Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    a e ka kush ne dispozicion fjalimin e tij o gimce..se po e bani kushedi cfare.a ben ta lexojme ne drite te diellit ate cka ka thene ky far mjekercjapi ne prizeren..se keshtu ne tym mund te flasim si te dojme ne..por me mire do ishte te diskutonim tamam per cka ka thene e jo per cka po na thone forumnistet apo bki-istet...

    a nuk do te ishte me mire te behej nje injorim total te kesaj ceremonie..a nuk do ishte mire qe ato altoporlantat rrugeve te prizerenit te ishin te madhesise trefish se sa ishin dhe ne te te buqiste kenga patriotike shqiptare sa qe ata minjte serbe tju hynin te dridhurat..ky do ishte them une reagimi me i mire ndaj ceremonise..dhe jo deklarata pseudopatriotike te bashkesise islame..apo i duhen bashkesise per poena ...

    kush jane parimet fetare more gimce ta marrim vesh edhe ne..ato parime qe i paska tradhetuar ky far fetari...a ben ti dijme edhe ne keto parime...
    I nderuari Malsori,

    E lexova këtë postim dhe postimin tuaj tjetër tek tema e Dr. Shefqet Krasniqit dhe po ta them troq, kur të kalon nervoza që ke në familje eja debatojmë në qetësi, apo kur të shuhet urrejtja për Islamin dhe muslimanët.
    Nuk jemi bijtë e tu që ti të përdorësh gjuhën më të vrazhdë në debatet me ne, nuk lejojmë që mllefin tënd t'a shfryesh tek ne.
    Sa i përket pseudopatriotizmit të BIK-ut ajo u deshmua në 98' siç ja thash edhe një anëtari më sipër andaj të merreni ju me deklaratat e BIK-ut është absurde aq me tepër kur kundërshtoni. Në Kosovë erdhi një klerik fetar (prijës shpirtëror) dhe replika më e mirë kundër tij është pikërisht me anë të fesë duke e injoruar atë nga politika.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #22
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    “Drejtësia” e Irineut në Prizren!

    Shkruan: Prof. Dr. Xhabir Hamiti

    Drejtësia është elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit, rendit, qetësisë, paqes dhe bilancit në mesin e shoqërive njerëzore. Funksionimi i drejtësisë në mënyrë direkte nënkupton edhe funksionimin e respektit dhe vlerave njerëzore për të gjithë pa dallim, ndërsa ngritja dhe mosfunksionimi i saj në mesin e një shoqërie, pashmangshëm paralajmëron anarkinë dhe destabilitetin. Drejtësia është çelësi i qetësisë, kurse nëpërkëmbja dhe anashkalimi i saj është çelësi i turbullirave dhe i luftërave.

    Ajo që më nxiti për të shkruar mbi drejtësinë, ishte pikërisht deklarimi i kryepeshkopit serb z.Irienej, i cili dje në kishën serbe në Prizren, lutej për drejtësi dhe thirrej në drejtësi duke u lutur për popullin e vuajtur serb, me rastin e shugurimit të peshkopit të tij, pasardhësit të Artmeijës, z.Teodosije. Por z. Irinej, si njeri që përfaqëson mesazhin e fesë së tij hyjnore, drejtësinë do të duhej ta shikojë si drejtësi për të gjithë pa dallim, e jo duke u munduar që t`a përvetësojë atë vetëm për veten dhe popullin e vet të cilit ai i takon.

    Pyetja është e pa anashkaluar në këtë rast: Ku ishte z. Irinej dhe shokët e tij që nuk e ngritin zërin atëherë kur nga formacionet serbe; ato para policore, policore, paramilitare e militare, pamëshirshëm vrisnin e dhunon qindra mija njerëz të pafajshëm në gjithë territoret e ish-Jugosllavisë dhe së fundi edhe dhjetëra mijëra qytetarë në Kosovë.

    Ju z. Irinej, në Prizren po ndienit dhimbje për jetët e serbëve të vrarë, e që është më se normale, sepse jeni pjesë e gjakut dhe fesë së tyre, por si njeri i Zotit dhe i së Drejtës Hyjnore, ju nuk do të guxonit që me këtë rast t`i anashkaloni edhe mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar, fati i të cilëve vazhdon të jetë mister edhe në ditët e sotme!
    Ju e dini shumë mirë se ushtarët tuaj, jo vetëm që vranë shqiptarët në luftën e fundit në vendin tonë, por ata morën me vete edhe kufomat e tyre, për t’i zhdukur gjurmët e tyre në lumenjtë tuaj të rrëmbyeshëm, ose edhe për t’i bërë pluhur e hi në furrat e fabrikave gjithandej në vendin tuaj, familjet e të cilave rënkojnë vazhdimisht për më të dashurit e tyre!

    Hirësia e juaj, në fjalën tuaj në Prizren, përmendi edhe kishat serbe të shkatërruara në vitin 2004, po përse për hir të Drejtësisë, nuk përmendet edhe 218 xhami në Kosovë, të cilat për një kohë shumë të shkurtër u rrafshuan për tokë nga forcat tuaja ushtarake në vitet: 1997-98, kurse mbi 30 imamë e shehlerë u vranë pamëshirshëm në të gjitha anët e Kosovës. Faji nuk është jetim, ai gjithsesi ka një adresë, e adresa është më së e qartë!

    Drejtësia i nderuar z.Irinej, ose duhet të jetë drejtësi për të gjithë e njëjtë ose ajo nuk është drejtësi ! Si njeri i Zotit, hakun dhe drejtësinë duhet ta thoni edhe atëherë kur ajo është i/e hidhur. Ju, e dini shumë mirë se, ne luftën nuk e deshëm, ishin pikërisht forcat tuaja ato të cilat na imponuan atë përkundër vullnetit tonë, ndërsa ne nuk qëndruam duarkryq para xhelatit. Pra, forcat tuaja politike dhe ushtarake ishin ato që me dhunë instaluan masat e aparteidit në Kosovë; mbyllen shkollat tona, universitetin e vetëm që kishim, fabrikat, për gjithë ne, vetëm e vetëm pse flisnin dhe besonim Zotin ndryshe nga ju.

    Aparati i juaj shtetëror ishte ai i cili pati bërë aq shumë zullum, sa që shqiptarëve u mundua tua ndalonte edhe ajrin e frymëmarrjes për gati dy dekada me radhë. Lufta e jonë ishte vetëmbrojtje e nderit dhe kombit tonë. Ne ishim në vendin tonë dhe në shtëpitë tona, ndërsa ju mirë e dini se, vendstrehimin dhe vendbanimin e vet, e ruajnë dhe e mbrojnë instinktivisht edhe shtazët, e lëre më njerëzit e pajisur me arsye dhe logjike të shëndosh. Forcat tuaja erdhën në vendin tonë dhe e ndezën fitilin e luftës, na burgosën, na persekutuan e na vranë; fëmijë e gra, pleq e plaka, burra e gra të pafajshme, ndërsa kuptohet dhe është më se normale dhe më se e kuptueshme se lufta kur ndizet dhe merr përmasa, ajo pas vete lë edhe viktima nga të gjitha anët e palëve luftuese në të cilën përfshihen edhe njerëzit e pafajshëm.

    Prandaj, drejtësi është që, ju të pranoni fajin tuaj dhe t’i kërkoni falje publikisht, bile jo vetëm neve, por të gjithë popujve në ish- republikat e Jugosllavisë, për gjithë dëmin njerëzor dhe material që shkaktuat padrejtësisht, në të cilin bëjnë pjesë edhe bashkëkombësit e juaj serbë, sepse edhe ata ranë viktimë e politikës fashiste dhe raciste, të cilës i priu i pari i juaj Slobodan Milosheviçi.

    Liderët fetar nuk mund të jenë liderë të vërtetë shpirtëror, përderisa ata bien pre e politikave të padrejta dhe shfaruese siç ishte ajo e Milosheviçit. Bashkëjetesa si dhe ardhmja e shoqërive nuk mund të kultivohet dhe zhvillohet duke thirrur në racizëm në emër të cilësdo fe. Prandaj, si njeri i fesë, si studiues dhe si qytetarë, ftojë të gjithë krerët fetarë serbë në rend të parë, por edhe ata politikë, që të këndellën dhe ta pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë para dhe pas pavarësisë së saj. Kosova tanimë ka marr rrugën e vet, prandaj stabiliteti i sajë, pashmangshëm nënkupton stabilitetin e të gjithë qytetarëve, pra edhe të atyre serb. Të gjithë popujt në Ballkan po punojnë dhe po aspirojnë që një ditë të jenë pjesë e Evropës dhe standardeve evropiane, ku lëvizjet e gjithë qytetarëve, liria e shprehjes dhe fesë do të jenë të barabarta për të gjithë, prandaj mos u bëni pengesë e këtyre hapave të cilët janë në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë.

    Drejtësia e Zotit është e barabartë për të gjithë. Ai e do drejtësinë dhe ata të cilët e përfillin atë. Nëse besoni dhe thirreni në Zot, nëse faleni dhe përuleni në faltoret e Tij, atëherë duhet të besoni edhe në porositë e Tij hyjnore, të cilat ftojnë dhe porosisin se, të gjithë njerëzit duhet të jetojnë të lirë aty ku kanë lindur dhe ku janë zhvilluar, e ne jemi lindur këtu dhe këtu do të qëndrojmë - ne nuk mund të zhbëhemi nga dheu ynë. Prandaj, mos keqpërdorini faltoret për të mbjellë urrejtje në emër të fesë dhe të nacionalizmit. Feja është institucion shpirtëror derisa nuk keqpërdoret, e kur keqpërdoret ajo më nuk është fe, por është anarki!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #23
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    kur te mungon argumenti

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    I nderuari Malsori,

    E lexova këtë postim dhe postimin tuaj tjetër tek tema e Dr. Shefqet Krasniqit dhe po ta them troq,
    kur të kalon nervoza që ke në familje eja debatojmë në qetësi,
    apo kur të shuhet urrejtja për Islamin dhe muslimanët.
    Nuk jemi bijtë e tu që ti të përdorësh gjuhën më të vrazhdë në debatet me ne, nuk lejojmë që mllefin tënd t'a shfryesh tek ne.
    Sa i përket pseudopatriotizmit të BIK-ut ajo u deshmua në 98' siç ja thash edhe një anëtari më sipër andaj të merreni ju me deklaratat e BIK-ut është absurde aq me tepër kur kundërshtoni. Në Kosovë erdhi një klerik fetar (prijës shpirtëror) dhe replika më e mirë kundër tij është pikërisht me anë të fesë duke e injoruar atë nga politika.
    kur te mungon argumenti flet keshtu..zaten asnjehere nuk ke pase argumenta bindese per ate qe thua..dhe ja edhe ne kete shkrim tendin ske si me pase..na permend nervozen..po cka hyn nervoza ketu o jaran..kety njerezit hyjne per qejf e jo kur jane nervoze..ndoshta beson ne veten tende..por mos i pergjitheso te gjithe..te pakten une hy per qejf...kaloj kohen..debatoj me te tjeret dhe jap e marr njohuri..une mesoj nga debati ne kete forum..ti ke drejtim tjeter dhe kjo eshte qeshtja jote..dicka me beri pershtypje..cka hyn familja ketu more jaran..une kurre nuk e kam bere qeshtje forumi familjen time..ti ndoshta po..por ti e jo une..kujdes i dashur..

    ti nuk ke cka debaton gimce..ty te ka mbete sahati tek shamiat e grave apo tek breket e burrave..rremon me lupe ne dore internetit te gjesh shkrime te te tjereve dhe shume pak perdore mendjen tende per debat..nejse eshte pune e jotja..

    kur të shuhet urrejtja për Islamin dhe muslimanët.
    une jam musliman dhe te jesh i bindur se nuk kam aspak urrejtje per muslimanet..une nuk kam urrejtje per askend ne bote..ka njerez dhe rraca qe nuk me pelqejne por nuk do te thote se i urrej..ndoshta kjo ndodh te ti qe si musliman ekstremist qe je munt te kesh urrejtje per vellezerit e tu shqiptare te besimeve te tjera dhe te kesh dashuri per vellezerit e tu arabo-muslimane..kjo eshte qeshtjke tjeter..gjithsesi eshte ne te drejten tende te duash kedo qe ti don e te urresh kedo qe ti deshiron..por kete atribut mos jua dediko te tjereve..pse mund te kem mendime te kunderta me nje pjese arabofilesh ketu nuk do te thot se i urrej..

    Nuk jemi bijtë e tu që ti të përdorësh gjuhën më të vrazhdë në debatet me ne, nuk lejojmë që mllefin tënd t'a shfryesh tek ne.
    nuk kam perdore gjuhe te vrazhde i dashur..mund te duket ty por nuk besoj se eshte e tille..nejse kur ke mizen nen kesule te behet qimja tra...

    Sa i përket pseudopatriotizmit të BIK-ut ajo u deshmua në 98
    '

    kur nuk ke argumenta hidhesh dege me dege..clidhje ka pseudopatriotizmi i bik-ut o gimce..clidhje ka ajo qe paska bere bik-u ne '98 me ate qe pyeta une..nga sa gjykoj une asnje lidhje...une nuk pyeta per ate gje..lexoje me vemendje shkrimin tim..une pyeta per parimet fetare qe ai mjekercjapi nga shumadia ( eh sa na jan shtuar keto mjekercjepet ) na i paska perdhosur..prap po te pyes a ben ti dime edhe ne kush jane keto parime fetare..kur ti dime edhe ne diskutojme mbi baza faktesh e jo hajt ma sa me i ba qejfin grues..e din ti besoj ate historine e atij qe diskutonte ne kuvende pse i thoshte gruaja..ka plot ketu ne forum qe diskutojne pse ju thote gruaja diskutoni ..

    postimin tuaj tjetër tek tema e Dr. Shefqet Krasniqit
    nese ke gje per postimin tim argumentoje me fakte ...kam shkruar dicka edhe atje dhe jam i lire te shkruaj kudo ..une e di se mendimet e mia nuk te pelqejne ty dhe nje pjese te mire te ekstremisteve shqiptaro-arabo-muslimane...nuk me behet vone as per ty e as per ata tjeret nese ju pelqejne mendimet e mia..sepse e di se i kan syte e zene dhe nuk dine gje tjeter ..

    Në Kosovë erdhi një klerik fetar (prijës shpirtëror) dhe replika më e mirë kundër tij është pikërisht me anë të fesë duke e injoruar atë nga politika
    ketu ke te drejte..eshte ndryshe prinjesi shpirteror dhe ndryshe ata politike..une nuk thash gje pse bik-u prononcohej per veprimtarine e mjekercjapit nga shumadia..une u bera kurioz te dija cka kishte thene ky mjekercjap qe kishte bere te reagonte bik-u..ti kalove degeve te tjera .. me duket se nuk paska thene gje me rendesi ofenduese dhe irrituese per muslimanet ne kosove , interesat e te cileve i mbron bik-u..se po te kishte thene jam i sigurte se ne mos ti nje tjeter do i kishte prure te fresketa ne kete forum...por as ti e askush tjeter nuk pruri fjalimin e tij te plote ketu qe ne ta gjykonim me mendje te ftohte cdo fjale qe ka thene ai..ne gjykojme me cka na thot bik-u dhe biket e tjere qe per interesa te tyre edhe mund te na genjejne..

    une vazhdoj te pyes cka ka thene ky njeri qe e paska irrituar bik-un..vazhdoj te pyes cilat jane parimet fetare qe na i paska shkelur ky njeri qe bik-u duhet tja permend..perderisa nuk ka pergjigje mos derdellisni shume per bik-un e bikat e patriotizmin e tyre..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 29-12-2010 më 08:03
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #24
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Eshte per te u pershendetur qe BIK-u therret 'homologun' Irinej ne mbjellje te paqes e tolerances. Por sic u tha ne nje teme tjeter, BIK-u nuk do te merret seriozisht nga askush, sepse sapo te jete ne pyetje intoleranca islame, BIK-u anon nga pala islame, e ben pra saktesisht ate qe ben Irinej per popullin e vet.

    Nuk besoj qe nuk e di BIK-u kete gje. E di mire, por prape se prape perziehet. Kjo eshte edhe nje shenje per ate qe BIK-u ka filluar te ndjeje veten te kote ne shoqeri, perziehet kudo per te bere reklame per vete. Per te kamofluar ekzistencen e kote.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kur te mungon argumenti flet keshtu..zaten asnjehere nuk ke pase argumenta bindese per ate qe thua..dhe ja edhe ne kete shkrim tendin ske si me pase..na permend nervozen..po cka hyn nervoza ketu o jaran..kety njerezit hyjne per qejf e jo kur jane nervoze..ndoshta beson ne veten tende..por mos i pergjitheso te gjithe..te pakten une hy per qejf...kaloj kohen..debatoj me te tjeret dhe jap e marr njohuri..une mesoj nga debati ne kete forum..ti ke drejtim tjeter dhe kjo eshte qeshtja jote..dicka me beri pershtypje..cka hyn familja ketu more jaran..une kurre nuk e kam bere qeshtje forumi familjen time..ti ndoshta po..por ti e jo une..kujdes i dashur..

    ti nuk ke cka debaton gimce..ty te ka mbete sahati tek shamiat e grave apo tek breket e burrave..rremon me lupe ne dore internetit te gjesh shkrime te te tjereve dhe shume pak perdore mendjen tende per debat..nejse eshte pune e jotja..

    une jam musliman dhe te jesh i bindur se nuk kam aspak urrejtje per muslimanet..une nuk kam urrejtje per askend ne bote..ka njerez dhe rraca qe nuk me pelqejne por nuk do te thote se i urrej..ndoshta kjo ndodh te ti qe si musliman ekstremist qe je munt te kesh urrejtje per vellezerit e tu shqiptare te besimeve te tjera dhe te kesh dashuri per vellezerit e tu arabo-muslimane..kjo eshte qeshtjke tjeter..gjithsesi eshte ne te drejten tende te duash kedo qe ti don e te urresh kedo qe ti deshiron..por kete atribut mos jua dediko te tjereve..pse mund te kem mendime te kunderta me nje pjese arabofilesh ketu nuk do te thot se i urrej..

    nuk kam perdore gjuhe te vrazhde i dashur..mund te duket ty por nuk besoj se eshte e tille..nejse kur ke mizen nen kesule te behet qimja tra...

    '

    kur nuk ke argumenta hidhesh dege me dege..clidhje ka pseudopatriotizmi i bik-ut o gimce..clidhje ka ajo qe paska bere bik-u ne '98 me ate qe pyeta une..nga sa gjykoj une asnje lidhje...une nuk pyeta per ate gje..lexoje me vemendje shkrimin tim..une pyeta per parimet fetare qe ai mjekercjapi nga shumadia ( eh sa na jan shtuar keto mjekercjepet ) na i paska perdhosur..prap po te pyes a ben ti dime edhe ne kush jane keto parime fetare..kur ti dime edhe ne diskutojme mbi baza faktesh e jo hajt ma sa me i ba qejfin grues..e din ti besoj ate historine e atij qe diskutonte ne kuvende pse i thoshte gruaja..ka plot ketu ne forum qe diskutojne pse ju thote gruaja diskutoni ..

    nese ke gje per postimin tim argumentoje me fakte ...kam shkruar dicka edhe atje dhe jam i lire te shkruaj kudo ..une e di se mendimet e mia nuk te pelqejne ty dhe nje pjese te mire te ekstremisteve shqiptaro-arabo-muslimane...nuk me behet vone as per ty e as per ata tjeret nese ju pelqejne mendimet e mia..sepse e di se i kan syte e zene dhe nuk dine gje tjeter ..

    ketu ke te drejte..eshte ndryshe prinjesi shpirteror dhe ndryshe ata politike..une nuk thash gje pse bik-u prononcohej per veprimtarine e mjekercjapit nga shumadia..une u bera kurioz te dija cka kishte thene ky mjekercjap qe kishte bere te reagonte bik-u..ti kalove degeve te tjera .. me duket se nuk paska thene gje me rendesi ofenduese dhe irrituese per muslimanet ne kosove , interesat e te cileve i mbron bik-u..se po te kishte thene jam i sigurte se ne mos ti nje tjeter do i kishte prure te fresketa ne kete forum...por as ti e askush tjeter nuk pruri fjalimin e tij te plote ketu qe ne ta gjykonim me mendje te ftohte cdo fjale qe ka thene ai..ne gjykojme me cka na thot bik-u dhe biket e tjere qe per interesa te tyre edhe mund te na genjejne..

    une vazhdoj te pyes cka ka thene ky njeri qe e paska irrituar bik-un..vazhdoj te pyes cilat jane parimet fetare qe na i paska shkelur ky njeri qe bik-u duhet tja permend..perderisa nuk ka pergjigje mos derdellisni shume per bik-un e bikat e patriotizmin e tyre..
    Nuk ja vlen te merresh me taliban,por ajo qe me qudit eshte sikur behen se kan dhimt per kosoven,e mu keta jan armiqet me te medhenje te kosoves,tani jan qetseu nuk e di arsyen pse,nuk po kerkoin feregjet neper shkolla me sa duket po vijn tu e kuptu me ne fund se feja islame eshte armiku me i madh i kombit shqipetar

  6. #26
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin

    skemi ma nevoj per protesta sepse muslimanet qe falin namaz dhe qe praktikojn fen islame tani kan hy ne parlament dhe pritet edhe te drejtojn edhe ministrit dhe keto do rregullohen ne menyr ligjore skemi ma nevoj per protesta sepse zeri yn tash e tutje do degjohet edhe ne parlament e qeveri

    me vjen keq per juve por po fillon nje dekad e re ku muslimanet do e qeverisin kosoven
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #27
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kur nuk ke argumenta hidhesh dege me dege..clidhje ka pseudopatriotizmi i bik-ut o gimce..clidhje ka ajo qe paska bere bik-u ne '98
    Vërtetë ti ke probleme psiqike!
    Në njërën anë gjuan gurin, në anën fsheh dorën dhe çuditërisht bëhësh kinse asgjë nuk di.
    A nuk ishe ti ai që tha:
    ..dhe jo deklarata pseudopatriotike te bashkesise islame
    Ti je ai i cili e quajte BIK-un me deklaraten e saj si pseudopatriotizëm dhe unë t'a tregova se nëse dikush mund të jetë pseudo-patriot ai je ti, i cili leh nëpër forum si anonim gjoja pro-kauzës shqiptare, ndërkaq realisht je një anonim për të cilin nuk dihen qëllimet dhe idealet.
    T'a kontestosh veprimtarinë atdhetare të BIK-ut, këtë mund t'a bëjnë vetëm serbët.

    une vazhdoj te pyes cka ka thene ky njeri qe e paska irrituar bik-un..vazhdoj te pyes cilat jane parimet fetare qe na i paska shkelur ky njeri qe bik-u duhet tja permend..perderisa nuk ka pergjigje mos derdellisni shume per bik-un e bikat e patriotizmin e tyre..
    I shikon lajmet?!
    Hyr në Kohavision.net dhe shihe edicionin e lajmeve të ditës së shugurimit të patriarkut Irinej dhe do t'a shohësh se cila ishte deklarata e tij.
    Çka e irriton BIK-un? = BIK-u ka treguar mjaft mirë nëpërmjet deklaratës së saj për shtyp se për çka është ndier e irrituar. Ajo ka përmendur këto gjëra që njerëzit si ti hidhen në sulm pa i lexuar deklaratat.
    BIK-ut i pengon:
    1.)
    Më tutje, BIK thotë se derisa patriarku në Prizren i përmend viktimat e palës serbe, për të cilën edhe ndjejnë dhembje sepse viktima është viktimë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, mirëpo, ai me këtë rast “harron” t’i përmend 1.824 të pagjetur të cilëve akoma nuk ju dihet asnjë gjurmë, përgjegjësinë për të cilët e mban qeveria dhe institucionet serbe.
    2.)
    Bashkësia Islame e Kosovës thekson faktin se Irinej i përmend mijëra shtëpi të djegura të serbëve në Kosovë, por ai përsëri “harron” t’i përmend mbi 200 000 shtëpi të shqiptarëve të djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë në mënyrë sistematike.
    3.)
    BIK vlerësoi se patriarku serb erdhi në Prizren dhe mallkoi njerëz pa u bazuar në argumente a fakte, “por do të pyesnim: a thua Patriarku di për 15 000 të mbytur, të masakruar, të djegur në Prekaz, Reçak, Likoshan e Çirez, në Qyshk e Podujevë, në Suharekë e Prizren, në Izbicë dhe në shumë vende tjera gjithandej nëpër Kosovë e kufomat e të cilëve, për t’i fshehur gjurmët e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi në Danub dhe në Banjicë e mbase edhe në vende tjera që ne ende nuk i dimë”.
    Cilat janë parimet fetare? = Paqja dhe toleranca fetare:
    “Kjo nuk përkon me parimet e feve tona. Kjo nuk përkon as me angazhimet tona të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie shumë etnike, ku bashkëjetesa dhe toleranca do të jenë vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë”,
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    skemi ma nevoj per protesta sepse muslimanet qe falin namaz dhe qe praktikojn fen islame tani kan hy ne parlament dhe pritet edhe te drejtojn edhe ministrit dhe keto do rregullohen ne menyr ligjore skemi ma nevoj per protesta sepse zeri yn tash e tutje do degjohet edhe ne parlament e qeveri

    me vjen keq per juve por po fillon nje dekad e re ku muslimanet do e qeverisin kosoven
    A tash i keni ban punet mire,qeverin me hagji mergjen po e ndertoni edhe me keta talibanat ma that buken nuk kemi me hanger

  9. #29
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    A tash i keni ban punet mire,qeverin me hagji mergjen po e ndertoni edhe me keta talibanat ma that buken nuk kemi me hanger
    jo kemi edhe haxhi shqiptar qe do e udhheqin vendin

    nese nuk e din edhe ne qeverit e kaluara kemi pas ministra musliman te devotshem mirpo ata skan pas me shum fuqi qe te lejon shamin dhe edukaten fetare neper shkolla tani kemi fuqi sepse smund te formohet qeveria pa musliman

    ne qeerin e ramushit kemi pas ministra qe gruan dhe vajzat i ka pas me shami ne qeverin thaqi kemi nje haxhi i cili eshte njeri nder ministrat me te edukuar dhe me te ndershum

    ne koh te veshtira hoxhollart dhe haxhit e kan udheqeh kosoven por tani po vjen dita qe edhe ne liri
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    jo kemi edhe haxhi shqiptar qe do e udhheqin vendin

    nese nuk e din edhe ne qeverit e kaluara kemi pas ministra musliman te devotshem mirpo ata skan pas me shum fuqi qe te lejon shamin dhe edukaten fetare neper shkolla tani kemi fuqi sepse smund te formohet qeveria pa musliman

    ne qeerin e ramushit kemi pas ministra qe gruan dhe vajzat i ka pas me shami ne qeverin thaqi kemi nje haxhi i cili eshte njeri nder ministrat me te edukuar dhe me te ndershum

    ne koh te veshtira hoxhollart dhe haxhit e kan udheqeh kosoven por tani po vjen dita qe edhe ne liri
    Jo shamin harro ti,ai filum nuk ka per tu luajt ndonjeher ne kosove,kosova eshte shtet laik dhe ju vetem mundeni me shpresu.
    shqiperia pak dit me par pruni vendim qe nuk do lejohen shenja fetare ne shkollat shtetrore dhe kjo eshte shume pozitive per kombin,ata qe duan shami le te shkoin arabi aty ka mundesi

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •