Publikuar: Sot, mė 27 dhjetor 2010
Prishtinė, 27 dhjetor - Lėvizja Vetėvendosje ka qenė e para qė ka reaguar pėr vizitėn e zyrtarėve tė lartė serbė nė ceremoninė e shugurimit tė peshkopit Teodosije nė Kishėn Ortodokse tė Prizrenit, duke thėnė se Serbia po vazhdon ta shtrijė ndikimin e saj nė Kosovė. Sipas kėsaj lėvizje, nė punėn e saj po i vjen nė ndihmė si gjithmonė edhe Qeveria nė dorėheqje e Kosovės. Serbia siē e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit po e vazhdon punėn e kėsaj aty ku e kishte lėnė po kjo kishė nėn Nikolla Pashiqin dhe Sllobodan Millosheviqin. Por, kėsaj radhe edhe me ndihmėn Qeverisė sė Kosovės. Sė fundi Hashim Thaēi nuk rresht sė deklaruari pėr gatishmėrinė e tij pėr tė biseduar me Serbinė, ndėrkohė qė Tadiqi ka filluar tė tregohet mė i matur pas deklaratave tė pakushtėzuara tė Thaēit, thuhet nė reagimin e Vetėvendosjes, transmeton KTV-ja.
Krijoni Kontakt