitonjės ; po tė jetė huajdashės, mirėdashės, i thjeshtė, urtėsor, i drejtė, oshėnar, vetėhepėrmbajtės”. (Tit krye 1). Dhe apostolli Pjetėr kėshillon duke thėnė: “Kulltoni grigjėn duke e mbikqyrur jo me pahir, po me dashuri, jo pėr tė pėrfituar me turp, po me gjithė shpirt”. (I.Pjetėr krye3).
    “Ju lutem pra mė parė nga tė gjitha tė bėni lutani, pėrfalje, lutje, mirėhirėshtime pėr tė gjithė njerėzit... se kjo ėshtė e mirė dhe e pėlqyerė pėrpara Shpėtimtarit tėnė Perėndisė, i cili do qė tė gjithė njerėzit tė shpėtojnė dhe tė vinė nė njohjen e thjeshtė tė sė vėrtetės” (I.Timoth krye 2).
    Ēdo mbikqyrės a nėvėndės i apostonjve nuk mund tė mos bėnet i pėlqyer te Perėndija dhe i dashur ne grigjė e tij duke bėrė dhe duke pasur tė tilla kėshilla dhe porosira apostollike. Po shėnjti Fillaret, dyke quajtur pėr asgjė ēdo thėnje dhe porosi apostolike dhe duke e pėrngrehurė mė shumė nė mendimet e predikonjės (kateqezės) sė vet se sa tė kateqezės sė shenjtė, pėr kėtė shkak ėshtė i fortė nė tė mallkuar, por fort i dobėtė nė tė punuar dhe nė tė predikuar apostolikisht. “Nė predikoftė ndokush ndonjė tjetėr doktrinė, dhe nuk vete mbas fjalėve tė shėndosha tė Zotit tėnė Jisu Krishtit, dhe predikimit qė ėshtė pas mirėdėrimit ... madhshtonet si fyl, duke mos ditur asgjė, po ėshtė i sėmurė pėr bisėdime dhe fjalėzihje, prej sė cilave rrjedhin cmiri, qarta , blasfemija, kundėrmendime tė liga” (I.Tim.krye 6). “Mėrgohu prej kėsyresh thash-e theme tė pamėrituarshme prej njerzėsh tė ndjerė mėnē dhe tė shteruar sė vėrtetė, se pandehin mirėdėrimin tė jetė mjet fitimi. Pra ėshtė pėrfitim i math mirėdėrimi me aftarqinė”. (i Timoth. Krye 5).

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasi Kundčr mallkimit tč gjuhčs shqipe

    Petro Nini Luarasi
    Kundčr mallkimit tč gjuhčs shqipe
    (Fragment)
    E dčgjo , or qir dhaskali,
    Tč tč them shkurtčr njč fjalč,
    Kjo mendje duhej sč pari
    Po tani e mori malč!
    Jo grekčria tč jetč,
    Kryeprift e Patrik vetč,
    Po dhe Krishti ndč na thčntč
    Se- “Jam grek, jakni pas meje”
    Do tthemi:”Pa mblidh mčntč,
    Se shqiptari s’vjen pas teje!”
    Grekrit e zgjebur mejtojnč
    Me tč rreme tč fitojnč,
    Kanč zčn’ e na mallkojnč
    Dhe na shajnč Shqipčrinč,
    Vetč-vehten turpčrojnč
    Dhe ēnderojnč Perčndinč!”

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Petro Ninio Luarasi vetdeklarohet ortodoks

    Pėr tė hequr ēdo dyshim mbi pėrkatėsinė fetare ortodokse tė Petro Nini Luarasit
    (dhe jo protestante) po botojmė dy deklarata tė tij ku shpreh pėrkatėsinė e tij fetare. Shpresojmė qė vetdeklarimet e Petro Nini Luarasit te jene te mjaftueshme per te mbyllur kete debat.

    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS KORRIK 1911 , NJE MUAJ PARA SE TE HELMOHEJ
    "Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisėdonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. Po rrėfenj zėmėrkthjelltazi se pėr hir tė fitimit lėnduar kurrė nuk u mora vesh pėr ndonjė qėllim fetar me protestantėt".
    (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )


    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve”, MARS 1910
    Andaj si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve” u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e “Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve” e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje s’ka. (Nga fjala nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910,) (2)
    P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
    (P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasi vetdeklarohet ortodoks shqiptar

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Petro Ninio Luarasi vetdeklarohet ortodoks

    Pėr tė hequr ēdo dyshim mbi pėrkatėsinė fetare ortodokse tė Petro Nini Luarasit
    (dhe jo protestante) po botojmė dy deklarata tė tij ku shpreh pėrkatėsinė e tij fetare. Shpresojmė qė vetdeklarimet e Petro Nini Luarasit te jene te mjaftueshme per te mbyllur kete debat.

    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS KORRIK 1911 , NJE MUAJ PARA SE TE HELMOHEJ
    "Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisėdonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. Po rrėfenj zėmėrkthjelltazi se pėr hir tė fitimit lėnduar kurrė nuk u mora vesh pėr ndonjė qėllim fetar me protestantėt".
    (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )
    D
    Vetdeklarimi i mesiperm i PetroNini Luarasit mbi perkatesine e tij fetare eshte marre nga libri i Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe, Manastir, 1991) qe ka dale ne qarkullim nje muaj perpara se ai te helmohej nga qarqet ortodokse shoviniste greke dhe ka nje vlere shume te rendesishme per te provuar te verteten. Ftojme te gjithe studjuesit qe trajtojne kete teme qe t'i referohen e te bejne eventualisht korrigjimet perkatese.


    "Mė 1891-1892, sipas kėrkesės sė kungajkave tė katundeve Treskė, Selenicė e - Pishės, Luaras, Vodicė, Gostivisht, - Peras dhe Rehovė, u dėrgua njė shumė tė hollash, si ndihmė pėr tė pėrmbajtur mėsonjėtoret shqipe nė kėta katunde, qė zumė ngojė, nga shoqėrija e tė pėrhapurit tė shkronjave shqipe, Drita, qė kish qėndrėn nė Bukuresht. Kėto shkollau lėftuan prej Fillaretit mė 1892 me aforizma dhe mjete tė tjerė tė udhėtė e tė paudhėtė, duke vepėruar bashkė me tė dhe guverna e atėhershme. Atėherė katundet e tjerė, prej frikės, pas dy vjetėsh veprimi, i ēmėrrehėn mėsonjėtoret; dhe vetėm nė Luaras u mbajt mė tepėr me ronimet e disa shtėpiakėsve mėmėdhetarė tė pakėt; po dhe atje mė 1894 ajo mėsonjėtore, duke u lėftuar prej gjithė anėsh, u pėrul shtrėngimin e rexhimevet! Kėto janė mėsonjėtoret qė shpirt-miri Fillareti i mposhti duke i lėftuar me gjithė ushtrirė e mallkimeve dhe tė aforizmavet!
    Tani, pra, duke i bėrė thirje gjykimit tė kėndonjesve me mirėvetėdijė, pyes tė shėnjtin Fillaret: Pse kaqė thellė t’u hidhėrua zemra? Ē’pe me sytė e ballit dhe ē’dėgjove nė rrethudhėtimin tėnt ungjillor dhe apostolik nė Kolonjė?
    Dhe ē’gjė tė ngahu qė, duke u sulur pa e gjykuar dhe pa e paramenduar, votove me mallkime dhe aforizma gjobėn e fatkeqit orthodhoks Petro Luarasit, i cili pati fatkeqėsinė tė mallkonet prej jush dhe tė ēvetėmtonet (aforizohet), siē e dėshmon dashja e lirė jote prej Perėndije, vetėm sepse punon dhe mbjell njė tė vėrtetė, pemėt e sė cilės shpejt a vonė do tė duken sheshit? Do tė duken, se nuk ėshtė ēpikje e ndonjė mendimi tė math gazkeq, po ėshtė e vertetė qė i shėrbem porosisė sė Perėndisė, qė na kėshillon me anėn e profitit tė tij, duke thėnė: “Kapni diturinė se mos zemėrohet Zoti dhe atėherė humbisni prej rrugės sė drejtė”.
    I tėrėshenjtė Mitropolit! Guxoni tė thoni me ndėrgjegje tė qėruar, pėr shpėtimin e shpirtit tuaj, se me tė vėrtetė kėto mėsonjėtore u dorėzuan (u themeluan) me fitin dhe ndihmėn e shoqėrisė masone dhe protestante q’u ēpik prej teje? Apo pėr tė dėfryer shpirtin talli me njerėzit dhe me padijen e shqiptarėve tė padjallėzuar?! Nga ana jonė, fjalėt mason dhe masonik vetėm i kemi dėgjuar, po asnjė ide pėr masonėt s’mundim dot tė ēfaqim; po dhe ē’rėndėsi dhe vlerė ka ajo fjalė Mason, dhe ndė ka Masonė nė Shqipėri a shoqėri masonike, e lemė nė gjykim tė atyre qė kanė dijė dhe njohė pėr masonėt. Fjala Protestant e di qė ėshtė fjalė evropjane, tė cilėn e pėrdorin nė shumė gjuhė, dhe tregon prote-sto; dhe protestantė quhen ata qė kanė bėrė protesto nė fenė e krishterė, dhe janė njė farė dhogmė e fesė sė krishtėrimit. Protestantė njoh shumė, si njoh dhe katolik, muhamedanė, judhenj dhe tė tjerė. Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisėdonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. Po rrėfenj zėmėrkthjelltazi se pėr hir tė fitimit lėnduar kurrė nuk u mora vesh pėr ndonjė qėllim fetar me protestantėt.
    Po ndė ėshtė se tė pėrkthyerėt e Shqiptarėvet nė masonizmė dhe protestanizmė - proselitizmė qė u ēpik tjetėrpėrtjetrazi dhe pėr qėllim tė veēantė nga shenjti i Kosturit - i kllet kaqė frikė shenjtit tė pėrmendur, ēdo tė bėnte vallė ky mitropolit, qė ka veshė po s’dėgjon, kur tė mėsonte se Grekėrit e Elladhės fort orthodhokse tangra - mangra si kope me gra e fėmijė qė prej tridhjetė vjetėsh po emigrojnė tė shtėpirohen nė Amerikė, nė kėrthizėn e protestantėvet, ku mallkimet dhe aforizmat e tėrshėnjtėrėsisė sė tij dėrrmohen nė shkėmbinjtė e sė vėrtetės sė kthielltė, me qėnė qė nuk ka asnjė blerės pėr tė tilla tregėtyrė tė rremė dhe foshnjarak tė shortit fillaretik orthodhoks? Apo mos ēatdhetarėt grekėr tė pėrēkulur me gjithė fėmijė janė dėrguar n’Amerikė prej shėnjtit tė Kosturit me qėllim hakmarrjeje kundėr tė pėrkthyerit tė protestantėvet nė Shqipėri dhe tė proselitizojnė protestantėt e Amerikės nė orthodhoksinė greke?!"
    (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •