Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    si duket jane prekur shume keq ca perfaqsues te kishes serbe ne forum

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    E nderuara Shigjeta,

    Na këshilloni ju lutem, a duhet të qendrojmë indiferent ndaj veprimeve të Kishës Ortodokse Serbe e cila vie në Kosovë (i ipet leja nga Ne) për rituale fetare dhe keqperdorë pozitën e saj për qëllime të caktuara duke fyer inteligjencën e popullit tonë. Ju mendoni se do të ishte e drejtë të qendronim indiferent?! Në të njejtën kohë që ju keni këtë mendim shumë njerëz na akuzojnë pse gjoja po qendroni indiferent ndaj ketyre veprimeve.

    Përshëndetje!
    Nuk me duket se njerezit jane indiferent. Kontaktohen mediat dhe reagohet ndaj ketyre deklaratave, ne te njejten menyre sic reagohet ndaj deklaratave si ato te Dick Marty. Kjo nuk quhet indiferentizem dhe keshtu veprohet ne cdo vend te civilizuar.

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #13
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Per ata qe merren vesh nga keto pune.

    Keto shugurimet do te behen ne secilin qytet apo si shkon kjo pune?

    A do te kete shugurim edhe ne Gjakove p.sh?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Irinej në kundërshtim me parimet fetare

    BIK: Irinej në kundërshtim me parimet fetare

    Pas fjalimit të patriarkut Irinej me rastin e shugurimit të Peshkopit Teodosije në Prizren, ka reaguar edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.


    E hëne 27 Dhjetor 2010 22:03

    Përmes një kumtese për media, BIK ka vlerësuar se patriarku Irinej në fjalimin e tij nuk mundi t’i përmbahet kodit fetar e njerëzor, por siç e kanë zakon titullarët më të lartë të KOS-it, hodhi baltë e vrer, duke e përmendur raportin e Dick Martyt, madje deri në mallkimin ‘e atyre që kanë përfituar materialisht nga shitja e organeve të trupit të njerëzve’.

    BIK thotë se ka pritur që Irinej si lider fetar, në një objekt fetar dhe në një rast solemn si ai i djeshmi në Prizren, do të fliste për paqe e bashkëjetesë në mes njerëzve, do t’i ftonte njerëzit në tolerancë e mirëkuptim.

    “Nga ai është pritur me të drejtë që të përcjellë mesazhe paqeje dhe kërkim falje për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë gjatë shekullit të kaluar, për t’i hapur rrugën pajtimit historik të dy popujve e për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe armiqësisë”.

    Më tutje, BIK thotë se derisa patriarku në Prizren i përmend viktimat e palës serbe, për të cilën edhe ndjejnë dhembje sepse viktima është viktimë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, mirëpo, ai me këtë rast “harron” t’i përmend 1.824 të pagjetur të cilëve akoma nuk ju dihet asnjë gjurmë, përgjegjësinë për të cilët e mban qeveria dhe institucionet serbe.

    Kryesia e BIK-ut e gjykon pjesën e fjalimit të patriarkut Irinej si jo parimor.

    “Kjo nuk përkon me parimet e feve tona. Kjo nuk përkon as me angazhimet tona të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie shumë etnike, ku bashkëjetesa dhe toleranca do të jenë vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë”, thuhet në këtë reagim.

    Bashkësia Islame e Kosovës thekson faktin se Irinej i përmend mijëra shtëpi të djegura të serbëve në Kosovë, por ai përsëri “harron” t’i përmend mbi 200 000 shtëpi të shqiptarëve të djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë në mënyrë sistematike.

    BIK vlerësoi se patriarku serb erdhi në Prizren dhe mallkoi njerëz pa u bazuar në argumente a fakte, “por do të pyesnim: a thua Patriarku di për 15 000 të mbytur, të masakruar, të djegur në Prekaz, Reçak, Likoshan e Çirez, në Qyshk e Podujevë, në Suharekë e Prizren, në Izbicë dhe në shumë vende tjera gjithandej nëpër Kosovë e kufomat e të cilëve, për t’i fshehur gjurmët e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi në Danub dhe në Banjicë e mbase edhe në vende tjera që ne ende nuk i dimë”.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Mund te na sjelle dikush fjalen e plote te mbajtur nga Patriku serb?

    Albo

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Puna e fese eshte pune m.ti.
    Kerkojne nga kleriket qe et bejne keshtu ose ashtu!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Por kure thane kleriket musliman shqipetar ndonje fjale per shqiptaret e masakruar nga turqit per 500 vjet radhasi? Perkundrazi, me shume i qajne hallet e turqise. Po per sunduesit rromak a keni degjuar?
    Feja dhe komunizmi jane rreziku me i madh i shoqerise.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Cilat parime fetare paska shkelur me kembe ky patriarku??!!
    Jarigas

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vëndi më i drejtë për këtë temë shoku hapës, është Agnosticizmi dhe Ateizmi. Në fakt cdo temë e tillë duhet të përfundoj aty, nga ata derrat që hidhen në erë dhe marrin jetë të pafajshëm, tek derrat e ballkanit që piqnin fëmijët Kosovarë dhe dilnin rrugëve me kryqa gjigantë të varur në qafë(popull manjak mund të bëj këtë vetë, ose popull psikologjikisht inferior që mshihet prapa Kryqit pak rëndësi ka).

    Këto tema vec tregojnë dyftyrsinë e elitave fetare që po përgatiten ta marrin botën në qafë me dogmat e tyre. Mirëpo ti Mexhid nuk mund ta hapësh dot atë temë tek forumi i Agnostikëve, sepse ti po e hape këtë temë aty ku meriton, indirekt pranon mosekzistencën edhe të Zotit tënd, dhe si rrjedhojë, që luftra e kotë e Zotrave të rremë të vazhdojë, serviret në më të madhen hipokrizi dhe ironi, "Toleranca Fetare", një sheshbetejë pa vlerë që vec mbërthen dhe mbyt identitetin e lartë Shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    BIK: Irinej në kundërshtim me parimet fetare

    Pas
    fjalimit
    të patriarkut Irinej me rastin e shugurimit të Peshkopit Teodosije në Prizren, ka reaguar edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Përmes një kumtese për media, BIK ka vlerësuar se patriarku Irinej në fjalimin e tij nuk mundi t’i përmbahet kodit fetar e njerëzor, por siç e kanë zakon titullarët më të lartë të KOS-it, hodhi baltë e vrer, duke e përmendur raportin e Dick Martyt, madje deri në mallkimin ‘e atyre që kanë përfituar materialisht nga shitja e organeve të trupit të njerëzve’.

    BIK thotë se ka pritur që Irinej si lider fetar, në një objekt fetar dhe në një rast solemn si ai i djeshmi në Prizren, do të fliste për paqe e bashkëjetesë në mes njerëzve, do t’i ftonte njerëzit në tolerancë e mirëkuptim.

    “Nga ai është pritur me të drejtë që të përcjellë mesazhe paqeje dhe kërkim falje për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë gjatë shekullit të kaluar, për t’i hapur rrugën pajtimit historik të dy popujve e për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe armiqësisë”.

    Më tutje, BIK thotë se derisa patriarku në Prizren i përmend viktimat e palës serbe, për të cilën edhe ndjejnë dhembje sepse viktima është viktimë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, mirëpo, ai me këtë rast “harron” t’i përmend 1.824 të pagjetur të cilëve akoma nuk ju dihet asnjë gjurmë, përgjegjësinë për të cilët e mban qeveria dhe institucionet serbe.

    Kryesia e BIK-ut e gjykon pjesën e fjalimit të patriarkut Irinej si jo parimor.

    “Kjo nuk përkon me parimet e feve tona. Kjo nuk përkon as me angazhimet tona të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie shumë etnike, ku bashkëjetesa dhe toleranca do të jenë vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë”, thuhet në këtë reagim.

    Bashkësia Islame e Kosovës thekson faktin se Irinej i përmend mijëra shtëpi të djegura të serbëve në Kosovë, por ai përsëri “harron” t’i përmend mbi 200 000 shtëpi të shqiptarëve të djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë në mënyrë sistematike.

    BIK vlerësoi se patriarku serb erdhi në Prizren dhe mallkoi njerëz pa u bazuar në argumente a fakte, “por do të pyesnim: a thua Patriarku di për 15 000 të mbytur, të masakruar, të djegur në Prekaz, Reçak, Likoshan e Çirez, në Qyshk e Podujevë, në Suharekë e Prizren, në Izbicë dhe në shumë vende tjera gjithandej nëpër Kosovë e kufomat e të cilëve, për t’i fshehur gjurmët e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi në Danub dhe në Banjicë e mbase edhe në vende tjera që ne ende nuk i dimë”. /express/
    a e ka kush ne dispozicion fjalimin e tij o gimce..se po e bani kushedi cfare.a ben ta lexojme ne drite te diellit ate cka ka thene ky far mjekercjapi ne prizeren..se keshtu ne tym mund te flasim si te dojme ne..por me mire do ishte te diskutonim tamam per cka ka thene e jo per cka po na thone forumnistet apo bki-istet...

    a nuk do te ishte me mire te behej nje injorim total te kesaj ceremonie..a nuk do ishte mire qe ato altoporlantat rrugeve te prizerenit te ishin te madhesise trefish se sa ishin dhe ne te te buqiste kenga patriotike shqiptare sa qe ata minjte serbe tju hynin te dridhurat..ky do ishte them une reagimi me i mire ndaj ceremonise..dhe jo deklarata pseudopatriotike te bashkesise islame..apo i duhen bashkesise per poena ...

    kush jane parimet fetare more gimce ta marrim vesh edhe ne..ato parime qe i paska tradhetuar ky far fetari...a ben ti dijme edhe ne keto parime...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 28-12-2010 më 08:43
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po qka din ky gimqe,ky me dit nuk vjen ketu me shkronja arabishte,qe jam i bindur qe nuk e din domethanjen,po na shqiptaret nerzehemi sahora qoft edhe me arab ose me miqet e rusis e te serbis

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •